Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Vdekja e 11-vjeçarit, e ëma: Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin

    TIRANË- Mjekët e spitalit francez në Qen drën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shprehen se vogëlushi 11-vjeçar Denis Almadhi, i cili humbi jetën gjatë një operacioni estetik në sy, ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të quajtur hipertemia malinj. Të pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, ata sqarojnë se shkaku i vdekjes ka qenë kjo sëmundje, e cila është e trashëgueshme, por që nuk mund të diagnostikohet.

    “Fëmija humbi jetën si pasojë e hipertemia malinje, një sëmundje, e cila në kontaktin e parë që ka me anestezinë
    shkakton vdekjen e pacientit. Nuk ka rëndësi nëse ai është 11, 20 apo 40 vjeç, pasi në çdo rast pasojat janë të njëjta. Është një sëmundje shumë e rrallë, që fatkeqësisht rezultoi në këtë rast. Me sa di unë, sipas të dhënave të huaja, ajo takohet një herë në 1 milion raste, por nuk është e patakueshme. Ekipi mjekësor irlandez, që po operonte vogëlushin është një nga më të mirët dhe më të specializuarit, por që në këtë rast nuk kishte si të vepronte, pasi pasojat janë të paevitueshme”, - u shpreh një mjeke e këtij spitali.

    DESHMIA E NENES
    Mjekët na thanë që po prisnin ilaçin, po ai nuk erdhi”. Ky është rrëfimi në polici i Shehe Alimadhit, nënës së 11-vjeçarit që humbi jetën gjatë një operacioni kirurgjikal në sy. Vdekja e 11-vjeçarit Denis Almadhi gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin francez në Tiranë ka tronditur të gjithë familjarët dhe të afërmit e tij. Por më e lënduar në të gjithë këtë histori është nëna e Denisit, Shehe Almadhi.

    Ajo përmes dhimbjes rrëfen momentin kur mori vesh se djali i saj nuk jetonte më, si dhe bisedat e fundit me mjekët. Sipas nënës së Denisit, mjekët irlandezë që morën përsipër të bënin ndërhyrjen kirurgjikale në sy e siguruan familjen se operacioni ishte thjesht estetik dhe se çdo gjë do të përfundonte me sukses. Nëna e Denisit pohon se mjekët i konfirmuan një komplikacion për shkak të anestezisë. Nëna e 11-vjeçarit bën apel që drejtësia shqiptare të zbardhë çështjen dhe të nxjerrë fajtorët e ngjarjes që i mori jetën vogëlushit të familjes Almadhi.

    Cfarë është hipertermia malinje?
    Hipertermia malinje është një sëmundje shumë e rrallë e trashëgueshme, e cila shfaqet si pasojë e një mutacioni gjenetik në kromozomin e 19. Në jetën e përditshme, të prekurit nga kjo sëmundje janë krejt normalë, fakt ky që e bën shumë të vështirë dallimin e saj. Ajo fillon të shfaqet vetëm në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale si një reaksion i rëndë nga një sërë ilaçesh që përdoren për të bërë anestezinë e përgjithshme. Kjo provokon një rritje të pakontrollueshme të metabolizmit të spazmit muskulor, që kalon aftësinë e organizmit për të thithur oksigjenin e për të nxjerrë dioksidin e karbonit. Kjo sjell kolaps kardiologjik dhe vdekjen e pacientit.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Kesaj i thone ta kesh fatin me grushte .

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pese gazeta lexova te gjitha shkrime te ndryshme.

    cfare gazetarie kemi.!lene pastaj spitalet

    ngushllime familjes

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Po mir mor mjek kafshe ,para se te semurit i behet operacioni eshte me rregull qe te behen analizat nga koka te kembet dhe mbi te gjitha eshte femij ku keto semundje malij nuk shfaqen ne siparfaqe ...Por ne ate vend mizerje dhe kasapi vjen e behet mjek ...Jane mbledhur plerat e botes dhe ushtrojne profesionin mjek ne shqiperi ....Ata duhen vrare per kete qe kan bere ,....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    pese gazeta lexova te gjitha shkrime te ndryshme.

    cfare gazetarie kemi.!lene pastaj spitalet

    ngushllime familjes
    Sa per gazetar ska fole kush ma sakt se vlzrit Lleshi me at kangen : Gazetari shkruen gazeta, ma shume rrena se te verteta. Randesi ka te shitet gazeta, e per tjerat kollaj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365
    Citim Postuar më parë nga alnosa Lexo Postimin
    Po mir mor mjek kafshe ,para se te semurit i behet operacioni eshte me rregull qe te behen analizat nga koka te kembet dhe mbi te gjitha eshte femij ku keto semundje malij nuk shfaqen ne siparfaqe ...Por ne ate vend mizerje dhe kasapi vjen e behet mjek ...Jane mbledhur plerat e botes dhe ushtrojne profesionin mjek ne shqiperi ....Ata duhen vrare per kete qe kan bere ,....
    Nuk eshte mire me u ngut me gjukime alnosa. Ne nuk dijme si jjane ba analizat ne spital. S'dyti, mos harro se nganihere aty ka "gisht" edhe fati. Ndoshta djali nuk e pase ma gjate dhe esht dashte te behet ashtu. Nuk mujme ne t'i kuptojme punet e Zotit.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Po mire mo s'mund ta dallonin ne analiza kete,para se te bejne anestezine?aq me teper qe eshte rast qe mjeksia e di.

    I shkreti femije.
    "Më e mira është armike e së mirës"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •