Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2009
    Postime
    35

    Question Produkte kozmetike në Shqipëri?

    Pershendetje,

    Kisha nje pyetje per femrat qe jetojne ne Shqiperi. A preferohen kremerat, body lotion te Viktoria Sekret ne Shqiperi. Sa kushtojne ne pergjithesi keto kremra ne dyqanet shqiptare? Kam ndermend ta nis si biznes ti sjell nga USA dhe doja nje ide nese eshte e mundur.

    Faleminderit

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    hahahahah Victoria Secret eshte nje brand qe nuk ka ndonje krem me efekt te vecante qe te jete provuar nga dermatologet. Eshte thjesht ceshtje aromash shpesh sensuale por vetem kaq. Une e di qe ne Shqiperi tregetohen shume pak kremra cilesore, si psh te firmes Yves Rocher ne vetem pak butika prestigjioze. dhe me sa kam pare vetem keto jane origjinale. Ah po, tani se fundmi kane futur edhe kremrat e Clinique, dhe disa nenprodukte te tjera prestigjioze te permbledhura nga ambrella e L'Orealit ( Lancome, etj) Kremra te tjere jane te bere enkas per shqiperine dhe shpesh cmimet jane qesharake,, eshte e kote te besh sikur t'i konkurosh , pasi etiketimi dhe ambalazhi jane identike me ato origjinale. Femrat qe perdorin produkte vertet te mira , dhe t'i blejne ato rregullisht jane shume pak... pasi ato qe kane mundesine i blejne ne Europe per shkak te cmimit me te lire...

    Good Luck
    What goes around---comes around

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2009
    Postime
    35
    Pershendetje Sorkadhe,

    Faleminderit per pergjigjen. Une nuk pretendoj te sjell ne Shqiperi kremra qe te sherojne lekuren e femrave. Une thjesht dua te sjell nje krem qe eshte tipik Amerikan e me emer dhe do ta marr nga Amerika origjinal. Ne Shqiperi, ne Tirane ne vecanti, kam vene re se ky lloj produkti ose eshte shume i rralle ose ska fare, por kam marre sugjerime qe preferohet shume. Gjithsesi une isha i interesuar qe te merrja sa me shume feedback per kete gje perfshire dhe forumet online.

  4. #4
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    Sorkadhe meqe ti merrke vesh rreth ketyre produkteve. Mbase nuk eshte tema, une nuk eshte se i perdor shume..... Por kur isha ne Itali bleva nje krem te Cliniques, ma lavderuan. Madje ajo shitesja ma rekomandoi pasi pa lekuren e fytyres time.Me ne fund mu mbush mendja te marr krem per fytyren, vetem nje here e perdora! Nuk me pelqeu fare! Ose ka mundesi te kete qene per tjeter lloj lekure. A mendon se ka produkte te mira vertete Clinique?
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2009
    Postime
    35
    Citim Postuar më parë nga Arvima Lexo Postimin

    Te lutem mund te me japesh nje ide per temen meqenese jeton ne Tirane?

  6. #6
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    Ca me te thone une ty Shqiptaret , shumica ne pergjithesi nuk e vejne re nese eshte firme apo jo. Ato shohin kush eshte me lire. Sikurse e tha dhe Sorkadhja ato qe i perdorin produkte firme jane te pakta . Une nuk e njoh fare Viktoria Secret Por , ate qe di te them une eshte qe kur ato e perdorin nje produkt per here te pare dhe ju pelqen, sigurte qe do blejne perseri atje
    Ktu ca ska hyre , lloj lloj produkti.... Nejse, uroj te te japin mendime te tjera qe marrin vesh me shume !
    E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2009
    Postime
    35
    Une po mendoja ti shisja per nje cmim qe varion nga 15-17 mije leke te vjetra. Ne tirane jam "skandalizuar" kur kam pare kremera trupi me cmim 49 euro nga Italia, keshtu qe mendoj se ky cmim qe po vendos une do ishte shume i arsyeshem per nje produkt per nga cilesia me lart se mesatarja e produkteve ne Shqiperi

  8. #8
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga Arvima Lexo Postimin
    Sorkadhe meqe ti merrke vesh rreth ketyre produkteve. Mbase nuk eshte tema, une nuk eshte se i perdor shume..... Por kur isha ne Itali bleva nje krem te Cliniques, ma lavderuan. Madje ajo shitesja ma rekomandoi pasi pa lekuren e fytyres time.Me ne fund mu mbush mendja te marr krem per fytyren, vetem nje here e perdora! Nuk me pelqeu fare! Ose ka mundesi te kete qene per tjeter lloj lekure. A mendon se ka produkte te mira vertete Clinique?
    Arvima, e dashur, kremrat nuk duhet t'i perdoresh me raste.. duhet qe gjithmone fytyra te jete e mbrojtur nga faktoret qe ndikojne ne rrudhosjen e saj.. dhe kete e ben vetem perdorimi i rregullt i kremit hidratant.

    Clinique, eshte krem per llojet e lekures qe jane tejet te ndjeshme ndaj produkteve kozmetike. nuk eshte nevoja te shkosh ne nje shpenzim te tille nese ti nuk je e ndjeshme (sensitive). Vecorija e kremrave te Clinique eshte se duke mos pasur arome dhe duke qene ne ne njivel shume delikat hidratues, nuk acarojne ndjeshmerine. por per mendimin tim, te gjithe kremrat prestigjoze jane te tille. La Roche Pose, apo Dermaglow do te ishin po aq te bute . Nese ty nuk te ben ndonje efekt te kenaqshem nuk eshte nevoja te shpenzosh per te. Tek kremi qe perdor duhet te ndjesh butesine dhe elasticitetin e fytyres nga mengjesi ne darke, dhe gjithashtu pas kremit te nates te zgjohesh me nje fytyre te fresket. Sigurisht nuk mund te te keshilloj nje krem nese nuk te shoh lekuren, e dashur, por po te flas ne pergjithesi. Vichy pash qe kishte ne shq, por shumica fallco, prandaj kujdes!. Yves Rocher eshte nje nga me te miret mendoj une, pasi perdor vetem lende bimore ne pergatitjen e tyre.
    What goes around---comes around

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga johnny2000 Lexo Postimin
    Une po mendoja ti shisja per nje cmim qe varion nga 15-17 mije leke te vjetra. Ne tirane jam "skandalizuar" kur kam pare kremera trupi me cmim 49 euro nga Italia, keshtu qe mendoj se ky cmim qe po vendos une do ishte shume i arsyeshem per nje produkt per nga cilesia me lart se mesatarja e produkteve ne Shqiperi
    cmimi qe mendon eshte shume "i shijshem" pasi une mendoj se nuk eshte shume per nje Victoria Secret Body Lotion.

    sa ml?

    mundohu te gjesh nje vend te mire per hapjen e dyqanit. mendoj se eshte nje faktor shume i rendesishem.. (location location location)
    What goes around---comes around

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-07-2009
    Postime
    35
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    cmimi qe mendon eshte shume "i shijshem" pasi une mendoj se nuk eshte shume per nje Victoria Secret Body Lotion.

    sa ml?

    mundohu te gjesh nje vend te mire per hapjen e dyqanit. mendoj se eshte nje faktor shume i rendesishem.. (location location location)
    250 ml body lotion. Kam pastaj dhe hand/body cream 200 ml per te njejtin cmim, dhe body butter 185 gr per te njejtin cmim.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •