T'i leme llogjet ! Rri rehat Bluje ... se nuk i ha ato lloj paresh qe kullojne gjak shqiptari une ! Mbajini per vete dhe iu pafshi hajrin ! Por kujdes se cmimi i tradhetise qe jeni duke bere eshte shume i larte ! Nuk e paguni dot me paret e serbit dhe te grekut ! Parja ka shume raste qe nuk shkon ....!
Historia shqiptare eshte e frikshme ne kete drejtim .....
keta te hane mune i thone andej nga Korca. pordhe me rigon, Greqia eshte e pjerdhur perfundimisht.Nuk kane se c'bejne me shume se kane bere deri me sot. Ca do bejne?Do na sulmojne?Me mire do jete per ne se ky do te ishte fundi i tyre.Nje shtet qe ka falimentuar komplet dhe nuk po orientohet dot eshte Greqia sot.Agimi i sumes se dhjere.
Fshati Livinë i Sarandës, ndihmë “Agimit të Artë”
Deputeti Kosta Papas, i përgjigjet pozitivisht: “Do të vijmë në ‘Vorioepir’ të shpëtojmë patriotët greke nga shqiptarët”
Publikuar më 17.11.2012 | 9:36
Plarent Shehu
- Fshatarët e fshatit Livinë në rrethin e Sarandës, nëpërmjet një letre, i kanë kërkuar ndihmë partisë neonaziste greke, “Agimi i Artë”, të ndihmojnë ata për t’i shpëtuar nga shqiptarët dhe pronat e tyre nga dëmtimi që iu bëhet vazhdimisht. Letra është hartuar me pëlqimin e gjithë fshatit dhe është venë emri i një personi, Jorgo Muraiti, i cili i drejtohet neonazistëve grek duke thënë se, jam një qytetar nga “Vorioepiri” dhe nga fshati Livinë. Shkak për letrën dhe kërkimin e ndihmës së komunitetit minoritar grek në këtë fshat, sipas letrës, është bërë një gurore e hapur rishtazi e disa personave po ashtu minoritarë greke. Një tjetër problem i ngritur nga ky fshat është prishja e një tubacioni i cili çonte ujë në fshatin e tyre për të vaditur tokat e zonës. Sipas letër-hartuesit Jorgo Muraiti: “Këtu e dy vjet kjo firmë inertesh dhe guroreje, ka rrëmbyer dhe marrë gjithçka nga lumi, duke shkaktuar erozion. Pasi kanë shkatërruar gjithçka, janë futur në fshat me forcë. Kemi tentuar t’i ndjekim. I kemi hedhur në gjyq por ata fituan gjyqin. Duke parë se nuk na dëgjonte askush, u mblodhëm si fshat dhe i kemi ndaluar të bëjnë punime në gurore, një gjest që shkaktoi dhunë nga ana e tyre. Duke parë se ne nuk tërhiqeshim nga e drejta jonë, kompania në fjalë, solli në fshat 40 shqiptarë nga zonat përreth dhe me shkopinj dhe hekura në duar ushtruan dhunë mbi fshatin. Nga dhuna u plagos një grua dhe një fëmijë. Policia shqiptare nuk ndërhyri për këtë çështje”.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit, me origjinë nga Suli i Janinës, të “Agimit të Artë”, Kristos Papas, i cili iu ktheu përgjigje pozitive fshatit duke cituar se: “me shqetësim mësuam gjendjen e rëndë në fshatin grek të ‘Vorioepirit’, Livinë dhe unë personalisht e kolegët e tjerë të partisë tonë do të shkojmë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë zonë për të mbrojtur patriotët tanë greke”. Pas këtyre njoftimeve dhe situatës së nderë në fshatin Livinë, në Sarandë, reagoi partia e minoritetit grek MEGA.
AK: Spiro Ksera tradhëtoi interesat e kombit, duhet të arrestohet
KORÇË - Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar aktivin e parë në qytetin e Korcës ku dhe u zgjodhën sekretarët politik të deleguar nga Sekretariati I Aleancës Kuq e Zi. Mes qindra mbështetësve të Aleancës Kuq e Zi Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend lidhur me situatën e krijuar nga konflikti I “CEZ shpërndarje” dhe qeverisë.
“Shqipëria është gati të shpërthejë në protesta mbarëkombëtare prej papërgjegjshmërisë së qeverisë së shtetasit Sali Berisha I cili ndyu duart me paratë e privatizimit. Ujin shqipërisë ja ka dhënë Zoti dhe jo qeveria. Sali Berisha është pjesë e skenarit për destabilizimin e Shqipërisë, dhe këtë ai e ka provuar 15 vjet më parë dhe po tenton ta bëjë sërish. Sot në Shqipëri njerzit po digjën të gjallë, vriten për ujë dhe papërgjegjshmëria për mbrojtjen e jetës së qytetarit nga kjo qeveri është zero” deklaroi kryetari I AK Kreshnik Spahiu.
Duke u ndalur më pas tek skandali I ministrit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera I cili në takimin me deputetin e “Agimit të Artë” ka deklaruar se po punon për të ashtuquajturin “Vorioepir”, kreu I AK deklaroi: Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me Agimin e Artë. Sot në qeveri janë tre ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas që po cënojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare duhet të përgjigjen përpara ligjit, dhe nëse ligji nuk do të veprojë atëherë do të jetë vetë populli që do ti largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me Agimin e Artë është ndër më të rrezikshmit që cënon paqen e të gjithë rajonit. Këta shtetas duhët të procedohet penalisht për tradhëti kombëtare” deklaroi Spahiu.
Në përfundim të aktivitetit ku pjesëmarrja ishtë tepër e madhe lideri I kuqezinjve ka shpërndarë rreth 200 karta anëtarësie për kuqezinjtë e Korcës.
Ky eshte rezultati i perqarjeve partiake shqiptare, partite per te fituar mazhorancen jane ne gjendje te fusin edhe grek e shkije ne parlamente shqiptare, keshtu eshte kur lufton vellaun me te huajin, te merr flake shtepija.
Eshte ardhe koha te bashkohen shqiptaret e te luftojne per interesa shqiptare.
tempus fugit, amor manet in aeternum corde
Spahiu: Qeveria ka 3 ministra grekë dhe 13 filogrekë
Publikuar më 17.11.2012 | 14:15
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik dënuar rënda takimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, me deputetin e “Agimit të Artë”.
Spahiu ka komentuar sot gjatë një aktiviteti në Korçë skandalin e ministrit Ksera dhe ka deklaruar se ai po punon për të ashtuquajturin “Vorioepir”.
“Ministri Spiro Ksera është kthyer në urën e shtetasit Sali Berisha me Agimin e Artë. Sot në qeveri janë 3 ministra grekë dhe 13 ministra filogrekë. Këta shtetas që po cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe po përpiqen të asimilojnë kulturën dhe simbolet shqiptare duhet të përgjigjen përpara ligjit, dhe nëse ligji nuk do të veprojë atëherë do të jetë vetë populli që do ti largojë ata me protesta. Skenari që po hartohet nga 3 ministrat grekë dhe 13 filogrekë dhe lidhjet e tyre me Agimin e Artë është ndër më të rrezikshmit që cenon paqen e të gjithë rajonit. Këta shtetas duhet të procedohet penalisht për tradhti kombëtare”, deklaroi Spahiu.
Spahiu ka komentuar nga Korça edhe zhvillimet më të fundit në vend lidhur me situatën e krijuar nga konflikti i “CEZ Shpërndarje” dhe qeverisë, duke lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit.
“Shqipëria është gati të shpërthejë në protesta mbarëkombëtare prej papërgjegjshmërisë së qeverisë së shtetasit Sali Berisha i cili ndyu duart me paratë e privatizimit. Ujin Shqipërisë ja ka dhënë Zoti dhe jo qeveria. Sali Berisha është pjesë e skenarit për destabilizimin e Shqipërisë, dhe këtë ai e ka provuar 15 vjet më parë dhe po tenton ta bëjë sërish. Sot në Shqipëri njerëzit po digjen të gjallë, vriten për ujë dhe papërgjegjshmëria për mbrojtjen e jetës së qytetarit nga kjo qeveri është zero”, deklaroi kryetari i AK-së.
/Shekulli Online/ E.L/
Duhet të dalim para ministrisë së kserës, e të bëjmë arrestim popullor. Kur qeveria kthehet kundra popullit, populli vepron!
Kam frikë se gjërat nuk janë fiks kështu..
Fakti që populli grek është në gjendje të keqe pak rëndësi ka sepse planet nuk i bën populli por grupe të caktuara! Ato grupe pra nuk vuajnë as për lek as për fuqi.
Duke parë rezultatet që janë arritur, është e qartë se këto grupe greke (politikan, fetar, ushtarak, diplomat, biznesmen etj) kanë bërë një punë shumë të mirë drejt copëtimit të territorit Shqiptar.
Nuk është puna tek pushka dhe dyfeku, ty lufta sot po të bëhet me të tjera mënyra!
-Shkollat greke në Shqipëri janë në rritje, kurse ato Shqiptare në zonat e kufirit janë keq e më keq
-Fjalët si vorio epir, autonomi, tokë greke etj po përmenden kaq shpesh dhe me mënyrë të tillë sa në fund do ndjehemi si të huaj në jug të Shqipërisë!
-grekët sot vinë në Shqipëri, bëjnë ça të duan, dhe në qoftë se ndonjë Shqiptar ngre zërin ata do hasin kundërvënien dhe sharjet e Shqiptarëve të tjerë, kujdes nuk jam simpatizant i asnjë partie, as i AK, por ato veprimet që janë të dobishme nuk kam përse mos ti përqafojë dhe aq më keq ti dënojë për hatër se jam me PD-në apo PS-në etj.
-Sot Shqiptari me plot lehtësi gjen kohën dhe oreksin tju kundërvihet atyre Shqiptarëve që ngrihen nga shtëpia dhe bëjnë mundimin të jen prezent kundër veprimeve anti-Shqiptare! Kurse për gjithë ato turpe që bëhen, Shqiptari nuk flet fare, vetëm AK-ja e djeg, kjo shpjegohet vetëm me psikanalizë për mua!!
-Kisha greke është fut aq thellë, sa që nuk ka burrë nëne ta tundi! sepse kanë për tu ngrit gjithë ata Shqiptarë me njëherë për ta mbrojtur!
-etj etj gjëra plot, këto duhen shikuar bashkë me gjumin e thellë të Shqiptarit, një gjumë i shkaktuar nga situata që përjeton robi sot në Shqipëri!
Krijoni Kontakt