Ashtu eshte, por ne duhet te punojm me shume.
''Brenda 10 viteve nuk do të ekzistoj më Izraeli''
Sipas raporteve të lajmeve, Henry Kissinger dhe gjashtëmbëdhjetë agjencitë amerikane të inteligjencës janë dakord se në të ardhmen e afërt, "Izraeli" nuk do të ekzistojë më.
New York Post e citon fjalë për fjalë Kissingerin: ''Brenda 10 viteve nuk do të ekzistoj më Izraeli''.
Deklarata e Kissingerit është e sheshtë dhe e pakualifikuar. Ai nuk është duke thënë se "Izraeli" është në rrezik, apo se mund të shpetoj nëse vetëm i jepen atij triliona dollarë shtesë dhe se mund ti thyen armiqte e tij me ushtrinë amerikane.
Ai nuk është duke thënë se nëse zgjedhet miku i vjetër i Netanyahut Romney Mitt, "Izraeli" ka mundësi disi të shpëtoj. Ai nuk është duke thënë se në qoftë se Irani bombardohet, "Izraeli" ka mundesi të mbijetojë. Ai nuk është duke ofruar ndonjë rrugedalje. Ai është thjesht duke e deklaruar një fakt se: Në vitin 2022, "Izraeli" nuk do të ekzistojë më.
Komuniteti i inteligjencës amerikane është dakord me konstatimin e tij, por nuk është i sigurt se "Izraeli" do të pushojë së ekzistoj deri në vitin 2022.
Gjashtëmbëdhjetë agjenci amerikane të intelegjences me një buxhet të kombinuar mbi 70 miliardë dollar, e kanë lëshuar një analizë të gjate 82-faqe me titullin "Përgatitje për një Lindje të Mesme pas-Izraelit".
Raporti i inteligjencës amerikane obzervon se 700.000 kolonialistë "izraelitë" ilegalisht e kanë okupuar tokën e vjedhur në vitin 1967 –tokë për të cilën e tëre bota është dakord se i takon Palestinës, e jo "Izraelit" - nuk do ti mbledhin plaçkat dhe të largohen në paqe. "Izrael" është në situatën e njejtë si Afrika e Jugut në fund të vitit 1980. Bota kurrë nuk do ta pranoj praninë e vazhdueshme të jevrejëve në tokën e okupuar palestineze.
Koalicioni ekstremist Likud që e qeverisë "Izraelin", sipas raportit të inteligjencës amerikane, është gjithnjë në përkrahje dhe mbështetje të dhunës së shfrenuar dhe mungesës së ligjit nga kolonialistët e paligjshem.
Në raport thuhet se brutaliteti dhe kriminaliteti i kolonialistëve, dhe rritja e infrastrukturës të stilit apartheid duke e përfshirë murin apartheid dhe gjithnjë e më shumë sistem drakonian i postblloqeve, janë të pambrojtshme, të paqëndrueshme, dhe jashtë sinkronizimit të vlerave amerikane.
Të gjashtëmbëdhjetë agjencitë amerikane të intelegjences janë dakord se "Izraeli" nuk mund ti përballojë ardhjes së perforcimit për-palestinezët që përbëhet nga Pranvera Arabe, zgjimi islamik, dhe ngritja e Iranit.
Në të kaluarën, diktatura në rajon e ka mbajtur kapakun mbi përkrahjen e aspiratave të popullit të tyre palestinezë. Por ato diktatura filluan të rrëzohen me rënien e Shahut të Iranit pro-Izraelit në vitin 1979 dhe me krijimin e një republike demokratike islamike, qeveria e së ciles ka pasur pak zgjedhje por të reflektoj në opozitën e popullit të saj ndaj "Izraelit". I njëjti proces i - përmbysjes së diktatorëve të cilët kanë punuar me atë, ose të paktën që e toleronin, "Izraelin" - tani është duke u perhapur me shpejtësi të madhe në tërë rajonin. Rezultati do të jetë se qeveritë do të jenë më islamike, dhe shumë më pak miqësore me "Izraelin".
Raporti i komunitetit të intelegjencës amerikane thotë se në dritën e këtyre realiteteve, qeveria amerikane thjesht nuk ka burime ushtarake dhe financiare për të vazhduar ta mbaj në këmbë "Izraelin" kundër dëshirave të më shumë se një miliard fqinjëve të tij.
Në mënyrë që ti normalizojë marrëdhëniet me 57 vendet islamike, raporti sugjeron se, SHBA-t do të duhej ti ndjekin interesat e veta kombëtare dhe duhet ta tërheqin spirandën nga "Izraeli".
Interesante, as Henry Kissingeri e as autorët e raportit të inteligjencës amerikane nuk japin asnjë shenjë se ata janë duke vajtuar për lënien e "Izraelit". Kjo është e quditshme, duke qenë se Kissingeri është hebre dhe gjithmonë eshte konsideruar si një mik (nëse rastësisht një mik i ashpër) i "Izraelit", dhe për të gjithë amerikanët, duke përfshirë edhe ata që punojnë për agjencitë e inteligjencës, kanë qenë të ndikuar nga mediat e fuqimshme pro- Izraelite.
Çka e shpjegon nje vetëkënaqësi të tillë?
Amerikanët që i kushtojne vëmendje çështjeve ndërkombëtare - një kategori që me siguri e përfshin Kissingerin dhe autorët e raportit të inteligjencës - janë ngopur me kokëfortësinë dhe fanatizmin e "Izraelit".
Çuditshmëria e Netanjahut, performanca e tij gjerësisht e tallur në Kombet e Bashkuara, ku ai e ngriti një karikaturë të një bombe në një mënyrë të tillë saqë ai vetë u shëndrrua në një karikaturë të një "Zionisti të çmendur", ishte e fundit nga serit e të ligave nga " Udhëheqësit izraelitë" që duken të prirur për ta luajtur dorën e tyre.
Një faktor i dytë është fyerja e qelbëzuar që e ndiejn shumë amerikanë ndaj sundimit arrogant të lobit "Izraelit" në diskursin publik. Sa herë që një gazetar i mirënjohur amerikan perjashtohet nga puna për shkak të leximit "jashtë skriptës" në lidhje me "Izraelin", siç ndodhi me Helen Thomas dhe Rick Sanchez, një reagim në shumicen e rasteve i padukshëm, si një valë e baticës valëzon nën sipërfaqen e oqeanit, rritet në fuqi.
Dhe çdo herë që lobi "Izraelit" e godet dikë si Maureen Dowd, i cili kohëve të fundit e ka vërejtur se të njëjtit fanatikë "Izraelit" që i terheqën zvarrë SHBA-t në luftën në Irak janë tani duke u përpjekur për ta bërë të njëjtën gjë me Iranin, më shumë njerëz fillojnë të zgjoheni dhe ta kuptojnë se njerëzit si Dowd, Thomas, dhe Sançez janë duke e folur të vërtetën.
Një arsye e tretë për vetëkënaqësin në fytyrën e vdekjes së pashmangshme të "Izraelit": Bashkësia çifute amerikane nuk është më e bashkuar në mbështetjen e "Izraelit", e shumë më pak të udheheqësis së tij Likudnik.
Gazetarët dhe analistët e sofistikuara hebrenj si Philip Weiss po e njohin papërgjegjshmërin e udheheqësis aktuale "Izraelite" dhe shpresës të saj të vështirë.
Sipas raporteve të fundit, nuk është më në modë në mesin e hebrenjve amerikan të rinj që të kujdesen për "Izraelin".
Dhe pavarësisht përpjekjeve të furishme te Netanjahut që të ndikoj ne votuesit hebrenj drejt Likudnik-ut Mitt Romney, sondazhet tregojnë se Obama, i cili është në rekord duke thënë se ai e "urren" "gënjeshtarin" Netanjah, lehtë do ta fitojë shumicën e votave hebrenje.
"Izraeli" e ka arritur fundin në raftin e jetës së tij. Gjithnjë e më shumë politikanët amerikanë dhe përfaqësuesit e elitës të SHBA, si dhe amerikanët e zakonshëm, e ndajnë këtë mendim.
Krijoni Kontakt