zot flm per buken qe na jep![]()
zot flm per buken qe na jep![]()
Nese nuk do te merrja seriozisht ekzistencen tende o At nuk do dija si te shpjegoja universin. Por edhe sikur ta beja kete nuk do dija si te shpjegoja veten time. Gjithcka qe ke krijuar eshte deshmitare e fuqise dhe shkences qe ti zoteron. Cdo krijese eshte nje objekt plot me lavdine tende. Ligjet e universit jane deshmi e inteligjences tende. Dashuria qe ne ndjejme eshte maksimumi i krijimit tend. Dhe une per kete te falenderoj me shume. Faleminderit qe na ke krijuar te tille qe mund te dashurojme sepse ajo eshte ekuivalenti i vete jetes. Be qe te te dua me gjithe shpirt o At. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
O At, kam kuptuar qe larg teje nuk ka as jete dhe as lumturi por vetem vdekje dhe trishtim. Me ndihmo qe te te jem prane me vendimet dhe veprimet qe bej ne jete. Por edhe ti te lutem me mbush me Shpirtin e se Vertetes, qe Krishti na premtoi pas kthimit tek ti. Ne duart e tua braktisem o At. Te lutem kujdesu per shpirtin tim sepse nuk dua qe kur te largohem nga ketu te mos kem mundesine te te shijoj Ty ne plotesi. Amen.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 20-04-2013 mė 19:56
La verita' ti rendera' libero!
O Zot, te vrasesh gjithe tradhtaret e kombit!
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
O At, kam ca kohe qe nuk lutem sic lutesha dikur dhe nuk po komunikoj me ty sic komunikoja dikur. Kjo ka ndikuar tek une. Kam humbur shume beteja me te Keqen. Kam kuptuar rendesine e lutjes dhe po shfrytezoj momentin per tu lutur. Kam kuptuar se kur lutesh eshte nje xhest qe te jep lavdi Ty. Kur lutemi pervec komunikimit pranojme ekzistencen tende qe eshte hapi i pare dhe me i rendesishem ne mardhenien me Ty. Pa nje lutje dhe nje bisede te vazhdueshme gjate jetes me Ty, eshte sikur te dish rrugen por mos te shfrytezosh edhe hartat qe te tregojne rrugen e sakte apo te jesh i forte per beteja por te mos armatosesh mire gjer ne dhembe. Ki meshire per mua mendjemadhin dhe te pakujdesshmin o At dhe te lutem me qendro prane. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
O At, midis shume pikpyetjeve dhe dilemave me ne fund me erdhi nje mesazh prej teje nepermjet nje njeriu per te cilin jam lutur shume. Mu duk sikur me dha oksigjen ne kete situate qe jam. Mesazhi ishte i qarte: "Beso".
Nese pergjigja prej teje vonon e ka nje arsye. Eshte prove besimi. Te falenderoj o At. Lavdi te qofte. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
A ka largues te veshtiresive pervec Perendise? Thuaj :- Lavdi Perendise! Ai eshte Perendia e ne te gjithe jemi sherbetoret e tij!
O Zot, sot po te lutem si Shen Pietri i cili pasi kishte ecur mbi uje per pak sekonda si Ty, nga besimi i pamjaftueshem qe mund t'ja dilte deri ne fund, desh u mbyt dhe tha duke zgjatur doren: ''O Zot me ndihmo, po mbytem''.
Ashtu po ndihem dhe une o Zot i shpirtit tim, si Pietri. Nga nje situate e gezueshme pasi ''kam ecur mbi uje'' tani po rrezikoj ''te mbytem''. Rrite besimin tim o Jezus qe pa e shkeputur shikimin tim nga Ti, te vazhdoj te eci ne rrugen tende, te mos trembem nga ererat e forta dhe te mos impresionohem nga thellesite e ujrave mbi te cilat eci. Rrite besimin tim ne fjalen tende o Jezus sepse kush besoi ne fjalen tende u shperblye. Amen.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 09-03-2015 mė 18:20
La verita' ti rendera' libero!
Diella1 (15-03-2015)
Krijoni Kontakt