pason shkrimi me poshte.
pason shkrimi me poshte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga urtesia : 12-12-2012 mė 20:43 Arsyeja: gabim
urtėsia
Une me afer Allahut jam ne sexhde, sepse kete e thote Allahu xh,sh. Por besoj se Ai eshte kudo...
kurse kush nga ju deshiron t'i bej vend Allahut xh.sh. ajo eshte pune e tij dhe une nuk i perzihem fare.
kurse sa me perket mua, askush nga ne nuk ka nevoj per nje kundershtim te tille,
nese deshironi qe citatet ti marrim vetem ne menyre globale, ateherne Allahu sheh por a ka sy, Allahu fol por a ka goje, ne shume vende permendet dora e Allahut xh.sh., valle sipas juve sa gishta duhet te numeron ne dore ??? Jemi krijes e Allahut xh.sh. apo analist dhe studiues te vendit, formes e tj.
Tema te ketilla mund te na shtyne ne lajthi, por besimtari i mire e din arsyen se pse e ka krijuar Allahu xh.sh.
Ve ma halaktul xhinne ve inse ilali jaubudun.
jam i krijuar per ta adhuruar Allahun xhsh. kudo qe te jete Ai, e jo ti gjej ose t'i bej vend, se mazalla mbeti pa vend.
aj ju lutem gjerat merrni pak me shtruar e ko vetem me te kundershtuar dhe duke kerkuar qafira nga besimtaret.
urtėsia
Shkeputur nga libri Akede vasitije
Atėherė, po flasim pėr doktrinėn e Grupit tė Shpėtuar, i cili ėshtė i ndihmuar deri Ditėn e Kijametit, pėr
besimet e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
Themeli i kėsaj doktrine pėrbėhet nga besimi nė Allah, melekėt, librat dhe profetėt e Tij, nė ringjalljen
pas vdekjes, si dhe nė kaderin i mirė apo i keq qoftė.
Besimi nė Allah do tė thotė ta besosh Atė ashtu siē e ka pėrshkruar Ai Vetveten nė Librin e Tij dhe ashtu
siē e ka pėrshkruar Atė profeti Muhammed salallahu alejhi we selem pa i dhėnė kėtyre pėrshkrimeve
ndonjė devijim, formėsim, pėrngjasim dhe pa i mohuar ato. Ata besojnė se asgjė nuk ka si Ai dhe se Ai
ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.. Ata nuk e mohojnė pėrshkrimin qė Ai i ka bėrė Vetes sė Tij, nuk i nxjerrin
fjalėt nga kuptimi i tyre i vėrtetė dhe nuk i shtrembėrojnė emrat dhe cilėsitė e Tij. Ata nuk i konkretizojnė
dhe nuk i shėmbėllejnė cilėsitė e Allahut me ato tė krijesave tė Tij, sepse askush tjetėr nuk i gėzon emrat
e Tij. Allahu nuk ka tė barabartė dhe ėshtė i pakrahasueshėm me krijesat e Veta, sepse Ai ėshtė Njohėsi
mė i mirė i Vetes sė Tij dhe i tė tjerėve. Ai ėshtė mė i Vėrteti dhe fjalėt e Tij janė mė tė mira se ēdo fjalė
e krijesave tė Tij.
Profetėt janė tė sinqertė dhe tė vėrtetuar (nga Allahu) dhe nuk janė aspak si ata qė flasin pėr Allahun
gjėra qė nuk i dinė. Prandaj Allahu thotė:
I pastėr ėshtė Zoti yt, Zoti i Krenarisė, nga ēfarė (mangėsish) i pėrshkruajnė. Paqja qoftė mbi tė
dėrguarit dhe falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve!
Kėshtu ai e pastroi Veten nga ēfarė i mveshin kundėrshtarėt e profetėve dhe u dha paqen profetėve tė
Tij, pėr shkak tė fjalėve tė pastra e larg mangėsive qė i thanė.
Allahu i Madhėruar pohimin e emrave dhe cilėsive qė i takojnė i ka vėnė pranė mohimit tė emrave dhe
cilėsive dhe nuk i takojnė. Ehli Sunneti dhe Xhemati nuk devijojnė nga ajo qė sollėn tė dėrguarit, sepse
ajo ėshtė Rruga e Drejtė me tė cilėn Allahu begatoi profetėt, sidikėt, dėshmorėt dhe njerėzit e mirė.
Pjesė e kėsaj ēėshtjeje ėshtė pėrshkrimi qė Ai i ka bėrė Vetes nė Suren Ihlas, e cila ėshtė e barabartė me
njė tė tretėn e Kuranit: Thuaj: Allahu ėshtė Njė, Allahu ėshtė Samed (Ai tė Cilit i drejtohet ēdo krijesė).
Ai nuk ėshtė i lindur dhe as nuk ka lindur dokėnd, dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Tė.
I tillė ėshtė pėrshkrimi qė i ka bėrė Vetes nė ajetin madhėshtor tė Librit tė Tij, ku thotė: Nuk ka tė
adhuruar tjetėr veē Allahut, Ai ėshtė i Gjalli, Kajumi. Atė nuk e merr gjumi dhe as pėrgjumja. E Tij ėshtė
ēka ėshtė nė qiej e nė tokė. Kush ndėrmjetėson tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di tė shkuarėn dhe tė ardhmen.
Ata nuk mund tė gėzojnė asnjė thėrrmijė nga dija e Tij, nėse nuk do Ai. Kursiji i Tij pėrfshin qiejt dhe
tokėn. Pėr Atė nuk ėshtė e vėshtirė kujdesi ndaj tyre. Ai ėshtė i Larti, i Madhi.
Allahu i Madhėruar thotė:
Ai ėshtė i Pari, i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehti, Ai ėshtė i ditur pėr ēdo gjė.
Ai ėshtė i Dituri, Njohėsi i hollėsive.
Ai di ēfarė hyn nė tokė dhe ēfarė del prej saj. Ai di ēfarė zbret nga qielli dhe ēfarė ngjitet
atje. Ai zotėron thesaret e fshehtėsisė; askush tjetėr nuk i di ato veē Tij. Ai njeh ēfarė ėshtė
nė tokė ose nė det. Pėr ēdo gjethe qė bie Ai e di, pėr ēdo farė qė ndodhet nė errėsirat e
tokės; ēdo i njomė e i thatė ndodhet nė Librin e Qartė.
Allahu di pėr ēdo femėr qė ėshtė shtatėzėnė ose lind (ēfarė ka nė bark dhe kur do ta lindi).
...qė ta dini se Allahu ėshtė i Plotfuqishėm pėr gjithēka dhe se me dijen e Tij Ai ka pėrfshirė
ēdo gjė.
Allahu ėshtė Furnizuesi, i Plotfuqishmi.
Asgjė nuk ka si Ai. Ai ėshtė Dėgjuesi Shikuesi.
Sa e mirė ėshtė ajo ēėfarė ju kėshillon Allahu! Allahu ėshtė Dėgjues, Shikues.
Nėse ti do thoshe kur tė hyje nė kopshtin tėnd mashaAllah, la kuuete il-lah bil-lah
(Kėshtu deshi Allahu, ēdo fuqi vjen vetėm prej Tij)...
Po tė dėshironte Allahu, nuk do vriteshin ata qė vijuan mė pas (kėtyre profetėve qė u
pėrmendėn mė sipėr) mbasi u kishin ardhur argumentet e qarta, por ata ranė nė kundėrshti
mes njėri-tjetrit: disa prej tyre besuan e disa mohuan. Sikur tė dėshironte Allahu, nuk do
vriteshin, por Allahu vepron ēfarė tė dojė.
Juve ju janė lejuar bagėtitė, pėrveē atyre qė ju janė treguar mė parė (nė ajete tė tjera), por
nėse jeni nė Vendet e Shenjta, nuk u lejohet gjahu. Allahu gjykon si tė dėshirojė.
Atė qė Allahu dėshiron ta udhėzojė ia zgjeron kraharorin pėr (ta pranuar) Islamin, ndėrsa
atė qė dėshiron ta humbė ia ngushton kraharorin njėlloj sikur tė ngjitej nė qiell.
Veproni mirė. Allahu i do mirėbėrėsit.
Mbani drejtėsi se Allahu i do tė drejtėt.
Pėr sa kohė ata u pėrmbahen kushteve, pėrmbajuni edhe ju. Allahu i do tė devotshmit.
Allahu do ata qė pendohen shumė dhe ata qė pastrohen.
Thuaj nėse e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua qė edhe Allahu tju dojė.
...Allahu do sjellė njė popull qė i do dhe e duan.
Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij tė radhitur si njė fortesė.
