Kur veriu fliste shqip

Salih Mehmeti
21/11/2012 01:11:00
http://ina-online.net/opinione/23818.html

Si rrjedhojė e dhimbshme e asaj qė ndikimi i Qeverisė nė veriun e okupuar tė Kosovės ėshtė i hiētė, ka filluar tė rrėnjėzohet nė opinion njė pikėpamje sa fataliste aq edhe disfatiste qė pandeh se kjo pjesė - tė paktėn nė historinė e re - ka qenė thelbėsisht serbe. Nė zemėr tė pretendimeve qė ky rajon tė pėrfitojė njė status autonom qėndrojnė argumentet e dyshimta pėr ‘veēanėsitė’ e kėsaj treve. Ky rravgim don-kishotesk mėton qė imazhet e sotme t’i projektojė si tė patrazuara edhe nė tė kaluarėn. Njė ide e tillė me njė fodullizėm mos-kokėēarės fashit tė vėrtetėn se realiteti i sotėm nė veri tė vendit tonė, mė tepėr sesa vazhdimėsi e sė kaluarės, ėshtė rezultat i ndėrhyrjes mujshare tė Serbisė pėr ta spastruar etnikisht veriun e pėr ta katandisė nė njė gjendje sa pėr tė pėrftuar andralla tė pambarimta pėr pjesėn tjetėr tė Kosovės. Praktika e spastrimit etnik, nėnvizon Suzan Woodward, nuk duhet parė si njė shprehje e urrejtjes etnike ose gjendjesh tė tjera emocionale, por si njė strategji e mirėmenduar politike qė synon tė zotėrojė toka. Duke qėmtuar tė dhėnat nga vetė burimet serbe dhe duke i krahasuar ato nė mėnyrė kritike me tė dhėna tjera mė tė pėrditėsuara tė organizatave perėndimore, rezulton qė nė kėtė pjesė tė jenė zbuar me mijėra shqiptarė dhe etni tė tjera jo-serbe (boshnjakė e turq). Nė terma mė konkret, prania shqiptare nė Leposaviq ka rėnė pėr 63%, kurse serbėt janė rritur pėr 26%; nė Zveēan hetohet njė rėnie e shqiptarėve pėr 82% si dhe njė rritje e pabesueshme e serbėve pėr 110%; nė Zubin Potok, numri i shqiptarėve ėshtė zbehur pėr 52%, kurse serbėt janė rritur pėr 121%.


Nė sytė e udhėpėrshkruesve tė huaj: Veriu

Pretendimi se veriu i Kosovės ose Kollashini i Ibrit (siē pėlqen ta quajė historiografia zyrtare serbe) ka qenė historikisht serb nuk mund t’i bėjė ballė njė analize tė esėllt tė burimeve historike. Me ngjyra tė gjalla prozaike, udhėpėrshkruesi Evlija Ēelebiu nė vitin 1660 teksa hyn nė Zveēan, gjen njė qytezė tė gjallė, ku binte nė sy veēmas teqeja e bektashinjve, e cila nė tė njėjtėn kohė shėrbente edhe si han. Pas vinin shtėpitė e kėsaj qyteze, gjithsejt 300, dyqanet e tutje edhe xhamia. Edhe pse Ēelebiu hesht pėr karakterin etnik tė banorėve, ėshtė fare i pėrligjur hamendėsimi i njė numri tė caktuar shqiptarėsh tė besimit islam. Udhėpėrshkruesja e palodhur e visoreve tė Ballkanit, Edith Durham vėrente ngjyrat shqiptare tė popullsisė sė kėtyre anėve. Nė shėnimet e saj, etnografja angleze pikaste sesi regjioni i Mitrovicės zotėrohej thelbėsisht prej shqiptarėve. Karshi qėndronin trevat malore tė Tregut tė ri, rajon i cili sipas dėshmive tė Durham ishte ‘krejtėsisht shqiptar’. Syrit tė mbrehtė tė saj nuk i shpėtojnė as njė varg vendbanimesh sllavo-folėse, tė cilat ndodheshin midis Mitrovicės e Tregut tė Ri, duke gjarpėruar nė luginat dredharake tė Ibrit. Ky varg katundesh tė rralla sllave qė futej si pykė midis dy rajoneve parėsisht shqiptare u ngulit si pasojė e valėve shkallore tė migrimit nga vise tė Malit tė Zi. Nė fluksin e kėtyre ardhjeve duhet te ketė qenė edhe njė numėr i konsiderueshėm fisesh shqiptare tė sllavizuara (Vukanoviq 1998).


Tė pathėna pėr Kollashinin

Studiues tė ndryshėm vėnė nė pah se njė pjesė e popullsisė sė Kollashinit nė veri-lindje tė Malit tė Zi tė sotėm u shkėput pėr t’u vendosur nė luginėn e Ibrit - gjė qė dėshmohet besnikėrisht prej dyzimit tė emrit krahinor (Vlahoviq 2004). Pėr etimologjinė e kėtij emėr-vendi janė bėrė orvatje tė shpeshta gjuhėsore, tė cilat nuk kanė dhėnė ndonjė pėrgjigje tė kėnaqshme. Ndonėse nuk tumiret nga Ippen-i, studiuesi austriak, Hahn i mshonte asaj qė Kollashin duhet tė jetė emėrtim shqip, i pėrbėrė prej dy kompozitash Kolė + Gjin, duke marrė shkas qė njė pėrftesė e tillė gjuhėsore ėshtė bėrė edhe nė rastin e Dukagjinit (Ippen 1892).

Baronė feudal shqiptarė nga veriu

Nuk vihet nė dyshim se elementi sllav i Kollashinit gjatė periudhės pėr tė cilėn po bėjmė fjalė, nuk ka pasur ndonjė vetėdije tė qartė etnike, aq mė pak serbe. Njė tregues interesant i profilit tė pėrhumbur etnik tė banorėve tė Kollashinit ėshtė fakti se boshnjakėt e kėtushėm ia detyrojnė origjinėn e tyre njė baroni mesjetar serb, gjegjėsisht si tė parė tė tyre njohin Vuk Brankoviqin. Duke tėholluar tė dhėna tė ngjashme vijmė edhe deri te njė grimcė interesante, e cila shpluhuros faktin se Jarinja pėrmendet si njė pronė e dhuruar nga Stefan Uroshi V pėr vasalin Musa (Lidov 2007). Ky bujar mesjetar me gjasmė ka qenė shqiptar, pėrderisa shndėrrimi i emrit ‘Moisi’ apo ‘Muzaka’ nė ‘Musa’ ėshtė evident nė mjaft raste. Ėshtė me interes tė shėnohet se nė anė tė Llapit dhe Kopaonikut lajmėrohen qysh nė fund tė shekullit XIV, sundimtarėt Musiq, tė cilėt ka mjaft tė ngjarė tė kenė qenė tė ritit katolik. Pėrkimet jo vetėm kronologjike na lejojnė ta pėrqasim ēelnikun Musa me njė personazh tė mirėnjohur epesh, historiciteti i tė cilit nuk vihet nė pikėpyetje. Ėshtė ky Musa Arbanasi (ose Musa Kesexhija), tė bamat e tė cilit janė fund e krye beteja tė pėrgjakshme me sundimtarėt e kalorėsit sllavė. Ky armik proverbial i krajlit Marko, ėshtė sa i dashur aq edhe i urryer pėr raposiditė e vjetra serbe, tė cilat s’mungojnė t’i vėnė nė dukje edhe anėt e mira tė tij. Demonizimi i tij nė optikėn serbe duhet tė jetė bėrė si pasojė e zėnkave tė shpeshta midis fisnikėve tė derės sė Muzakajve dhe krajlit Marko (Popoviq 1988). Njė varg katundesh nė veri tė Kosovės, fjala bjen si Bistrica, Vllahia, Rahova, Trepēa e Boletini, sipas Krisobulės sė Bajės sė Mitrovicės, cilėsohen si prona kishtare, titullare e tė cilave ka qenė e ėma e Stefan Dushanit, Marta. Kjo e fundit duhet tė ketė qenė me origjinė shqiptare, ashtu siē lihet tė kuptohet nga vetė emri i saj. Njė mendim tė tillė e ndeshim edhe tek studiuesi kroat, Branko Hrvat (Kosovsko Pitanje, 1988:84). Njė provė e prekshme e pushteteve feudale shqiptare nė motet mesjetare ėshtė edhe familja e Spanėve, tė cilėt pėr njė kohė zotėruan kėshtjellėn e Zveēanit. Pėrimitimi i fakteve si kėto, lė tė nėnkuptohet pėr njė gjendje tė flashkėt etnike nė trevėn e Kollashinit. Rrjedhimisht, ėshtė krejt e pavend qė tė ngulmohet pėr njė gjendje statike etnike nė kėtė rajon, pėrderisa nė mesjetė zor tė kishte kufij tė fiksuar si pasojė e dinamikės sė botės feudale.

Dimensione shqiptare tė Kollashinit

Qenėsia e njė bashkėsie me tipare tė pėrveēme etno-kulturore nė kėto anė gjatė mesjetės por edhe mė vonė, vėrtetohet bindshėm pėrmes zhbirimit tė hartės onomastike tė Kollashinit. Ėshtė me vend tė pėrmendet rasti i fshatrave Bėrnjak (Zubin Potok), Abri dhe Prekaz (Drenicė), popullsia e tė cilėve ua detyron ekzistencėn njė loze tė pėrbashkėt gjenealogjike (gjegjėsisht, vėllezėrit Bėrna, Abri dhe Prenk). Njė motėrzim i kėsaj legjende, sipas Mirko Bajraktareviqit, flet pėr tre vėllezėr, Bėrna, Ozra dhe Prenka. Nė tė mirė tė pikėpamjes se Kollashini duhet tė ketė qenė njė zgjatim etnografik i trevės sė Drenicės flasin zėshėm pėrkimet e habitshme nė rrafshin onomastik, tė tilla si Rrezalla afėr Skenderajt dhe Rezalla afėr liqenit tė Ujmanit nė Kollashin, Kopiliq nė Drenicė dhe Kopiloviq nė Kollashin, Banja nė Drenicė dhe Banja nė Kollashin, Kleēka nė Drenicėn jugore dhe Kleēka nė Kollashin, fshati Dren i Kollashinit i tė njėjtės rrėnjė me Drenicėn, e tė ngjashme si kėto. Njė dimension krejt i harruar i shqiptarėsisė sė kėsaj ane sipėrfaqet nga tė dhėnat e etnologut serb, Tatomir Vukanoviq. Duke stivuar historitė lokale nė fshatin Palluzhė tė Drenicės, ai vė nė dukje ardhjen e familjeve Stėrmci e Maloku nga katundi Stėrmc i Epėrm i Kollashinit tė Ibrit. Qė tė dyja kėto familje kanė njė rremb tė fortė shqiptar, pasi qė ato i takonin fisit Kastrat. Duke ēpleksur dromcat e Vukanoviqit, nė mėnyrė induktive mėsojmė se nė anė tė Kollashinit duhet tė kenė ekzistuar nė numėr tė ndjeshėm bashkėsi shqiptare tė fiseve Kastrat, Gash, Shalė e Kuē. Njė konsideratė tė veēantė meriton prania e kudo-ndodhur e ‘kishave latine’ (latinska crkva) dhe ‘varrezave latine’ (latinsko groblje) nė viset e Kollashinit por edhe mė gjerė, qė parakupton luzmimin e dikurshėm tė bashkėsive shqiptare tė ritit katolik nė kėto anė. Tė tilla gjurmė ndeshen veēmas nė katundet Jasenovik i epėrm, Jasenovik i poshtėm, Stėrmc i Epėrm, Kobilja Gllavė, Prelez, Drainoviē, Bojnoviē e gjetkė. Ojkonime tė tilla si Varagė, Kriligatė, Leshak, Tushiē, Kopiloviq si dhe oronimi Qafė (tek fshati Zagragjė) kanė etimologji shqipe.

Antropologu serb, Zhivko Mikiq i cili ka kryer zhbirime tė imtėsishme tė nekropoleve mesjetare gjithandej Kosovės vėren njė sėrė pėrkimesh midis Kollashinit dhe pjesėve tė tjera tė Kosovės. Ndonėse autori nė fjalė kujdesshėm i shmanget identifikimit etnik tė mbetjeve tė nekropoleve, ai pranon se midis Rezallės sė Kollashinit ka paralelizma tė nduarnduarta me nekropole tė tjera tė ngjashme nė Drenicė e gjetkė. Duke kryer autopsinė e mbetjeve tė pakta skeletore nė kėto nekropole, autori shquan tiparin ‘brakikranial’ tė tė varrosurve, tė cilin e quan ‘tip dinarid vendės’. Nė kuadėr tė kėtij nekropoli, Mikiē vė re ardhjen nė numėr tė vogėl tė njė tipi tė ri sllav (dolikokranial), pėr tė gjykuar se kjo dėshmon njė pėrzierje midis popullsisė rrėnjėse dhe asaj tė ardhur. Tė dhėnat antropologjike duhen pėrimtuar me kujdes, duke ikur kategorizimeve racore, tė cilat janė tė papajtueshme pėr stadin bashkėkohor tė studimeve shkencore. Pėrdorimi i tė dhėnave antropologjike ėshtė i vyeshėm vetėm nė rast tė pėrqasjes me tė dhėna nga gjuhėsia, etnologjia e disiplina tė tjera kėrkimore.

Kollashini nė mesjetė - Mote bizantine

Zveēani, ashtu siē pėrshkruhet nga Ana Komnena, ishte njė fortifikatė e vogėl, e lartuar mbi njė kreshtė, poshtė sė cilės lėvrinte qetėsisht lumi Ibėr. Arkeologu serb, Marko Popoviē vlerėson se plani i ērregullt, stili i mureve, llojet e kullave vėzhguese si dhe prania e njė kishe kushtuar Shėn Gjergjit, sugjerojnė pėr njė ndėrtim ose rindėrtim tė sipėrmarrė nga perandori bizantin, Aleksi I. Nė veri tė Zveēanit gjendej Galiēi e mė nė veri-perėndim, Jeleēi. Mėnyra e murimit tė Jeleēit, saktėson Popoviq, ėshtė e ngjashme me ndėrtimet e hershme tė Komnenėve nė Azi tė Vogėl. Edhe nė Rashkė janė pėrforcuar ledhet mbrojtėse gjatė po tė njėjtės periudhė, ashtu siē provohet nga monedhat e prera nga perandori Aleks. Kėshtjella e Zveēanit, sipas Komnenės, shtrihej nė tokėn e diskutueshme (mesaichmion), diku ndėrmjet botės bizantine (Romanisė) dhe Dalmacisė. Sistemi mbrojtės pasqyronte vigjilencėn e shtuar bizantine ndaj sulmeve tė parreshtura tė sundimtarit serb Vukan, i cili i kapėrcente kufijtė e tij (ton idion horion) pėr tė shkretuar qytetet brenda hapėsirave bizantine. Nė bisedimet me perandorin Aleks, tė cilat u mbajtėn nė Shkup, ai ngriti gishtin e fajėsisė tek 'satrapėt romejė’, tė cilėt sipas tij, ngucnin kufijtė e tij, njė referencė kjo pėr komandantėt bizantinė tė kėshtjellave mbrojtėse. Kundėrgoditja bizantine arriti apogjeun e saj me 1025, atėherė kur perandori Bazili II (i mbiquajtur me llagapin mizor ‘bullgaro-vrasės’) arriti tė rikthejė autoritetin nė tokat perandorake gjer ne Danub. Njė prej njohėsve mė tė mirė tė Bizantit, Paul Stephenson konsideron se kjo vijė mbrojtėse (Lipjan, Zveēan, Galiē, Jeleē, Rashkė dhe Bėrvenik) u krijua pas fushatave ngadhėnjyese tė Bazilit, pėr tė shenjėzuar njėfarė kufiri tė brendshėm midis Bizantit dhe shtetheve autonome sllave. Ka mjaft tė ngjarė qė ky sistem mbrojtės tė jetė drejtuar pėr njėfarė kohe nga David Arianiti, strategu i shquar i Themės sė Shkupit, i cili la nam nė pėrpjekjet e tij kundėr bullgarėve. Medievisti i shkėlqyer, Alain Ducelier sheh tek Arianiti, njė fisnik shqiptar, prej tė cilit rrjedhin Arianitėt.

