Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Nuk urrej Saliun , ooo njeri ! Urrej tradhetine e Saliut dhe menyren se si e katandisi ai kete popull dhe kete vend ! Urrej antishqiptarizmin e tij , urrej te zezat qe nuk ngopet duke ia bere ketij vendi .... Pse ti e quan normale cfare po i ndodh Shqiperise dhe kombit shqiptar ?
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin

    Sado te shkruani e te shpifni, ju nuk mund te zhbeni as rrugen e kombit, as heqjen e vizave , as antaresimin ne NATO e as pranimin e kandidatures se Shqiperise ne BE.(megjithe perpjekjet e mbrapshta qe pala tjeter ka bere kunder ketyre te gjithave.
    Keto nuk i mohon dot as ti e as Historia e Shqiperise.
    Keto te duken ty anormale?
    Per mua eshte anormale qe te mos votohen tre ligjet qe perbejne tre kushtet e fundit te pranimit te kandidatures se Shqiperise per ne BE.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Blu baron Lexo Postimin
    Rri o Viola, se ti ha buken e atyre qe shqiptaret i mbyllen ne kampe perqendrimi e i kaluan mishin ne makine grirese !!!


    Mbaj vendin tendin aty dhe mjaft luajte rolin e patriotit. Nuk te shkon fare !!!.
    Une ha buken e djerses time ! Mbaj edhe ty dhe Saliun tend , bashke me banden e hajduteve , me taksat qe paguaj tash 22 vjet ! Paguaj edhe energjine dhe ujin per ata qe jane mesuar te rrojne duke vjedhur !

    Buka ime nuk gatuhet ne Athine apo Beograd ! Eshte buke me sakrifice te jashtezakonshme , kur vendi im eshte me i pasuri me uje , kur per hidrocentralet kane paguar brezat e meparshem , kur kromi vidhet dhe shkon ne xhepat e hajduteve megjithese jemi vendi i I- per rezerva , ku nafta dhe hidrokarburet gelojne ne nentoken time , kur natyra dhe peisazhi afrojne brenda disa qindra metrash klima nga me fantastiket per turizem , kur vendi im ka qene shume i pasur me pyje dhe kullota etj.etj.... dhe nga te gjitha keto une nuk marr asnje qindarke si shtetas i ketij vendi !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 17-11-2012 më 15:56

  3. #33
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Skandali, Ksera takim me "Agimin e Artë": Himara tokë greke
    Skandali ??? Pse skandal... Spiro nuk e ka per here te pare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    por deri me sot eshte drejtuesi me patriot qe shqiperia ka njohur, Buri me punetor qe u ul ndonjehere ne karigen e kryeministrit, Njeriu me i ndershem qe ajo zyre ka njohur.
    Sado te shkruani e te shpifni, ju nuk mund te zhbeni as rrugen e kombit, as heqjen e vizave , as antaresimin ne NATO e as pranimin e kandidatures se Shqiperise ne BE.(megjithe perpjekjet e mbrapshta qe pala tjeter ka bere kunder ketyre te gjithave.
    Keto nuk i mohon dot as ti e as Historia e Shqiperise.
    Sa vjen e teprohet me kto lloj levdatash per Komandantin Legjendar qe po na prin nga fjitorja ne fjitore.
    Boll se do na lexoj ndonje i huaj...na futi sala ne Nato hahahahaha
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Mua me duket se ksera me shoke tall sumen me kta qe vijne qe andej.U marrin pare dhe i ngopin me genjeshtra.
    Po heren e fundit e kuptuann ata dobicat andej dhe u thane ju po merrni me pak vota se cjepni pensione hahaha.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Skandali ??? Pse skandal... Spiro nuk e ka per here te pare
    Tashi Ksera ka padrinon qe e mban n'qeveri, por ta shohim se ku ka me shkue Ksera pas zgjedhjeve te 2013. Keta lloj njerezish jane me te peshtiret--ne Shqiperi jane tradhetare e nuk i do njeri, ne Greqi i quajne shqiptare e u thone me ike ne Shqiperi. Kane me mbete tane jeten si mish i huaj!

