“Kenga Magjike 2012”, ja dhe thashethemet e para…
Ky eshte nje festival qe terheq gjithnje vemendjen e medias, e jo ne pak raste shkakton edhe polemika mes kengetareve per ēmimin e madh, duke qene se jane artistet ata qe votojne njeri-tjetrin dhe zgjedhin fituesin.
Edhe kete vit thashethemet nen ze kane nisur, por ende kane mbetur zera qe qarkullojne neper tavolina, pa mundur te dalin dot nga guaska e zilise apo thjesht frikes se nje produksioni me te mire. Kengetaret e rinj duket se jane ata qe me shume u druhen emrave te medhenj te skenes, pasi i frikesohen jo vetem emrit, por shpesh edhe prapaskenave qe mund te krijohen, megjithese ne fund te gjithe duken te kenaqur me ate qe arrijne.
Megjithate, sa kohe qe ende nuk kemi nje prononcim zyrtar, nuk mund te hamendesojme apo te krijojme nje tymjane rreth nje artisti bazuar vetem te dyshimet e disa artisteve. Thashetheme te tilla ne jo pak raste kane arritur qe t’i prishin pune nje artisti te caktuar. Urojme qe kete vit kjo mos ndodhe edhe pse nga njera ane duhet besuar shprehja e popullit se “ku ka ze, nuk eshte pa gje”. Gjithsesi kurioziteti i te gjitheve eshte se cilet do te jene ata artiste te cilet do te marrin pjese ne kete festival.
Se pari, nje vend i veēante u eshte rezervuar pjesemarresve dhe finalisteve te “X-Factor”, siē jane Sheila Haxhiraj, Xhesika Polo, Festina Mejzini, Kristo Thano etj. Ndersa nga artistet e tjere te njohur tashme mesohet se do te jene konkurrente Teuta Kurti, Noizy, Devis Xherahu, Ingrit Gjoni, Big Basta, Enca Haxhia, Rezarta Shkurta etj.
Nderkohe nje nga kompozitoret e rinj, i cili pritet te kete mjaft kenge kete vit, eshte edhe Elgit Doda, djali i ri dhe mjaft i talentuar, i cili duket se po behet bashkepunetori i preferuar i shume artisteve. Nderkohe surprize mbeten emrat big, si Jonida Maliqi, Pirro Ēako, Eranda Libohova, nga te cilet nuk e dime ende nese do te jene pjese e “Kenga Magjike” apo jo.
( Info nga ikub.al )
Krijoni Kontakt