SHQIPĖRI ETNIKE - PA HEZITIM!
Si datė e shėnuar me tė kuqe nė kalendar, me tė shpejtė po na afrohet dita e Festės sė Flamurit. Nė fakt, ėshtė festė e ditės sė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por, shumica e ne shqiptarėve mė tepėr parapėlqejmė ta quajnė si Festa e Flamurit. E flamurit tonė kuqezi. Asaj lecke tė gjakosur njollėzezė, e cila, qė nga ajo kohė kur lindi, e reshtur nėpėr mote, pėr ne qe gjithēka. Ēdo gjė. Mbi tė gjithash, fashė pėr plagėt tona, qefinė varrimesh, bajrak ēiftėzimesh, emblemė djepash nė kokė tė foshnjave, vjershė ninullash, strofė kėngėsh kreshnike me lahutė dhe ēifteli, prijėse nėpėr beteja dhe luftėra pėr liri...dhe kėshtu sėrish prej fillimit dhe bredhjes tonė nėpėr histori...
Sa mė shumė po na afrohet dita e 28 Nėntorit, e cila kėtė vit kalendarik pėrkon edhe me jubileun e 100 vjetorit tė themelimit tė shtetit modern shqiptar, nė tė gjitha trojet etnike tė Shqipėrisė natyrale, si dhe diasporė, aq mė tepėr po shtohen aktivitetet tė ndryshme kulturo-artistike tė dedikuara shėnimit tė kėsaj feste tė madhe gjithėkombėtare. Pa marrė parasysh bartėsit dhe mėnyrėn (zyrtare apo spontane qytetare) tė organizimit tė tyre, nė esencė, tė gjitha ato si kujtesė, fuqishėm do ta reflektojnė porosinė e synimit tonė kolektiv tė bashkimit tė tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt unik tė quajtur SHQIPĖRI. Kėtė realitet tė pamohueshėm, mbase, mė sė miri e kanė ditur gjithnjė (dhe ende e dinė) armiqtė tanė, por, fatkeqėsisht, jo edhe elitat tona politike nė pushtet (Shqipėri, Kosovė, Iliridė...), tė cilėve, me kontributin teorik mohues, shpesh nė publicistikė atyre ju bashkėngjiteshin edhe disa pseudo-intelektual, gazetarė - argatė tė pushtetit servil ndaj tė huajve, analistė politik tendencioz, etj.. Me pretekste tė ndryshme kinse tė mbėshtetura nė teori filozofike-politike moderne tė krijimit tė shteteve dhe kombeve, apo, gjoja tė udhėhequr nga racionalizmi i real-politikės sė kohės, kėta politikanė nihilist kombėtar dhe shkarravitėsit e shkretė finok intelektual, vėrtet pėr njė kohė kanė arritur qė njė pjesė tė popullit tonė ta mbajnė nė lajthim. Por, jo edhe aq gjatė! Sepse, vetėdijesimi evolutiv i masave tona nė kėtė drejtim, tashmė me tė madhe ka filluar tė ngjaj, dhe, se, preteksti i shėnimit tė kėsaj festeje jubilare tė 100 Vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, sigurisht se do tė shėrbej si katalizatore mė e fuqishme e ekspozimit edhe mė depėrtues kolektiv tė kėsaj porosie.
Lypni, do t'ju jepet, kėrkoni dhe do ta gjeni...
Nė Bibėl ekziston njė postulat shumė domethėnės si porosi praktike besimtarėve: Lypni, do t'ju jepet; kėrkoni dhe do ta gjeni; trokitni dhe do t'ju ēelet! Sepse, kush lyp, i jepet, e, kush troket, i ēelet. Kėtė postulat tematik, nė vazhdim si ilustrim, do ta konkretizoja edhe me njė metaforė nga jeta ime praktike: Dikur kur isha nxėnės i shkollės sė mesme, nė gjeneratėn tonė ka qenė edhe njė vajzė e cila dallonte shumė nga tė tjerat pėr nga bukura. Prej gjithė ne meshkujve, nuk kishte kush qė marrėzisht nuk qe dashuruar nė te. Dashuri platonike, kuptohet. Por, edhe pse ishte shume e adhuruar nga gjithė ne meshkujt e gjeneratės, gjatė 4 viteve sa ishim bashkė, ajo asnjėherė nuk pat ndonjė tė dashur. Shkaku: sepse, aq sa ne ishim tė magjepsur nga bukuria e saj e pėrkryer, njėkohėsisht kishim edhe frikė, mosbesim nė vete dhe dyshim tė tepruar pėr mundėsinė e mospranimit nga ana e saj, kėshtu qė, asnjėri nga ne donzhuanėt e gjeneratės, kurrė nuk kemi pasur guxim tia lypim, sikur thuhej nė zhargonin tonė adoleshent.
Mu sikur nga shembulli i kėsaj analogjie, kur ėshtė fjala pėr Bashkimin kombėtar tė shqiptarėve, ngjashėm veprojmė sot edhe si popull. Duke menduar me logjikė tė gabuar tė gjykimit se:kjo ėshtė njė kėrkesė e pamundur, nuk na lejojnė ndėrkombėtarėt, nuk ėshtė ende koha e duhur, do tė bashkohemi nė Evropėn e Bashkuar ...etj., ashtu qė, nė vend se ta shprehim dhe ta kėrkojmė haptas kėtė synim, ne nė vete pavetėdijshėm instalonim njė mohim si bindje tė gabuar psikologjike kolektive. Pra, qė tė na jepet, ne nuk kemi guxuar as me lyp, as me kėrkua e lere mė me trokit diku. Ama, tani e tutje, sigurisht mė jo! Dashurisė platonike nė mes tė territoreve tona tė ndara shqiptare me shekuj, ndal- ngadalė po i vije fundi. Sepse, ne ma ja kemi nisur me lyp, me kėrkua me ngulm dhe zhurmshėm me trokit nė atė derė tė fatit tonė tė mėkėmbur ndėr shekuj nga tė tjerėt, e cila derė, shumė shpejtė do tė na hapet triumfalisht.
Me kėtė rast, fare nuk dua tė ndalem nė kohėn e sotme tė Republikės sė Kosovės sė pavarur dhe thuaja sovrane, e cila, sipas nenit 1, pika 3, tė Kushtetutės sė saj, edhe juridikisht pretendon ta ndaloj kėtė synim tonė historik tė Bashkimit kombėtar tė pandashėm si proces. Po ashtu, me kėtė rast, fare nuk dua tė merrem as me qėndrimet kontradiktore zyrtare tė elitave tona politike shqiptare rreth kėsaj ēėshtje. Ajo qė mė sė shumti mė inkurajon nė kėtė drejtim ėshtė se, falė njė brezi tė ri i cili veē ka lindur dhe i cili edhe institucionalisht po e shpėrfaq haptas kėtė synim, sot, populli ynė me tė madhe po bindet se para integrimeve tė pandalshme evropiane, ajo sė pari duhet tė integrohet brendapėrbrenda vetes si komb. Sa jemi tė fuqishėm dhe tė bashkuar kur duam, do ta tregojmė mė 28 Nėntor.
Tė urojmė nga zemra qė ky bashkim emocional tė mos jetė vetėm pėr kėtė ditė dhe vetėm pėr festa!
Gėzuar, shqiptarė, 100 vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė!
Adnan Abrashi
Krijoni Kontakt