Nė tokėn e kėrkujt

Rajoni brenda trekėndėshit midis Zveēanit, Galiēit dhe Jeleēit dallohej thekshėm prej tokave tė Dioklesė, Travunjisė dhe Zahlumes, tė cilėt sundoheshin prej arhondėve sllavė. Autorė tė ndryshėm hetojnė se krejt tokat midis zhupaneve sllave dhe themės Nish-Braniēevė ishin 'no-man's-land' (toka tė askujt). Jeta nė kėto anė mezi frymonte prej pyjeve tė dendura qė pėrshkonin perėndimin e Nishit deri nė Savė. Prandaj s'ėshtė aspak e ēuditshme qė toponimi grek Dendra t'i jetė referuar po kėtyre hapėsirave. Historiani, Odo nga Deuilli, i cili ndoqi pėr sė afėrmi zallamahinė e kryqėzatės sė dytė, pėrshkruan luginėn e Moravės si tė plleshme e tė begatė me pemė tė egra, por tė pabanuar fare. Studiuesit serb dyshojnė se Dendra duhet tė jetė nė perėndim tė Nishit, ku ėshtė diktuar njė vend i njohur si Dubravė (pėrndryshe ky emėr nė serbisht ėshtė i barasvlefshėm me ‘vend i drunjve’). Vilhelm Tyri tregon se tokat e shkretuara ruheshin qėllimisht nga shteti; askush nuk mund tė priste pyje apo tė ngulej aty, sepse bizantinėt pėrmes rrugėve tė vėshtira dhe shkurreve tė pakalueshme gjenin njė mbrojtje mė tė sigurt sesa me trupat e tyre ndaj armiqve. Burime tė kryqtarėve flasin pėr serbėt si njė popull i egėr e plaēkitės. Nga sllavisti Konstandin Jirēek marrim vesh se kufijtė e shteteve nė kėtė kohė pėrcaktoheshin pėrmes pengesave fizike siē ishin ledhet e llogoret. Kufiri bizantin pėrballė serbėve nė kohėn e Komnenėve, shkruan Jireēek, ishte fortifikuar me llogore nė shtigjet dhe kalimet, me pengesa prej trungjesh pemėsh tė mėdha si dhe me kėshtjella e kulla prej druri apo guri. Njė masė tjetėr e ndėrmarrė prej Komnenėve ishte edhe shpėrngulja e pjesshme e serbėve pėr nė toka tė largėta tė perandorisė, njė mėnyrė kjo pėr tė mpakur rrezikun e inkursioneve plaēkitėse. Krahasimi me kufirin ushtarak midis Perandorisė Austriake dhe asaj Otomane shumė shekuj mė vonė, na mundėson tė krijojmė njė pėrfytyrim mė tė qartė tė funksioneve tė tij. Nė sfondin e kėtij kufiri ushtarak qėndronin pėrleshjet e vazhdueshme midis dy palėve nė formė inkursionesh, duke krijuar njė gjendje epike, nė tė cilėn gjetėn frymėzim kėngėt kreshnike shqiptare. Mjaft i pranueshėm ėshtė mendimi qė brenda kėtij sistemi mbrojtės kėshtjellar tė jetė integruar njė pjesė e elementit vendas d.m.th shqiptar, - ashtu siē ngjau nė Themėn e Durrėsit, Nikopojės e madje edhe nė atė tė Selanikut. Kėto plasdarme nuk do tė mund tė qėndrojnė suksesshėm, ngase autoriteti bizantin nėn ēekanin e shndėrrimeve tė mėdha politike e sociale do tė brydhej, duke dėmtuar skajshmėrisht entitetet autonome shqiptare. Me ndryshimin e raportit realpolitik tė forcave, zhupat serbe, siē nėnvizon studiuesi Malcolm, do tė zgjerohen nė jug, duke gllabėruar Kosovėn.

Shqiptarėsia e Rashkės nė mesjetė

Impakti i vendosjes sė nemanjidėve nė Kosovė nuk ishte krejtėsor, siē mund tė duket nė shikim tė parė. Njė shembull kuptimplotė pėrbėn Rashka, e cila ishte bėrthamėza lėvizore e shtetit nemanjid. Gjatė tėrė kohės me njė vazhdimėsi ndonėse tė gjymtuar, kėndej pari ka qenėsuar njė element i paasgjėsueshėm etnik, i pėrveēėm nga ai sllav. Nėse ėshtė e vėrtetė paradigma e hedhur guximshėm nga Milan Shuflaj e Trajan Stojanoviq se malet e pathyeshme shqiptare kanė luajtur njė rol tė pėrngjashėm me atė tė Pirinejeve e Korrnellit, ku u ruajtėn mbijetojcat etnike tė popullsive autoktone (baskėt dhe uellsianėt), atėherė gjendja nė Rashkė vėrteton praktikisht kėtė parim mbijetese. Njė grumbull legjendash nė veriun e Shqipėrisė, tė cilat pati rastin t’i merrte nė shėnim Durham, ruanin vegullt copėza kujtimesh tė ardhjes nga Rashka, pėr shkaqe qė lehtė mund tė merren me mend. Shala, Shoshi dhe Mirdita, pohon njė nga kėto tradita, rrjedhin nga tre vėllezėr, tė cilėt erdhėn nga Rashka. Njė rrėfenjė tjetėr qė qarkullonte nė Shosh e nxirrte Lek Dukagjinin si tė ardhur nga Rashka (sigurisht qė bėhet fjalė pėr ndonjė stėrgjysh tė Lekės III qė reformoi Kanunin). Durham mendon se pas vdekjes sė Skėnderbeut, plasi njė hemarrogji ardhjesh nga Bosnja dhe Rashka, qė u strehuan nė Shqipėrinė e epėrme.

Kollashini, historia mė e re

Teksa shekulli 20 po agonte pėr tė sjellė ngjarje tronditėse tė cilat do t’i ndryshonin fatin Ballkanit, elementi sllav i Kollashinit ra pre e agjitatorėve serb. Nė telegramet qė Branisllav Nushiq niste nė drejtim tė Beogradit, pėrsėritej nevoja e militarizimit tė serbėve lokal. Pėrmes kėtyre skenarėve, Serbia shestonte qė t’i pėrdorte ata si kundėrpeshė ndaj popullsisė shumicė shqiptare. Veprime tė tilla mufatėn njė pezm nė popullsinė shqiptare tė Mitrovicės, tė cilėt u kryengritėn sakaq. Lėnia e njė prapashpine tė pasigurt pėr kryengritėsit e shtyu Isa Boletinin, qė tė ndėrmerrte njė mėsymje mbi katundet e Kollashinit, me qėllim tė ēarmatosjes sė elementėve me potencial destabilizues. Ky aksion nuk ka kaluar pa pėrzmadhime, gjėra tė rėndomta kėto pėr historiografinė serbe. Sipas historianėve serb, ky aksion u shoqėrua me maltretime e gjer nė vrasje tė popullsisė serbe tė Kollashinit. Por, vetė delegatėt austro-hungarezė pranė Portės deklaruan se vrasjet nė Kollashin ishin pėrzmadhuar sė tepėrmi (Batakovic 1992). Dy qytetet shqiptare, Tregu i Ri nė perėndim dhe Mitrovica mė nė lindje kishin shėrbyer pėr shekuj me radhė si qendra rėndese nė kuptimin politik dhe ekonomik pėr tėrė zonėn e Kollashinit. Por, ndarjet e reja administrative qė zunė fill pas pushtimit serb tė Kosovės (1912), prodhuan realitete tė reja demografike edhe nė Kollashin. Derisa para 1912’ės, shqiptarėt pėrbėnin shumicėn dėrrmuese tė Sanxhakut tė Tregut tė Ri, copėzimet e reja administrative ravijėzuan njėsi tė reja territoriale (zhupa), nė tė cilat u faktorizua elementi serb. Pėrbėrja etnike e trevės sė Mitrovicės do tė pėrjetojė ndryshime pas krijimit tė Jugosllavisė sė parė. Studiuesi serb, Lutovac nuk ngurron pėr tė pranuar se me hapjen e minierės sė Trepēės, atje vėrshuan njerėz tė rinj nga tė gjitha anėt, kryesisht sllavė nga Bjello Pole, Plava e Gucia (Batakoviē 2007: 94). Sajimi i njė harte tė re administrative ishte njė strategji e mirėmenduar gjer nė imtėsitė e fundit pėr tė ē’kompaktėsuar shqiptarėsinė e Sanxhakut tė Tregut tė Ri. Ky proces klasik i kolonizimit - i cili ka arritur apogjeun pas luftės sė vitit 1999 - u sendėrgjua me qėllim tė serbizimit tė kėsaj pjese tė Kosovės, nėntoka e tė cilės fsheh damarėt mė tė pasur minerar nė tėrė Ballkanin.

Nėntor, 2012
Prishtinė


Bibliografia:

Bataković, Dušan. Kosovo and Metohija: living in the enclave. Belgrade: Serbian Academy of Sciences and Arts, Institute for Balkan Studies, 2007.

Bataković, Dušan. The Kosovo Chronicles. Belgrade: Plato Books, 1992.

Curta, Florin. Southeastern Europe in the Middle Ages, 500-1250. Cambridge: Cambridge University Press, 2006.

Durham, Edith. High Albania. London: Edward Arnold, 1909.

Horvat, Branko. Kosovsko pitanje. Zagreb: Globus, 1988.

Ippen, Theodor, A. Novibazar and Kossovo-das alte Rascien: eine Studie. Vienna: Alfred Hölder, 1892.

Jireēek, Konstandin. Historia e Serbėve: pjesa e parė. Tiranė: Shtėpia Botuese ‘55’, 2010.

Jireēek, Konstandin. Historia e Serbėve: pjesa e dytė. Tiranė: Shtėpia Botuese ‘55’, 2010.

Kanitz, Felix. Das Königreich Serbien und das Serbenvolk von der Römerzeit bis zur Gegenwart. Leipzig: B. Meyer, 1904.

Krasniqi, Mark. Gjurmė e Gjurmime. Prishtinė: Instituti Albanologjik, 1979.

Lidov, Alexei, ed. Kosovo. Christian Orthodox Heritage and Contemporary Catastrophe. Moscow: Indrik, 2007.

Malcolm, Noel. Kosovo: A Short History. New York: Harper Perennial, 1999.

Mikic, Zivko. Anthropological traces of Slav presence in Kosovo and Metochia. Balcanica, 2005 (36): 39-49.

Popović, Tatyana. Prince Marko: The Hero of South Slavic Epics. New York: Syracuse University Press, 1988.

Stephenson, Paul. Byzantium's Balkan Frontier: A Political Study of the Northern Balkans, 900–1204. New York: Cambridge University Press, 2000.

Stephenson, Paul. The Legend of Basil the Bulgar-Slayer. Cambridge: Cambridge University Press, 2003.

Vlahović, Petar. Serbia, The Country, People, Life, Customs. Belgrade: Ethnographic Museum in Belgrade, 2004.

Vukanoviē, Tatomir. Drenica druga srpska sveta gora. Prishtinė: Muzeu i Prishtinės dhe Biblioteka kombėtare dhe Universitare, 1998.