Gazi, protokolli sekret: Italia dhe Greqia kundėr
Nga: TEDI BLUSHI
TIRANE - Pėrpjekjet zyrtare tė Tiranės pėr tė lobuar fort lidhur me kalimin e gazsjellėsit Trans Adriatic Pipeline (TAP) nė territorin shqiptar kanė filluar qysh nė muajt prill-korrik 2005. Njė luftė e ashpėr diplomatike ėshtė zhvilluar aso kohe me Greqinė e cila kundėrshtonte me forcė qė linja e gazit natyror tė kalonte nė Shqipėri. Negociatat dypalėshe arritėn nė njė pikė kritike ēka detyruan Komisionin e Energjisė nė Bruksel tė ulė nė tavolinė pėrfaqėsuesit e Greqisė, Italisė dhe Shqipėrisė. Gazeta Shqiptare ka mundur dje tė sigurojė ekskluzivisht njė kopje tė protokollit tė kėtij takimi tė zhvilluar nė Tiranė nė 16 qershor 2005, midis zv/ministrit tė Ekonomisė, Pajtim Bello, drejtorit tė kompanisė greke tė gazit DEPA, Dimitri Kardomateas dhe atij tė kompanisė italiane EDISON, Nicola Monti.
NEGOCIATAT
Bisedimet ishin tepėr tė vėshtira sepse pala greke kėmbėngulte qė TAP tė mos konsiderohej. Kardomateas por edhe Monti, referuar protokollit tė takimit, bėnė tė ditur se Italia e Greqia kishin nėnshkruar mes tyre njė marrėveshje pėr tė mbėshtetur njė tjetėr projekt. Ka njė partneritet tė ri mes DEPA dhe EDISON, qė synon nė sjelljen e gazit natyror tė rajonit Kaspik, pėrmes Turqisė, nė Greqi dhe mė tej nė Itali dhe Europė. Pėr kėtė qėllim, kemi pėrfunduar njė studim fizibiliteti pėr ndėrtimin e tubacionit tė gazit Lindje-Perėndim. Rezultatet e studimit kanė qenė shumė inkurajuese, - u shpreh nė kėtė takim pėrfaqėsuesi i kompanisė italiane tė gazit, duke lėnė kėsisoj tė nėnkuptohej pėrjashtimin e Shqipėrisė. I menjėhershėm ka qenė reagimi i ish-zv/ministrit tė Ekonomisė, Pajtim Bello, i cili prezantoi projektin TAP si tė njė rėndėsi rajonale mė tė theksuar. Sipas tij, nė kėtė rast jo vetėm shtohej edhe Shqipėria si shtet pjesėmarrės, mė fisibėl, por edhe sepse nė tokė gjatėsia e gazsjellėsit shkurtohej me rreth 20% krahasuar me projektin tjetėr, ndėrsa nė det deri me 1/3-ėn. Bello mbrojti qėndrimin se kėsisoj krijohej mundėsia e depozitimit tė gazit nė struktura gjeologjikisht tė sigurta nė Shqipėri por edhe se sipas tij shkurtohej koha e ndėrtimit dhe ulej ndjeshėm kostoja totale e projektit. Ndaj dhe ai paraqiti qėndrimin zyrtar tė Shqipėrisė, qė gazsjellėsi tė kalonte nėpėr territorin shqiptar, duke e ēuar pėrpara me argumente, tė cilat e bėnin projektin mė tė realizueshėm, teknikisht dhe ekonomikisht. Energjik ka qenė kundėrshtimi i palės greke. Kjo nuk ėshtė e mundur nė tė vėrtetė, duke marrė parasysh statusin e projektit, objektivat e palėve pjesėmarrėse, sigurinė dhe qėndrueshmėrinė e operacionit, etj. DEPA ka rėnė dakord qė tė marrė nė konsideratė mundėsinė e lidhjes sė gazsjellėsit me Shqipėrinė, vetėm nėpėrmjet njė dege, - deklaroi drejtori i kompanisė greke, Kardomateas. Nė tė njėjtėn linjė u shpreh edhe pėrfaqėsuesi i kompanisė italiane, EDISON, i cili theksoi se nga studimet qė kemi kryer deri mė tani, dhe kėtė e them sinqerisht, ne kemi gjetur se kalimi i tubacionit pėrmes Shqipėrisė nuk ėshtė versioni mė i mundshėm, - tha Monti. Duke i kundėrshtuar me forcė kėto qėndrime, Pajtim Bello tha se duke shfrytėzuar marrėdhėniet shumė tė mira nė njė nivel politik, fqinjėsinė e mirė, si dhe bashkėpunimin qė kemi patur deri mė tani mendoj se nėse kalimi i tubacionit tė gazit pėrmes Shqipėrisė shihet si njė rritje e rrezikut, nė pikėpamjen e sigurisė, unė mund tė sjell nė vėmendjen tuaj bashkėpunimin dhe funksionimin perferkt tė linjave tė tensionit tė lartė qė lidhin Shqipėrinė me Greqinė, si dhe projekte tė tjera tė mėdha qė ne jemi duke punuar bashkėrisht. Sigurisht, nėse studimi dhe llogaritjet nuk gjejnė kėtė zgjidhje tė realizueshme, ne nuk do tė insistojmė. Por ne besojmė se kjo ėshtė njė ēėshtje e cila duhet tė jetė e vlerėsuar nė bazė tė kėtyre konsideratave, - u shpreh Bello. Karshi kėtij qėndrimi, pėrfaqėsuesi i kompanisė italiane EDISON u shpreh se atėherė propozoj krijimin e njė grupi pune, i cili do tė shqyrtojė kėtė ēėshtje. Grupi i punės duhet tė shpallė versionin mė tė mirė tė mundshėm, duke ndihmuar pėr vendimin e mėtejshėm qė duhet marrė nė tė gjitha nivelet, - tha Monti. Por ndonėse pala italiane thuajse u bind, kompania greke DEPA i qėndroi deri nė fund tė takimit pozicionit tė saj. Parimisht ne jemi dakord pėr tė bashkėpunuar nė kėtė drejtim por jemi tė mendimit se ēdo ndryshim i madh nė kėtė projekt mund tė shkaktojė probleme tė mėdha, - tha Kardomateas. Madje duke thumbuar kolegun e tij italian, ai shtoi se bashkėpunimi midis Greqisė dhe Italisė do ta bėnte mė tė lehtė qė gazi tė mbėrrijnė nė Shqipėri nėpėrmjet vetėm njė linje degė dhe ne jemi nė dispozicion pėr tė studiuar vetėm kėtė mundėsi. Por pėr shkak se raportet nė pėrfundim tė mbledhjes ndryshuan, pra Italia u reshtua nė krah tė mbėshtetjes sė propozimit tė palės shqiptare, u ra dakord qė grupi tripalėsh i punės tė shqyrtonte mundėsinė e kalimit tė gazėsjellėsit nė territorin tonė. Kėshtu u mbyll ky takim, ku vlen tė theksohet se qėndrimi i palės shqiptare, pėrfaqėsuar nga zv/ministri i Ekonomisė nė atė kohė, Pajtim Bello, ka qenė tepėr dinjitoz. Njė tjetėr detaj qė bie nga sy nga protokolli i negociatave ėshtė se tė treja palėt e nėnshkruar atė nė pėrfundim tė mbledhjes.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt