Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Mbërrijnë armët e Skënderbeut

    Mbërrijnë armët e Skënderbeut

    19/11/2012

    Kanë mbërritur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë mesditën e së hënës, kushte të larta sigurie, reliket e Skënderbeut, të cilat do të ekspozohen për shqiptarët më 22 nëntor.

    Objektet e Heroit tonë Kombëtar erdhën në vendin tonë nga Porti i Durrësit dhe pas mbërritjes në Muze, për 24 orë, përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut, si edhe gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Heroit tonë Kombëtar, do të qëndrojnë të ambalazhuara kështu, siç edhe kanë mbërritur pasi sipas specialistëve, objektet duhet të përshtaten me temperaturat e reja. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi thotë se objektet do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës.

    "Eshtë përcaktuar që ekspozita do të hapet në Sallën e Skënderbeut pasi aty është vendi më i përshtatshëm. Objektet janë të mbyllura dhe janë të vendosura me kujdes nga vetë specialistët", thotë Malltezi.

    Ekspozita me reliket e Skënderbeut do të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar për 45 pas datës 22 nëntor dhe përpos kushteve të tjera të sigurisë, një kamera e posaçme është vendosur saktësisht në mjedisin ku do të ekspozohen armët e përkrenarja e Skënderbeut. Reliket e Skënderbeut janë koleksionuar nga Muzeu i Vjenës prej vitit 1588.


    top-channel

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=246304&ref=ml
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-11-2012 më 16:07

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e erriii
    Anëtarësuar
    15-04-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    416
    mos ndoshta edhe kete nuk duhej ta bente shteti shqiptar se edhe ky ka qene tradhetare dhe ka shitur shqiperine turqve ??????????

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga erriii Lexo Postimin
    mos ndoshta edhe kete nuk duhej ta bente shteti shqiptar se edhe ky ka qene tradhetare dhe ka shitur shqiperine turqve ??????????




    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-11-2012 më 16:17

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    GËNJESHTRA 500-VJEÇARE? ARMET NE VJENE NUK JANE TE SKENDERBEUT.

    Për 500 vjet ishim të bindur se shpata që ndodhet në Muzeun e Vjenës është ajo me të cilën Skënderbeu dikur luftoi kundër Perandorisë Osmane. Por, në 100-vjetorin e Pavarësisë, kanë filluar të ngrihen dyshime për origjinalitetin e saj, shkruan portali NOA. Një nga kuratorët më të njohur shqiptar, Frederik Stamati, i tha portalit se po punon në zbulimin e asaj nëse shpata e kryeheroit tonë kombëtar është e vërtetë, apo jo.

    Kuratori Stamati sqaron se aktualisht po punon në zbardhjen e së vërtetës, për shkak të dyshimeve të ngritura kohë më parë lidhur me origjinalitetin e shpatës së Skënderbeut, që ndodhet në Muzeun Historik, në Vjenë. Bashkë me përkrenaren e famshme me brirë dhie, shpata do t'i huazohet Tiranës për ekspozim në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë.

    Stamati, që është shef i Laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit, thotë se studimi i tij nuk është historik, por teknik, por ai do të zbardhë një sërë çështjesh të pathëna ndonjëherë, si dhe do të ndihmoj në caktimin e vërtetësisë së tyre.

    "Studimin nuk e kam përfunduar ende", shprehet Stamati për NOA, derisa sqaron se Muzeu i Vjenës disponon dokumentacionin për blerjen e këtyre armëve të Skënderbeut dhe të mënyrës sesi janë trashëguar.

    "Shkaqet se përse nga ndonjë person ngrihen dyshime mendoj se janë të karakterit dokumentar, sepse kërkohet rritja e sigurisë. Nganjëherë skeptikët të shtyjnë të ecësh përpara. Ata bëjnë më shumë dobi se dëm, për shkak se të vërtetës i afrohesh më pranë. Unë po punoj në këtë drejtim", theksoi ai.

    Në fakt, Faik Konica ishte i pari që shprehu dyshimet e veta për origjinalitetin e armëve të heroit kombëtar, të cilat ndodhen në Vjenë. Të njëjtën gjë e bëri edhe historiani, Oliver Schmitt, i cili kreu një studim të thellë për Skënderbeun. Për dy shpatat që ndodhen në Muzeun vjenez të Armëve - njëra e gjatë 90, e tjetra 31 centimetra – Schmitt konsideron se nuk janë përdorur fare nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sipas historianit Schmitt, hulumtimet - nga aspekti historik i armëve- tregojnë se shpata e gjatë është një armë tipike nga Bohemia, dhe ajo zor që ishte pronë e Skënderbeut.

    "Ndërkaq, arma më e shkurtër, me teh të drejtë, edhe mund të jetë prodhuar në Ballkan, megjithëse shënimi në arabisht përmban gabime. Së këndejmi, është vështirë të merret me mend se Skënderbeu, i cili i njihte gjuhët, do ta kishte pranuar një falsifikim të tillë", thekson Schmitt në Biografinë e Skënderbeut.

    "Kjo shpatë është një punim elegant dhe me vlerë. Si e tillë, ajo mund të gjendet vetëm në koleksionet e sulltanëve, në Sarajin Topkapi. Por, Përkrenarja, sipas të gjitha gjasave, është prodhuar në Venedik, diku në fillim të shekullit XVI, kurse më vonë ka përfunduar në koleksionin artistik të arqidukës Ferdinandi i II’të, në kështjellën Ambras, në Tirol", pohon tutje ai.

    Schmitt madje supozon se - për shkak të formës së shkrimit në përkrenare - ajo zor që mund të jetë e prodhuar në shekullin XV, megjithëse, sipas tij, mbase origjinale janë brirët e dhisë në përkrenare – një element ky qendror simbolik, që tregon famën e Skënderbeut, diçka sikurse tek Leka i ri i Madh.

    Në dhjetor të vitit 1466, nga Papa Pali i II’të Skënderbeu kishte marrë si dhuratë një shpatë elegante, e cila nuk dihet ku ka mbetur në ndërkohë.

    Pas shumë kërkesave të Shqipërisë, Muzeu Historik i Artit, në Vjenë, është bindur që lejojë ekspozimin e këtyre armëve në kryeqytetin shqiptar.

    Më 23 korrik të këtij viti, tre ekspertë të këtij muzeu - Beaufort Christian, Selvia Ferino dhe Florian Raunig – vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë. Sipas shefes së muzologjisë dhe historisë së këtij muzeu, ata parimisht u pajtuan për sjelljen në Shqipëri të armëve të Skënderbeut.

    Premtimi për lejimin e sjelljes së këtyre eksponateve për ekspozim në Tiranë ishte bërë edhe nga ministri i Jashtëm austriak, Michael Spindelegger, gjatë takimit me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, në Samitin vjetor të Dubrovnikut, që u mbajt në fillim të këtij muaji.

    Kërkesa për sjelljen e armëve të Skënderbeut në Shqipëri janë bërë disa herë, që nga koha e Zogut. Hera e fundit ishte në kohën kur po shënohej 600-vjetori i lindjes së Skënderbeut. Por, përgjigjja gjithmonë ishte negative, me pretekstin se rregullat e muzeut nuk e lejonin lëvizjen e artefakteve kaq të rëndësishme prej atje.

    NOA
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Zemra mal me behet sa here e shof kete filem per heroin me te madh te shqiptareve.
    Gjergj Kastrioti ja ka treguar vendin turqve osmanllinj dhe serbeve te Brankoviçit.
    turqit e rinj me gjithe veglat e tyre qorre po mundohen t`ia ulin vlerat por kjo pune eshte si te kerkosh te mbulosh diellin me shoshë.
    Lavdi ne perjetesi te madhit Gjergj Kastriot Skenderbeut
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •