Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 171
  1. #21
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    RELATIVITETI I KOHËS

    Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga Teoria e Relativitetit e Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Më parë, njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me Teorinë e Relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë, me përjashtim të Kuranit, në të cilin gjendet informacion rreth relativitetit të kohës. Lexoni disa nga ajetet që flasin për këtë temë:

    "Ata kërkojnë prej teje që t'ua shpejtosh dënimin, por Zoti nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet që llogaritni ju." (El Haxh 47)

    "Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështje) ngrihet tek Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet." (Es-Sexhde 5)

    "Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet." (El Me'arixh 4)

    Në disa ajete tregohet se njerëzit e perceptojnë kohën në mënyrë të ndryshme. Në këtë mënyrë, disa njerëz mund ta konsiderojnë si shumë të gjatë një periudhë shumë të shkurtër dhe anasjelltas. Dialogu i zhvilluar ndërmjet njerëzve Ditën e Gjykimit është një shembull mjaft i mirë për këtë:

    "Zoti do t'u thotë: 'Sa vite keni jetuar në Tokë?' Ata do të thonë: 'Ne kemi ndenjur vetëm një ditë ose një pjesë të saj. Pyet ata që janë në gjendje të numërojnë." (Mu'minun 112-113)


    Përmendja e relativitetit të kohës në Kuran, i cili filloi të shpallej rreth vitit 610, është një argument tjetër që vërteton burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #22
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    SASIA E SHIUT

    Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

    "Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar. Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

    Fakti i zbritjes së kësaj sasie shiu të matur dhe të përcaktuar është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 trilionë tonë ujë në vit. Kjo sasi është e barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë gjatë një viti. Kjo lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar "me masë të caktuar". Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit. Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.

    Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibrim të madh ekologjik dhe për rrjedhojë, fundin e jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit pikërisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.

    Çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe sasia e ujit që bie në formë shiu është "konstante": 513 trilionë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin: "Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar". Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe jetës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #23
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    FORMIMI I SHIUT

    Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.

    Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

    "Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë.

    Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…" (Err-Rrum 48)


    Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajetin kuranor.

    FAZA E PARË: "Zoti është Ai që i dërgon erërat..."

    Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë veçimin e disa grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca të pasura me kripë (të cilat quhen aerosole) transportohen nga erërat dhe ngrihen në atmosferë. Ato funksionojnë si kolektorë uji dhe formojnë pika reje, duke i mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit.

    FAZA E DYTË: "... (erërat) lëvizin retë. Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në pjesë …"

    Retë formohen nga avujt e ujit, të cilët kondensohen rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë "qëndrojnë pezull" në ajër dhe përhapen në qiell. Në këtë mënyrë, qielli mbushet plot me re.

    FAZA E TRETË: "...dhe përmes tyre sheh se si bie shiu."

    Ilustrimi i mësipërm tregon pikat e ujit që shkëputen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Më pas, pikat e shiut në retë e sapoformuara do të qëndrojnë pezull në ajër dhe pastaj do të kondesohen për të formuar shiun. Të gjitha këto faza janë përshkruar në Kuran.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #24
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, zmadhohen dhe formojnë pikat e shiut, të cilat bëhen më të rënda se ajri, ndaj dhe shkëputen nga retë, duke filluar të bijnë në tokë në formë shiu.

    Siç shihet, çdo fazë e formimit të shiut është shpallur në ajetet e Kuranit. Për më tepër, këto faza janë shpjeguar ekzaktësisht sipas radhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera, edhe ky fenomen shpjegohet saktësisht në Kuran shumë shekuj më parë se të njihej nga njerëzimi.

    Në një ajet tjetër është dhënë informacioni i mëposhtëm rreth formimit të shiut:

    "A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si malet. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij (breshrit) gati ta merr shikimin." (En-Nur: 43)

    Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: "A nuk e ke parë se si i drejton Zoti retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën."
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  5. #25
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Gjatë studimit të llojeve të reve, shkencëtarët u gjendën përpara një sërë rezultatesh të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut krijohen dhe formohen në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Le të marrim për shembull renë Kumulonimbus, e cila është një prej reve të shiut. Formimi i kësaj reje kalon në tre faza:

    Faza e parë: Retë shtyhen nga era: Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen, kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

    Faza e dytë: Bashkimi: Pas kësaj, retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.9

    Faza e tretë: Grumbullimi mbi njëra-tjetrën: Kur retë e vogla bashkohen bashkë, rriten lëvizjet nga poshtë-lart brenda resë së madhe, të cilat në qendër janë më të forta se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Këto lëvizje bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht, duke marrë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht, reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë-lart nuk mund t'i mbajë pezull, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.10

    Detajet e formimit, të strukturës dhe funksionimit të reve janë zbuluar nga meteorologët nëpërmjet përdorimit të mjeteve të sofistikuara si aeroplanët, satelitët, kompjuterat, ballonat etj. Eshtë e qartë se në këtë ajet Zoti na jep një informacion që nuk kishte si të njihej 1400 vjet më parë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #26
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    ERËRAT FEKONDUESE

    Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur karakteristika "fekonduese" e erës, si rezultat i së cilës formohet shiu.

    "Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli që t'ju japim për të pirë..." (El Hixhr 22)

    Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX, e vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se "era lëviz retë". Por ishin kërkimet meteorologjike të kohës së sotme që zbuluan dhe vërtetuan rolin "fekondues" të erës në formimin e shiut. Vetia fekonduese e erës funksionon në këtë mënyrë:

    Në sipërfaqen e oqeaneve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindtën e milimetrit, ngrihen lart në ajër. Këto grimca të njohura me emrin "aerosole", përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës, ku bien në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji,të cilat bashkohen me njëra-tjetrën, duke formuar retë dhe pastaj bien në Tokë në formë shiu.

    Siç shihet, erërat "fekondojnë" avujt e ujit me grimcat që ato mbajnë nga deti dhe për rrjedhojë, formojnë retë e shiut.

    Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.

    Pra, roli vendimtar i erës në formimin e shiut është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...

    Fotografite tregojne fazat e formimit të një dallge. Era fryn mbi sipërfaqen e ujit dhe i bën grimcat e tij të lëvizin në një lëvizje rrethore, e cila formon dallgët. Flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin "Ne i dërgojmë erërat "fekonduese", pastaj lëshojmë shi nga qielli…"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #27
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    DETET NUK PËRZIHEN ME NJËRI-TJETRIN

    Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej ajeteve të Kuranit, si më poshtë:

    "Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen." (Err-Rrahman 19-20)

    Kjo karakteristikë e deteve që rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur "tensioni sipërfaqësor", ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë së ujërave, tensioni sipërfaqësor i ndalon detet të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një pengesë.11

    Aspekti interesant i këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  8. #28
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    ERRËSIRAT E DETEVE DHE VALËT E BRENDSHME

    "(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…" (En-Nur 40)

    Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull "Oqeanet":

    "Errësira në dete dhe oqeane fillon në thellësinë 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë."12

    Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, mbi karakteristikat e gjallesave në të, mbi kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e tij të ujit, sipërfaqen dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.

    Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë në pjesët e errëta të oqeaneve si p.sh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve.

    Por ky fakt është përmendur në suren En-nur pikërsisht në pjesën "errësira në një det të thellë e të madh". Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në një kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t'u zhytur në thellësitë e oqeaneve.

    Por nuk është vetëm kjo; shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur na tërheq vëmendjen te një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit "… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…".

    Matjet e bera ne ditet e sotme nxoren ne drite se 3 deri ne 30 perqind e rrezeve e detit. Gati te shtate ngiyrat e drites perthithen njera pas tjetres ne 200 metrat e para, perveç drites blu (fotoja ne te majte). Nen 1000 metra nuk ka me drite (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet qe prej 1400 vjetesh ne ajetin e dyzete te sures En-Nur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #29
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujërat në thellësi të ë oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç'janë?

    Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat "hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme". Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujërat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujërat sipër tyre. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët sipërfaqësore, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose kripësisë në një vend të caktuar.13

    Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa mjetet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur që dikush të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por, ndërkohë, në suren En-Nur, Zoti na flet për një lloj tjetër valësh, të cilat gjenden në thellësi të oqeaneve. Natyrisht që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Zotit.

    Fotoja në të majtë paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #30
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    ZONA E TRURIT QE KONTROLLON LËVIZJEN

    "Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare." (El Alek 15-16)


    Fraza "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" në ajetin e mësipërm është mjaft interesante. Përse i quan Kurani flokët e pjesës së përparme të kokës gënjeshtare dhe mëkatare? A nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës e mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve (apo flokëve të pjesës së përparme të kokës) nga ana tjetër? Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha ballore, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Vetëm në 60 vitet e fundit, shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë. Nëse shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën ballore të trurit. Në një libër me

    titull Bazat e Anatomisë dhe Psikologjisë, në të cilin përfshihen kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

    Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe për të filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën ballore. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues...14

    Libri gjithashtu thotë:

    Në lidhje me përfshirjen e saj në motivim, fusha ballore mendohet të jetë gjithashtu qendra funksionale e agresionit...15

    Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse për planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija, ashtu siç është përgjegjëse për thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

    Është më se e qartë se shpallja "balluke gënjeshtare dhe mëkatare" përputhet tërësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Zoti në Kuran shumë shekuj më parë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •