Marjan Qerimi, 24 vjeç, është vrarë nga policia italiane ditën e djeshme. Emigranti shqiptar ka qenë se bashku me tre bashkëatdhetarë të tjerë në një makinë të vjedhur, ndërsa është ftuar nga policia të ndalojë.
Por, ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë dhe janë larguar. Për fat të keq të tyre, ata kënë përfunduar në një rrugë pa dalje dhe për këtë arsye kanë braktisur makinën, për t’u larguar më këmbë. Në këtë moment, ata janë qëlluar nga policia, teksa 24-vjeçari ka mbetur i vdekur. Policia italiane thotë se edhe shqiptarët kishin qëlluar ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Teramos.
Sipas mediave italiane, shqiptarët merreshin me vjedhje makinash. Ata dyshohen për një sërë vjedhjesh në Chieti, Popoli (Pescara) dhe në zonën e Teramos. Në momentin e sulmit të policisë ndaj tyre, ata kanë qenë duke udhëtuar pikërisht me një “Mercedes” të vjedhur në fillim të nëntorit.
Krijoni Kontakt