Si duhet lexuar Kurani?
Alija Izetbegovic
Gjatė jetės sime shume herė e kam lexuar Kuranin, por kurrė nuk jam pyetur: Si duhet lexuar realisht Kurani? Pyetja juaj mė ngacmon qė tė mendoj pėr kėtė, dhe ja, po rendis disa mendime ashtu sipas radhės qė mė vijnė ndėrmend.
Para sė gjithash duhet tė kemi parasysh se Kurani ėshtė njė tėrėsi. Asnjė ajet kuranor i marrė veēmas nga teksti, nuk ėshtė njė e vėrtetė e plotė, por njė pjesė e tė vėrtetės. Vetėm Kurani ėshtė tėrėsi dhe njė e vėrtetė qė s’mund tė cenohet (e vėrtetė e plotė). Citimi i veēuar i ajeteve ėshtė i pashmangshėm, por kurdoherė duhet llogaritur kufizimi pėrkatės. Kjo ėshtė tamam si tek mozaiku. Guraleci i zi ose i kuq nė mozaik merr (fiton) kuptimin (rėndėsinė, pamjen) e plotė vetėm nė kompozicionin nė tėrėsi. Tė ndarė nga e tėra, ata pak ose aspak nuk kontribuojnė (ndihmojnė) qė tė pėrfytyrohet figura, pjesė e sė cilės janė vetė ato. Pėr tė shpjeguar kėtė po sjell ca shembuj.
Njė ajet kuranor pėrshkruan shpagimin (hakmarrjen), e keqja me tė keq (Bekare, 179), kurse tjetri bėn thirrje pėr falje. Ose nė njė ajet Allahu thotė (deklaron): “ Mos ia mohoni vetes punėt e mira e tė pastra qė ju ka lejuar Zoti“ (Maide, 87 ), kurse tjetri kėshillon: “Mos i ngul sytė tek zbukurimet e kėsaj bote… “ (Taha, 131 ) etj.
Njė lexues sipėrfaqėsor (i cekėt) mund tė mendojė se kėtu ėshtė fjala pėr mospėrputhjet (kundėrthėniet, kundėrshtitė) nė Kuran, gjė qė sigurisht nuk ėshtė rastėsi. Pėrkundrazi, bėhet fjalė pėr diēka cilėsore, tė veēantė tė Kuranit pėr Islamin, pėr sintezėn nė pamje tė parė tė kėtyre kėrkesave kundėrthėnėse. Kurani, sigurisht, nuk dėshiron njėrėn por tė dyja. Ai nuk do vetėm ndėshkimin, por dhe faljen. Po kėshtu ai nuk do vetėm atė botė, por edhe kėtė, asnjėherė vetėm njėrėn prej tyre.
Njerėzit qė vetėm do tė ndėshkonin, qoftė dhe me drejtėsi, nuk do tė ishin myslimanė, sepse nuk kanė falur. Ndėrsa ata qė vetėm kanė falur, nuk do ta dėbonin (kundėrshtonin) tė keqen me tė keqe, gjithashtu nuk do tė ishin myslimanė. Myslimanė janė vetėm ata qė dinė masėn e rregullt tė njėrės e tė tjetrės, baraspeshėn.
Por pėrfundimet qė sollėm, siē i pamė, mund tė nxirren vetėm nga Kurani si tėrėsi, e jo ajetet e veēuara nga e tėra. Mendoj se kjo ėshtė njė metodė qė ndihmon pėr t’u ngritur shkallė-shkallė deri nė kuptimin e plotė tė Islamit dhe thelbit tė porosive tė tij.
Rregulli i dytė i leximit tė Kuranit na porosit:
“Lexojeni Kuranin vazhdimisht e pėrsėri (pėrsėriteni) sigurisht me ndėrprerjen e domosdoshme tė kohės. Kjo ėshtė mėnyra pėr tė zbuluar atė qė mund tė quhet shtresėzim kuranor. Ēdo rilexim i Kuranit zbulon diēka tė re. Kurani me siguri ka mbetur unik (i pacenuar), por diēka ka ndryshuar; ju jeni ndryshuar, ose janė ndryshuar mundėsitė tuaja vetjake, ose ėshtė ndryshuar bota nė tė cilėn ju jetoni. Por kėto ndryshime mundėsojnė qė nė Kuran tė zbuloni tani njė kuptim tė ri qė mė parė nuk e keni vėnė re, ndėrsa disa ajete tė cilat i keni kaluar mė parė pa vėmendjen e duhur, tani jehojnė nė shpirtin tuaj nė njė mėnyrė tė re. Kėtė mund ta besojė (verifikojė) secili, por unė kėtu pėr ilustrim do tė sjell disa ngjarje nga pėrvoja personale.
Kur isha i ri, lexoja Kuranin, ndaloja posaēėrisht tek ajetet qė bėnin fjalė pėr punėn, pėr luftėn, pėr drejtėsinė. Pėr kėtė dėshmon dhe njė fashikull nga ajo kohė i cili me disa ngjarje ėshtė ruajtur dhe ėshtė plot me ajete tė tilla tė nxjerra nga Kurani. Mė kujtohet mirė qė si i ri isha shumė i impresionuar me ajetin qė flet pėr detyrat e rezistencės ndaj tiranisė, d.m.th. nė njė vend, duke folur pėr portretin e myslimanėve, besimtarėve, Kuranin krahas tė tjerave i pėrshkruan si “…kur i godet ndonjė dhunues i rezistojnė, e kundėrshtojnė. “ (Shura, 39.)
Mė kujtohet se sa me gėzim e citoja nė ēdo rast. Sot ndėrkohė, mė tepėr mė tėrheqin ajetet qė flasin pėr Zotin, pėr relativitetin e jetės, madje tė kalimit (transfertės), ajete qė tė ēojnė drejt meditimit dhe jo drejt aksionit (veprimit). Mė kujtohet se si mė parė mė bėri njė pėrshtypje mjaft tė madhe ajeti kuranor qė flet pėr Zotin si njė ekzistencė e patjetėrsueshme: “Ēdo gjė kalon (lėviz), por mbetet vetėm qenia e tė madhit Zot, e Zotit tėnd… “. Zoti ėshtė Ai qė ekzistonte para yjeve dhe qė do tė mbetet pas tyre. Ai ėshtė njė e vėrtetė dhe njė realitet. Dhe kur mė vdiq nėna, e deri nė kohen kur nė shpirtin tim dhimbja ishte akoma e freskėt, me gėzim hapja atė faqe Kurani ku ndodheshin ato fjalė tė mrekullueshme:
“O shpirt i qetė, kthehu tek Zoti yt, i kėnaqur, se edhe Ai nga ti ėshtė i kėnaqur. Hyr te njerėzit e mi te mirė dhe qėndro nė Parajsėn time.” (fundi i sures Fexhr)
Dhe meqenėse kėto versete vazhdimisht mė ndillnin lot, ata mė ngushėllonin nė mėnyrėn mė tė mirė. Atėherė mendoja: A do tė mund tė shqiptonte njeriu fjalė mė tė mira ngushėlluese, kush do ta kishte fat tė kėrrusej, tė shikonte mbi fytyrėn e fėmijės sė vdekur?
Kurani nė njė rast ėshtė kod penal ose britmė luftarake, dhe nė njė rast tjetėr ėshtė ngushėllim pėr nevojat e pashmangshme tė kėsaj bote. Nė njė rast do tė preferojmė njėrėn, nė njė rast tjetėr tjetrėn.
Ky zbukurim i kuptimeve tė ndryshme ose toneve Kuranore nė varėsi nga mundėsitė vetjake, vlen edhe nė planin historik nė jetėn e bashkėsisė. Atėherė flasim pėr aktualitetin e veēantė tė disa ajeteve Kuranore. Aty ku tėrbohet racizmi, domethėnie tė veēantė do tė kenė ajetet Kuranore qė flasin pėr origjinėn e origjinės, prandaj ndaj kėsaj i mėshohet barazisė ndėrmjet gjithė njerėzve. (p.sh. Ajeti i pare i sures Nisa). Aty ku ushtrohet dhunė fetare ose sundon ndonjė gjė e kėsaj natyre, duhet tė vihet nė dukje ligji me tri fjalė; “ Nuk ka dhunė nė fe” (Bekare, 256 .)
Ne myslimanėt nuk bėjmė dallime ndėrmjet ajeteve Kuranore, por thuajse njėzėri mendimi unanim i tė huajve se versetet Kuranore nė lidhje me tolerancėn fetare, janė ajetet mė sublime, mund tė zgjatej konsiderata nė kėtė aspekt, por kjo i kalon qėllimet e kėtij artikulli tė shkurtėr.
Kur ėshtė fjala pėr leximin e Kuranit, duhet thėnė (folur) edhe pėr njė lloj tė veēantė tė kėtij leximi; Ai qė zakonisht ne e quajmė kėndim Kurani ose dėgjim nga origjinali arabisht. Disa njerėz kėtė lloj leximi tė Kuranit nuk e konsiderojnė tė vlefshėm, pėr shkak se shumica jonė nuk e kupton atė qė lexon. Duhet tė them se nuk jam i njė mendjeje me kėtė. Kėtu nuk mund tė mos kujtoj njė pėrjetim qė s’mund ta harroj gjithė jetėn.
Para disa vitesh m’u dha mundėsia qė tė marr pjesė nė njė konferencė qė u kushtohej problemeve tė rilindjes islame. Nė konferencė e cila u mbajt nė njė qytet tė madh evropian, njė numėr i madh dijetarėsh tė njohur shfaqėn mendimet e veta rreth ēėshtjeve qė i pėrkasin fesė dhe pėrtėritjes islame.
Ēdo ditė puna fillonte dhe pėrfundonte duke lexuar njė pjesė nga Kurani e kėto i lexonte njeh hafėz i njohur botėrisht. Edhe n.q.s. njerėzit me kujdes dėgjonin fjalimet e pjesėmarrėsve tė konferencės, me gjithė kėtė ndjehej prania e masės (disa qindra njerėz), disa pėshpėritin, ndonjėherė dėgjohej shushurima e fletėve ose lapsave etj. Por kur fillonte hafėzi tė lexonte Kuran, ēdo gjė shkallė-shkallė binte nė qetėsi e pas disa minutash mbretėronte qetėsi mortore. Nė pushimet qė herė pas here bėnte hafėzi gjatė leximit, asgjė s’dėgjohej mė, dukej sikur asgjė s’merrte mė frymė. Kjo ėshtė ajo qetėsi ku njerėzit dėgjojnė rrahjet ritmike tė zemrave tė veta. Ndėrsa Kurani nga goja e kėtij hafėzi tė mrekullueshėm i ngjan njė lumi qė rrjedh e pėr njė moment (ēast) ėshtė i qetė dhe i urtė, pėr njė ēast shndėrrohet nė njė ujėvarė (katarakt) zhurmėmadhe (buēitėse) qė kėrcėnon t’ju marrė e t’ju rrėmbejė. Kulmi i kėtij pėrjetimi ndodhi ditėn e mėpasme, kur hafėzi nė shenjė respekti pėr ndarjen kishte vendosur tė na pėrshėndeste. Kėsaj radhe ai lexoi suren e mrekullueshme Er-Rahman, sure kjo e njohur pėr bukurinė dhe harmoninė e saj. Mendoj se kėtė mbresė nuk jam nė gjendje ta pėrshkruaj.
Nuk e dija kuptimin e kėsaj sureje (pėrveē disa verseteve qė pėrsėriteshin si refren), por mė dukej sikur e kuptoja plotėsisht unė dhe gjithė tė tjerėt. Pas ēdo leximi tė tillė unė ndjehesha pafundėsisht mė i afėrt me gjithė tė tjerėt dhe mė dukej sikur gjithė ata njerėz dėshironin t’i thonin njėri-tjetrit: A nuk e shihni qė ne jemi vėllezėr ?
Asnjėherė pas kėtij pėrjetimi nuk mund ta shikoja ēėshtjen e vlerės sė leximit tė Kuranit sė bashku ose dėgjimin nė origjinalin arabisht. Tė gjithė myslimanėt e vėrtetė e kuptojnė Kuranin kėshtu ose ashtu.
Kėtė artikull tė shkurtėr do ta pėrfundoja me mendimin se leximi i Kuranit i ngjan njė udhėtimi nėpėr tokat e njohura dhe tė panjohura. Dy njerėz kalojnė tė njėjtėn rrugė dhe njėra rrugė ėshtė plot pėrshtypje, mbresa, ndėrsa tjetra sikur ke kapsallitur sytė. Kjo varet nga ata dhe jo nga peizazhi dhe qytetet nėpėr tė cilat kanė kaluar.
Secili nė Kuran, do tė gjejė aq sa vlen ai nė tė vėrtetė.
Pėrktheu nga boshnjakishtja Ismail Dizdari
Krijoni Kontakt