-
Gjergj Kastrioti në fushëbetejën e “iPhone
Teksa Shqipëria pret të festojë 100-vjetorin e shtetit, heroi Gjergj Kastrioti Skënderbe ka shumë 'beteja' për të fituar". Kështu shkruan sot Koha Ditore teksa njofton se një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoja në të cilën territoret ku do të luftojë heroi kombëtar u ngjajnë atyre që ka luftuar para 5 shekujsh Skëndërbeu.
Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt