Në Novi-Pazar digjet flamuri i Serbisë
Publikuar më 21.11.2012 | 17:19
NOVI – PAZAR: Në qendër të Novi Pazarit (Pazari i Ri), para bar-kafeve dhe zyrave të Kryqit të Kuq, persona të panjohur gjatë natës kanë hequr nga shtiza flamurin e Serbisë dhe e kanë djegur më pas, ndërsa flamuri i Kryqit të Kuq është hedhur poshtë nga shtylla në një lëndinë", ka njoftuar polcia serbe, duke shtuar se me këtë rast është kryer krim me qëllim dëmtimin e reputacionit të Serbisë, transmeton gazeta serbe Blic dhe siti 'Presheva Jonë'. "Policia po ndërmerr masa për të gjetur autorët”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Policisë në Novi Pazar, ku një ekip nga ky deprtament ka shkuar sot në mëngjes në vendngjarje. Novi Pazar është qendër ekonomike dhe kulturore e Sanxhakut, 290 km larg Beogradit, edhe me popullsi shqiptare.
/Koha Ditore/Shekulli Online/Përgatiti.A./
Krijoni Kontakt