Ai ėshtė Falėsi, i Dashuri (ndaj atyre qė pendohen).
Me emrin e Allahut, Mėshirėgjerit, Mėshirėplotit.
O Allah, Ti ke pėrfshirė ēdo gjė me mėshirėn dhe dijėn Tėnde. Ai ėshtė i mėshirshėm ndaj
besimtarėve.
Mėshira Ime ka pėrfshirė ēdo gjė.
Zoti juaj ia ka bėrė detyre Vetes sė Tij mėshirėn.
Ai ėshtė Falėsi, Mėshiruesi.
Allahu ėshtė Ruajtėsi mė i mirė dhe ėshtė mė Mėshiruesi.
Ai u kėnaq prej tyre dhe ata u kėnaqėn prej Tij.
Pėr atė qė vret njė besimtar me dashje, Xhehenemin do tė ketė si shpėrblim. I pėrjetėshm
do tė jetė atje. Allahu ėshtė i zemėruar prej tij dhe e ka mallkuar.
Kjo ndodhi sepse ata ndoqėn atė qė zemėron Allahun dhe e urryen kėnaqėsinė e Tij.
Kur na zemėruan, Ne i ndėshkuam. Por Allahu e urreu daljen e tyre (pėr nė luftė me Profetin
- salallahu alejhi we selem) dhe prandaj ua bėri tė vėshtirė daljen.
Ėshtė shumė e urryer tek Allahu tė thoni atė qė nuk e veproni.
Ēfarė presin ata? Tu vijė Allahu mbi re dhe melekėt Ditėn e Gjykimit?!
Ēfarė presin ata? Tu vijnė melekėt, apo tu vijė Zoti yt, apo tu vijnė disa argumente tė Zotit
tėnd. ...Pėrkundrazi, kur tė shpėrbėhet toka copa-copa do tė vijė Zoti yt dhe melekėt tė
drejtuar nė rreshta...
Atė ditė kur tė ēahet qielli e tė shfaqen (nga tė ēarat e tij) retė, do tė zbresin melekėt.
Mbetet fytyra e Zotit tėnd, Zotit tė madhėshtisė dhe bujarisė.
Ēdo gjė tjetėr veē fytyrės sė Tij do tė shkatėrrohet.
Ētė ndali ty ti bėsh sexhde atij qė e krijova me dy duart e Mia?!
Ēifutėt thanė: Dora e Allahut ėshtė e mbyllur (nė shenjė koprracie!). Tė mbyllura qofshin
duart e tyre dhe tė mallkuar janė pėr atė qė thanė. Pėrkundrazi, duart Tij janė tė shtrira,
shpenzon (e jep) si tė dėshirojė.
Duro ndaj gjykimit tė Zotit tėnd, se ti je nėn syrin (vėzhgimin dhe kujdesjen) Tonė. Ne e
mbartėm atė mbi dėrrasa (tė mbėrthyera) me kunja (anije), qė lundronte nėn syrin
(vėzhgimin dhe kujdesjen) Tonė, si shpėrblim pėr ata qė ishin mohues.
Unė hodha (tek njerėzit) dashuri nga ana Ime pėr ty, qė ti tė rriteshe nėn syrin Tim (nėn
kujdesin Tim).
Allahu e dėgjoi fjalėn e asaj qė dialogoi me ty pėr burrin e vet dhe u ankua tek Allahu.
Allahu e dėgjon bisedėn tuaj. Allahu ėshtė Dėgjues, Shikues.
Allahu e dėgjoi fjalėn e atyre qė thanė: Allahu ėshtė i varfėr e ne jemi tė pasur!
A mendojnė ata se Ne nuk i dėgjojmė bisedat e tyre tė fshehta?! Pėrkundrazi, tė dėrguarit
Tanė janė tek ta dhe shkruajnė.
Unė jam me ju tė dy, dėgjoj dhe shikoj.
A nuk e di ai se Allahu shikon?!
Ai i Cili tė sheh ty kur ngrihesh (pėr tu falur) dhe kur bie nė sexhde me tė tjerėt. Ai ėshtė
Dėgjuesi, i Dituri.
Thuaj: Punoni! Se punėn tuaj do ta shikojė Allahu, i Dėrguari i Tij dhe besimtarėt.
Ata dialogojnė rreth Allahut, por (harrojnė se) Allahu ėshtė i Plotfuqishėm.
Ata pėrgatisin kurthe, por edhe Allahu pėrgatit kurthe. Allahu ėshtė pėrgatitėsi mė i mirė i
kurtheve!
Ata ngritėn kurth, edhe Ne ngritėm njė kurth, por ata nuk e ndjenė.
Ata bėjnė dredhi dhe Unė bėj dredhi (kundėr atyre qė bėjnė dredhi).
Nėse e shfaqni tė mirėn ose e fshihni, ose e falni tė keqen (dijeni se) Allahu ėshtė Falės, i
Plotfuqishėm.
Le tė falin! A nuk dėshironi tju falė Allahu ju? Allahu ėshtė Falės, Mėshirues.
Krenaria i takon Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij.
Allahu tregon fjalėt e Iblisit: Pasha krenarinė Tėnde, do ti humb tė gjithė!
I Madhėruar ėshtė emri i Zotit tėnd, Zotit tė madhėshtisė dhe bujarisė!
Adhuroje Atė dhe bėj durim nė adhurimin e Tij. A di ti ndonjė qė ka emėr si tė Tijin?
Me Tė nuk ėshtė i barabartė askush!
Mos i bėni Allahut ortakė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka ortakė)!
Ka prej atyre njerėzve qė marrin disa idhuj veē Allahut, i duan ata siē duan Allahun; ndėrsa
ata qė kanė besuar kanė dashuri mė tė fortė pėr Allahun.
Thuaj: Falėnderimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fėmijė e as shokė nė pushtet dhe nuk ka
pėrkrahės qė bėhen tė tillė nė poshtėrim! Madhėroje Atė!
Ēfarė ka ėshtė nė qiej e nė tokė e lavdėron Allahun (dhe e pastron nga ēdo tė metė)! I Tij
ėshtė pushteti dhe lavdėrimi (vetėm Atij i takon)! Ai pėr ēdo gjė ėshtė i Fuqishėm!
I Madhėruar ėshtė Ai qė i zbriti robit tė Tij Furkanin (Kuranin), qė tė jetė paralajmėrues pėr
botėrar. (I madhėruar ėshtė) Ai qė ka pushtetin e qiejve dhe tė tokės, qė nuk ka fėmijė e as
ortakė nė pushtet. Ai ka krijuar ēdo gjė dhe e ka caktuar.
Allahu nuk ka pasur fėmijė dhe as nuk ka ekzistuar zot tjetėr me Tė, sepse po tė kishte
ekzistuar, ēdo zot do tė merrte atė qė kishte krijuar dhe do tė pėrpiqeshin tė mbizotėronin
njėri-tjetrin. I pastėr ėshtė Allahu prej asaj qė i pėrshkruajnė! Ai ėshtė Njohėsi i sė fshehtės
dhe i sė dukshmes, Ai ėshtė larg asaj qė i shoqėrojnė.!
Mos i sillni Allahut shembuj! Allahu di ndėrsa ju nuk dini!
Thuaj: Zoti im ka bėrė haram vetėm imoralitetin e fshehtė e tė dukshėm, gjynahun,
padrejtėsinė, tė bėrit shok Atij pa pasur argument dhe tė flasim pėr Tė atė qė nuk e dimė.
Kapitull
Besimi nė Allah pėrfshin dhe besimin se Allahu ėshtė afėr robėrve tė Tij dhe u pėrgjigjet atyre, siē e ka
treguar edhe Vetė kėtė gjė, kur thotė: “Kur tė pyesin robėrit e mi pėr Mua, (thuaju) Unė jam afėr
e i pėrgjigjem lutjes sė atij qė mė kėrkon.”
Po kėshtu, na ka treguar edhe Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, kur shokėt e tij ngritėn zėrat gjatė
dhikrit: “O njerėz, ulini zėrat, sepse ju nuk po i luteni dikujt qė ėshtė shurdh ose larg jush. Ju po i luteni
Atij qė ėshtė Dėgjues, i Afėrt. Ai tė Cilit po i luteni ėshtė mė afėr jush seqafa e deveve tuaja (kur jeni
hipur mbi to).”
Argumentet qė janė pėrmendur nė Kur’an dhe Sunet, tė cilat tregojnė se Allahu ėshtė afėr me krijesat e
Tij, nuk bien nė kundėrshtim me argumentet qė tregojnė se Ai ėshtė lart (mbi Arsh), sepse asgjė nuk i
ngjan Atij nė asnjė cilėsi. Ai ėshtė i Lartė nė afėrsinė e Tij dhe i Afėrt nė lartėsinė e Tij.
Pershendetje
Ceshtja se ku qendron All-llahu Xh.sh. nuk eshte e sqaruar. Aq me pak me shkrimet e Linaur-es apo Ensarit 8, i cili eshte regjistruar ne forum enkas per kete pyetje.
Se ku qendron Zoti, per kete mendimtaret e sotem kane vendosur me koncenzus. Nuk po me intereson cili eshte vendimi i shumices me kete rast. Per arsye se nuk eshte ceshtje qe vendoset me koncenzus. Keto gjera jane apo nuk jane.
Disa ketu na e 'dokumentuan' me Ajete e Hadithe se All-llahu xh.sh gjindet ne Arsh. Se ku i bie, cfare eshte, cfare domethenieje ka, cfare kuptimi ka...nuk e dijne keta. Ajo qe eshte me kryesorja me rastin e tyre (sipas 'argumenteve' qe kane sjellur) eshte se All-llahu xh.sh. gjindet ne Arsh. Diku shume lart e larg nesh. Vend i paarritshem...Perpos atyre qe mendojne se njeriu eshte i urdheruar (me farz, obligim) ta besoje kete ceshtjen e Arshit (natyrisht pa e ditur fare domethenien e kesaj shprehjeje/fjale...).
Ajetet dhe Hadithet qe na i sollen na lene te kuptojme se All-llahu qenka shume larg.
nese qenka puna keshtu, ne prandaj do te duhej ta hiqnim Ajetin Kur'anor ku thuhet: "Une jam me afer se damari i qafes suaj". Sepse, ose duhet ta marrim kete damar e ta cojme pertej (edhe me larg) Arshit (Zoti na ruajte) ose ta largojme fare nga Kur'ani (Zoti na ruajte), ashtuqe teoria jone per Arshin te qendroje ashtu sic po na e thone ketu.
Pendimi
U permend disa here ne kete teme se Sejid Kutubi qenka penduar. Qenka penduar per cfare? Nuk dha askush arsyen.
Cdo njeri qe punon, hulumton, meson, eshte aktiv gjat jetes... pendohet. Pendohet per arsye se eshte zhvilluar ne nderkohe, ka mesuar dicka te re, dicka qe me heret e ka thene ndonje gje ndryshe, sepse ashtu ka qene i bindur, aq ka pasur njohuri. Njohurite e reja te bejne te pendohesh, te behesh pishman per ate qe e ke thene me pare, te heqesh dore nga bindjet e gabuara (adoshelente).
Ka gjera qe ndryshojne e ka gjera qe nuk ndryshojne
All-llahu eshte nė ne dhe jashte nesh. Ai eshte kudo. E gjitha eshte Zot/All-llah.
Keshtu ka qene, eshte dhe do te jet.
S'luan kurrfare roli se a te akuzon dikush per kufer, tradhti, mosdije, armiqesi...
*
klipp&klar
Seid Kutub ( Allahu e meshirohte) filloi me komentimin e Kuranit qe ne moshe te re. Pasi kish perfunduar studimet ne USA sigurisht qe vinte me nje mentalitet shume te moderuar gje qe reflektohet qartazi ne komentimin qe ai i ben Kuranit. Ai kish lidhur nje kontrate me nje prej shtepive botuese me ne ze ne Egjipt dhe komentimi i Kuranit prej tij pat marre nje popullarit te jashtezakonshem jo vetem ne Egjipt por ne te gjithe boten Islame. Ne momentin kur ai u burgos ju dha e drejta e vazhdimit te shkrimit te komentimin te Kuranit. Ky moment do jete dhe fillimi i ktheses dhe rishikimit te komentimit te shkruar me pare prej tij. Seid Kutub ( Allahu e meshirohte) fillon dhe rishkruan komentimin e Kuranit nga e para duke korigjuar shume komente qe ai kish shkruajtur me pare dhe sigurisht eshte mese llogjike qe botekuptimi i nje 30 vjecari ndryshon me ate te nje 50 vjecari.
Ajo qe duhet theksuar ketu eshte se komentimi i Kuranit prej Seid Kutub eshte i ndryshem nga ato qe jemi mesur te lexojme prej Ibni Kethirit apo Xhelalejn pasi Seid Kutubi ( Allahu e meshirohte) si nje akademik dhe jo thjeshte nje hoxhe ka mahnitur te gjithe ata qe kuptojne Arabishten me botekuptimin e tij modern te komentimit te Kuranit.
