Profesor Panajot Barka
Duket qartė se kriza globale dhe veēanėrisht ajo nė Evropė, risjell nė skenė rregullin e vjetėr tė rizgjimit dhe nxitjes sė nacionalizmave, veēanėrisht nė ato vende me ekonomi tė dobėt e problematike, me demokraci tė pastabilizuar dhe pėr pasojė me probleme tė karakterit identintitar shoqėror, kulturor e etnik. Kohėt e fundit kjo duket se po pėrfshin keqas Shqipėrinė dhe Greqinė, me tendencė pėr ti futur nė zgrip marrėdhėniet midis tyre. Kjo mė sė shumti ka tė bėjė me atė se nacionalizmi ekstrem shqiptar ka bėrė ushqim permanent antihelenizmin, duke kujtuar kėshtu fillimet e shekullit tė kaluar. Nga ana tjetėr, kriza e Greqisė, si pasojė e keqmenaxhimit tė situatės sė brendshme ekonomike e amplifikuar nga kriza e Eurozonės, po kthehet nė njė krizė sociale. Nė traditėn historike tė Greqisė, kriza dhe situata tė kėsaj natyre janė kapėrcyer me ide tė fuqishme, tė karakterit patriotik (aspak nacionalist), qė frymėzonin popullin pėr sakrifica sublime . Kėsaj here nuk ndodh kėshtu. Kemi masa ekonomike qė rendojnė popullin e thjeshtė dhe politikanė qė kėrkojnė tė fshehin pėrgjegjėsitė me ndėrmarrjen e rolit tė shpėtimtarit. Boshllėku i ideve tė mėdha patriotike pėr shpėtimin e Greqisė nga recesioni ekonomik me pasoja shoqėrore, po zihet nga forca tė tilla si SIRIZA, qė ngriti flamurin populist kundra masave ekonomike antikrizė tė imponuara nga Evropa, dhe Agimi i Artė me njė nacionalizėm po populist, tė papėrcaktuar dhe shpesh me njė spontanitet qė pėrmblidhet me zgjidhjen e problemeve imediate tė pėrditshme tė njerėzve. Ndėr dy probleme kryesore, pas tė cilave u kap Agimit i Artė, nė aspektin e brendshėm janė emigrantėt e paligjshėm dhe ai i minoritetit etnik grek (Vorio Epirit) i parė po si problem i brendshėm. Do ta quaja tė mirėpritur interesimin pėr minoritetin etnik grek ngado qė tė vinte. Por kur ky interesim te kishte ide, perspektiva e qėllime tė qarta tė cilat tu pėrgjigjen realiteteve aktuale , tė kenė tė gėrshetuar arritjet historike tė kėtij minoriteti me zhvillimet e sotme evropiane, por mbi tė gjitha tė kenė parasysh vullnetin politik tė vet kėtij minoriteti. Importimi si interesim i njė fryme nacionaliste, e cila pėrmblidhet nė zgjidhje tė sė kaluarės e tė kapėrcyera, apo me parulla boshe, apo si njė nacionalizėm tė rritur nė Greqi pėr minoritetin grek qė banon nė Shqipėri, nuk pėrbėn zgjidhje. Mė sė shumti ėshtė njė qėndrim qė kthehet nė ushqim pėr nacionalizmin shqiptar, korrente e tė cilit janė shtuar sė fundmi.
