Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 171
  1. #71
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Të gjitha këto mrekulli që shqyrtuam më sipër vërtetojnë qartë se Kurani është një libër, në të cilin çdo gjë e shpallur është provuar të jetë e vërtetë. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi të ardhmen dhe përshkrimi i historive të ndodhura në kohët e lashta tregojnë se askush nuk mund t'i njihte ato në kohën e shpalljes së Kuranit. Kjo na vërteton bindshëm një gjë: se Kurani nuk ka mundësi të jetë fjalë e njeriut, ai është fjala e Zotit të Plotfuqishëm, Krijuesit të gjithçkaje, dija e të Cilit përfshin çdo gjë. Në një ajet kuranor, Zoti thotë "Sikur Kurani të ishte prej dikujt tjetër, përveç Zotit, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie." (En-Nisa 82) Jo vetëm që kundërthëniet nuk ekzistojnë në Kuran, por shumë pjesë të këtij Libri të Shenjtë përmbajnë mrekulli të ndryshme, të cilat zbulohen dita-ditës.

    Njerëzimi duhet të kapet fort pas këtij libri hyjnor të shpallur nga Zoti dhe ta pranojë atë si udhëzimin e tij të vetëm. Në një nga ajetet kuranore, Zoti na bën thirrje:

    "Këtë libër ne e bëmë dobiprurës e të begatshëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni (nga gjynahet), me qëllim që të mëshiroheni." (El-En'am 155)


    Në një ajet tjetër, Zoti tërheq vërejtjen:

    "Thuaj: "E vërteta është ajo që vjen nga Zoti juaj, ndaj kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf 29)…


    "Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush dëshiron, merr mësime nga ky Kuran." (Abese 11-12)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #72
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Gimi3 me ke ber qe t'i lexoj krejt ,,,,,te gjitha keto , e ty ALlahu te shperbleft per mundin ................selam alejkum

  3. #73
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    ARGUMENTE
    SHKENCORE NË KUR'AN

    Bërthama e Tokës përmban elemente të rënda, si hekuri dhe nikeli që kanë veti magnetike.Thelbi i kësaj bërthame është i ngurtë dhe pjesa tjetër është e lëngët. Të dyja këto shtresa të bërthamës lëvizinvazhdimisht rreth njëra tjetrës. Kjo lëvizje ndikon si një lloj magnetizimi mbi këto metale të rënda duke krijuar një fushëmagnetike. Toka, me anë të kësaj fushe e cila shtrihet përtej atmosferës, është e mbrojtur nga çdo lloj rreziku që mund t'i
    vijë nga kozmosi. Rrezet kozmike vdekjeprurëse që vijnë nga yjet përtej Diellit, nuk mund ta
    përshkojnë dot këtë mburojë mbrojtëse rreth Tokës. Sidomos rrezet e Voni Allenit, rrathët magnetikë të të cilëve përshkojnë largësi dhjetëra mijëra kilometra prej Tokës, e mbrojnë atë nga energjitë vrasëse.
    Rikujtojmë duke medituar versetin e Kur'anit famëmadh:
    “All-llahu është Ai që ua bëri tokën
    vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë
    dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë; pra është Allvazhdimishtllahu, Zot i botëve!” (Gafir, 64)

    Është llogaritur se retë plazmike janë të barabarta me 100 milionë bomba atomike,si ajo që është hedhur në Hiroshimë. Në tënjëjtën mënyrë edhe rrezet kozmikemund të jenë po aq të fuqishme, por fusha magnetike e Tokës lejon kalimin vetëm 0.1% të këtyre rrezeve vdekjeprurëse dhe kjo përqindje, e cila përbën vetëm një të mijtën e këtyre rrezeve, thithet prej atmosferës. Për të prodhuar një fushë të tillë magnetike është e nevojshme një rrymë me intensitet elektrik prej një milion amperësh. Kjo do të ishte përafërsisht e njëjtë me energjinë elektrike të përgjithshme të prodhuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit.
    Pra All-llahu i Madhërishëm e bëri një mburojë posaçërisht për ne si çati mbrojtëse, siç bën aluzion verseti i Kur'anit fisnik:

    “Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zmbrapsen prej atyre argumenteve.”Enbija, 32)

    Një kusht tjetër me rëndësi jetike ështëedhe struktura e atmosferës.
    Atmosfera e Tokës përbëhet nga përzierja 77% azot, 21% oksigjen, 1% dioksid karbon dhe nga disa gazra të tjera organi. Oksigjeni është shumë r ëndë s i shëm, s eps e shumi c a
    reaksioneve kimike tek njerëzit dhe gjallesat e tjera, të cilat kanë organizëm ndërlikuar e që zhvillohen për të fituar energji, realizohen në saje të oksigjenit. Komponimet karbonike hyjnë në reaksionin me oksigjenin dhe si rezultat kemi dioksid karbonin dhe energji. Në
    këtë reaksion shfaqen paketëzat energjike ATP- adenozin trifostat) që përdoren nga
    qelizat tona.Ana interesante e këtij procesi është përqindja e oksigjenit në ajrin që thithim
    me një saktësi të mahnitshme. Lidhur me këtë aspekt Majkëll Denton shkruan:“A do të mundte atmosfera jonë mbronte më tepër oksigjen dhe kjo a do arrinte të mbështeste jetën? Jo! Oksigjeni është një element tepër reaktiv. Përqindja e oksigjenit që gjendet në atmosferë, pra 21%, është pikërisht në pikën ideale për ta siguruar jetën e cila pikë nuk duhet
    kapërcehet. Nëse sasia e oksigjenit në atmosferë rritet 1% mundësia për shkaktimin e zjarreve në pyje nga goditjet e rrufesë do të rritej 70%. Ekuilibrimi përqindjes së oksigjenit në atmosferë realizohet në saje të sistemit të “ r i q a r k u l l i m i t ” . Kafshët konsumojnë Allvazhdimisht oksigjen dhe prodhojnë dioksid karbonin, helmues për to. Përkundrazi bimët
    s i g u r o j n ë vazhdimësinë e jetës organike duke e kthyer dioksidin e karbonit në oksigjen jetëdhënës. Në këtë mënyrë nga lulet çdo ditë sigurohen me miliarda tonë oksigjen për atmosferën.” Lexojmë me vëmëndje versetin e Kur'anit famëmadh në vijim:

    “A nuk e dini se All- llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në Tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e t ë f s h e h t a , e m e g j i t h a t ë p r e j n j e r ë z v e ka që polemizojnë çështjen epasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër tëndritshëm.” (Llukman, 20)
    Për të marrë frymë në çdo çast të jetës sonë, mushkëritë thithin vazhdimisht ajër dhe njëkohësisht e hedhim jashtë po atë ajër që kemi thithur pak çaste më parë. Këtë e bëjmë kaq shpesh, 16 herë në minutë, saqë mendojmë se është një gjë e thjeshtë. Në të vërtetë ky është një proces shumë i ndërlikuar. Sistemi ynë trupor është i programuar në atë mënyrë që kur marrim frymë nuk është e nevojshme të mendojmë për të. Pra kur ecim, vrapojmë,
    lexojmë një libër, bile edhe kur flemë, llogaritet vazhdimisht sa frymë duhet të marrim, prandaj edhe mushkëritë funksionojnë sipas nevojës që ka organizmi ynë. Arsyeja për të cilën kemi kaq shumë nevojë për frymëmarrje është sigurimi i energjisë të cilën e përfitojmë përherë në saje të reaksioneve që mundësonoksigjeni. Kështu bëhet e mundur që në çdo sekondë, në trupin tonë kryhen miliarda funksione të veçanta Për të lexuar librin që e keni në duart tuaja, miliona qeliza të shtresës së retinës së syrit duhet të ushqehen vazhdimishtme oksigjen. Nëse do të ulej përqindja e oksigjenit në gjak, do të kemi për pasojë errësimin e shikimit apo “terrin e syve”. Në të njëjtën mënyrë, të gjithë muskujt e trupit, tërësia e qelizave që përbëjnë këta muskuj, përfitojnë energji duke djegur “komponentët” karbonike, d.m.th. duke futur oksigjen në reaksion. Ja pra, kjo është arsyeja që ne marrim frymë. Në çastin kur e thithim ajrin, mbushen me oksigjen afërsisht 300 milionë hojëza (alveola) të mushkërive tona.
    Kapilarët e ngjitur në muret e hojëzave,thithin menjëherë këtë oksigjen me anë procesit të perfuzionit dhe difrezionit dhe, pas zemrës, ajrin e thithur e dërgojnë nëpër tërë trupin. Me anë të këtij procesi,cili nuk zgjat më shumë se gjysmë sekonde, thithim ajrin e pastër
    oksigjenin) dhe nxjerrim jashtë ajrin papastër (me dioksid karbon). A mund ta dini pse në mushkëritë tona ndodhen 300 milionë hojëza? Arsyeja qëndron në nevojën për të rritur
    maksimum sipërfaqen me të cilën mushkëritë kontaktojnë me ajrin. Në saje të hojëzave kjo sipërfaqe e dendur është kaq e madhe sa që zë vend sa një fushë tenisi. Ky është një projektim i mrekullueshëm Kreatorit të Gjithëdijshëm, i cili në një vend kaq të ngushtë, brenda në mushkëri,ka bërë këto hojëza dhe kanalet lidhëse ndërmjet tyre që të arrijnë të thithin sasi maksimale të oksigjenit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-01-2008 më 06:56
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2008
    Postime
    49
    Allahu mbuloft te gjith ju me t'mirat dhe begatit e tij.

  5. #75
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rregulli ne Univerz


















    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #76
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Informacione Historike në Kur'an.


    Popujt e Zhdukur

    Këto janë disa nga lajmet e vendbanimeve të hershme, të cilat t'i tregojmë ty (o Muhamed): disa prej tyre ekzistojnë akoma (si shenja), ndërsa disa të tjera tashmë janë fshirë nga faqja e dheut. Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata i bënë padrejtësi vetvetes. Kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u bënë dobi zotat, të cilëve ata u luteshin në vend të Allahut dhe nuk fituan veçse shkatërrim. (Hud: 100 - 101)

    Allahu e krijon njeriun, i jep atij formën shpirtërore dhe fizike, e lejon atë të zgjedhë një drejtim të caktuar në jetë dhe më pas e merr atë me anë të vdekjes. Ai e njeh më mirë njeriun dhe i di më së miri nevojat e tij, ashtu siç thuhet dhe në Kuran: "Si të mos e dijë Ai, i Cili ka krijuar..?" (El-Mulk: 14). Ndaj dhe qëllimi i vërtetë që njeriu duhet të ketë në jetë është madhërimi dhe adhurimi i Allahut. (Fjala adhurim nuk përfshin vetëm adhurimet e mirëfillta, si falja apo agjërimi, por të gjitha veprat që janë në dobi të njeriut). Për të njëjtën arsye, mesazhi dhe shpallja e pastër e Allahut që iu transmetua njerëzve nëpërmjet të dërguarve të Tij është i vetmi udhëzim për ta.

    Kurani është libri i fundit dhe i pandryshuar i Allahut.

    Kjo është arsyeja pse ne jemi të detyruar që ta pranojmë Kuranin si udhëzuesin tonë dhe të jemi krejtësisht të bindur e të kënaqur me të gjitha gjykimet e tij. Kjo është rruga e vetme e shpëtimit si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën.

    Ndaj ne kemi nevojë të studiojmë me shumë kujdes dhe vëmendje Kuranin dhe të meditojmë rreth tij. Allahu na tregon se shpallja e Kuranit ka për qëllim t'i shtyjë njerëzit të mendojnë:

    "Ky (Kuran) është mesazh për njerëzit, me qëllim që të shërbejë si paralajmërim për ta e të kuptojnë se Ai është vetëm një Zot i adhuruar dhe që të përkujtojnë njerëzit me mendje të shëndoshë." (Ibrahim: 52)


    Historitë e popujve të mëparshëm, të cilat përbëjnë një pjesë jo të vogël të Kuranit, janë pa dyshim një çështje që ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe. Pjesa më e madhe e këtyre popujve nuk i pranuan mësimet e profetëve, madje shfaqën armiqësi të hapur ndaj tyre. Me këtë veprim ata merituan ndëshkimin dhe u zhdukën nga faqja e dheut.

    Kurani na tregon se këto ndëshkime shërbejnë si paralajmërim për brezat pasardhës. Le të marrim një shembull: menjëherë pas përshkrimit të dënimit të një grupi çifutësh, të cilët u rebeluan ndaj urdhrave të Allahut, në Kuran thuhet:

    "Kështu pra, Ne e bëmë këtë ndëshkim shembull për ata dhe për brezat që erdhën më pas, si dhe një mësim për njerëzit e devotshëm." (El-Bekare: 66)


    Në këtë libër ne do të flasim për disa popuj të lashtë, të cilët u zhdukën për shkak të rebelimit të tyre kundrejt urdhrave të Allahut. Qëllimi ynë është të hedhim sadopak dritë mbi këto ngjarje, çdonjëra prej të cilave ishte "një shembull për kohën", kështu që sot ato mund të shërbejnë fare mirë si "paralajmërim" për njerëzimin.

    Arsyeja e dytë për të cilën ne po shqyrtojmë historitë e shkatërrimit të këtyre popujve është që të tregojmë nga burime të ndryshme ato që përshkruan Kurani, duke provuar në këtë mënyrë saktësinë e ngjarjeve të përshkruara në të. Allahu na tregon se vërtetësia e atyre gjërave që thuhen në ajetet kuranore mund të vërehet kudo.

    Thuaju atyre: "Të gjitha lavdërimet dhe falenderimet qofshin për Allahun! Ai do t'jua tregojë argumentet e Tij dhe ju do t'i dalloni ato…" (En-Neml: 93)

    Njohja e tyre është një nga mënyrat kryesore që çojnë drejt besimit të vërtetë.

    Pothuajse të gjitha historitë kuranore që përshkruajnë ndëshkimin dhe shkatërrimin e shumë popujve janë bërë "të njohura" dhe "të vëzhgueshme" në sajë të zbulimeve arkeologjike dhe studimeve të vazhdueshme. Në këtë studim, ne do të trajtojmë historitë e një pjese të këtyre popujve të zhdukur. (Duhet të kemi parasysh se disa prej popujve të zhdukur të përmendur në Kuran nuk janë përfshirë në këtë libër, sepse në Kuran nuk është përcaktuar koha dhe vendi ku kanë jetuar. Ata janë përshkruar vetëm për arrogancën, mosbindjen dhe kundërshtimin që shprehën ndaj të dërguarit të Allahut, si dhe për fundin e tyre të tmerrshëm.)

    Qëllimi ynë është të hedhim dritë mbi realitetin e përshkruar në Kuran, nëpërmjet zbulimeve të kohëve të fundit për t'i provuar kujtdo, besimtarëve dhe jobesimtarëve, vërtetësinë e fesë së Allahut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #77
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    HYRJE:
    Gjeneratat e kaluara

    A nuk u ka ardhur atyre lajmi i popujve të mëparshëm? Lajmi i popullit të Nuhut, Adit, Themudit, popullit të Ibrahimit, banorëve të Medjenit dhe qyteteve të përmbysura (populli i Lutit), të cilëve u erdhën të dërguarit e tyre me argumente të qarta. Kështu pra, nuk është Allahu Ai, i Cili u bëri atyre padrejtësi, por ata vetë i bënë padrejtësi vetes së tyre. (Et-Teube: 70)


    Mesazhi hyjnor i është komunikuar njerëzimit nëpërmjet profetëve që në fillimet e krijimit të tij. Reagimet e popujve kanë qenë të ndryshme. Disa popuj i kanë besuar profetët dhe e kanë pranuar mesazhin, ndërsa disa të tjerë e kanë mohuar atë tërësisht. Në disa popuj, një pjesë e vogël e shoqërisë e ndiqte të dërguarin, ndërsa pjesa tjetër vazhdonte rrugën e mosbindjes dhe mbante qëndrim armiqësor ndaj profetit dhe ndjekësve të tij. Të dërguarit, në përgjithësi, akuzoheshin si "gënjeshtarë, magjistarë, të çmendur dhe mendjemëdhenj". Madje disa popuj kanë arritur deri atje sa janë munduar edhe t'i vrasin të dërguarit, të cilët nuk kërkonin në shkëmbim të mundit të tyre shpërblime materiale apo përfitime personale.

    Historia e Shuajbit dhe popullit të Medjenit, tek i cili ai u dërgua, ilustron mjaft mirë marrëdhëniet ndërmjet profetëve dhe popujve të tyre. Reagimi dhe përfundimi i popullit të Shuajbit është shumë interesant:

    Në Medjen dërguam vëllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër veç Tij! Mos u hani hakun njerëzve kur matni e peshoni. Unë ju shoh (se rroni) në mirëqenie, por në të vërtetë kam frikë për ju dënimin e një dite të afërt.
    O populli im! Matni e peshoni me drejtësi, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni rrëmujë e ligësi në tokë.
    Ajo pjesë (e fitimit hallall) që jua ka lejuar Allahu është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë. Dijeni se unë nuk jam vënë rojtar mbi ju."
    Ata i thanë: "O Shuajb, a mos vallë namazi yt të mëson që ne të braktisim atë që kanë adhuruar baballarët tanë dhe të mos bëjmë ç'të duam me pasurinë tonë? Vërtet që ti je i duruar e i mençur.[ironi]"
    Ai u tha: "O populli im, nëse unë kam argumente të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka furnizuar me të mirat e Tij (si mund t'i përziej ato me fitim të paligjshëm?). Kur ju kundërshtoj, unë nuk dua të veproj atë që jua ndaloj juve ta bëni. Unë vetëm dëshiroj të rregulloj me aq sa kam mundësi, por suksesi im është në dorën e Allahut. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem i penduar.
    O populli im, nuk dua që mospajtimi im me ju të bëhet shkak që të vuani fatin e popujve të Nuhut, Hudit apo Salihut. Mos harroni se populli i Lutit nuk është shumë larg prej jush!
    Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar. Me të vërtetë që Zoti im është Mëshirëplotë dhe Mirëdashës."
    Ata i thanë: "O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë gjëra nga ato që po na thua dhe, për më tepër, ti je një njeri i dobët mes nesh. Po të mos ishte për familjen tënde, ne do të të kishim vrarë me gurë, sepse ti nuk ke fuqi kundër nesh."
    Ai u tha: "O populli im! A mos vallë familja ime është më e rëndësishme për ju se Allahu, të Cilin nuk e përfillni fare? Zoti im di gjithçka që veproni ju.
    O populli im, punoni sa të mundeni, (ndërsa) unë po punoj (në rrugën time). Do ta merrni vesh më vonë se kush është gënjeshtar dhe mbi kë do të bjerë dënimi poshtërues! Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur."
    Kështu, kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët, ndërsa keqbërësit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë atje! Qoftë i shkatërruar Medjeni, ashtu siç u shkatërrua Themudi! (Hud: 84 - 95)


    Për shkak të planeve djallëzore për të vrarë Shuajbin, faji i vetëm i të cilit ishte thirrja e popullit në diçka të mirë, populli i Medjenit u ndëshkua dhe u shkatërrua, ashtu siç u përshkrua në ajetet e mësipërme. Ky popull nuk është shembulli i vetëm, përkundrazi, sikurse tha dhe Shuajbi kur iu drejtua popullit të tij, shumë popuj të lashtë që kanë jetuar para popullit të Medjenit kanë pasur të njëjtin fat. Edhe më pas u shfaqën popuj të tjerë, të cilët ndoqën gjurmët e të parëve dhe merituan ndëshkimin e Allahut.

    Në faqet që vijojnë ne do të flasim për disa prej këtyre popujve të zhdukur. Kurani i përshkruan me hollësi historitë e tyre, për t'iu drejtuar njerëzve një ftesë të hapur që të nxjerrin mësime nga përfundimi i tyre i tmerrshëm.

    Në lidhje me këtë, Kurani u tërheq vëmendjen njerëzve se, megjithëse shumica e popujve të zhdukur kishin arritur një gradë të lartë civilizimi dhe zhvillimi, përsëri nuk mundën t'i shpëtonin dot ndëshkimit:

    Sa shumë breza shkatërruam para tyre! Ata ishin më të fuqishëm se ata (idhujtarët e Mekes) dhe (kur erdhi dënimi Ynë) ata vrapuan për t'u fshehur nëpër tokë! Por, a mund të gjejnë vend për t'u fshehur?! (Kaf: 36)

    Në këtë ajet janë përshkruar në mënyrë të veçantë dy karakteristika të këtyre popujve të zhdukur. E para, ata ishin "të fuqishëm". Kjo tregon se ata kishin vendosur sisteme të disiplinuara e të forta ushtarake në territorin ku jetonin. E dyta, këta popuj kishin themeluar qendra banimi të mëdha që shquheshin për mjeshtërinë arkitekturale.

    Është për t'u vënë në dukje se këto dy karakteristika vihen re edhe në qytetërimin e sotëm, i cili ka formuar një kulturë botërore nëpërmjet teknologjisë dhe shkencës moderne dhe ka ngritur shtete të fuqishme e qytete gjigande, por nga ana tjetër mohon dhe injoron Zotin, duke harruar se gjithçka është bërë e mundur prej fuqisë së Tij. Fundi i qytetërimit të sotëm nuk ka se si të jetë i ndryshëm nga ai i shumë qytetërimeve të hershme, për sa kohë që do të bazohet mbi mohimin fetar dhe degjenerimin moral.

    Një numër i madh i rasteve të shkatërrimit, disa prej të cilave janë përmendur në Kuran, janë konfirmuar nga kërkimet arkeologjike të bëra kohët e fundit. Këto zbulime, që vërtetojnë në mënyrë të qartë se ngjarjet e përmendura në Kuran kanë ndodhur me të vërtetë, hedhin dritë mbi nevojën e njerëzve për të nxjerrë mësime, e cila përmendet kaq shumë në Kuran, ku thuhet se është e nevojshme për njerëzit që të udhëtojnë në tokë dhe të shohin përfundimin e popujve më të hershëm.

    Ne nuk kemi dërguar profetë para teje, përveçse burra nga gjiri i banorëve të tokës, të cilët Ne i frymëzuam me shpalljen hyjnore. Përse nuk udhëtojnë ata nëpër botë që të shohin si ka qenë fundi i mosbesimtarëve para tyre? S'ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është më e mirë për ata të cilët e kanë frikë Allahun. A nuk kuptoni pra?
    (Popujve të shkatërruar u shtyhej afati) derisa të dërguarit humbnin çdo shpresë për popullin e tyre dhe mendonin se ishin mohuar plotësisht. Atëherë tek ata vinte ndihma Jonë dhe Ne shpëtonim kë të dëshironim. Ndëshkimi Ynë nuk mund të shmanget nga populli i pabindur.
    Vërtet, historitë e tyre shërbejnë si mësim për njerëzit që mendojnë. Ai (Kurani) nuk është përrallë e trilluar, por pohim dhe përforcim i librave të mëparshëm të Allahut, shtjellim i hollësishëm i gjithçkaje, udhëzues, përkujtim dhe mëshirë për një popull besimtar. (Jusuf: 109 - 111)


    Me të vërtetë historitë e popujve të mëparshëm shërbejnë si shembull dhe mësim për ata njerëz që kanë arsye të shëndoshë. Shkatërrimi i këtyre popujve për shkak të rebelimit dhe refuzimit të urdhrave të Allahut na tregon se sa i dobët dhe i pafuqishëm është njeriu. Në faqet që vijojnë ne do t'i shqyrtojmë këta shembuj sipas radhës kronologjike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 25-07-2008 më 11:20
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #78
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    KAPITULLI I:
    Përmbytja e Nuhut

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij. Ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet dhe tufani i përmbyti ata, sepse ishin keqbërës. (El-Ankebut: 14)


    Duke iu referuar pothuajse të gjitha kulturave, përmbytja e Nuhut (Noes) është një nga ngjarjet më të njohura, e cila trajtohet gjerë e gjatë në Kuran. Mospërfillja e popullit të profetit Nuh, reagimi dhe mënyra si rodhën ngjarjet tregohen me hollësi në shumë ajete të Kuranit.

    Profeti Nuh ishte dërguar të paralajmëronte popullin e tij, i cili kishte devijuar nga rruga e drejtë, duke adhuruar idhujt dhe duke mos iu bindur urdhrave të Allahut. Edhe pse Nuhu e këshilloi shumë herë popullin e tij dhe e paralajmëroi atë për një ndëshkim të rreptë, ai vazhdoi rrugën e mosbindjes dhe idhujtarisë. Ja si është përshkruar ngjarja në suren El-Mu'minun:

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dh ai u tha: "O populli im, adhurojeni Allahun! Ju s'keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. A nuk frikësoheni (prej dënimit)?"
    Por prijësit e mosbesimtarëve nga populli i tij thanë: "Ai është një njeri i thjeshtë si ju që kërkon të qëndrojë më lart se ju. Po të dëshironte Allahu do të kishte dërguar engjëj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.
    Ai është një njeri i çmendur, kështu që pritni edhe pak kohë."
    Nuhu u lut: "Zoti im, më ndihmo, sepse ata po më përgënjeshtrojnë." (El-Mu'minun: 23-26)


    Siç tregohet nga ajetet, paria e popullit e akuzoi profetin Nuh se qëllimi i tij ishte fitimi i pozitës, pushtetit dhe pasurisë. Gjithashtu, ata u munduan të provojnë se atij i ishte bërë magji dhe vendosën ta duronin për një farë kohe, duke e mbajtur vazhdimisht nën presion.

    Allahu i tregoi të dërguarit Nuh se ata që refuzuan besimin dhe vazhdonin të bënin vepra të këqija do të ndëshkoheshin, duke u përmbytur, kurse besimtarët do të shpëtonin.

    Dhe me të vërtetë, kur koha e ndëshkimit erdhi, sasi të mëdha ujërash të furishëm vërshuan nga toka dhe, bashkë me shirat e rrëmbyeshëm, shkaktuan një përmbytje të madhe. Allahu i tha Nuhut: "… Hipni në anije një çift (mashkull dhe femër) nga çdo lloj, si dhe familjen tënde, përveç atyre ndaj të cilëve Fjala tashmë është vendosur…" Të gjithë njerëzit e atij vendi, me përjashtim të besimtarëve që hipën në anije me profetin Nuh, u mbytën në ujë, duke përfshirë edhe djalin e Nuhut, i cili mendoi se mund të shpëtonte duke hipur në një mal aty pranë. Kur ujërat u pakësuan dhe mori fund gjithçka, anija ndaloi në Xhudij, d.m.th., në një vend të lartë, siç na njofton Kurani.

    Studimet arkeologjike, gjeologjike dhe historike tregojnë se kjo ngjarje ka ndodhur me të vërtetë siç është treguar në Kuran. Përmbytja është përshkruar në mënyrë të ngjashme në shumë gojëdhëna të qytetërimeve të hershme dhe në shumë dokumente historike. Megjithëse karakteri dhe emrat e vendeve ndryshojnë, gjithçka sa ndodhi i paraqitet njerëzve të kohës së sotme si një paralajmërim që vjen nga lashtësia.

    Përveç Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re, përshkrimi i përmbytjes është treguar në mënyrë të ngjashme në dokumentet sumeriane dhe asiro-babilonase, në legjendat greke, në epikat indiane të Shatapathës, Brahmës dhe Mahabharatës, në disa legjenda të Uellsit, në Edan Veriore, në legjendat lituaneze, bile edhe në disa histori tradicionale kineze.

    Si ka mundësi që një informacion i tillë kaq i detajuar që përshkruan të njëjtën ngjarje të mblidhet nga vende me kultura të ndryshme, të cilat janë mjaft larg si nga njëra-tjetra, ashtu dhe nga vendi i përmbytjes?

    Përgjigja është e qartë. Fakti që e njëjta ngjarje është treguar në rrëfimet dhe shkrimet e të gjithë këtyre popujve, të cilët kanë pasur shumë pak mundësi komunikimi ndërmjet tyre, është një provë e qartë se këta popuj e morën njohurinë nga një burim hyjnor. Me sa duket, përmbytja, e cila konsiderohet si një nga katastrofat më të mëdha dhe më shkatërruese në histori, është rrëfyer nga shumë profetë që u dërguan në qytetërime të ndryshme me qëllim që të shërbente si shembull dhe mësim për ta. Në këtë mënyrë lajmi i përmbytjes u përhap në shumë kultura të ndryshme.

    Edhe pse e transmetuar nga shumë kultura dhe burime fetare, historia e përmbytjes dhe e profetit Nuh është ndryshuar shumë dhe i është larguar versionit origjinal për shkak të falsifikimit të burimeve dhe transmetimeve jo të sakta. Studimet tregojnë se, midis të gjitha rrëfimeve për përmbytjen, i vetmi përshkrim i saktë është ai që ndodhet në Kuran.

    Profeti Nuh dhe përmbytja në Kuran

    Përmbytja e Nuhut është përmendur në shumë ajete të Kuranit. Më poshtë po citojmë ajetet sipas radhës kronologjike të ngjarjes.

    Thirrja që profeti Nuh i bëri popullit të tij

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. Unë kam frikë se do t'ju zërë ndëshkimi i një dite të madhe!" (El-Araf: 59)

    Unë jam një i dërguar i besueshëm për ju.
    Kini pra, frikë Allahun dhe dëgjojini fjalët e mia.
    O populli im, unë nuk ju kërkoj asnjë shpërblim për mesazhin që ju transmetoj. Shpërblimin e kërkoj vetëm prej Atij që më krijoi mua. (Esh-Shuara: 107- 110)


    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun! Ju s'keni të adhuruar të vërtetë tjetër veç Tij. A nuk frikësoheni (prej dënimit)?" (El-Mu'minun: 23)

    Paralajmërimi për ndëshkimin e Allahut

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (duke i thënë): "Këshilloje popullin tënd para se t'i vijë një ndëshkim i dhimbshëm." (Nuh: 1)

    Do ta merrni vesh se mbi cilin do të vijë ndëshkimi poshtërues dhe mbi cilin do të bjerë dënimi i përjetshëm. (Hud: 39)

    … mos adhuroni asgjë tjetër në vend të Allahut. Unë kam frikë se do t'ju zërë ndëshkimi i një dite të dhimbshme. (Hud: 26)

    Refuzimi i popullit të Nuhut

    Paria e popullit të tij i tha: "Ne mendojmë se po bën një gabim të qartë." (El-Araf: 60)

    Ata i thanë: "O Nuh, ti ke polemizuar me ne dhe e zgjate shumë polemikën. Sille pra, dënimin me të cilin na kërcënove, nëse thua të vërtetën." (Hud: 32)

    Sa herë që prijësit e popullit të tij kalonin pranë tij, ndërsa ndërtonte anijen, talleshin me të dhe e vinin në lojë. Ai u tha: "Nëse talleni me ne, po kështu do të tallemi edhe ne me ju, siç po talleni tani." (Hud: 38)

    Por prijësit e mosbesimtarëve nga populli i tij thanë: "Ai është një njeri i thjeshtë si ju që kërkon të qëndrojë më lart se ju. Po të dëshironte Allahu, do të kishte zbritur engjëj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar një gjë të tillë nga të parët tanë.
    Ai është një njeri i çmendur, kështu që prisni edhe pak kohë." (El-Mu'minun: 24, 25)

    Populli i Nuhut e përgënjeshtroi të dërguarin më parë. Ata e mohuan robin Tonë, e tallën, e kërcënuan dhe e quajtën të çmendur. (El-Kamer: 9)


    Mospërfillja e jobesimtarëve ndaj besimtarëve

    Paria jobesimtare e popullit të tij tha: "Ne shohim se ti je një njeri i thjeshtë si ne, përveç kësaj, rrugën tënde e ndjekin vetëm njerëzit e parëndësishëm e të ulët. Pastaj ne nuk shohim se ju keni ndonjë meritë ndaj nesh, përkundrazi ne ju konsiderojmë gënjeshtarë." (Hud: 27)

    Jobesimtarët i thanë: "Mos vallë duhet të të besojmë, kur ty të ndjekin vetëm më të dobëtit?"
    Ai u tha: "Unë nuk e di se ç'bënin ata të cilët ju i quani të dobët? Llogaria e tyre është në dorën e Zotit tim, nëse kuptoni. Unë nuk mund t'i largoj besimtarët, sepse jam vetëm një paralajmërues që ka ardhur për t'ju tërhequr vërejtjen haptazi." (Esh-Shuara: 111-115)


    Allahu e këshillon Nuhun të mos mërzitet

    Kështu Nuhut iu shpall: "Askush nuk do të besojë nga populli yt, përveç atyre të cilët tashmë kanë besuar, kështu që nuk ka pse të të vijë keq për çka vepruan ata." (Hud: 36)

    Lutjet e profetit Nuh

    "Atëherë pra, gjyko Ti (o Allah) mes meje dhe tyre dhe më shpëto mua bashkë me besimtarët." (Esh-Shuara: 118)

    Pastaj ai e luti Zotin e tij (duke thënë): "Unë jam i pafuqishëm, ndaj më ndihmo!" (El-Kamer: 10)

    Ai tha: "O Zoti im, unë e ftova popullin tim natë e ditë, por gjithë thirrja ime nuk solli gjë tjetër veç largimit të tyre (nga e vërteta)." (Nuh: 5-6)

    Ai tha: "O Zoti im! Më ndihmo, sepse ata më mohojnë." (El-Mu'minun: 26)

    Nuhu na u lut dhe vërtet Ne jemi më të mirët për t'iu përgjigjur lutjes. (Es-Saffat: 75)


    Ndërtimi i anijes

    Ndërtoje anijen nën mbikqyrjen dhe frymëzimin Tonë dhe mos m'u lut për ata që bënë padrejtësi dhe humbën. Nuk ka dyshim se ata do të mbyten. (Hud: 37)

    Shkatërrimi i popullit të profetit Nuh nga përmbytja

    Ata e përgënjeshtruan Nuhun, por Ne e shpëtuam atë bashkë me ndjekësit e tij në anije dhe i përmbytëm ata që mohuan shenjat Tona. Vërtet ata ishin një popull i verbuar. (El-Araf: 64)

    Më pas Ne i fundosëm të tjerët (mosbesimtarët)." (Esh-Shuara: 120)

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet dhe tufani i përmbyti, sepse ishin keqbërës. (El-Ankebut: 14)


    Vdekja e "djalit" të profetit Nuh

    Kurani tregon një dialog midis Nuhut dhe djalit të tij para se të fillonte përmbytja:

    Kështu ajo lundroi mes valëve të mëdha si male, ndërsa Nuhu i thirri të birit që ishte ndarë veç: "O biri im! Eja në barkë me ne dhe mos u bëj prej mosbesimtarëve."
    I biri iu përgjigj: "Do të ngjitem në një mal dhe ai do të më shpëtojë nga uji." Nuhu i tha: "Sot nuk ka shpëtim nga urdhri i Allahut, përveç atyre që mëshiron Ai." Ndërkohë valët u futën mes tyre dhe ai u mbyt bashkë me të tjerët. (Hud: 42-43)


    Shpëtimi i besimtarëve prej përmbytjes

    Ne e shpëtuam Nuhun bashkë me ata që ishin me të në barkën e ngarkuar. (Esh-Shuara: 119)

    Pastaj Ne e shpëtuam Nuhun bashkë me ata që ishin me të në anije, të cilën e bëmë argument dhe shenjë për të gjithë njerëzimin. (El-Ankebut: 15)


    Natyra fizike e përmbytjes

    Kështu Ne hapëm portat e qiellit me ujë që derdhej me furi.
    Dhe bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe të tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar.
    Ne e mbartëm atë në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë. (El-Kamer: 11-13)

    Kur erdhi urdhri ynë dhe nga furra doli ujë, Ne thamë: "Fut në anije një çift (mashkull dhe femër) nga çdo lloj, familjen tënde dhe besimtarët, përveç atyre për të cilët është marrë një vendim i përhershëm. Por, përveç një pakice, shumica nuk besoi."
    Nuhu u tha: "Hipni në anije! Me emrin e Allahut do të jetë lëvizja dhe ndalimi i saj. Vërtet Zoti im është gjithnjë Falës dhe Mëshirëplotë.
    Kështu ajo lundroi mes valëve të mëdha si male, ndërsa Nuhu i thirri të birit që ishte ndarë veç: "O biri im! Eja në anije me ne dhe mos u bëj prej mosbesimtarëve." (Hud: 40-42)

    Kështu Ne e frymëzuam atë (duke i thënë): "Ndërto anijen nën mbikqyrjen dhe frymëzimin Tonë. Pastaj, kur të vijë urdhri Ynë dhe kur nga furra të gurgullojë ujë, merr në anije një çift nga çdo lloj si edhe familjen tënde, përveç atyre për të cilët është marrë një vendim i përhershëm. Mos m'u lut për mbrojtje për keqbërësit, sepse ata do të mbyten." (El-Mu'minun: 27)


    Qëndrimi i anijes në një vend të lartë

    U tha: "O tokë, gëlltite ujin tënd! O qiell, pushoje shiun tënd!" Uji u ul dhe urdhri i Allahut u përmbush, ndërsa anija ndaloi në (malin) Xhudij. U tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor!" (Hud: 44)

    Paralajmërimi nëpërmjet përmbytjes

    Kur uji u ngrit tej kufijve të tij, Ne ju mbartëm në anijen lundruese.
    Me qëllim që ta bëjmë atë kujtim për ju dhe të kuptojnë ata që dëgjojnë me vëmendje. (El-Hakkah: 11-12)


    Lavdërimi i Allahut për profetin Nuh

    Paqja qoftë mbi Nuhun në të gjithë botët!
    Sigurisht që kështu i shpërblejmë ata që punojnë punë të mira.
    Nuhu ishte me të vërtetë një nga robërit Tanë besimtarë. (Es-Saffat: 79-81)


    Përmbytja ishte lokale apo globale?

    Ata që mohojnë vërtetësinë e përmbytjes së Nuhut e justifikojnë qëndrimin e tyre duke thënë se një përmbytje e mbarë botës është e pamundur. Sipas tyre, të gjithë librat e shpallur, duke përfshirë dhe Kuranin, mbrojnë idenë e një përmbytjeje globale. Si rrjedhim këta libra janë të gabuar.

    Ky trajtim si dhe vendosja e shenjës së barazimit midis Kuranit dhe librave të tjerë, psh, Pentateukut, është plotësisht e gabuar. Kurani u shpall nga Allahu dhe është i vetmi libër hyjnor i pandryshuar ndaj dhe në të nuk mund të ketë gabime. Ai e trajton përmbytjen nga një këndvështrim shumë i ndryshëm, në krahasim me Pentateukun apo legjendat e tjera të përmbytjes që transmetohen në kultura të ndryshme. Pentateuku, emri i pesë librave të parë të Dhiatës së Vjetër, pranon hapur se përmbytja ishte globale, pra, ajo përfshiu të gjithë botën. Kurani nuk e pohon diçka të tillë, përkundrazi, ajetet përkatëse të lënë të kuptosh se përmbytja ishte e pjesshme dhe nuk përfshiu të gjithë botën por vetëm popullin e Nuhut, i cili ishte paralajmëruar më parë për një dënim të tillë.

    Kur shqyrtohen transmetimet e përmbytjes në Kuran dhe në Dhiatën e Vjetër, ndryshimi vihet re menjëherë. Dhiata e Vjetër e përshkruan fillimin e përmbytjes si vijon:
    Zoti pa se paudhësia e njerëzve përmbi tokë ishte e madhe dhe se çdo mendim i zemrës së tyre nuk synonte tjetër, por që të bëjë vazhdimisht të keqen. Zotit i erdhi keq pse e krijoi njeriun përmbi tokë. I erdhi keq thellë në zemër e tha: "Do ta shuaj prej faqes së dheut njeriun që e krijova: njeriun, bagëtitë, zvarranikët edhe shpendët e qiellit - sepse po më vjen keq që i krijova." Porse Noehi gjeti hir para Zotit. (Gjeneza 6: 5-8)

    Në Kuran tregohet fare qartë se nuk u shkatërrua e gjithë bota, por vetëm populli i Nuhut. Ashtu siç u dërgua Hudi te populli i Adit (Hud: 50), apo Salihu te populli i Themudit (Hud: 61), apo ashtu siç u dërguan të gjithë profetët e tjerë përpara Muhamedit te popujt e tyre, ashtu dhe Nuhu u dërgua vetëm te populli i tij, ndaj dhe përmbytja ishte ndëshkim vetëm për popullin e tij.

    Ne e dërguam Nuhun te populli i tij: "Unë kam ardhur për t'ju këshilluar dhe për t'ju tërhequr vërejtjen haptazi që ju të mos adhuroni asgjë tjetër në vend të Allahut. Unë kam frikë për ju dënimin e një dite të dhimbshme." (Hud: 25-26)

    Ata që u ndëshkuan ishin njerëz që nuk e përfillën mesazhin e profetit Nuh dhe nuk hoqën dorë nga rebelimi dhe mosbindja. Ajetet që përshkruajnë këtë ngjarje janë mjaft të qarta.

    Por ata e përgënjeshtruan Nuhun, kështu që Ne e shpëtuam atë bashkë me ndjekësit e tij në anije dhe i mbytëm ata që mohuan shenjat Tona. Vërtet ata ishin një popull i verbuar. (El-Araf: 64)


    Ne me mëshirën tonë e shpëtuam atë Nuhun bashkë me besimtarët dhe i shkatërruam nga themelet ata që përgënjeshtruan argumentet Tona. Ata nuk ishin besimtarë. (El-Araf: 72)

    Përveç kësaj, në Kuran, Allahu thekson se Ai kurrë nuk e ndëshkon një popull, derisa të dërgojë një profet tek ai. Pra, ndëshkimi vjen vetëm pasi një profet ka shkuar te një popull, edhe është përgënjeshtruar prej tij. Allahu thotë në suren El-Kasas:

    Zoti yt nuk i shkatërron vendbanimet para se të dërgojë në qendrën e tyre një të dërguar që t'u lexojë atyre argumentet Tona. Ne i shkatërronim vendbanimet, vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin keqbërës. (El-Kasas: 59)

    Allahu nuk i shkatërron ata popuj, te të cilët Ai nuk ka dërguar një profet. Nuhu u dërgua për të paralajmëruar vetëm popullin e tij. Prandaj Allahu nuk kishte pse t'i shkatërronte popujt e tjerë, të cilëve nuk u kishte dërguar një paralajmërues, ndaj dhe dënimi i Tij goditi vetëm popullin e Nuhut.

    Nga këto pohime të Kuranit, arrijmë në përfundimin se përmbytja e Nuhut ishte një katastrofë lokale dhe jo globale. Gërmimet arkeologjike të bëra në zonën ku mendohet se mund të ketë ndodhur përmbytja, të cilën do ta shqyrtojmë më poshtë, tregojnë që përmbytja nuk ishte një ngjarje globale që përfshiu gjithë planetin, por një katastrofë e gjerë që preku Mesopotaminë.

    A u morën të gjitha kafshët në anije?

    Komentatorët e Biblës besojnë se Nuhu mori në anije të gjitha llojet e kafshëve që ekzistonin në tokë, kështu që kafshët shpëtuan nga zhdukja falë ndërhyrjes së Nuhut. Sipas këtij mendimi, një çift nga të gjitha speciet e kafshëve që banonin në tokë u soll në bordin e anijes.

    Ata të cilët pohojnë diçka të tillë, duhet të përballojnë vështirësi serioze në shumë drejtime. Si u morën kafshët në anije? Si u ushqyen? Si u vendosën në të? Si u izoluan nga njëra-tjetra? Këtyre pyetjeve është e pamundur t'u përgjigjesh. Për më tepër mbetet pyetja: Si u sollën të gjitha kafshët nga kontinentet e ndryshme? Gjitarët e poleve, kangurët e Australisë ose bizonët endemikë të Amerikës? Përveç kësaj, ka dhe shumë pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje. Si u kapën kafshë shumë të rrezikshme si ato helmuese, gjarpërinjtë, akrepat etj, apo kafshët grabitqare si leopardët, luanët etj? Si u mbajtën ato larg prej instikteve të tyre natyrale deri në fund të përmbytjes? Pastaj si u gjend ushqimi për gjithë këto lloje kafshësh?

    Këto janë pyetje me të cilat përballohet Dhiata e Vjetër. Në Kuran nuk ka asnjë pohim të tillë që të nënkuptojë se të gjitha llojet e kafshëve që ekzistojnë mbi tokë u morën në anije. Siç e thamë dhe pak më parë, përmbytja ndodhi në një zonë të caktuar, si rrjedhim, kafshët e marra në anije mund të ishin vetëm ato të cilat jetonin në atë zonë ku banonte populli i Nuhut.

    Kuptohet që është e pamundur që të mblidhen të gjitha llojet e kafshëve, qofshin ato edhe vetëm të një zone. Është e vështirë të mendosh që Nuhu dhe numri i vogël i besimtarëve (Hud: 40) shkuan në të gjitha drejtimet për të mbledhur nga një çift prej qindra lloje kafshësh. Ishte e pamundur për ta të mblidhnin ekzemplarët e insekteve që jetonin në atë rajon dhe për më tepër të dallonin meshkujt nga femrat. Kjo është arsyeja përse ka shumë të ngjarë që kafshët e mbledhura të ishin ato të cilat mund të kapeshin dhe të mbaheshin më lehtë, prandaj ato duhet të ishin kafshë shtëpiake që ishin të dobishme veçanërisht për njeriun. Për profetin Nuh dhe besimtarët e paktë ishte më e përshtatshme të merrnin në anije kafshë të tilla si lopë, dele, kuaj, deve e kafshë të tjera shtëpiake të ngjashme me këto, sepse këto ishin kafshët më të dobishme që do të nevojiteshin për të organizuar një jetë të re në një zonë, e cila do të kishte humbur shumë prej botës shtazore për shkak të përmbytjes.

    Këtu, pika më e rëndësishme që duhet të kuptojmë është se shkaku dhe urtësia e marrjes së kafshëve ishte mundësia e rinisjes së një jete të re dhe jo shpëtimi i tyre nga zhdukja. Kjo sepse përmbytja ishte rajonale dhe nuk kishte rrezik që të zhdukeshin përfundimisht llojet e kafshëve. Me kalimin e kohës, gjallesat e zonave të tjera emigruan dhe e ripopulluan vendin e përmbytjes duke i kthyer atij larminë që kishte përpara shkatërrimit.

    Në çfarë lartësie u ngritën ujërat?

    Një tjetër debat në lidhje me përmbytjen është lartësia e ngritjes së nivelit të ujërave. A u ngrit niveli aq shumë sa të mbulonte malet? Siç dihet, Kurani na informon se anija qëndroi në Xhudij pas përmbytjes. Fjala Xhudij në përgjithësi i referohet një vendi të lartë. Prandaj nuk duhet harruar se fjala Xhudij mund të jetë përdorur në Kuran jo për të treguar një emër specifik mali, por për të treguar se anija qëndroi në një vend të lartë.

    Zona e përmbytjes së Nuhut

    Ultësira e Mesopotamisë është vendi ku mendohet se ka ndodhur përmbytja. Në këtë zonë kanë ekzistuar qytetërimet më të lashta të njohura në histori. Përveç kësaj, kjo zonë, duke qenë e vendosur midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, është një vend i përshtatshëm gjeografikisht për një vërshim gjigand. Një nga faktorët ndihmues në realizimin e përmbytjes ka shumë mundësi të jetë dalja e këtyre dy lumenjve nga shtrati, duke përmbytur tërë zonën.

    Arsyeja e dytë se përse kjo zonë shikohet si zona e përmbytjes janë të dhënat historike. Në shënimet e shumë qytetërimeve të rajonit janë gjetur prova, në të cilat flitet për një përmbytje që ka ndodhur në të njëjtën periudhë. Duke dëshmuar shkatërrimin e popullit të Nuhut, këto qytetërime duhet të kenë ndjerë nevojën për të përshkruar mënyrën se si ndodhi ky shkatërrim dhe pasojat që ai la. Është e ditur që pjesa më e madhe e legjendave mbi përmbytjen janë me origjinë mesopotamiane. Për ne janë më të rëndësishme zbulimet arkeologjike. Ato tregojnë se një përmbytje shumë e madhe ka ndodhur me të vërtetë dikur në këtë zonë. Ashtu siç do ta shqyrtojmë me hollësi në faqet që vijojnë, kjo përmbytje bëri që qytetërimi të mbetej pezull për një periudhë. Gjatë gërmimeve janë zbuluar gjurmë të dukshme të një shkatërrimi shumë të madh.

    Gërmimet e bëra në Mesopotami tregojnë se, shumë herë gjatë historisë, ky rajon ka pësuar fatkeqësi të ndryshme si rezultat i vërshimeve dhe përmbytjeve të lumenjve Tigër dhe Eufrat. Psh, në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në kohën e Ibisinit, sunduesit të popullit të madh të Urit, i vendosur në jug të Mesopotamisë, një prej viteve është shënuar si viti që "vinte pas përmbytjes që zhduku kufijtë midis qiellit dhe tokës".1 Në vitin 1700 p.e.s., në kohën e Hamurabit Babilonian, një vit është shënuar si viti i "shkatërrimit të qytetit Eshnuna nga një vërshim".

    Në shekullin X p.e.s., në kohën e sunduesit Nabu-mukin-apal, ndodhi një vërshim në qytetin e Babilonisë.2 Në shekullin VII, VIII, X, XI dhe XII në rajon ndodhën një sërë përmbytjesh të konsiderueshme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në 1925, 1930 dhe 1954.3 Është e qartë se kjo zonë gjithmonë ka qenë objekt përmbytjesh dhe nuk është aspak çudi që një përmbytje masive të ketë shkatërruar një popull të tërë, ashtu siç përmendet në Kuran.

    Provat arkeologjike të përmbytjes

    Nuk është rastësi që pikërisht në kohën e sotme ne ndeshim gjurmët e shumicës së popujve, për të cilët në Kuran thuhet se janë shkatërruar. Dëshmitë arkeologjike pohojnë faktin se sa më befasisht të zhduket një komunitet, aq më e mundur është që ne të hasim në rrënojat e tij.

    Në rastin e civilizimeve të zhdukura befasisht si pasojë e fatkeqësive natyrore, migrimit të papritur apo luftrave, gjurmët e tyre në shumicën e rasteve janë të ruajtura më mirë. Shtëpitë në të cilat jetonin njerëzit dhe veglat e punës të përdorura prej tyre në jetën e përditshme varrosen në tokë brenda një kohe të shkurtër. Kështu ato ruhen për një kohë të gjatë të paprekura nga dora e njeriut, duke siguruar prova të rëndësishme të së kaluarës.

    Ja përse sot janë zbuluar shumë prova për përmbytjen e Nuhut. E menduar se ka ndodhur rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s., përmbytja shënoi fundin e rrufeshëm të një qytetërimi të tërë, i cili më vonë u zëvendësua nga një qytetërim tjetër. Kështu, evidenca të qarta për përmbytjen u ruajtën për mijëra vjet për të qenë provë dhe paralajmërim për ne.

    Në lidhje me përmbytjen, e cila mbuloi Ultësirën e Mesopotamisë janë bërë shumë gërmime. Në to janë gjetur gjurmë të një përmbytjeje veçanërisht të madhe në 4 qytete kryesore. Këto qytete ishin më të rëndësishmet në Mesopotami. Ato ishin: Uri, Ereku, Kishi dhe Shurupaku.

    Gërmimet e bëra tregojnë se të gjitha këto qytete u bënë objekt i një vërshimi rreth mijëvjeçarit të tretë p.e.s.

    Në fillim le të hedhim një vështrim në gërmimet e bëra në qytetin e Urit.

    Rrënojat më të vjetra të qytetërimit të zbuluara në gërmimet e bëra në këtë qytet, i cili në ditët tona quhet "Tel el-Mukkajar", e kanë fillimin rreth vitit 7000 p.e.s. Si një prej qyteteve, i cili ka qenë qendra e një prej civilizimeve më të hershme, qyteti i Urit ka qenë një vendbanim ku shumë kultura kanë pasuar njëra-tjetrën.

    Zbulimet arkeologjike tregojnë se në qytetin e Urit civilizimi u ndërpre pas një përmbytjeje gjigande dhe më vonë u shfaq një civilizim i ri. R. H. Hall nga Muzeu Britanik ishte i pari që bëri gërmime në këtë qytet. Pas tij, gërmimet u vazhduan nën drejtimin e Leonard Woolley, i cili drejtonte një ekspeditë të ndërmarrë nga Muzeu Britanik dhe Universiteti i Pensilvanisë. Gërmimet e drejtuara prej tij, të cilat patën një efekt shumë të madh në të gjithë botën, zgjatën nga viti 1922 deri në 1934.

    Një ilustrim që paraqet përmbytjen e Nuhut.

    Këto gërmime u bënë në shkretëtirën midis Bagdadit dhe Gjirit Persik. Themeluesi i qytetit të Urit ishte një popull, i cili kishte ardhur nga Mesopotamia Veriore e që u vetëquajt Ubejdian. Në fillim, gërmimet kishin për qëllim mbledhjen e informacionit për këta njerëz. Gërmimet e Woolley janë përshkruar kështu nga arkeologu gjerman Werner Keller:

    "Varret e mbretërve të Urit" - kështu i kishte pagëzuar Woolley, në çastet e para të entuziazmit, varret e fisnikëve sumerianë - madhështia mbretërore e të cilave doli në pah kur lopatat e arkeologëve ndeshën një grumbull dheu 50 këmbë të jug të tempullit dhe gjetën një varg të gjatë varresh shumë hijerëndë. Gropat e varreve prej guri ishin të mbushura me kupa të çmueshme, amfora dhe vazo me forma të mrekullueshme, mjete ngrënieje prej bronxi, mozaik perlash, gurë të çmuar me copa të vogla të shndritshme piriti etj. Trupat e tyre të shpërbërë ishin të rrethuar me argjend. Harpa dhe lira mbështeteshin në mur. "Gati menjëherë," - shkruante ai më vonë në ditarin e tij, - "zbulimet e bëra vërtetuan dyshimet tona. Menjëherë pas dyshemesë së një prej varreve të mbretërve ne gjetëm, nën një shtresë hiri, rrasa të shumta balte të mbuluara me simbole e gërma të një tipi shumë më të vjetër se ato të shkrimeve mbi varre. Duke gjykuar nga natyra e shkrimit rrasat u përkisnin viteve 3000 p.e.s. Ato ishin 2 - 3 shekuj më të hershme se varret."

    Galeritë shkonin thellë e më thellë. Shtresa të reja me copa qypash, amforash dhe vazosh shfaqeshin. Ekspertët vunë re se qeramika kishte mbetur çuditërisht fare e pandryshuar. Ajo ishte njësoj si ato të gjetura në varret e mbretërve. Dukej se për shekuj, civilizimi sumerian nuk kishte pësuar ndryshime radikale. Sipas konkluzioneve të nxjerra, ata duhet të kishin arritur një nivel të lartë zhvillimi çuditërisht shumë herët.

    Kur pas disa ditësh disa prej punëtorëve të Woolley e thirrën dhe i thanë: "Arritëm në nivelin e tokës", ai u lëshua në dyshemenë e galerisë për t'u kënaqur. Mendimi i parë i Woolley ishte: "Kaq ishte." Ishte rërë, rërë e pastër e një lloji të tillë që mund të depozitohej vetëm nga uji.

    Një ilustrim që paraqet përmbytjen e Nuhut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 25-07-2008 më 11:22
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #79
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Ata vendosën të vazhdonin të gërmonin e ta bënin galerinë më të thellë. Lopatat venin thellë e më thellë, 3 këmbë, 6 këmbë, akoma baltë e pastër. Papritur në 10 këmbë shtresa e baltës u zhduk menjëherë, ashtu siç ishte shfaqur. Poshtë kësaj depozite balte, pothuajse 10 këmbë të trashë, ata kishin zbuluar prova të qarta të një vendbanimi njerëzor. Cilësia dhe pamja e qeramikës kishte ndryshuar në mënyrë të dukshme. Këtu ato ishin të bëra me dorë. Mbeturinat e metaleve nuk gjendeshin asgjëkundi. Veglat primitive që u shfaqën ishin bërë prej stralli të prerë. Duhet t'i përkisnin Epokës së Gurit.

    Përmbytja - ky ishte i vetmi shpjegim i mundshëm i kësaj depozite gjigande balte poshtë kodrës së Urit, e cila ndau si me thikë dy epoka. Deti kishte lënë gjurmët e tij të qarta në mbetjet e organizmave të vogla detare të gjetura në baltë.

    Analizat mikroskopike treguan se kjo depozitë e madhe balte poshtë kodrës në Ur, ishte grumbulluar si rezultat i një përmbytjeje aq të madhe sa të zhdukte qytetërimin e lashtë sumerian. Epika e Gilgameshit dhe historia e Nuhut bashkoheshin në këtë galeri të thellë nën shkretëtirën e Mesopotamisë.

    Max Mallowan i referohet mendimeve të Leonard Woolley, i cili thoshte se një masë e tillë kaq e madhe materiali të depozituar nga uji, e formuar në një periudhë kohe të vetme, mund të ishte vetëm rezultat i një përmbytjeje shkatërruese. Woolley, gjithashtu, e përshkruante shtresën që ndau qytetin sumerian të Urit nga qyteti i El-Ubejdit, banorët e të cilit përdornin qeramikë të pikturuar, si mbetje të përmbytjes.5

    Këto tregojnë se qyteti i Urit ishte një nga vendet e prekura nga përmbytja. Werner Keller ka theksuar rëndësinë e gërmimeve të lartpërmendura, duke thënë se sasia e rrënojave të qytetit nën një shtresë balte vërteton se në Mesopotami ka ndodhur një përmbytje.6

    Një tjetër qytet mesopotamian që mban gjurmët e përmbytjes është "Kishi i sumerianëve", i cili njihet tani si Tel El-Uheimer. Sipas burimeve të lashta sumeriane, ky qytet ishte "vendi i dinastisë së parë diluviane".

    Qyteti i Shurupakut në Mesopotaminë Jugore, i cili sot njihet si Tel Fe'reh, gjithashtu mbart gjurmë të dukshme të përmbytjes. Studimet arkeologjike në këtë qytet drejtoheshin prej Erich Schmidt, nga Universiteti i Pensilvanisë, në vitet 1920-1930. Këto gërmime zbuluan tre shtresa vendbanimi të shtrira në një distancë kohore që nga periudha parahistorike, deri në dinastinë e tretë të Urit (2112-2004 p.e.s.). Gjetjet më të qarta ishin rrënojat e shtëpive të mirëndërtuara dhe rrasat në formë pyke, në të cilat gjendeshin të shkruara shënime zyrtare si dhe lista fjalësh. Ato tregonin për një shoqëri shumë të zhvilluar që ka ekzistuar nga fundi i mijëvjeçarit të katërt p.e.s.

    Sipas zbulimeve arkeologjike, përmbytja e Nuhut ka ndodhur në Ultësirën e Mesopotamisë, e cila atëherë kishte një formë të ndryshme nga e ajo e sotmja. Në diagramin e mësipërm, kufijtë e sotëm të Ultësirës janë shënuar me vijë të kuqe të ndërprerë. Sektori i madh që shtrihet midis vijës së kuqe ka qenë pjesë e detit në atë kohë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 25-07-2008 më 11:22
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #80
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Popujt e Zhdukur.

    Çështja kryesore është se u kuptua që një shkatërrim i madh, si pasojë e një përmbytjeje, kishte ndodhur në këtë qytet rreth viteve 2900-3000 p.e.s. Sipas përshkrimit të Mallowan, 4-5 m nën tokë, Schmidt kishte ndeshur një shtresë dheu të verdhë (të formuar nga përmbytja) e përbërë nga një përzierje balte dhe rëre. Schmidt e përcaktoi këtë shtresë të përbërë nga balta dhe rëra, e cila kishte mbetur që nga mbretëria e lashtë e Semdet Nasr, si "rërë me origjinë nga lumi" dhe e lidhi këtë me përmbytjen e Nuhut.

    Në gërmimet e bëra në qytetin e Shurupakut, u vu re se mbeturinat e përmbytjes i përkisnin përafërsisht viteve 2900-3000 p.e.s. Ndoshta qyteti i Shurupakut ka mundësi të ketë qenë po aq i prekur nga përmbytja sa edhe qytetet e tjera

    Vendi i fundit, i cili mendohet të ketë qenë i prekur nga përmbytja është qyteti i Erekut në jug të Shurupakut, i cili sot njihet si Tel El-Uerka. Edhe në këtë qytet, ashtu si në qytetet e tjera, është zbuluar një shtresë e përmbytjes. Kjo shtresë daton midis viteve 2900-3000 p.e.s., njësoj si të tjerat.

    Siç dihet, lumenjtë Tigër dhe Eufrat ndajnë në mes Mesopotaminë nga njëri cep te tjetri. Duket se gjatë ndodhisë, këta dy lumenj dhe shumë burime të tjera uji, të mëdha e të vogla, vërshuan dhe, duke u bashkuar me ujin e shiut, shkaktuan një përmbytje të madhe. Ngjarja përshkruhet kështu në Kuran:

    Ne hapëm portat e qiellit me ujë që derdhej me furi dhe bëmë që burimet të shpërthejnë nga toka. Kështu ujërat (e qiellit dhe tokës) u takuan për një çështje të paracaktuar. (El-Kamer: 11-12)

    Kur faktorët që shkaktuan përmbytjen shqyrtohen një nga një, shihet se ato të gjitha duken si fenomene natyrale. Ajo që e bën të mbinatyrshme ngjarjen është se ato ndodhën në të njëjtën kohë dhe pikërisht pas paralajmërimit që Nuhu i bëri popullit të tij për afrimin e ndëshkimit.

    Vlerësimi i provave të gjetura nga studimet e përfunduara, tregon se sipërfaqja e përmbytjes shtrihet afërsisht 160 km nga lindja në perëndim dhe 600 km nga veriu në jug. (Disa herë më e madhe se sipërfaqja e Shqipërisë. sh.r.) Kjo tregon se përmbytja përshiu gjithë Ultësirën e Mesopotamisë. Kur shqyrtojmë renditjen e qyteteve Ur, Erek, Shurupak dhe Kish, të cilat mbartin gjurmët e përmbytjes, shohim se ato ishin të rreshtuara në një drejtim. Prandaj, përmbytja duhet të ketë prekur këto katër qytete dhe rrethinat e tyre. Përveç kësaj, duhet të theksohet se rreth viteve 3000 p.e.s. struktura gjeografike e Ultësirës së Mesopatamisë ishte e ndryshme nga ç'është tani. Në atë kohë, shtrati i lumit Eufrat ishte më në lindje nga ç'është sot. Kjo vijë rrjedhjeje përputhet me vijën që kalon midis Urit, Erekut, Shurupakut dhe Kishit. Me hapjen e "burimeve të tokës dhe qiellit" duket se lumi Eufrat vërshoi dhe u përhap, duke shkatërruar kështu katër qytetet e përmendura më sipër.

    Gërmimet e bëra nga Leonard Woolley në Ultësirën e Mesopotamisë nxorën në dritë ekzistencën e një shtrese balte 2.5 m të trashë. Kjo shtresë është formuar, me sa duket, nga materiali i transportuar nga ujërat e përmbytjes dhe është e vetme në të gjithë Botën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 25-07-2008 më 11:24
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •