
Postuar mė parė nga
benseven11
Po tha Sala, atehere dije se perpara ke nje djale flori. Ama po te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Saliu, tabloja eshte krejt tjeter....
Pyete, cili eshte kryetari i Partise Demokratike? Te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Sala? Po? Atehere dije se perpara ke nje djale flori. Jo domosdoshmerisht nga veriu. Nje shqiptar qe sheh punen e vet. Qe banon, te themi, ne Berxull. Qe ka tre femije. Qe gruan dhe pleqte dhe femijet i mban me peseqind sakrifica. Qe mban mend mire tmerret e kohes se kooperatives. Ka qene nja tre a kater vite ne emigracion ku me pune te madhe ka fituar ca para dhe ka bere ca kursime te cilat i ka sjelle ketu dhe ka ngritur nje ferme te vogel. E ka te qarte se shteti kapitalist, me rregullat, me ligjet, me detyrimet, me taksat, nuk eshte si shteti i kurvit qe favorizonte dembelet, llafazanet, spiunet, por llereperveshurit. Ka ndertuar me nje mije mundime nje shtepi te re me permasa modeste. Dhe eshte ne kuptimin dinamik te fjales, i lumtur, domethene dje me mire se sot, neser me mire se dje. Eshte vendali. Rrotull ka te ardhur qe kane ndertuar shtepi edhe me te medha se te tijen. Por nuk i sheh me zili te ardhurit. Sepse ata sillen ne menyre diplomatike me njeri-tjetrin, dhe se, nderkohe qe ai ka qene ne Greqi, ata kane qene ne Angli, Belgjike, Gjermani, ku punohet me teper dhe fitohet me teper se ne Greqi. Eshte besimtar. Beson me shpirt. Nuk falet rregullisht pese here ne dite, por vete rregullisht cdo te xhuma' ne xhami. Nga '97-a mban te fshehur nje kallashnikov per te cilin prej vitesh nuk kujdeset me, madje ka harruar se ku saktesisht e ka fshehur. Lodhet nga puna dhe nuk sheh shume televizor. Gazetave sa u hedh nje sy. Edhe televizorin edhe gazetat i sheh me nje mosbesim. Nuk merr kurre ne telefon televizionet dhe radiot. Vetem degjon si ankohen te tjeret dhe buzeqesh me shpoti'. Internetin e di qe ekziston, por i duket dicka jo-serioze. Internetin e perdorin vetem femijet e tij. Habitet me celularin, dhe thote me vete me ironi; Si ia benim pa kete vegel kur s'e kishim?! I behet zemra mal per Rrugen e Kombit. I vjen keq per Kosoven dhe kosovaret qe nuk i kane fort' mire punet. E deh ideja se pas pak Sala do ta mbjelle Shqiperine me arra. Ka preferenca politike, por s'para flet per 'to, vetem me perjashtime te rralla kur e yshtin te tjeret. Per te tilla gjera pret diten e zgjedhjeve dhe kutine e votimit. Kur degjon se Partia Demokratike ka miting, dhe sidomos kur merr vesh se ne ate miting do flase Sala, fluturon nga qejfi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr nje parulle dhe shkon ne miting, ku bertet me sa ka ne koke kunder llafazaneve, pordhologeve, komunisteve, spiuneve. Deri sa te vije mitingu tjeter as llafoset as mburret per mitingje dhe te tilla gjera neper kafenera. Thjesht vazhdon punon, jeton, mban gruan, femijet. Habitet, dhe i vjen per te qeshur me ata qe Salen e quajne Saliu. Thote me vete; Neqoftese Sala do quhej Saliu, pse edhe Edi te mos quhet Ediu?!
Ama po te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Saliu, tabloja eshte krejt tjeter. Para ke nje monster, jo domosdoshmerisht nga jugu, i cili, nese jo vete, e pamundur te mos kete pasur babane a xhaxhane a ndonje tjeter te aferm ne Sigurim. Nje njeri qe banon, ta zeme, diku ne nje fshat mes Roskovecit, Shpiragut dhe Mallakastres. Ku te shumten e kohes e kalon ne kafenene e fshatit. Fshataret e njohin, por s'ia varin. Eshte thashethemexhi i ndyre. Keshtu ka qene gjithmone. Merr neper goje gjithe fshatin. Mburret nen ze se s'ka qene dosido por brigadier, shef, kryetar. Se e therrisnin gjithmone ne Fier dhe ne Tirane per ca pune qe tashme s'ka guxim t'ia thote askujt. Natyrisht qe tani, mes brockullave te shumta, nuk thote me; Isha ne Fier me Gazin e shokut Kadri. Nuk eshte besimtar. Per tu falur as qe behet fjale. Sepse me Zotin, Perendine, kishen, xhamine, kete te pafe' s'e lidh asgje. Me lloj-lloj lidhjesh te erreta ka arritur te ndertoje vilen me te madhe ne fshat. Me papafingo, me hidromasazh, me basen te kalter, me te gjitha. Por nuk ja kane ziline. Sepse te gjithe e dine qe vila e tij nuk eshte hallall por haram. Flitet se mbjell hashash ne ca parcela te vogla larg fshatit. Per t'i mbajtur parcelat e hashashit ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy femije, por asnjerin ne terezi. Ne fshat te thone se femijet e tij qe vertiten neper fshat si ne jerm dhe nuk i shkojne mire me shkolle, edhe jermin e keqvajtjen ne shkolle i kane peshqesh nga hashashi i babait. Ben gjithe kohen propagande te per te majten. Me te gjitha menyrat, me te gjitha mjetet. Motoja e propagandes se tij, nje variant i: "Me gjak e morem, me gjak do ta mbajme" eshte: "Ne pushtet nuk vihet me vota, por vetem me vdekje". Jo rralle, mengjeseve u telefonon televizoreve, ku leshon kushtrime ne stilin komunist; I bej thirrje te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te shteteve perendimore dhe te gjithe trupit diplomatik akredituar ne Tirane te na ndihmoje se po vdesim per buke. "Shoket" e tij, edhe ata surratkuq nga rakia dhe barkderra si ai, tek e degjojne te flase keshtu, bejne hihihihi. Me "shoket", gjysme i pire, kujton kohet lavdishme. Kur te tjeret s'kishin te hanin, por ky dhe "shoket" jetonin mire edhe pa punuar. Urren Kosoven dhe kosovaret, Rrugen e Kombit, dhe "maloket". E terbon mendimi se se afermi Saliu do ta mbushi Shqiperine me arra. Gjithe kohen thur plane si e si t'i bjere sa me teper ne sy qendres, Tiranes, komiteteve, autoriteteve, mbledhjeve, tubimeve, demonstrimeve ne sheshin Skenderbej dhe ne sheshin Nene Tereza. Ku mblidhet partia, ku takohen shoket, ku eshte shpresa per te sjelle perseri ditet e lumtura, te dembelllekut, parazitise, fukarallekut. Qejf te madh ka te tubohet para kryeministrise. Ah para kryeministrise. Atje jemi gati te vemi edhe me bomba molotov, edhe me makina me tritol, edhe me bomba atomike po te jete nevoja. Pra Sala dhe Saliu, edhepse jane i njejti njeri, nuk jane e njejta gje. Keshtu ka qene. Keshtu eshte. Keshtu do jete. Derisa te kete ymer, jo Saliu, Sala.
Burimi: Koha Jone
Krijoni Kontakt