Personalisht do ja u sugjeroja cdo Muslimani Shqiptar te lexoj komentimin e Kuranit prej Seid Kutub.
Selamun Alejkum!
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
a.s. agnmokio
Pikerisht kete desha ta them rreth pendimit qe e permenda (e qe u permend) ketu.
E ke ilustruar bukur.
Thuhet se Kur'ani i permbane 120 000 shtresa, sejcila me e thelle se tjetra... Dmth thellesia e te kuptuarit dhe domethenies se Kur'anit eshte e pafund. Prandaj dhe quhet i shenjte, fisnik, famelarte...
Ama nejse. Une tash s'po dua te jem i njeanshem e ta sygjeroj komentimin e Kutubit, duke e perjashtuar (lene menjane) komentimin e Ibn Kethirit apo ndonje tjeter.
Gjitha te mirat.
*
klipp&klar
Keshtu shkaterrohet feja nga njerezit e paditur.
Ore njerez ne fene tone nuk ka spjegim sipas mendjes tende sepse cdo gje eshte skjaruar me pare,sidomos ceshtjet themelore te akides ku patjeter ka koncesus midis tere dijetareve.
Ata qe devijuan jane ehlu kelami si muatezilite,esharite,maturidite,rrafidat,sufite... .etc.
Ai qe thote se Allahu eshte gjithandej ka bere kufer.
Lexoni me vemendje shkrimet e postuesit ensar me siper dhe mesoni sepse ai eshte qendrimi i ehli sunnetit.
Padisktutim Norca.li , kur themi qe ja u sugjerojme leximin e komentimit te Kuranit nga Seid Kutubi nuk nenkuptojme aspak anashkalimin e Ibni Kethirit apo te dikujt tjeter. Personalisht mendoj se eshte se eshte nje fat i madh per Muslimanet te kene ne duar nje komentim te tille sikurse ai i Seid Kutubit.
E kape thebin e asaj qe doja te shpehja ketu kur thua se Kurani ka kuptim dhe domethienie pafund ndaj dhe shkrimi i Kuranit prej nje letrari sikur Seid Kutubi i ka dhene Kuranit nje interpretim te kendshem dicka ndryshe nga ce kemi lexuar deri me sot prej dijtareve te cilet kane qene me te prirur ti shikojne gjerat vetem ne prizmin teologjik.
Perderisa Allahu xh.sh ne Kuran perdor termat letrare , fiziken , biologjine , astronomine , matematiken dhe shume shkenca apo ceshtje sociale pervec atyre fetare, na jep te kuptojme qe Kuranin nuk duhet ta konceptojme vetem si nje liber teologjik por edhe universal. Mendoj se do ishte nje pasuri e pacmueshme per Muslimanet qe nese dikush qe zoteron dituri ne fusha te caktuara te atyre qe prekem me lart por dhe dituri te mjatueshme ne ceshtjet teologjike te kontribuonte ne komentimin e Kuranit.
Selamun Alejkum.
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Selamun Alejkum refer.
Kur feja Islame drejtohej nga njerez te mencur Muslimanet i zgjeruan kufinjte ne Europe , Azi e Afrike duke komanduar te gjithe boten. Qe kur dolen ne skene ata njerezit e ditur prej te cileve drejtohesh ti dhe shume te tjere sot shiko se ku ka vajtur Islami. Askush nuk i respekton me Muslimanet. Askush nuk e can koken me per gjakun e Muslimaneve. Askush nuk don te dije me se c'fare thuhet ne librat e Muslimaneve.
Kur dikush thote se Allahu eshte gjithandej nenkupton qe Allahu eshte gjithandej me diturine e tij. Gjithsesi keto jane diskutime qe nuk i perkasin kesaj teme por ajo qe te sugjeroj or vella eshte qe hapi syte dhe mendjen kur te lexosh Kuranin sepse leximi i Kuranit nuk eshte thjeshte ''ibadet'' por eshte dhe udherrefyes per jetet tona. Nje Musliman i mire eshte ai qe e ka mendjen dhe zemren te mbushur me meshire dhe dashuri dhe jo sikur ty dhe mesuesit e tu qe kane akoma shpaten ne brez gati per tia prere koken cdokujt qe si shkon pas llogjikes tuaj.
Allahu ju ruajte dhe udhezohte!
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Krijoni Kontakt