Kreu i krahut ushtarak tė grupit islamik palestinez Hamas, Ahmed Said Khalil al- Jabari, ėshtė vrarė gjatė njė sulmi ajror izraelit nė Rripin e Gazės.
Sipas BBC, ai dhe njė tjetėr zyrtar i lartė i Hamas vdiqėn nė makinėn ku po udhėtonin, kur ajo u godit nga ajri.
Sulmi ishte pjesė e njė operacioni tė gjerė izraelit kundėr grupeve militante nė Rripin e Gazės. Ai vjen pas njė vale raketash kundėr Izraelit, qė vinin nga ky territor.
Sulmi ka shkaktuar njė zemėrim tė jashtėzakonshėm mes palestinezėve. Ata thonė se me kėtė sulm u hap porta e ferrit.
Mijėra banorė tė Rripit tė Gazės u mblodhėn jashtė spitalit, duke kėrkuar qė tė godasin menjėherė Tel Avivin.
Militantėt nė Gaza kanė qėlluar mė shumė se 110 raketė nė jug tė Izraelit. Ushtria e kėtij vendi ėshtė pėrgjigjur duke vrarė sė paku gjashtė palestinezė.
Njė zėdhėnės i ushtrisė izraelite tha se al- Jabari i kishte duart me gjak. Ai shtoi se janė sė paku 20 sulme, qė synojnė tė dobėsojnė kapacitetet raketėhedhėse tė militantėve.
Jabari ėshtė zyrtari mė i lartė i Hamasit qė vritet nė katėr vitet e fundit.
Njė zėdhėnės i Hamasit tha se Izraeli ka pėr tu penduar pėr momentin kur vendosi tė bėjė njė gjė tė tillė.
Korrespondenti i BBC thotė se zemėrimi ndjehet kudo. Ai thotė se ka tė shtėna armėsh, ndėrkohė qė lajmi pėr vrasjen e al- Jabari po pėrhapet pėrmes xhamive.
Ai shton se tani ekziston frika se mund tė shpėrthejė njė tjetėr luftė.
Krijoni Kontakt