BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Europian po diskuton sot një projekt-rezolutë për Shqipërinë që bazohet kryesisht tek progres-raportin i hartuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë.

Në fjalën e tij kryetari i delegacionit të PE-së për Ballkanin, Eduard Kukan përvec plotësimit të tre kritereve të mbetura për Shqipërinë, kërkoi më shumë prova të bashkëpunimit të forcave politike në Shqipëri, për të hequr skepticizmin, sic tha ai.

“Mendoj që kemi pasur një diskutim shumë të mirë për sa i përkëet raportit për Shqipërinë, shpresoj që të vazhdojmë që të përfundojmë pjesët e mbetura të raportit. Bie dakord me pikat 4 pikat e para. Jam i mendimit që qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë. Kam nevojë për më shumë prova, që të heq skepticizmin tim ndaj situatës në Shqipëri”, tha ai.

Kukan e vuri theksin edhe tek zgjedhjet ndërsa shtoi se ka shumë rëndësi si do menaxhohen, si do kryhen dhe c’ka do pasojë pas zgjedhjeve.

Sipas Kukan, duhet të hetohen edhe ngjarjet e 21 janarit, prandaj ai propozoi shtimin e një amendamenti të vecantë. ‘Këto ngjarje duhet të hetohen në mënyrë të pavarur, të besueshëm dhe të duhur”, tha ai ndërsa nënvizoi shtimin e një amendamenti edhe për cështjen e ish të burgosurve politikë. “Të reflektohet sa më mirë kjo situatë”, tha ai.

Ndërsa raportuesi Nikolas Chountis nënvizoi se Shqipëria nuk është stabilizuar ende plotësisht. Plotësimi i reformave dhe dy amendamente shtesë si për ngjarjet e 21-janarit ashtu edhe për ish- të burgosurit poltikë ishin edhe këkrkesat e tij.
‘Mund të arrijmë konsensus për amendamentet e propozuara”, tha ai.


Ashtu sic tha Kukan, ky draft pritet të votohet më 22 nëntor në Strasburg.