Cfare duhet te besh kur te sulmojne territorin?
Cfare duhet te besh kur te sulmojne territorin?
Vasudhaiva Kutumbakam
Nuk fola fare as per kufij, as kush ka te drejten hstorike. Per mua te dy jane fajtore per konfliktin pa fund, e kam thene edhe me pare.
Fola per konfliktin e ketyre diteve. Dje palestinezet hodhen rraketa dhe vrane izraelite. Izraeli u kunderpergjigj dhe vrau palestineze. Per kete te thashe qe kane plotesisht te drejte.
Ti cfare mendimi ke per rraketat qe hedh Hamasi ne Izrael? Te justifikuara?
Po per bombardimet e Izraelit ne Palesitne? Te justifikuara?
me duket se jam shprehur me lart. po citoj vehten. lol
gjithashtu bombardimet e izraelit ne palestine nuk jane te justifikuara.
te vrasesh femije nuk ka si te jete e justifikuar. pastaj eshte vertetuar perdorimi nga ana e izraelit te armeve te ndaluara...
nje gje e tille nuk ka si te justifikohet.
p.s. pastaj ke quan ti palestine? vetem gazen?
Vasudhaiva Kutumbakam
Per ligjet nderkombetare eshte e kote te flasim.
Interesante dhe pergjigjet. Vrasja e femijeve futet te pershkrimi i Izraelit. Sikur palestinezet dergojne rraketa vetem aty ky ka te rritur.
Palestine quaj ke te duash nuk ka shume rendesi. Sulmet jane kundrejt popullsise, jo tokave.
eshte e kote te flasim per ligjet nderkombetare? pse? ishin ligjet nderkombetare qe krijuan shtetin e izraelit ne 1948.
fola keshtu sepse di qe qe nga viti 2000 femijet izraeliane te vrare nuk jane as 10% te femijeve palestineze te vrare...
lexo statistikat!
ki gjithashtu parasysh qe izraeli ka ndermarre edhe sulme me ushtare kembesore e te vrasesh femije ne sulme te tilla eshte c'njerezore.
si nuk paska shume rendesi ke quan palestine??? hahaha. kjo eshte baza.
prandaj te pyeta nese e di se cfare po ndodh ne west bank apo jo. lol.
Vasudhaiva Kutumbakam
E kemi bere njehere muhabetin e statistikave. Palestinezet hodhen 100 rraketa per te vrare 3 veta? Palestinezet duan te vrasin sa me shume izraelite, por nuk kane armet e duhura dhe Izraeli ka sistem mbrojtje qe asgjeson nje pjese te rraketave.
Eshte si te te gjuaj njeri me arme 5 here, po ti shpeton se s'te kap dot, e pastaj te kesh rastin ti gjuash por mos ta besh, meqe s'te kapi plumbi i atij.
Ti mendon se sulmet izraelite kane synim vrasjen e femijeve?
Nuk ka rendesi se ke quan Palestine per muhabetin qe po bej une. Se rendesi ka dhe cmimi i benzines ne Amerike per mua, po s'ka pse ta fus ne muhabet. Po flasim per aktet e vrasjeve te njerezve te pafajshem. Siperfaqja e Palestines nuk ndryshon asgje.
Izraeli parmisht ska si te reagoje ndaj sulmeve me raketa nga ana e HAMAS-it vecse me kundersulm...
Prandaj, kundersulmi i permasave te ckatuara nga ana e Izraelit eshte i justifikueshem. Vetem kundersulmi i qellimshem ndaj civilisteve nga ana e Izraelit nuk mund te justifikohet.
Ne natyrisht nuk mund te diskutojme ketu se sa i kujdesshem eshte Izraeli gjate kundersulmeve konkrete etj. Kjo eshte tematike tjeter.
Megjithate, fakti qe Izraeli gjate kundersulmeve mund te vrase edhe civiliste te pafajshem, perseri nuk e delegjitimon automatikisht kundersulmin.
Te gjithe e dime ose mund ta marrim me mend, pavaresisht simpative, preferencave, pervojave etj., qe HAMAS&Co kane shume pak mundesi te mos shfrytezojne vende te banuara me civiliste per te vendosur raketat e tyre. Ne te kunderten shumica do te shkaterroheshin shume lehte nga Izraeli.
Prandaj, eshte shume problematike te thuhet se si do te duhej te veperonte nje shtet, pavaresisht sa eshte i pergjegjshem, demokratik apo i drejte, nese sulmohet me raketa ne rrethana te tilla si ne Gaza.
Nuk eshte e pritshme qe nje shtet, pavaresisht a eshte Izraeli apo ndonje tjeter, do te reagonte shume me ndryshe ndaj sulmeve te ngjashme me raketa. Asnje shtet nuk do te dorezohej, vetem pse grupe ekstremiste e sulmojne me raketa duke e shfrytezuar nje zone e mbipopulluar, ku pothuajse cfardo sulmi me arme te renda munde te shkaktoje viktima te shumta civile.
Mundesia tjeter do te ishte okupimi dhe vendosja e nje regjimi te okuptorit. Por, kjo do te ishte parimisht me e padrejte se kundersulmet dhe do te sillte probleme dhe konflikte tjera.
Eshte joreale te kerkohet nga Izraeli qe te dorezohet, vetem pse nuk mund ta luftoje HAMAS-in pa rrezikuar edhe jeten e civilisteve te atjeshem palestinez.
Do te ishte ceshtje tjeter, nese HAMAS-i do te luftonte per clirimin e Gazes. Atehere kerkesa per terheqjen e Izraelit do te ishte e drejte dhe e pritshme. Por, jo terheqja nga Izraeli, sic pretendojne HAMAS&Co me sulme te pepergjegjshme.
Pergjegjesia bie edhe mbi HAMAS-in, udheheqesine e palesitnezeve dhe vete qytetaret e atjeshem palestinez. Nese te gjithe se bashku jane te bindur se kjo eshte rruga e duhur per te arritur qellimet e tyre, atehere duhet te jene te gatshem ti bartin edhe konsekuencat...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 16-11-2012 më 12:10
Krijoni Kontakt