Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Spoti për 100-vjetorin e Pavarësisë, i kopjuar nga TV indiane

    Spoti i prodhuar dhe i transmetuar nga disa televizione shqiptare për 100-vjetorin e Pavarësisë është njëlloj si një spot indian, i prodhuar dhe i transmetuar nga televizionet e atij vendi për 60-vjetorin e pavarësisë.

    Ideja, realizimi, mesazhi figura dhe çdo gjetje regjisoriale është njëlloj, pa asnjë ndryshim. Spoti indian zgjat 39 sekonda dhe ai shqiptar rreth 50 sekonda. Ngjashmëria është aq sa thuajse kemi të bëjmë me të njëjtin prodhim televiziv. Në qendër të dy spoteve është zgjedhur një fëmijë rreth 8 vjeç, në të dy rastet fëmija mban veshur një bluzë me vija. Ka një detaj që dallon, në spotin indian fëmija luan me një top bardh e zi, kurse në atë shqiptar fëmija luan me nje top me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë.

    Të dy fëmijët luajnë me top në qendër të kryeqyteteve përkatës. Në Indi në qendër të Nju Delhit, kurse në Tiranë në lulishten në sheshin Skënderbej. Të dy fëmijët përcjellin të njëjtat mesazhe, në ditën e pavarësisë së vendeve të tyre. Të dy fëmijët i drejtohen flamujve kombëtarë, që qëndrojnë përballë tyre, me idenë se tani janë të vegjël, por kur të rriten do t’i shërbejnë flamurit, pra kombit të tyre.

    Spoti indian është prodhuar dhe transmetuar në gusht të vitit 2007, kur ky vend shënoi 60-vjetorin e pavarësisë, kurse spoti shqiptar 5 vjet më vonë. Por dy spotet duket se i ka prodhuar i njëjti regjisor, ose në rastin më të keq spoti më i ri, ai shqiptar, duket se ka kopjuar atë indian.

    gazeta shqiptare/

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308
    Ka video?

    Sa keq

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Vetem ngjyra e femijes dhe gjuha ndryshon mes spotit Indian dhe spotit Shqiptar.

    Turp

    Ja video ne kete faqe

    linku

  4. #4
    TURP
    Ku mbeti Skenderbeu, Ismail Qemaili, Lek Dukagjini, Naim Frasheri e gjith Histori jone mijevjeqare.

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    cfar eshte spoti????
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    Ndryshuar për herë të fundit nga Luaj Falas : 14-11-2012 më 15:02

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    flm. ne fakt nga na artistike ne asnjeher nuk kemi pasur njerez qe jane krijues, pothuajse shume gjera jane kopjime shume shume rralle mund te shofesh dicka origjinale.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    bbooo plus nga indianet....shife kur te dali flamuri me lopen dykrenare...kokrrat e legenave i perton ***** me be nje cop spot.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    cfar eshte spoti????
    Spoti është reklamë.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Spoti është reklamë.
    Flm. po per cfare dreqin i thone "spot" lol ti thone reklame. Spot ne anglisht i thone. njolle, vend. Lane name tek KM ia beri nje kengetare flm per suportimin tuaj ahahaha. Problemi eshte se keta huazojne nga cdo gjuhe edhe i bejne lemsh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 14-11-2012 më 16:27
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •