Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Imami i Prishtinës, para prokurorit për fyerjen e Nënë Terezës: E ka vendin në ferr,

    Për fyerjet publike që i ka bërë ndaj Nënë Terezës disa vite më parë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, të martën, dy orë radhazi është përgjigjur në pyetjet e prokurorit komunal të Prishtinës, Valdet Gashit. Shefqet Krasniqi ka pranuar se ka komentuar në lidhje me Gonxhe Bojaxhiun para xhematit në Xhaminë e Madhe, por thotë se nuk e ka fyer Nënë Terezën, siç pretendohet në kallëzimin penal.

    Mohimet se ka fyer Nënë Terezën, Krasniqi i ka bërë në kuadër të hetimeve që po bëhen për më shumë se tri vjet nga ushtrimi i kallëzimit penal në Prokurorinë Komunale nga shkrimtari Qerim Ujkani, avokatët Bajram Krasniqi e Zef Prenaj, si dhe Adem Nimani.

    Katër qytetarët në kallëzimin penal pretendojnë se imami i Xhamisë së Madhe me deklarimet publike në xhami e në gazeta ditore, ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, veprën penale të fyerjes, si dhe veprën penale të shpifjes.

    “Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojagjiun e quan prostitutë, e cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhet mes të tjerash në kallëzimin penal, një kopje të të cilit e posedon gazeta.

    Duke u përgjigjur për këto pretendime të kallëzimit penal, imami Krasniqi thotë se ka folur për Nënë Terezën qysh në vitin 2004 në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe atë, pas një pyetje të bërë nga një besimtar gjatë ligjëratave të mbrëmjes që i ka mbajtur në xhaminë që drejton, çdo të mërkurë, shkruan sot “Zëri” .

    “Një ndër ato pyetje ka ardhur se çka mendoni ju për Nënën Terezën, e cila iu ka ndihmuar shumë të varfërve, shumë jetimëve, por megjithatë ka qenë jomyslimane?”, ka cituar Krasniqi pyetjen që i ishte bërë nga besimtari.

    “Midis xhehnemi, thellë midis xhehnemit e ka vendin ajo, sepse s’e ka besuar Allahun, s’e ka besuar pejgamberin, s’e ka besuar Kur’anin. Edhe nëse e ka besuar Allahun, e ka besuar me të meta, jo të plotë… Tereza e ka pasur derën e çelur ku ka dashur të shkojë, pa para krejt dynjanë, të hajë çka të dojë, të pijë çka të dojë, burra cilindo ta ndërrojë, ka pasur të mira në këtë dynja plot ajo”, ka thënë Krasniqi në deklaratën, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta.

    Në pyetjen e prokurorit se çka ka dashur të thotë vetë Krasniqi me “burra cilin do ta ndërrojë”, imami i Xhamisë së Madhe ka thënë se “është rregull i përgjithshëm i të mirave të cilat i ka bërë një person jomysliman në këtë dynja, e Allahu ia kthen të mirat në atë dynja, i hap dyert e dëfrimit, kënaqësisë, plotësimit të dëshirave etj”.

    “Këtë e kam thënë në kontest të përgjithshëm, përndryshe kjo nuk do të duhej të vlente për të (Nënë Terezën), sepse ajo e ka të ndaluar martesën me fe të saj e lëre më amoralitetin. Ndaj nuk është e vërtetë që e kam akuzuar për moral, për xhehenem po, për amoralitet jo”, ka thënë Krasniqi.

    Pas publikimit të këtyre deklaratave që ai i kishte dhënë fillimisht në xhami e më pas edhe ishin publikuar nga mediat, Krasniqi ka thënë se i ka kërkuar falje Kishës Katolike, ngase, siç ka thënë ai, ka ndjerë obligim moral nëse ata janë ndier të fyer. Për këtë çështje Krasniqi kishte dhënë përgjigje edhe në Bashkësinë Islame.

    Megjithëse ndaj tij është ngritur kallëzimi penal, Krasniqi thotë se nuk ka gabuar për çkado që ka deklaruar edhe në 2004-ën, edhe më vonë. Deklaratat e tij ai ka thënë se burojnë nga Ajetet Kuranore.

    Dokumentet mbi të cilat Krasniqi i ka bazuar deklaratat e tij para xhematit, Krasniqi ka thënë se është në gjendje t’ia dorëzojë Prokurorisë Komunale. Kjo e fundit është duke vazhduar hetimet.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    Akili-A, pse e keni ndote forumin me kesi njerzish sikure shefqeti ?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Gjyka Lexo Postimin
    Akili-A, pse e keni ndote forumin me kesi njerzish sikure shefqeti ?
    une nuk e njoh fare kete shefqetin.
    e vura thjesht si lajm te botuar sot ne mediat shqiptare.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    e kan qu ne gjyq veq se ka than se nan tereza do shkoj ne ferr?

    budallaki.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    opo kemi drejtesi ne gjykata dhe ne ligje ne !

    Kriminelet, hajdutet dhe ata qe vertet po e shesin kete vend bashke me figurat kombetare, jane ata qe po gjykojne dhe denojne njerzit dhe gjerat e parendesishme.

    Tha nje fjale imami dhe ... ! Ta denojme me burgim ? Po liria e fjales !? Turp

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga [Asteroid] Lexo Postimin
    opo kemi drejtesi ne gjykata dhe ne ligje ne !

    Kriminelet, hajdutet dhe ata qe vertet po e shesin kete vend bashke me figurat kombetare, jane ata qe po gjykojne dhe denojne njerzit dhe gjerat e parendesishme.

    Tha nje fjale imami dhe ... ! Ta denojme me burgim ? Po liria e fjales !? Turp
    Asht nje chudi qe asht ne liri aj edhe deri sot. Cila liri fjalet? Shamjet ? T'i thuesh femres ma bamirse qe man mend njerzimi, ka ndrrue burra sa ka dasht, ty po te duket nje kurrgjesend, TURP.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    S'po kuptoje asgje... Kush eshte paditesi ? dhe per cka akuzohet i pandehuri ?

    P.S| Pse ende askush nuk e nxjerri ne gjygj anton kciren?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Hahahahahh ky eshte lajmi me humoristik qe kam lexu ne forum hahahahahaahaaaaa

    Hahahahahahahahahahaahahaha.

    Ka shku ne gjyq se ka thone Non Tereza do shkoj ne ferr ? Hahahahahhaahahahahahaah

    Qekur shteti i Kosoves ka fillu me u mor dhe me ceshtjet e botes tjeter? Hahahahahhahhahha.

    Sa here qe te jem i merzit do lexoj ket temen hahaahahahaahah

  9. #9
    Imami i Prishtinës, para prokurorit për fyerjen e Nënë Terezës: E ka vendin në ferr,

    Nje vendim i tille tregon se Kosoven pak nga pak po e marrin ne dore shqiptaret. Te gjithe turqit duhen denuar me burgim dhe largim nga trojet kristiane . Urime Prokurorit dhe gjithe shqiptareve per kete vendim.
    Paqe!
    Paqe!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin

    Nje vendim i tille tregon se Kosoven pak nga pak po e marrin ne dore shqiptaret. Te gjithe turqit duhen denuar me burgim dhe largim nga trojet kristiane . Urime Prokurorit dhe gjithe shqiptareve per kete vendim.
    Paqe!
    Me ner teje o kryqo do ja rrujn lesht Shefqetit. Jeni bo qesharake ti dhe ato budallenjt qe nuk kapin kriminelet por merren me punet e xhenetit apo xhehenemit. Ah budallenj ah.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •