Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 235
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053

    AK tubim në Këlcyrë, bllokohen aktivistët grekë

    Përmet - Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një protestë kundër vizitës së grupeve neonaziste greke si dhe disa deputeteve të Agimit te Arte në Këlcyrë të Përmetit për të festuar sipas tyre festën e çlirimit të Republikës së Greqisë.

    Dhjetëra kuqezinjve të mobilizuar nga Përmeti dhe Këlcyra kanë protestuar në rrugën nacionale pranë urës së Dragotit ku do të kalonin grupet neonaziste dhe përfaqësues të Agimit të Artë për të shkuar drejt manastirit të Këlcyrës ku dhe do të kryhet ceremonia me traditë greke për festën e çlirimit të Greqisë. Aleanca KuqeZi dënon ashpër dhe fort “mos reagimin e diplomacisë së gjunjëzuar të qeverise shqiptare e cila vijon të përbuzë dhe cenojë integritetin dhe moralin e kombit shqiptar me një politike antikombëtare dhe ne mbështetje te qarqeve antishqiptare serbo-greke”.

    Aleanca KuqeZi zotohet se do të zbatoje me shtetin grek parimin e reciprocitetit ku për çdo qytetar shqiptar qe trajtohet në mënyrë jo normale ne kufirin grek e njëjta gjë do te zbatohet me çdo qytetar te Greqisë qe do te kaloje drejte Shqipërisë. Për çdo shqiptar qe do te kthehet mbrapsht sepse është çam, një shtetas grek do të ndalohet të kalojë drejt vendit tonë.

    “Aleanca KuqeZi i bën thirrje mbare kombit shqiptare qe te sensibilizohet dhe solidarizohet me nismat e Aleancës KuqeZi të cilat kryefjale kane rivendosjen e dinjitetit kombëtare te shqiptareve ne vendin e merituar, jo si peng i haraçeve te shtetasit Sali Berisha ndaj Greqisë apo dhe Serbisë. Identiteti, integriteti moral dhe territorial i shqiptareve nuk mund dhe nuk do te jete kurre nje mekanizem qe përdoret nga qeveritaret antishqiptare të qeverisë së shtetasit Sali Berisha për interesa personale politike”, thuhet në reagim.

    Aleanca KuqeZi kërkon me ngulm qe ministria e Jashtme e Shqipërisë të reagoje kundër vizitës tendencioze me qëllime antishqiptare dhe të thërrasë për shpjegim funksionaret e ambasadës greke në Shqipëri të cilët janë parë në mbështetje të aktiviteteve të neonazistëve dhe Agimit të Artë.

    /Start/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,053

    Edhe të rinjtë e PDIU-së marshim drejt Këlcyrës

    Tiranë – Për ardhjen e grupeve greke në Shqipëri, reagoi edhe Klubi i Patriotëve të Rinj, pjesë e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, i cili i konsideron aktivitete irredentiste ardhjen e grekëve.

    “Nesër, më 28 tetor në Këlcyrë janë planifikuar disa aktivitete irredentiste. Klubi i Patriotëve të Rinj kundërshton me forcë tentativën e qarqeve nacionaliste greke për të kryer aktivitete irredentiste brenda territorit të Shqipërisë”, thuhet në reagim.

    Sipas këtij grupimi, sshteti shqiptar nuk duhet të lejojë asnjë individ me tendenca irredentiste të hyjë në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së nesërme.

    “Klubi i Patriotëve të Rinj po organizohet që ditën e diel të gjendet në pikat e kalimit kufitar për të ndaluar hyrjen në Shqipëri të atyre që janë shprehur kundër shqiptarëve, Shqipërisë dhe integritetit territorial të vendit tonë. Asnjë nuk mund të njollos kombin shqiptar brenda në trojet e veta. Ambasada greke në Tiranë duhet të kujdeset që në aktivitetet që organizon në Shqipëri të mos ketë asnjë lloj provokimi. Në të kundërt do të gjej kundërshtinë e mbarë kombit shqiptar”, thuhet më tej.

    /Start/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O kan vdek shqiptaret pe se gjalli

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Bravo atyre cunave ...po qeveria e leshit ca ben ..apo po ben llogarite e tenderave...
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    turp as 10 vete nuk qonkan mledh mir tha drenicaku kan dek shqiptaret.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Pershendes Aleancen Kuq e Zi por si duket kot mundohet kur ska mbeshtetje nga shqiptaret e Shqiperise ..

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    nuk eshte mire te filloni me fjalen "turp" apo "kan vdek shqiptaret",, duhet me shume inkurajim per shqiptaret. keto jane foto amatore dhe nuk jane foto te qellimeve publicistike. rendesi ka qe njerezit nuk e marrin si faktin e rradhes ardhjen e grekerve per qellime te tyre.. te mos harrojme qe NUK kane mbeshtetje nga oragane qeveritare,, dhe nje popull po nuk pati udheheqje eshte si nje trup pa koke..

    Bashkohem me medaur, bravo djemte dhe vajzat qe kane dale.
    What goes around---comes around

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    AK po me jep shprese.

    Me mire 10 se asnje, mendoj une. Neser do te jene 50, e pas nje kohe disa qindra e disa mijera. Me rendesi eshte qe ekziston nje levizje, nje iniciative, qe i orgaznizon shqiptaret, qe i vetdijeson ata per rrezikun dhe qe i del ne balle atyre qe e kane bere Shqiperine si kafene. Hyjne kur t'iu teket, dalin kur t'iu teket, bejne cfare t'iu teket...dhe shpetojne pa nje therre ne kembe.

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Pershendes Aleancen Kuq e Zi por si duket kot mundohet kur ska mbeshtetje nga shqiptaret e Shqiperise ..

    po nga kush ka mbeshtetje? nga ata te austrise???

    pse flisni si per pasneser o njerez!!!!!
    What goes around---comes around

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    nuk eshte mire te filloni me fjalen "turp" apo "kan vdek shqiptaret",, duhet me shume inkurajim per shqiptaret. keto jane foto amatore dhe nuk jane foto te qellimeve publicistike. rendesi ka qe njerezit nuk e marrin si faktin e rradhes ardhjen e grekerve per qellime te tyre.. te mos harrojme qe NUK kane mbeshtetje nga oragane qeveritare,, dhe nje popull po nuk pati udheheqje eshte si nje trup pa koke..

    mmmmm, gjasat jane ta kene bere per publicitet.

    e them kete sepse AK vajti ne kelcyre ne mesdite, pra 2-3 ore pasi kishte mbaruar
    ceremonia, dhe ata te agimit te arte kishin ikur ne gjirokaster per festimin e radhes.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •