Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

    Fjala e Kryeministrit Berisha në takimin javor, të grupit parlamentar të Partisë Demokratike


    Zonja Kryetare e Kuvendit

    Zonja deputete

    Zotërinj deputetë


    Së pari, ju përshëndes përzemërsisht e ju falenderoj për të gjithë punën e madhe që keni bërë dhe po bëni për angazhimin tuaj, në zgjidhjen e problemeve të zonave tuaja elektorale dhe të qytetarëve në këto zona. Ju siguroj se qeveria mbetet e vendosur në mbështetjen e projekteve, që i japin përgjigjen më të mirë problematikës së qytetarëve, kudo që ata ndodhen.

    Kjo javë është një javë e veçantë dhe sado që ka qenë një çështje debati të përditshëm, sërish mendoj se sot dhe çdo ditë tjetër, nuk mund të ketë kryefjalë tjetër dhe çështje më të rëndësishme, sesa votimi i tre ligjeve nga parlamenti shqiptar, një kërkesë kjo, e qartë, e prerë, e Komisionit Europian, për të bërë raportin shtesë për vendet anëtare, në mënyrë që të votojnë më datën 3 dhjetor të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

    Edhe njëherë, dua të shfrytëzoj këtë rast dhe t’i adresoj zotit Rama thirrjen e ftesën time, t’i votojmë këto ligje, sepse asnjë shqiptar dhe asnjë mik i këtij vendi nuk mund të mirëkuptojë mosvotimin dhe bllokimin e tyre në parlament. Përkundrazi, mesazhi që përcjell ky bllokim është mesazhi më negativ për vendin.

    Zonja Bregu ishte në Bruksel dhe një nga parlamentarët e Komisionit për Ballkanin Perëndimor kishte deklaruara se kjo që ndodh me ju, nuk ndodh me asnjë vend tjetër dhe se nuk ka ndodhur ndonjëherë me asnjë nga vendet e rajonit. Zotëria kishte folur edhe me disa nota përçmuese, por e vërteta është se kjo që ndodh me ne, nuk ka ndodhur në ndonjë vend tjetër. Sado që ta analizojmë, nuk ka pasur forcë politike që të imagjinojë të bllokojë votimin e ligjeve që kërkohen për procesin e integrimit.

    Oferta, që unë kam bërë si rrugëzgjidhje për qarkun e Fierit, është oferta më dinjitoze, më kushtetuese dhe më ligjore që mund t’i ofrohet zotit Rama dhe zotit Ruçi, i cili, mesa duket, qëndron me të drejtë vetoje në këtë çështje dhe cilido tjetër. Unë, ofertën për të vënë në mocion të gjithë këshilltarët e shumicës, e bëra si një zgjidhje, si një rrugëdalje dinjitoze për këtë problem. Kundërshtimi i tij është absolutisht, dëshmi e mungesës së plotë të vullnetit për të votuar ligjet.

    Zonja dhe zotërinj deputetë

    Unë i propozova zotit Rama që të kalojnë në mocion të gjithë anëtarët e shumicës të Këshillit të Qarkut të Fierit, por, nëse ai do të dojë, edhe të pakicës, duke u nisur nga praktika të iniciuara nga Partia Socialiste në bashkitë dhe komunat e Fierit dhe konkretisht:

    Në datën 29.06.2012, në Komunën Dermenas, në të cilën u votëbesua Kryetari i Këshillit dhe u kërkua menjëherë të futet në rendin e ditës votëbesimi i anëtarit të qarkut nga kjo komunë. Këshilltarët e mazhorancës braktisën mbledhjen dhe çështja nuk u arrit të futej në rendin e ditës. Ajo çfarë i propozoj unë zotit Rama është që këshilltarët e mazhorancës të mos braktisin mbledhjen, por të kompletohet ajo që kanë kërkuar këshilltarët e Partisë Socialiste, për të votëbesuar anëtarët e këshillit. A ka ofertë më të ndershme se kjo?! Natyrisht, unë nuk ia siguroj dot, votat, zotit Rama. Votën nuk ia diktoj njeriu. Zoti Rama, në qoftë se në datën 29.06.2012, pas votëbesimit të Kryetarit të Këshillit, kërkove të votëbesoje përfaqësuesin në Këshillin e Qarkut, atëherë çfarë ka ndodhur tani, që ne të krijojmë këtë mundësi dhe ti nuk dëshiron?

    Në datën 28.08.2012, në Bashkinë Divjakë, me praninë edhe të zotit Vangjel Ndreka dhe ish kryeministri Bashkim Fino, është bërë e njëjta tentativë që ishte bërë në datën 17.02.2012, për të futur në mocion anëtarin e Këshillit të Qarkut. Përfaqësuesit e mazhorancës kanë prishur kuorumin dhe nuk është vendosur dot.

    Të gjitha këto janë të regjistruara, janë me procesverbal.

    Unë i them zotit Rama se në Divjakë dhe ne çdo njësi të qeverisjes vendore, mazhoranca është e gatshme të pranojë procesin e votëbesimit, jo me braktisje kuorumi, por me votim. Unë votën nuk mund t’ia siguroj.

    Në datën 26.01.2012, në Komunën Bubullimë është tentuar votëbesimi i anëtarit të Këshillit të Qarkut dhe me vendimin 25 është zgjedhur Alban Mësonjësi, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ne si forcë politike kemi pranuar mocionin dhe nuk e kemi paditur në gjykatë.

    Në datën 24.08.2012, në komunën Fier-Shegan, në mbledhjen e Këshillit është kërkuar që të votëbesohet anëtari i Këshillit të Qarkut, por anëtarët e shumicës nuk kanë lejuar që të votohet, sepse nuk ka pasur kuorum.

    Unë e garantoj zotin Rama se në Fier-Shegan dhe në çdo komunë nuk do këtë praktika të tilla, por do të ketë votëbesim me votë. Natyrisht, këshilltar qarku do të jetë ai, që do marrë votat dhe Qarkun do humbasë ai, që do mbetet në pakicë.

    Edhe njëherë të dashur qytetar dhe qytetare,

    A mund të ketë praktike më ligjore, më të drejtë, por edhe me dinjitoze se ajo që unë i ofroj zotit Rama? Unë i ofroj zotit Rama, atë praktikë, për të cilën ai ka mbledhur firmat, për ta praktikuar në Dermenas, në Bashkinë e Divjakës, e ka praktikuar në Komunën Bubullimë dhe ka dashur ta praktikojë në Komunën Fier-Shegan. Por zoti Rama nuk pranon këtë, sepse zoti Rama dhe zoti Ruçi, i cili është edhe arkitekti i kësaj situate, nuk e pranojnë, pasi e dinë se nuk fitojnë. Por ne nuk mund t’jua heqim të drejtën e votës, njerëzve. Nenin 32 dhe nenin 52 të qeverisjes vendore, ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe nuk mund t’i shkelmojmë për këtë.

    Ndaj unë i bëj thirrje zotit Rama, të pranojë propozimin që i kam bërë, duke dëshmuar se ngrihet - të themi atë që është - mbi interesat e Gramoz Ruçit. Ky njëri, i cili është përgjegjës për Fierin, nga Partia Socialiste, i di të gjitha këto. Unë nuk mund të them se përfaqësuesi im nuk i di ato që ndodhin në Fier. Si mund të gjesh vullnet dhe shpirt për të bllokuar në këtë 100 vjetor, në këtë vit jubilar të historisë tonë! Mund të gjesh precedentë të tilla, por historia është për të nxjerrë mësime. Historia është një e shkuar, më së shumti dhe më shumë se çdo gjë tjetër është për të nxjerrë mësime, për të mos përsëritur gabime të rënda. Kë mund të fajësojnë shqiptarët, kur kryetari i partisë kryesore opozitare nuk pranon të kryejë detyrimin e tij më madhor kushtetues, votimin në parlament të ligjeve, për të cilat, ne jemi të hapur për çdo amendim. Të votosh në parlament është detyrim kushtetues.

