Bode po krijon qeverinė e miqve nė Ministrinė e Financave
Gazeta Agon
Ismail Halili
Tentativat e Ridvan Bodes pėr njė qeveri apendiks brenda qeverisė sė ligjshme, kanė nisur prej kohėsh. Sigurisht kėto tentakula janė rritur nė mėnyrė tė heshtur, amdje edhe tė fshehtė, por janė rritur dhe kanė bėrė vend.
Jo vetėm nė strukturat e qeverisjes sė djathtė, por edhe nė pjesėn e majtė (ish- komuniste), zoti Bode i ka shtrirė duart duke zgjeruar apendiksin nė qeveri. Njėri prej mė tė favorizuarve prej ministrit tė djathtė ėshtė kryetari i Bashkisė sė Pogradecit, njė i majtė i thekur, qė sillet si majtist i lashtė edhe nė mėnyrėn si i persekuton rrugėt. Nė Pogradec tregojnė se ministri i PD, Ridvan Bode, ka hedhur shumė lekė qė tė fitojė Artani i Partisė Socialiste.
Por kėsaj radhe, zoti Bode ka pėrgatitur njė listė tė shėndetshme pėr miqtė qė do tė sjellė nė Ministrinė e Financave.
Njėri mė tė spikaturit, qė sapo ėshtė futur nė furrė pėr tu graduar nė detyrė tė lartė nė Ministri, ėshtė djali i mikut tė tij shumė tė ngushtė Dilaver Stafa. Djali i Dilaverit, edhe ky i studiuar nė fushėn e agronomisė, ose tė Ekonomisė Agrare (akoma nuk ėshtė e qartė pėr tė gjithė), ka bėrė gati tė gjithė dokumentacionin pėr tė ardhur si drejtor i Menaxhimit tė Borxhit nė Ministrinė e Financave. Drejtori i deritanishėm, Xhentil Demiraj akoma nuk ėshtė nė dijeni tė njė transferimi tė shpejtė tė tij nga Ministria, sepse vendin do tia zėrė djali i mikut tė Ministrit.
Nuk ka asnjė arsye tjetėr pėr tė lėvizur njeriun nga posti i deritanishėm, veēse nė vend tė tij do tė vijė miku i ngushtė i Ministrit. Drejtori Xhelilaj ka njė periudhė kohe qė prej zgjedhjeve tė vitit 2009 qė ka kryer studime, eksperiencė dhe trajnime jashtė vendit pėr detyrėn delikate nė krye tė Menaxhimit tė Borxhit. Por tani pėrgatitet tė ikė.
Nė cilat rrethana i kryen transferimet ministri Bode?
Rrethana e parė ėshtė momenti i tanishėm kur po iu afrohemi zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2013. Ministri Bode ka krijuar imazh shumė tė keq nė zonė ku ishte zgjedhur si deputet dhe as mund tė mendohet se fiton nė zgjedhjet e ardhshme nė rrugėn legale, me vota tė ndershme. Prandaj po shtrin kėmbėt nga miqtė qė do ti sigurojnė vota pa merituar, jo vetėm nga familja e tij, por edhe nga familjet e tjera nė fis. Punėsimi i miqve nė Ministri ėshtė njė shans- sipas tij. Nė qoftė se vėreni, nė Ministrinė e Financave nuk ka nėpunės nga rrethet e tjerė tė Shqipėrisė, vetėm nga Pogradeci, Korēa dhe Librazhdi. Nepotizmin e ka ngritur nė sistem politik.
Rrethana e dytė ėshtė krijimi i njė klime pasurore sido qė tė vijė puna. Ministri Bode ka lėnė tė nėnkuptohet shpesh se Partia Demokratike nuk do tė fitojė nė zgjedhjet qė vijnė. Madje kėtė e shpreh edhe nė takimet me njerėz qė kėrkon ti frikėsojė. Nė njė situatė tjetėr kur nuk ka mė shans pėr tė qenė ministėr apo ndonjė funksion tjetėr tė lartė nė PD, sekretari i pėrgjithshėm i PD pėrhap panik te tė tjerėt. Njėkohėsisht, zoti Bode, krijon njė klimė ėt ngrohtė sido qė tė vijė puna, dmth., edhe pa qenė ministėr do ta mbajnė mirė me para. Nė radhė tė parė do ta ndihmojnė socialistėt, kryetari socialist i Bashkisė nė Pogradec dhe miqtė e tij familjarė qė po iu jep poste tė lartė.
Ministri Bode ka njė aleancė interesash me partinė opozitare, ish- komunistėt. Askush nga deputetėt socialistė, as mediat pranė Partisė Socialiste, nuk kanė bėrė as kritikėn mė tė vogėl ndaj ministrit Bode, edhe pse ky ėshtė nė krye tė financave pėr tė cilat opozita ka vėrejtje shumė tė mėdha.
Rrethana e tretė ėshtė korrupsioni ku ėshtė zhytur ministri Ridvan Bode. Miqtė e tij tė vjetėr janė shumė tė njohur nė gropėn e thellė tė korrupsionit financiar. Shembulli ėm tipik ėshtė Adem Rrenga, njeriu mė i korruptuar por edhe miku mė i ngushtė i ministrit Bode. Nė prill tė vitit 2009, ndaj Adem Rrengės, i biti i Shyqyries dhe Haxhiut, lindur nė fshatin Dardhė tė Librazhdit, ėshtė zhvilluar njė seancė gjyqėsore nėn akuzėn pėr korrupsion. Rrenga e ka emėruar kunatin e tij nė dy punė shtetėrore njėkohėsisht, edhe pse analfabet. Por Bode, miku i ngushtė i tė korruptuarit Rrenga e mban nė njė piramidė tė Ministrisė sė Financave.
Edhe vetė ministri Bode ka vija paralele me mikun Rrenga. Ministri e studion vajzėn e tij nė Vjenė dhe mediat kanė kapur se ajo bėn njė jetė sheiku nė kryeqytetin perandorak.
Tė gjitha rrugėt tė ēojnė nė .... jo nė Romė, por nė njė apendiks tė njė qeverie tė paligjshme qė po krijon ministri Bode me miqtė e tij tė ngushtė, por tė paditur dhe tė korruptuar.
E Merkure, 14 Nentor 2012
http://www.gazeta-agon.al/mat.php?idm=24496&l=a
.
Krijoni Kontakt