Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kosovë, 3 arrestime për krime lufte

    Kosovë, 3 arrestime për krime lufte

    15/11/2012 16:45

    Policia e misionit EULEX ka arrestuar të enjten në rajonin e Skënderajt tre persona, të dyshuar si autorë të krimeve të luftës gjatë viteve 98-99.

    Lajmin e bën të ditur “REL”, sipas të cilës operacioni i agjentëve të misionit evropian është kryer në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

    Zëdhënësi i EULEX, Blerim Krasniqi ka konfirmuar arrestimet dhe ka saktësuar se çështja po hetohet nga Prokuroria Speciale.

    Ndërsa mediat kosovare kanë raportuar se personat e arrestuar janë Rustem, Hetem dhe Sabit Geci, por informacioni nuk është konfirmuar nga misioni evropian.

    Sipas gazetës “Express”, dy nga të arrestuarit, vëllezërit Rustem dhe Hetem Geci janë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Ibrahim Shala, shef i zyrës së shtypit në Ministrinë e FSK-së. “Na vjen keq për arrestimin e dy pjesetarëve të FSK-së, por ligji është mbi të gjitha”, ka thënë Shala për “Express”.

    Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës e ka kritikuar ashpër arrestimin e Gecajve, të cilët kanë qenë anëtarë të UÇK-së, duke deklaruar se, “EULEX ende nuk ka hequr dorë nga gjuetia e shtrigave kundër luftëtarëve të UÇK-së”.

    top-channel

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Kur nuk ia mban per kriminelet e vertet serb qe shetisin larte e poshte, merren me kosovaret. Shume kane akuzuar nga shqiptaret per krime lufte, por per asnje skane pase fakte vetem budallalliqe.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Kosovë, 3 arrestime për krime lufte

    15/11/2012 16:45

    Policia e misionit EULEX ka arrestuar të enjten në rajonin e Skënderajt tre persona, të dyshuar si autorë të krimeve të luftës gjatë viteve 98-99.

    Lajmin e bën të ditur “REL”, sipas të cilës operacioni i agjentëve të misionit evropian është kryer në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

    Zëdhënësi i EULEX, Blerim Krasniqi ka konfirmuar arrestimet dhe ka saktësuar se çështja po hetohet nga Prokuroria Speciale.

    Ndërsa mediat kosovare kanë raportuar se personat e arrestuar janë Rustem, Hetem dhe Sabit Geci, por informacioni nuk është konfirmuar nga misioni evropian.

    Sipas gazetës “Express”, dy nga të arrestuarit, vëllezërit Rustem dhe Hetem Geci janë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Ibrahim Shala, shef i zyrës së shtypit në Ministrinë e FSK-së. “Na vjen keq për arrestimin e dy pjesetarëve të FSK-së, por ligji është mbi të gjitha”, ka thënë Shala për “Express”.

    Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës e ka kritikuar ashpër arrestimin e Gecajve, të cilët kanë qenë anëtarë të UÇK-së, duke deklaruar se, “EULEX ende nuk ka hequr dorë nga gjuetia e shtrigave kundër luftëtarëve të UÇK-së”.

    top-channel

    - ketij arrestimi i gezohet serbia por me se shumti VetFundosja .!!! me siguri edhe kan festu mbreme.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Vëllezërit Geci dyshohet se kanë vrarë vëllezërit Berisha


    Prishtinë, Skenderaj, 16 nëntor - Trupat franceze të NATO-s kishin zbarkuar më 18 qershor 1999 në Skenderaj. Forcat serbe po tërhiqeshin nga Drenica. Pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin zbritur nga malet. Kishte të shtëna armësh. Para spitalit ndodheshin dy vëllezërit Vehbi dhe Gani Berisha. Kishte qëlluar që vendi dhe koha e ndodhjes së tyre ishte e gabuar. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri për vdekje.

    13 vjet pas, Policia speciale e EULEX-it me urdhër të prokurorit special, Maorizio Salustro, ka arrestuar të dyshuarit për ekzekutimin e tyre vëllezërit Hetem (1964) dhe Rrustem Geci (1961), si dhe kushëririn e tyre Sabit Gecin (1971) nga Llausha. Ata janë arrestuar të enjten herët në mëngjes në shtëpitë e tyre në Skenderaj, Llaushë dhe Prishtinë. Ata dyshohen se në cilësi të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile duke vrarë këta dy civilë.

    Dy prej të arrestuarve, Rrustem dhe Hetem Geci, janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, ndërsa Sabit Geci punëtor në PTK.

    Sulmi i armatosur kundër dy vëllezërve kishte ndodhur para spitalit të Skenderajt. Vehbi Berisha kishte vdekur në vend si pasojë e të shtënave me armë, ndërsa vëllai i tij ishte plagosur. Ai ishte dërguar në spital. Njerëz të armatosur kishin hyrë brenda dhe e kishin vrarë brenda ambientit ku pritej t’i jepej ndihmë mjekësore.

    Vëllezërit Berisha kanë jetuar në Skenderaj dhe janë me prejardhje nga fshati Turiqefc. Ata kanë qenë anëtarë të lagjes së Lutanëve, lagje kjo e njohur në Drenicë.

    Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •