Une ha buken e djerses time ! Mbaj edhe ty dhe Saliun tend , bashke me banden e hajduteve , me taksat qe paguaj tash 22 vjet ! Paguaj edhe energjine dhe ujin per ata qe jane mesuar te rrojne duke vjedhur !
Buka ime nuk gatuhet ne Athine apo Beograd ! Eshte buke me sakrifice te jashtezakonshme , kur vendi im eshte me i pasuri me uje , kur per hidrocentralet kane paguar brezat e meparshem , kur kromi vidhet dhe shkon ne xhepat e hajduteve megjithese jemi vendi i I- per rezerva , ku nafta dhe hidrokarburet gelojne ne nentoken time , kur natyra dhe peisazhi afrojne brenda disa qindra metrash klima nga me fantastiket per turizem , kur vendi im ka qene shume i pasur me pyje dhe kullota etj.etj.... dhe nga te gjitha keto une nuk marr asnje qindarke si shtetas i ketij vendi !
Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 17-11-2012 më 15:56
Skandali ??? Pse skandal... Spiro nuk e ka per here te pareSkandali, Ksera takim me "Agimin e Artë": Himara tokë greke
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Mua me duket se ksera me shoke tall sumen me kta qe vijne qe andej.U marrin pare dhe i ngopin me genjeshtra.
Po heren e fundit e kuptuann ata dobicat andej dhe u thane ju po merrni me pak vota se cjepni pensione hahaha.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Tashi Ksera ka padrinon qe e mban n'qeveri, por ta shohim se ku ka me shkue Ksera pas zgjedhjeve te 2013. Keta lloj njerezish jane me te peshtiret--ne Shqiperi jane tradhetare e nuk i do njeri, ne Greqi i quajne shqiptare e u thone me ike ne Shqiperi. Kane me mbete tane jeten si mish i huaj!
21 Nëntor 2012 - 07:30 | Shqiperi
Himarë, qiraxhiu shqiptar ngre flamurin kuqezi, 'greku' e përzë
HIMARE- Incidentet etnike e kthejnë Himarën sërish në qendër të vëmendjes. Katër ditë më parë, një familje shqiptare është përzënë nga shtëpia ku banonte me qira vetëm sepse ka varur në ballkon një flamur kuqezi. Pronari grek i banesës e ka marrë vendimin menjëherë sapo është vënë në dijeni nga fqinjët. Sipas sajteve greke të lajmeve, kanë qenë këta të fundit që i janë ankuar të zotit të banesës.
Më tej, ky i fundit, duke e konsideruar lëvizje provokuese stolisjen me flamur shqiptar të ballkonit, nga ana e qiramarrësve, ka marrë masa drastike duke i nxjerrë jashtë ata. Duket se të jesh shqiptar e të jetosh në Himarë, nuk të jep të drejtën të ngresh një flamur kuqezi. "Sot, shumica e Himarës është greke, ndaj duket absurd një flamur shqiptar në një ballkon. Nuk duhet të vazhdojmë t'ua shesim tokën tonë shqiptarëve", shkruajnë uebsajtet, duke përgëzuar pronarin grek.
NGJARJA
Sipas uebsajteve nacionaliste fqinje, si fillim pronari u ka kërkuar qetësisht qiramarrësve shqiptarë që ta heqin flamurin nga ballkoni. Kjo kërkesë e tij ka hasur në kundërshtimin e bashkëkombësve tanë, ndonëse pronari i banesës është shprehur se simboli kuqezi po provokon fqinjët.
"Duke mos gjetur alternativë tjetër, nga provokimi i shqiptarëve ai i ka 'fluturuar' nga banesa e tij, duke iu dhënë me vete në dorë, plaçkat e tyre", raportojnë uebsajtet nacionaliste greke. Sipas këtyre sajteve, në këto momente ende ekzistojnë disa shtëpi të blera nga shqiptarët në këtë zonë. Edhe ata kanë bërë të njëjtën gjë: kanë vënë në ballkonin e vet flamuj shqiptar. "Nëse Himara do vazhdojë t'ua shesë tokat të huajve, këto fenomene do të rriten gjithnjë e më shumë", shkruajnë ato. Ndërsa këshilla që sajtet japin në fund, është ende më e rëndë për ne shqiptarët: "Himara është në duart tona dhe ne duhet të ruajmë atë që kemi marrë nga paraardhësit tanë, një Himarë greke".
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
"Çamëria" vs "Omonia": "Nuk është antihistorike që Preveza është shqiptare"
Publikuar më 03.12.2012 | 13:48
Shoqata Çamëria reagon sot ndaj deklaratave 'provokuese" të organizatës Omonia, e cila sipas "Çamërisë", "duket se ka humbur misionin e saj dhe po i shërben "Agimit të Artë".
"Organizata Omonia në vend që të mbrojë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë të kombësisë greke po tenton të helmojë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe vëllezërve tanë minoritarë me deklarata antishqiptare, që në thelb i shërbejnë vetëm qarqeve ekstremiste të tipit “Agimi i Artë”. Deklarata e fundit e “Omonias” që e cilëson antihistorik faktin historik që Preveza është pjesë e trojeve etnike shqiptare është për konsum të brendshëm të financuesve misteriozë të kësaj organizate që nuk ka të bëjë më me Shqipërinë. Preveza dhe e gjithë Çamëria kanë qenë, janë dhe do të jenë tokë shqiptare. Këto treva sot gëlojnë brenda shtetit grek, si pasojë e padrejtësisë historike kundër kombit shqiptar nisur në Konferencën e Londrës. Shoqata Çamëria e thekson me forcë se urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pa dyshim rivendosja e drejtësisë për shqiptarët e Çamërisë dhe respektimi i minoritetit grek. Ne nuk kemi tabu në këtë drejtim. Omonia e bollanizuar duket se ka humbur busullën, duke u kthyer në një levë presioni e “Agimit të Artë” në Shqipëri, arsye kjo se përse ka humbur mbështetjen akoma edhe nga vëllezërit paqedashës minoritarë.
/Shekulli Online/Përgatiti.A./
Krijoni Kontakt