Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Mitropoliti ortodoks serb: “Serbët, çlirimtarë dhe jo pushtues të Shqipërisë”

    04 Dhjetor 2012 - 07:33 | LAJME

    Mitropoliti ortodoks: “Serbët, çlirimtarë dhe jo pushtues të Shqipërisë”



    Mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviç, pasditen e djeshme ka vizituar në Vrakë objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës. Gjatë vizitës së tij, kleriku serb ka kërkuar ndërtimin e varreve për ushtarët e vrarë serbë. Radoviç është i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka mbërritur rreth orës 14:00 në Shkodër dhe ka vizituar kishën e Vrakës si dhe zonën e Bardhajve, rrëzë Liqenit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë të rënë gjatë viteve 1912-1914. Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve, Amfillohije u shpreh se ushtarët serbë janë çlirimtarë dhe jo pushtues. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, mitropoliti i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillihije Radoviç pohoi se “ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta, që datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë së bashku me të tjerë kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli Pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”. Pas varrezave në Bardhaj, Amfillohije i shoqëruar nga përfaqësues së pakicave serbo-malazeze që jetojnë në Shkodër, përgjegjësi i kishës ortodokse të Shkodrës, At Nikolla Petani dhe famullitari i kishës se Vrakës, Radojca Nikqevic vizituan edhe malin e Taraboshit për të kujtuar ushtarët malazezë të rënë gjatë pushtimit të Shkodrës. Amfillohije Radoviç njihet si organizator i protestave të opozitës malazeze kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, si kundërshtar i flaktë i çështjes shqiptare. Prej vitesh emri i mitropolitit është i lidhur edhe me përpjekjet për përvetësimin e objekteve fetare katolike në territoret e Malit te Zi, të cilat sot janë të banuara nga shqiptarë të besimit mysliman ose janë vendbanime të braktisura, për t’i kolonizuar me banorë sllavë.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja pra vjen me i ligu serb Artemije ne mes te ditesh ne Shkoder e na permend teorite e Ivo Andric dhe Vaso Cubrilovic dhe keta te shtetit qe jane eshte turrur ne patriotizem si thone gje.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2012
    Postime
    95
    Edhe Artemijen Saliu do e beje me pasaporte shqiptare, ua jap fjalen per kete qe them

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ky skuptohet...

    Ky thote se ushtaret serbe kane rene per mbrojtjen e pavaresise se Shqiperise e ne anen tjeter eshte kunder shqiptareve. Nese keta paskan rene per clirimin e Shqiperise atehere ti zotri Radovic nuk paske te beje asgje me ta. Perse deshiron me i beku ushtaret qe kane luftuar per Shqiperine kur deri tashti ke 'bekuar' vetem ata qe kane vrare shqiptare. Nese kane luftuar per Shqiperine ne i bekojme e i nderojme, kemi Kishen Katolike e ate Orthodokse e edhe Protestante, ti ske cka lype ne troje shqiptare me kerku varreza per ata 'qe luftuan per Shqiperine'..

  5. #5
    aty i lent rreshnat edhe ai cetnik gjakprishur qe ka vesh at petk fetar...

    uroje qe te zem mend ne shqipot,se armiqt e pushtusit,kan dit me perdore fen e klerin,per interesa te tyre shoveniste grabitqare ndaj nesh...ate karte po mundohen ta perdorin ku munden dhe sot,por shpresoje e uroje shume qe s'do bahena vegla qorre te armikut e te bethes dreqit...

    munde te kemi preferenca e pelqime per ate parti e per ate politikane,njashtu si dhe per fena,por ajo qe do na mbaj bashk perjet,asht atedheu kombi gjuha flamuri e kalumja e herojte e patriotet tane.

    Dritëro Agolli: "Do vijë dita, Shqipërinë e Kosovën do t'i kenë zili"

    Unë besoj pa lëkundje, se Shqipëria në të dyja anët e Drinit, shkurt me Kosovën, do të begatohet siç thotë populli, që bota ta ketë zili.
    Mbetet vetëm të punojmë bashkë, të kundërshtojmë kur duhet, pa u sharë. Në këto çaste na vijnë në mendje fjalët e Naimit të paharruar: "Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë". Gëzuar festën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •