E bukura Enca
Ka njė zė unik, tė jashtėzakonshėm. Me njė shikim ‘vrastar’ dhe butėsi nė interpretim, shoqėruar nga njė vokal prej njė ylli tė vėrtet, ajo sigurisht se ka njė tė ardhme tė ndritur. Enca Haxhia quhet vajza e cila kohėve tė fundit ka shkėlqyer nė industrinė muzikore shqiptare, si njė premtim serioz qė i bėhet tė ardhmes, duke i thėnė se e bukura do tė jetė e pranishme si nė nivelin artistik ashtu dhe atė tė paraqitjes skenike.
Intervistoi: Arnolld Korenica
Kush ėshtė Enca? A mund ta pėrshkruash veten me pak fjalė?
Enca: Enca ėshtė njė vajzė 17 vjeēare nga Tirana qė po pėrjeton ėndrrat e saj lidhur me artin dhe veēanėrisht muzikėn.
Je jashtėzakonisht e talentuar. Kush e zbuloi talentin tėnd dhe cila ėshtė kėnga e parė qė ke tentuar ta kėndosh nė mėnyrė profesionale (cover)?
Enca: Qė e vogėl fare e dija qė doja tė bėhesha kėngėtare, mė tėrhiqte shumė kjo fushė dhe isha e vendosur. Talentin tim e zbuluan pėr herė tė parė nė shkollė, ku mė nxitėn tė merrja pjesė nė Festivalin e Zėrave tė Rinj nė moshėn 9 vjeēare. Nėpėr talent shou dhe shtėpi kėndoja ēdo lloj kėngėsh por kėnga e parė ‘cover’ qė kam ngarkuar nė YouTube ishte njė kėngė ruse qė mė pėlqente shumė.
Ke filluar karrierėn duke kėnduar kėngė tė kėngėtarėve tjerė, nė formė tė ‘cover’-ave tė cilat u pėlqyen shumė. Nga erdhi vendosmėria pėr tė bėrė njė kėngė tėnde solo?
Enca: Tė kisha kėngėt e mia origjinale ishte pikėsynimi dhe para kėsaj unė ndoqa njė tip ‘shkolle’ qė u realizua me anė tė pjesėmarrjeve nėpėr talent shou, ‘cover’-ave nė YouTube dhe sigurisht studimeve pėr kanto.
Cila ėshtė kėnga juaj e parė dhe a mendoni se ishte sukses marrė parasysh se kėnga e parė ndikon shumė nė pėrshtypjen e parė pėr publikun?
Enca: Kėnga ime e parė ishte “The Best Of”, njė kėngė shumė e dashur pėr mua, lansuar nė qershor tė kėtij viti. Ishte pikėrisht ashtu siē dėshiroja, stili RnB dhe fliste pėr dashurinė, pėr muzikėn, skenėn, emocionet qė merr prej saj dhe tė dhėnurit mė tė mirėn tėnde. Ishte stil i veēantė, u pėrpoqa tė sillja sa mė shumė origjinalitet duke iu pėrmbajtur dhe grupmoshės time… Kėto gjėra u vlerėsuan shumė nga publiku, ndaj unė jam vėrtet e kėnaqur.
Ke nėnshkruar pėr Big Bastėn, i cili disa herė ka thėnė se jeni repere, e para e kėtij lloji qė njohin shqiptarėt. A e sheh veten si kėngėtare apo si repere tė tipit tė Nicki Minaj?
Enca: Me Big Bastėn kam realizuar kėngėt e mia tė para, tė gjitha stile tė ndryshme nga njėra-tjetra dhe tė veēanta. Gjatė punės me Bigun ai zbuloi tek unė edhe njė repere. Mė pėlqen tė eksperimentoj edhe me gjėra tė tilla, megjithatė kjo besoj do tė mbetet dhe njė plus i Encės si kėngėtare.
Si ndihesh pas pjesėmarrjes nė festivalin Kėnga Magjike? A mendon se ishte e denjė kėnga “All That”, pėrkundėr faktit se nuk mori asnjė ēmim?
Enca: Ndihem vėrtet e kėnaqur. Sollėm njė kėngė tė bukur, energjike, pozitive qė mund tė them me plot gojė se bėnte dallim edhe pėr ndėrthurjen e stileve muzikore. Performanca e gjysmėfinales u prit shumė mirė nga publiku, sidomos prej atyre qė na ndiqnin nga skena drejtpėrdrejt. Mbeti nė mendjen e njerėzve dhe mora kritikat mė pozitive pas debutimit tė fundit. Ky ishte njė sukses pėr mua.
Ke ndryshuar ngjyrėn e flokėve dhe dukja juaj ishte ekstravagante, diēka unike, kush u pėrkujdes?
Enca: Preferoj qė nė ēdo kėngė apo paraqitje timen tė fus diēka nga vetja, ishte ideja ime dhe tė them tė drejtėn kisha kohė qė e dėshiroja. Mendoj se ky ishte sezoni dhe momenti i duhur, pasi ishte njė event i rėndėsishėm pėr mua.
Kush ėshtė shembulli yt pėr karrierėn tani dhe nė tė ardhmen? Ėshtė ndonjė yll botėror apo ndonjė ikonė e muzikės tonė?
Enca: Jam rritur duke pasur idhuj, shembuj nė jetė dhe veēanėrisht nė karrierė. Idhulli im ėshtė Lady Gaga, gje qė dhe mė motivon qė tė mos ndaloj kurrė sė punuari pėr tė realizuar ėndrrat e mia.
Je jashtėzakonisht e bukur, tėrheq vėmendjen e tė gjithėve. Suksesin ia dedikon zėrit tė mrekullueshėm apo bukurisė?
Enca: Tė faleminderit. Nėse do t’i jepja rėndėsi bukurisė, prioritet nuk do tė kisha kėngėn me siguri. Talenti ėshtė ai qė e bėn njė artist, ndėrsa paraqitja ėshtė pa dyshim njė plus.
Je ende nxėnėse nė shkollėn e mesme Nobel. Natyrisht ke shoqėri dhe tani ka mundur tė ndryshojė diēka pasi je e famshme. Tani jeni ende ajo vajza e thjeshtė apo e konsideron veten yll?
Enca: Kam qenė dhe do tė mbetem gjithmonė Enca e dashur, ekspresive, ‘funny’ dhe e thjesht me miqt dhe ata qė mė njohin. Muzika dhe jeta e pėrditshme pėr mua janė dy botė tė ndryshme, ku marrė mė tė mirėn e tė dyjave.
Je ėndrra e shumė djemve, ke tė dashur apo je ende ‘single’?
Enca: Jo, nuk kam tė dashur, pasi kur isha 12 vjeē mė vinin mesazhe ku thonin se nėse nuk do ua dėrgoja po atė mesazh 10 personave tė tjerė, do tė mbetesha single pėr 10 vitet e ardhshme…unė nuk i dėrgova..hahahahah!
Si e kalon kohėn e lirė Enca?
Enca: Kėtė periudhė nuk kam pasur fare kohė tė lirė, megjithatė nė momentet e lira preferoj tė dal me rrethin e ngushtė shoqėror, tė shkarkoj muzikė pafund, tė ėndėrroj pėr pushime.
Cilat janė synimet e tua pėr tė ardhmen e largėt? Ndonjė album?
Enca: Jam duke punuar pėr kėngė tė reja edhe mė ndryshe nga kėto qė kam lansuar deri mė tani... ju premtoj gjėra vėrtet tė bukura...
Njė fjalė pėr pėrkrahėsit tuaj...
Enca: Faleminderit qė mė bėni ēdo ditė edhe mė tė bukur, ju dua shumė!
Telegrafi
Krijoni Kontakt