Shkencëtarët vonë e kanë zbuluar se qumështi është pije natyrale me vitamina të dobishme për organizmin e njeriut, se vera të jep energji dhe se mjalti (përveç që shëron shumë sëmundje) e parandalon plakjen.
Kurse në Kur'an ceket se të trija këto elemente në xhennet do të rrjedhin si lumenjë e kjo do t'iu ndihmojë banorëve të tij të jetojnë përgjithmonë, të fuqishëm e të rinjë!

"Shembulli i xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njëjtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?"

Kur'an - 47:15