Islami fe zyrtare nė provincen e Hamburgut.
Nė provincėn e Hamburgut u zhvillua njė bazė ligjore pėr tė drejtat ligjore tė muslimanėve qė jetojnė nė kėtė provincė nė mėnyrė qė tė zhvillohet njė "kontratė shtetėrore" mes Kryeministrit tė kėsaj province Olaf Scholz , Zakaria Altug pėrfaqėsues i DITIB-it, Schura (kėshillit konsultativ tė bashkėsive islame-hamburg, mesin e tyre edhe Qendra Kulturore Islame Shqiptare Hamburg), VİKZ dhe shoqatės alevite nė Hamburg ku Altug pėr shtyp dha disa informacione nė lidhje me pėrmbajtjen e marrėveshjes, qė u nėnshkrua nga gjithė palėt.
"PRANIMI ZYRTARĖ"
Dr. Zakaria Altug (DITIB Hamburg) tha: “Kjo kontratė ka njė rėndėsi historike pėr myslimanėt nė Hamburg. Zyrtarizimi i fesė islame dhe pranimi isaj nė tė njėjtėn kohė, don tė thot se nė Hamburg-muslimanėt do tė jenė si qytetarė tė tė njėjtės vlerė dhe njihen tė barabartė me tė tjerėt.”
“MĖSIM BESIMI ISLAM NĖ SHKOLLA”
Mėsim besimi islam nė shkolla: pėr tė pėrmbushur nevojat e tė gjithė nxėnėsve nė krahinė pėr herė tė parė do tė sigurohet duke i dhėnė shancė qė edhe nėpėr shkolla tė mėsojnė edukimin fetaro-isilam. Pėrmbajtja e teksteve pėr mėsim besimin islam pėrgaditet nga Fakulteti i Teologjisė tė Universitetit Hamburgut. Por kjo do tė jetė nė provė pėr 5 vitet e ardhėshme.
“FESTAT ISLAME DITĖ PUSHIMI”
Festat islame ditė pushimi: gjithėsejt tre ditė feste: nga njė ditė pėr dy bajramet dhe njė pėr festėn e alevitėve. Fėmijtė ditėn e festės islame kanė tė drejtė qė mos tė shkojnė nė shkollė, githashtu edhe puntorėt do tė munden tė marrin si ditė tė lirė tė tyre gjatė fesatve islame.
Scholz theksoi se; iniciativa pėr njė marrėveshje tė tillė u nėnshkrua pėr herė tė parė nė Gjermani qė nga viti 2007, ai tha se shpresojmė qė edhe pėrfundimi i negociatave nė vazhdim tė jetė me sukses dhe se jeta fetare dhe multi-kulturore e kėsaj kontrate do tė kontribuojė nė tė mirėn e qytetarėve.
“TĖ VDEKURIT MUSLIMAN”
Tė vdekurit musliman do tė kenė tė drejt qė tė varrosen sipas rregullave islame.
Daniel Abdin (Schura) pėrfaqėsuesi i Schurasė theksoi se “kjo kontratė e shtetit thekson njė hap tė rėndėsishėm drejt njohjes sė Islamit nė Gjermani. Tutje, nė Hamburg do tė jetė njė mėsim besim fetarė i pėrbashkėt. Kjo marrėveshje mund tė jetė njė shembull pėr shtetet-provincat e tjera.”
Hamburgu numeron 130 mijė myslimanė.
Pregaditi: Ridvan Kurtishi –Ludwigshafen
Linku shoqerues ne anglisht;
http://www.hurriyetdailynews.com/ham...&NewsCatID=351
Krijoni Kontakt