Ekuador, 16 nėntor - Organizatorėt e zgjedhjeve parlamentare nė Ekuador kanė hedhur poshtė kandidaturėn pėr deputet tė njė gomari.
Kjo kandidaturė, sado bizare tė duket, ėshtė bėrė nė fakt nga njė grup tė rinjsh. Ata kishin marrė me vete gomarin e zbukuruar me njė kravatė pėr ta regjistruar si kandidat pėr deputet pėr zgjedhjet qė mbahen mė 17 shkurt tė vitit 2013, nė zyrėn zgjedhore nė lokalitetin Guayaquil.
Autoritetet nuk lejuan hyrjen e kafshės sė urtė shtėpiake nė zyrė dhe refuzuan formularėt e mbushur mė herėt nė emrin e tij.
Me aksionin e “kandidimit” tė gomarit pėr deputet, tė rinjtė deshėn tė tėrhiqnin vėmendjen nė kualitetin e mangėt tė kandidatėve pėr deputet. Nė mesin e tyre gjenden futbollistė, aktorė dhe yje televizioni, transmeton Albinfo.
“Don Burro” (Zotėri Gomari), me gjithė dėshtimin nė zyrėn zgjedhore, ka pasur sukses diku tjetėr: Nė konton e tij nė rrjetit social Twitter pėr njė ditė ka fituar 4000 ithtarė.
---------------------------------------

Krijoni Kontakt