    Edhe njëherë i bej thirrje, pasi ditën e enjte është afati i fundit. Ligjet janë gati. Le të ulen sëbashku, përfaqësuesit e grupeve të komisioneve dhe në prag të këtij përvjetori të madh, por edhe në prag të një vendimi që pritet, në datën 20, nga Komisioni Europian, të përmbushim detyrimin tonë ndaj vendit. Nuk ka asgjë më të pa kuptimtë! Unë e kuptoj se zoti Rama personalizon gjërat dhe bën shumë gabim, sepse personalizimi nuk i shërben aspak. Ai beson se Shqipëria nuk duhet ta marrë statusin, sepse në këtë mënyrë fiton shumë, kryeministri dhe qeveria. Por shqiptarët, kur shohin se votojmë sëbashku, dinë ta dallojnë. Kreditet, ata ia japin të gjitha forcave politike, kapital politik fiton Shqipëria. Natyrisht fitojnë edhe ata që bëjnë detyrën e tyre. Nuk krijohet kurrë kapital politik, duke dëmtuar interesin jetik kombëtar. Nuk mund ta errësosh me asnjë lloj zhurme, dëmin e pallogaritshëm që i bën vendit, duke mos votuar tre ligjet. Le të urojme dhe shpresojmë në më të mirën.

    E theksoj se oferta për Fierin është identike dhe pa asnjë ndryshim me ato iniciativa që ju, zoti Rama, keni ndërmarrë në Komunën Dermenas, Komunën Divjakë, Komunën Bubullimë, Komunën Fier-Shegan. Nëse ka ndryshuar mazhoranca në Këshill, kjo është një ndodhi e zakontë, në një sistem të lirë demokratik.

    Pak kohë më parë, isha në një vizitë në Rumani. Në të njëjtën kohë ishte edhe zoti Rama, në Kongresin e partisë në pushtet, atje. Por zoti Ponta është në pushtet, sepse një pjesë e mirë e deputetëve të shumicës i kishin hequr votëbesimin qeverisë së tyre. Ata i kishin hequr votëbesimin qeverisë së zotit Emin Boc, i cili ishte i qendrës së djathtë, pasi nuk ishin dakord me shkurtimin e rrogave, pensioneve dhe masave të tjera dhe pa shkuar në zgjedhje, Rumania u bë me një kryeministër të ri që i përkiste të majtës rumune. Ky është rregulli i demokracisë. Shumica zgjedh, përcakton.

    Për këtë çështje, janë shumë vendime gjykatash, por Gjykata e Lartë ka përcaktuar se deri sa të trajtohet çështja në themel, të gjitha aktet ligjore të Kryetarit të Qarkut janë të vlefshme, ligjore dhe të dobishme. Ky vendim vjen pas padisë që ka bërë pretendenti i zotit Rama, për Kryetar Qarku. Por ka edhe një rrugë të shkurtër, plotësisht ligjore, plotësisht politike, plotësisht kushtetuese: rruga e mocionit, të cilin zoti Rama e ka tentuar pesë herë. Ndaj e ftoj të bëjmë mocione në të gjitha komunat dhe bashkitë dhe jo të mbajmë vendin peng. Le të urojmë që e enjtja të shndërrohet në një ditë, ku mbarë shqiptarët të marrin mesazhin e rëndësishëm të përmbushjes së detyrimeve tona, të kërkuara nga Komisioni Europian, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Nuk dua të polemizoj, por unë mendoj se është në detyrimin tonë më madhor. Si do të mund ta shohim veten, në këtë 100 vjetor, kur një palë nuk pranon të votohen tre ligje dhe kjo, jo se po i mohohen amendamentet që ka paraqitur, por sepse beson se duke bllokuar, fiton më shumë kapital politik.

    Falenderoj mediat që e ndoqën me kaq interes këtë takim. Nuk do të ndalem në çështje të tjera, pasi nuk ka asgjë më të rëndësishme, se votimi ditën e enjte, i këtyre tre ligjeve. Ndërkohë axhenda e kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po ecën sipas parashikimeve. Sot u festua dita e themelimit të Akademisë së Shkencave, por sot pasdite ka një ngjarje e madhe. Pas shekujsh vjen tek shqiptarët, libri i parë në gjuhën e tyre, formula e pagëzimit në Mesharin e Gjon Buzukut. Kjo është një ngjarje shumë e madhe për qytetarët e këtij vendi. Meshari vjen në kuadër të 100 vjetorit, nga biblioteka e Vatikanit, ku mbahet në ruajtje prej shekujsh, ky dokument themelor i gjuhës sonë. Faleminderit!”

    12/11/2012

    http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17310
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-11-2012 më 13:53

  2. #2
    QeTeSia Të QeTeSon. Maska e pLuS_mInuS
    Anëtarësuar
    23-02-2012
    Vendndodhja
    ATJe Ku SKe Qene NDoNJeHeRe Ti.
    Postime
    171
    Perseri Copy Paste ti ?!?!?!?

    Moderatoret sduhet te lejojne kshu.
    PeRVeÇ VDeKJeS aSGJë S`ëSHTë e SiGuRT.

  3. #3
    Nese nuk gjendet konsensusi i te gjitha forcave politike parlamentare per miratimin e ligjeve te nevojshme, qe bejne te mundur perftimin e statusit, atehere ne Shqiperi duhet shperndare parlamenti dhe duhen shpallur zgjedhjet e reja te parakohshme.

    Forca e re politike apo koalicioni perkates qe do te kete shumicen parlamentare, le te miratoje me pas ligjet pa kerkuar konsensus!

    Berisha le te festoje 100 vjetorin dhe me pas te nesermen le te veproje sips ligjit! Nuk ka kohe per t'u humbur!

    Brenda 45 diteve le te mbahen zgjedhjet e reja parlamentare!


    Neni 65

    (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)



    1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.
    2. Zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat për thirrjen e zgjedhjeve për Kuvendin përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
    3. Në rast shpërndarjeje të Kuvendit para përfundimit të mandatit të plotë, zgjedhjet thirren jo më vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së tij.
    4. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-11-2012 më 14:05

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga pLuS_mInuS Lexo Postimin
    Perseri Copy Paste ti ?!?!?!?

    Moderatoret sduhet te lejojne kshu.
    keto nuk jane tema puçi puçi zogu

  5. #5
    Neni 104

    (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008)


    1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
    2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
    Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.
    3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.

  6. #6
    Sali Berisha kete here duhet te tregoje se nuk eshte njeri i dhene pas karrikes dhe pushtetit, por nje njeri qe di te veje interesat e kombit mbi ato vetjake dhe politike.

    Nese PS nuk jep konsensus per tri ligjet, atehere lutemi qe te mos genjeje me shqiptaret duke qeverisur me nje strukture te tille parlamentare te padenje per te sotmen dhe te ardhmen e shqiptareve.

    Nese nuk ka konsensus atehere le te veproje urgjentisht sipas ligjit!

    Me pas do te jene shqiptaret qe permes votes se lire, ata qe do te vendosin per strukturen e re politike te parlamentit shqiptar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-11-2012 më 14:19

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Dydrinas, po shikoja se ku e kishte thene Berisha qe duhen zgjedhje te reja te parakohshme, por doli qe ky eshte mendimi jot. Nuk e kuptoj se pse e ke vene kete titull bombastik.

    Shqetesimi yt eshte i kote. Asnjeri nuk flet per zgjedhje te parakohshme. Dhe as parlamenti nuk eshte bllokuar. Nqs Berisha kerkon opoziten qe te votoje tre ligjet e ben se e ka vene kusht Europa qe te votohen me 3/5, por jo se nuk i aprovon dot me shumicen qe ka aktualisht.
    Me mos aprovimin e ligjeve te enjten humb shansi per t'u antaresuar ne Europe, por rrumpalla politike parlamentare shqiptare vazhdon normalisht.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Dydrinas, po shikoja se ku e kishte thene Berisha qe duhen zgjedhje te reja te parakohshme, por doli qe ky eshte mendimi jot. Nuk e kuptoj se pse e ke vene kete titull bombastik.

    Shqetesimi yt eshte i kote. Asnjeri nuk flet per zgjedhje te parakohshme. Dhe as parlamenti nuk eshte bllokuar. Nqs Berisha kerkon opoziten qe te votoje tre ligjet e ben se e ka vene kusht Europa qe te votohen me 3/5, por jo se nuk i aprovon dot me shumicen qe ka aktualisht.
    Me mos aprovimin e ligjeve te enjten humb shansi per t'u antaresuar ne Europe, por rrumpalla politike parlamentare shqiptare vazhdon normalisht.
    Ne nuk jetojme ne Hene!

    Nese nje qeveri, nese nje parlament nuk arrin dot konsensusin, atehere per çfare na duhen ato?

    Per te marre rroga? Jo! Ato na duhen per te na udhehequr dhe per te bere gjithçka qe kane ne dore per te shpejtuar integrimin ne BE.

    Ne te kundert stop!

    Nese Berisha nuk arrin qe te binde socialistet, atehere per çfare i duhet karrika e kryeministrit?

    Per rroge? Jo! STOP!

    Nese nuk ka konsensus, atehere duhen zgjedhje te reja te parakohshme, siç ndodh ne çdo vend te civilizuar!

  9. #9
    Të enjten afati i fundit për ligjet

    12/11/2012

    Të enjten është afati i fundit për votimin e tre projektligjeve për të marrë statusin e vendit kandidat.

    Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje këtë të hënë sërish opozitës të bashkojë votat për këto ligje, pasi në 20 nëntor, Komisioni Europian do të hartojë raportin nëse Shqipëria i përmbush ose jo kushtet.

    "Ditën e enjte është afati i fundit. Le të ulen së bashku përfaqësues të grupeve të Komisioneve dhe në prag të këtij përvjetori të madh, por edhe në prag të një vendimi që pritet me datën 20, nga Komisioni Europian të përmbushim detyrimin tonë ndaj çdo qytetari shqiptar. Zoti Rama i personalizon gjërat dhe bën shumë gabim, se nuk shërben aspak personalizimi. Ai beson se nuk duhet të marrë Shqipëria statusin, sepse në këtë mënyrë fiton shumë Kryeministri dhe Qeveria. Jo, në këtë mënyrë fiton çdo qytetar shqiptar. Shqiptarët dinë të dallojnë kur shohin që votojmë së bashku. Kreditet i japin për të gjitha forcat poltike. Nuk krijohet kurrë kapital politik duke dëmtuar interesin jetik kombëtar. Me asnjë lloj zhurme nuk mund ta errësosh termin e pallogaritshëm që i bën vendit duke mos votuar tre ligjet. Ka një rrugë të shkurtër, plotësisht ligjore, plotësisht politike, plotësisht kushtetuese, rruga e mocionit. Urdhëro të bëjmë mocionin në të gjitha komunat dhe bashkitë dhe jo të mbajmë vendin peng", tha Berisha.

    top-channel

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=245878

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Po mire mer vlla ju ca po beni ktu agjitacion dhe propagande? Mendon se e leshon kaq kollaj Sala or Dydrinas..??..I jap te drejte ,jo si Sale ,se ai i ka prishur te gjitha rregullat e te berit politike dhe te berit shtet te Shqiperise..por qe nje qeveri duhet ta mbaroje gjithmone mandatin..vec ne raste te papritura shume te renda per vendin. Megjithate Sala eshte shume i paparashikueshem..ndoshta ben llogarite se po ti beje zgjedhjet tani ..mund te marre pike me shume ..sesa po te prese deri ne fund te mandatit kur njerezit te jene lodhur fare..te shohim si do shkoje
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •