16 Nëntor 2012 - 12:30 | Shqiperi
Skandali, Ksera takim me "Agimin e Artë": Himara tokë greke
Nga: TEDI BLUSHI
Agimi i Artë” parala jmëron se do të rik thehet në Shqipëri edhe pse ministri ynë i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ka deklaruar në mënyrë të prerë se në territorin shqiptar nuk do të lejohet më hyrja e formacioneve ekstremiste greke. Me anë të një deklarate të shkurtër për shtyp partia neonaziste greke ka bërë të qartë se “po, ne do të rikthehemi në Shqipëri. Cili ishte faji i grekëve të ‘Agimit të Artë’? Ajo çfarëdo kërkojmë ne në mënyrë të qartë është zbatimi i Protokollit të Korfuzit që siguron të drejtat e minoritetit kombëtar grek në Epirin e Veriut. Ne i themi jo një Qiproje të re në veri të Greqisë”, - përfundon deklarata. KRISTO PAPAS Një skandal i rëndë u regjistrua në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. “Gazeta Shqiptare” zbuloi videon ku deputeti i grek, Kristo Papas ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara. Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek. Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ka ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare dhe ato duhen t’i çlirojmë. Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar. “Nuk ka Vorio- Epir, Epiri është një. Vetëm një copë ka mbetur e skllavëruar dhe jo e lirë. Është në dorën tonë që të mbajmë këto Termopile. Mbi të gjitha jeni ju të parët, që jeni vendas e që jetoni këtu, që keni gjithë këtë presion të institucioneve shqiptare. Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar. I paharruar qoftë kujtimi i Aristotelit! Qoftë i pavdekshëm, vdekja nuk llogaritet. Një është Greqia, për Greqinë luftojmë. I njëjti mesazh është edhe në Qipro, në Qipron tonë të skllavëruar. Mbi këtë varr duhet të betohemi për atdheun tonë, për fenë tonë, për idealet tona. Rroftë Greqia!”, – deklaroi Kristo Papa.
Ksera-Papas: Mbrojmë Vorio-Epirin
Një ministër i qeverisë greke të Andonis Samaras, nuk do guxonte t’i jepte dorën një deputeti të “Agimit të Artë”. Partia neo-naziste greke, që aktualisht ka 21 vende në Parlament, i ka shpallur ata armiq, duke paralajmëruar madje se në rast të ardhjes në pushtet do t’i nxjerrë para një gjykate të posaçme për t’i burgosur e shpronësuar. Ndryshe ndodh me ministrat e qeverisë shqiptare. Në 28 tetor 2012, në kishën e Bularatit, Spiro Ksera, anëtari i kabinetit Berisha, jo vetëm ka shtrënguar dorën me një nga deputetët e “Agimit të Artë” por ka zhvilluar me të edhe një takim të gjatë. Ka qenë pikërisht Kristo Papas, ligjvënësi neo-nazist më energjik që publikisht i ka kërcënuar me jetë emigrantët shqiptarë dhe që mbi varrin e të ndjerit, Aristotel Guma është betuar për çlirimin e Vorio-Epirit, siç e cilëson ai Jugun e Shqipërisë. Takimi Ksera-Papas, regjistrohet si skandali më i rëndë i një zyrtar të lartë të qeverisë, në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. TAKIMI Takimi ka qenë sekret. Për t’i shpëtuar syrit të kureshtarëve palët kanë zgjedhur kishën e Bularatit. Ky ka qenë vendi më i sigurtë i menduar për shkak se pak kilometra prej andej Aleanca Kuq e Zi, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Vetëvendosja kishin organizuar protesta për të penguar tubimin e neonazistëve grekë me rastin e zhvillimit të homazheve për ushtarët greke të rënë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por nëse derimë sot ministri, Spiro Ksera e ka mbajtur “premtimin” për të mos ta bërë publik këtë takim, “tradhëtia” ka ndodhur nga miku i tij grek. Deputeti i “Agimit të Artë”, Kristo Papa i ka dhënë fund heshtjes duke publikuar jo vetëm foto të takimit me Kserën por ka zbardhur edhe diskutimin që sipas tij është zhvilluar mes tyre. “Shqiptarët kanë gjetur dhe kanë bërë. Por një bandë e vogël syresh (referuar protestave të Aleancës KuqeZi, Klubit të Patriotëve të Rinj dhe Vetëvendosjes) nuk mund të na bëjnë ne presione në tokën e Vorio-Epirit. Ata janë bashkuar dhe janë bërë njësh. Po ju ç’po bëni për të mbrojtur interesat e vorio-epirotëve? Heshtni dhe doni të dialogoni me ta? Turp!”, - është shprehur mes të tjerash Papas në këtë takim. “Me kë kujton se flet?! Keni ardhur këtu për herë të parë dhe doni të tregoni se jeni më hero se unë? Nëse për ju është hera e parë që vini këtu, unë kam vite që luftoj për të mbrojtur Vorio-Epirin! Tani jam me demokratët, ministër në qeveri dhe di t’i mbroj më mirë interesat e Vorio-Epirit”, - i është përgjigjur Ksera. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë dialogun që deputeti neonazist grek, Kristo Papas pretendon se ka zhvilluar me ministrin e qeverisë Berisha.
(Lajmi eskluzivisht sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt