O ZOT!!
Hakmerru mbi ato qe keqperdorin emrin tend!
Qe kerkojn lavdi nen emrin tend!
O ZOT!!
Hakmerru mbi ato qe keqperdorin emrin tend!
Qe kerkojn lavdi nen emrin tend!
paqen, e sjell vetem drejtsia
O Zot!Ma nxirr me sukses nenen time nga operacioni neseeeer!
O Jezus, na ndihmo te meditojme ngjalljen tende. Sepse eshte pikerisht ngjallja jote qe na ben te besojme ne Ty. Na ndihmo te mos harrojme se Ti je Zot i jetes qe tregon se jeten e ke ne dore duke e rimarr jeten e trupit perseri edhe kur ta marrin krijesat e tua. Zot qe tregon fuqine e tij me gjene me te fuqishme ne kete bote, vdekjen. Zot i dashurise qe tregon dashurine duke dhene gjene me me vlere ne kete bote jeten. Zot besnik qe rikthehet tek miqte e tij dhe i dhuron ate cka eshte me e larta per njerezit dhe me e shtrenjta per Ty, Shpirtin e Shenjte. I mistershem je o Zot ne miresine tende dhe e mistershme eshte historia jote me ne. Na ndihmo te besojme ne Ty dhe fjalet e tua. Amen
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 30-04-2016 mė 20:15
La verita' ti rendera' libero!
Ekzistenca e krijuesit te gjithesise, qe krijoi te MARRET eshte thjesht qeshtje besimi.
http://arxiv.org/abs/1308.4526
Amen
Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!
O Zot ndihmoji prifterinjt e Tu qe te mos e humbin driten. Ndihmoji te mos kerkojne rrespektin dhe vleresimin e botes, te mos jene konformist, te mos jene mondan.
Ndihmoji i Zot ata qe Ti vet i zgjodhe qe te jene barinj te denje te popullit tend. Ndihmoji qe te mos humbasin dhe frymezoji me Shpirtin e Shenjte. Kemi nevoje per barinj te shenjte o Zot dhe jo per publicist te sukseshem, per prifterinj te bukur dhe as per nje kishe te pasur. Mos e braktis kishen tende o Zot.
La verita' ti rendera' libero!
Volsiv, lutje e bukur, por "jo konformist" e "jo mondan" ne keto dite qe jetojme mendoj qe nuk perputhen me njera tjetren, sepse bota po vuan per pak "mondanitet" nga modernizimi I shfrenuar i jetes ne shoqeri, nese kuptoj qe me "mondanitet" ke nenkuptuar dicka qe i perket se vjetres.....Lutem per Prifter te Shpirtit te Zotit, qe na mesojne per te Verteten qe nuk e shohim (pervec se me besim ne kete jete), e qe shpresojme te arrijme kur te vdesim...Kjo do zbuste shume gjakera te terbuar e do sillte shume Paqe qe te vertete kesaj bote i mungon shume e me shume.....Te pershendes!!!!
Mondanitet eshte forme jetese qe dashuron luksin, menyre jetese e atyre qe bejne pjese ne shoqerine e larte. Mondanitet eshte edhe forma e jetes e dhene totalisht ndaj jetes tokesore duke ju kundervene spiritualitetit.
http://dizionari.corriere.it/diziona...ondanita.shtml
La verita' ti rendera' libero!
O Zot ki meshire per prifterinjte e kishes tende. Jepu atyre frymezimin qe te jene ne lartesine e duhur per ate cka ti i thirre. Sot ka shume prifterinj qe nuk sillen si barinj por si asistente social apo psikolog. Nese bariu duhet te mbaje grigjen brenda vathes sot barinjt nuk po kane me gardhe ne vathet tyre. Nese bariu duhet ti afroje afer zjarrit ku ka drite, delet sot me shume po rrine ne pyll dhe ne erresire. Ujku nuk mundohet ti tremb aspak qe ato te turren tek bariu por qetesisht po mbyt perdite nga nje. Na ruaj o Krisht, o Bariu i Mire, qe te mos largohemi prej teje. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O At, po shoh nje ftohje besimi te forte tek prifterinjte e tu. Gjysma e tyre nuk marrin seriozisht mekatin. Duket sikur kane rene ne plogeshti dhe nuk rrezatojne gezimin qe lind tek njeriu ku ka zene vend fara e Jetes. Po jetojne shume keq jeten e tyre dhe me shume mundesi do drejtojne keq dhe shume besimtare. Te lutem At ndihmoi sa me shume ata. Mos lejo te humbasin ata qe jane barinjte dhe mesuesit tane. O Shen Mari, Mbretereshe e Engjeve dhe e Shenjtereve, mbroi nen mantelin tend ata qe Biri yt i thirri. O At lavdi te qofte. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O Shen Tereza e Kalkutes, lutu per ne. Lutu per popullin shqipetar. Ji mbrojtesja e ketij populli nga armiqte e tij. Ndermjeteso per ne tek Ati, qe meshira e tij ndaj nesh te jete e madhe. Lutu per shpirterat tane o Nene Tereze qe te mos largojme kurre shikimin nga Drita e Vertete. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O At i gjithpushtetshem, te falenderoj per gjithēka por mbi te gjitha qe me lejove te jem i krishtere. Nuk e di o At sesi do isha po te mos kisha njohur Ty. Thjeshte mund te imagjinoj nje qenie te dobet, te pa kenaqur kurre, melankolik, te ndjeshem ndaj cdo fjale, i frikesuar nga vdekja dhe e ardhmja, i zhytyr ne epsh. Por Ti me bere te lire o At nga ankthet, frikerat dhe skllaveria e mekatit prandaj te falenderoj. Mos u largo kurre prej meje o At, edhe kur une largohem prej Teje. PaTy une nuk e njoh me veten dhe jam ne erresire si nje i verber qe endet ne kotesi. Me fal o Zot qe guxoj te te ofendoj me veprimet e mia, fale mendjemadhesine time dhe me jep gezimin tend. Ne duart e Tua braktisem o At. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O At, kete fund viti po te falenderoj per dhuratat qe me ke bere kete vit. Dhurata te medha qe falenderimet e mia jane te pamjaftueshme edhe pse po te falenderoj publikisht. Be te pakten o At qe une te bej nje jete te mire dhe mos te zhytem ne mekat si shenje falenderimi per dhuratat qe ti me bere. Mos me mba meri o At kur gaboj por kujtohu per vogelsine time dhe me meshiro. Amen.
O Jezus, o Zotria im sa mister ka ne mardhenien tone? Te njoh dhe s'te njoh. Te njoh se drita jote eshte me mua por nuk te njoh se akoma di shume pak per ty. Ti me fole nderkohe qe lexoja cfare Ti kishe thene dhe fjalet e Tua zune vend ne mua. Shpirti im ishte i etur per ato fjale jete. Nuk e mbaj mend sesi dhe kur tamam fillova te shohe me syte e shpirtit por kujtoj etjen me te cilen degjoja fjalet e Tua. Ato fjale sollen ne mua jete saqe vdekja nuk ka pushtet ne mua. Vdekja u kthye nga nje cast fatal ku gjithcka perfundon ne nje cast ku gjithcka e mire fillon. E shkaterrove vertet vdekjen o Jezus saqe vdekja u be e embel per shenjtoret e tu. I mistershem je o Zot. Ndihmona te te njohim dhe te kemi besim ne Ty o Mbret i Jetes. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
Shpresoj qe cdo dite te jete me e mire per keto! Amen.
O Zoti im, gjithcka e mire qe kam, mos u largo prej meje edhe kur une largohem prej teje. Jam i dobet dhe verber ndonjere sa harroj cfare me jep jete dhe cfare me ēon ne vdekje. Nuk dua te jetoj pa miqesine tende ose me mire nuk do jetoja dot pa te, prandaj me fal o Zot i Mire. E di qe me ke falur pafund por dobesia ime eshte e madhe dhe nuk kam rruge dalje vec te shpresoj qe do gjej meshire ne syte e ty o At. Me jep force te mos bie me dhe qendro me mua sepse Ti je forca ime. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O Zot i mire e i meshirshem mos na ler vetem sepse pa ty ne jemi si ene bosh. Eja o Shpirt i Shenjte e na mbush. Zbrazi zemrat tona nga gjerat e kota e mbushi me prezencen tende. Le te jete trupi dhe shpirti yne tempulli yt dhe te lumtur do te jemi pergjithmone. Te dua o Zot, mos u largo prej meje. Amen
La verita' ti rendera' libero!
O Jezus, po te lutem per miqte e mi qe nuk te kane kuptuar akoma. Po te lutem ndihmoi qe edhe ata te kene driten e mjaftueshme per tu takuar me Ty. Tregohu zemer bute me ne o Zot. Amen
La verita' ti rendera' libero!
toni77_toni (13-07-2018)
O Zot, e di qe duhet te te jemi besnik si ne gjerat e medha ashtu edhe ne gjerat e vogla. Betejat e perditshme me gjerat e vogla i kemi dhe edhe me keto duhet te dalim fitimtar. Me ndihmo qe te jem i kujdesshem dhe te mos neglizhoj duke mekatuar me leshime ndaj trupit sepse nuk dua ta humbas paqen dhe miqesine tende. Ti qe sheh zemren o Zot na fal dhe na jep forcen qe te jemi te paster ne syte e tu. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
O At, po te lutem Ty qe njeh sekretet e cdo zemre, degjoje lutjen time. Ti e din para se te lutemi se cfare don secila zemer prandaj po te lutem na e jep ate cka zemra kerkon. Por le te behet ashtu si ty te pelqen o Krijues sepse Ti je At i te gjitheve dhe te gjithe jane femijet e Tu. Amen.
La verita' ti rendera' libero!
Krijoni Kontakt