Kėshtu minoriteti grek, i cili nė mėnyrė aktive , apo thjesht si realitet natyral historik ka luajtur rol konstruktiv si sa i pėrket ekuilibrave tė brendshme nė jug tė Shqipėrisė, por edhe nė marrėdhėniet Greqi-Shqipėri, mund tė kthehet nė lėndė midis mokrave tė nacionalizmave tė dyanshme. Pėr mė keq kur historia e fundit 20 vjeēare ka provuar se pėrplasjet midis dy vendeve e ka kthyer kėtė minoritetin nė viktimė tė nacionalizmit shqiptar, pasi minoriteti gjithmonė konsiderohet si pėrfaqėsues i Greqisė dhe si mjet mė efektiv nė duart e nacionalizmit tė sėmurė ( e aspak tė popullit shqiptar e tė strukturave tė shėndosha politike, mediatike e shtetėrore shqiptare ) ose pėr ti bėrė presion Greqisė, ose pėr tė shfryrė dufin e vet nė pamundėsi pėr tė arritur Greqinė. Kjo bėhet mė rrezikshme po tė kemi parasysh se rrymat nacionaliste shqiptare, tė cilat kohėt e fundit kanė mbėrthyer edhe parti tė koalicionit qeverisės, ushqehen fort nga njė antihelenizėm i skajshėm dhe pėr ēdo gjė. Qėmtohet nė Greqi edhe detaji mė i rėndomtė dhe mė i parėndėsishėm qė tė paraqitet si antishqiptarizėm, pėr tė rritur nė ekstrem antihelenizmin. Po ju marr njė shembull tė thjeshtė. Mė 11 nėntor nė njė ceremoni tė thjeshtė, por zyrtarisht nė nivel shumė tė lartė, u pėrkujtuan tė rėnėt anglezė nė tokėn shqiptare. Mė 28 tetor u pėrkujtuan, si tash 20 vjet, tė rėnėt grekė nė tė njėjtėn luftė dhe kundėr tė njėjtėve armiq. Pėr tė dytėt, jo vetėm qė s`kishte prani zyrtarėsh shqiptarė, por kishte incidente tė rėnda antigreke (!!). Nė marrėdhėniet e veta ky nacionalizėm shqiptar po i imponon Shqipėrisė nė qėndrimet ndaj Greqisė mentalitetin e njohur tė tipit 'pranoj qė mbetem edhe unė pa bukė, po qe se vuan edhe Greqia'. Kėshtu ka ndodhur me Korridorin tetė, kėshtu po ndodh edhe tani me marrėveshjen e detit. Po ashtu, mėnyra e konfliktualitetit politik po pėrdoret edhe pėr tė zgjidhur problemet e emigrantėve, apo problemet pronėsore tė shqiptarėve nė Greqi. Nė njė moment qė tė gjitha kėto duhet tė ishin instrumentet e njė fqinjėsie tė mirė dhe pėrfitimi tė pėrbashkėt. Lė tė mos harrojmė se edhe nė Greqi ka segmente tė cilėt e duan kėtė ushqim nacionalist. Rastet e ditėve tė fundit nė kalimet kufitare, flasin qartė pėr kėtė. Ashtu siē flet qartė presioni qė po i bėhet qeverisė greke nga kėta faktorė qė ta derivojė nė Bashkimin Evropian si qėndrim e njė fqinjėsie jo korrekte tė Shqipėrisė ndaj Greqisė, rritjen e nacionalizmit shqiptar. Njė gjė e tillė do tė ishte me pasoja tepėr tė rėnda pėr marrėdhėniet midis dy vendeve dhe pėr aspiratėn e Shqipėrisė pėr integrimin nė, Bashkimin Evropian. Sė fundmi duket se nacionalizmi do tė bėhet boshti kryesor i fushatės sė ardhme elektorale nė vend, sidomos pėr parti politike jashtė boshtit kryesor tė qeverisė aktuale. Por ky nacionalizėm i shfaqur si pėrshkallėzim i antihelenizmit mund tė sjellė pasoja nga mė tė paparashikuarat, po tė kemi parasysh se edhe stabiliteti politik e shoqėror nė Greqi nuk kanė garancinė e dikurshme. Dhe dihet nė raste tė tilla valvula e shkarkimit bėhet nacionalizmi, fara e tė cilit ėshtė hedhur edhe nė Greqi, fatmirėsisht deri tani jo si antishqiptarizėm.
Shekulli.com
Krijoni Kontakt