  7. #37
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    21 Nëntor 2012 - 07:30 | Shqiperi

    Himarë, qiraxhiu shqiptar ngre flamurin kuqezi, 'greku' e përzë



    HIMARE- Incidentet etnike e kthejnë Himarën sërish në qendër të vëmendjes. Katër ditë më parë, një familje shqiptare është përzënë nga shtëpia ku banonte me qira vetëm sepse ka varur në ballkon një flamur kuqezi. Pronari grek i banesës e ka marrë vendimin menjëherë sapo është vënë në dijeni nga fqinjët. Sipas sajteve greke të lajmeve, kanë qenë këta të fundit që i janë ankuar të zotit të banesës.

    Më tej, ky i fundit, duke e konsideruar lëvizje provokuese stolisjen me flamur shqiptar të ballkonit, nga ana e qiramarrësve, ka marrë masa drastike duke i nxjerrë jashtë ata. Duket se të jesh shqiptar e të jetosh në Himarë, nuk të jep të drejtën të ngresh një flamur kuqezi. "Sot, shumica e Himarës është greke, ndaj duket absurd një flamur shqiptar në një ballkon. Nuk duhet të vazhdojmë t'ua shesim tokën tonë shqiptarëve", shkruajnë uebsajtet, duke përgëzuar pronarin grek.

    NGJARJA
    Sipas uebsajteve nacionaliste fqinje, si fillim pronari u ka kërkuar qetësisht qiramarrësve shqiptarë që ta heqin flamurin nga ballkoni. Kjo kërkesë e tij ka hasur në kundërshtimin e bashkëkombësve tanë, ndonëse pronari i banesës është shprehur se simboli kuqezi po provokon fqinjët.

    "Duke mos gjetur alternativë tjetër, nga provokimi i shqiptarëve ai i ka 'fluturuar' nga banesa e tij, duke iu dhënë me vete në dorë, plaçkat e tyre", raportojnë uebsajtet nacionaliste greke. Sipas këtyre sajteve, në këto momente ende ekzistojnë disa shtëpi të blera nga shqiptarët në këtë zonë. Edhe ata kanë bërë të njëjtën gjë: kanë vënë në ballkonin e vet flamuj shqiptar. "Nëse Himara do vazhdojë t'ua shesë tokat të huajve, këto fenomene do të rriten gjithnjë e më shumë", shkruajnë ato. Ndërsa këshilla që sajtet japin në fund, është ende më e rëndë për ne shqiptarët: "Himara është në duart tona dhe ne duhet të ruajmë atë që kemi marrë nga paraardhësit tanë, një Himarë greke".
    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    21 Nëntor 2012 - 07:30 | Shqiperi

    Himarë, qiraxhiu shqiptar ngre flamurin kuqezi, 'greku' e përzë
    kjo duhet hapur me vete si teme, se qenka mjaft interesante.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Çamëria" vs "Omonia": "Nuk është antihistorike që Preveza është shqiptare"
    Publikuar më 03.12.2012 | 13:48

    Shoqata Çamëria reagon sot ndaj deklaratave 'provokuese" të organizatës Omonia, e cila sipas "Çamërisë", "duket se ka humbur misionin e saj dhe po i shërben "Agimit të Artë".

    "Organizata Omonia në vend që të mbrojë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë të kombësisë greke po tenton të helmojë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe vëllezërve tanë minoritarë me deklarata antishqiptare, që në thelb i shërbejnë vetëm qarqeve ekstremiste të tipit “Agimi i Artë”. Deklarata e fundit e “Omonias” që e cilëson antihistorik faktin historik që Preveza është pjesë e trojeve etnike shqiptare është për konsum të brendshëm të financuesve misteriozë të kësaj organizate që nuk ka të bëjë më me Shqipërinë. Preveza dhe e gjithë Çamëria kanë qenë, janë dhe do të jenë tokë shqiptare. Këto treva sot gëlojnë brenda shtetit grek, si pasojë e padrejtësisë historike kundër kombit shqiptar nisur në Konferencën e Londrës. Shoqata Çamëria e thekson me forcë se urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pa dyshim rivendosja e drejtësisë për shqiptarët e Çamërisë dhe respektimi i minoritetit grek. Ne nuk kemi tabu në këtë drejtim. Omonia e bollanizuar duket se ka humbur busullën, duke u kthyer në një levë presioni e “Agimit të Artë” në Shqipëri, arsye kjo se përse ka humbur mbështetjen akoma edhe nga vëllezërit paqedashës minoritarë.

    /Shekulli Online/Përgatiti.A./

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •