Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Gjenerali Hasan Tahsin Pasha dhe i biri, piktori Qenan Mesare

    Gjenerali Hasan Tahsin Pasha dhe i biri, piktori Qenan Mesare...

    Tetė mijė ushtarė bullgarė, me nė krye gjeneralin Tedorov, pėr t’ua bėrė fakt tė kryer Fuqive tė Mėdha, shfaqen nė dyert ė Selanikut, tė gatshėm pėr ta pushtuar.

    “Njė rol tė rėndėsishėm pėr ta dorėzuar qytetin tek grekėt luajti marrėveshja qė u bė nė mes trashgimtarit tė fronit tė Mbretit dhe kryegjeneralit tė ushtrisė turke... Megjithė tėrheqjen e trupave bullgare, ato pėrsėri shfaqen para Selanikut pėr tė krijua tė paktėn njė Condominimum me grekėt pėr Selanikun”.

    Me marrėveshjen e fshehtė bullgaroserbe, kryesisht synohej qė ata t’i kishin tė tyre Selanikun dhe Kostandinopolin.

    Ideja e Bullgarisė sė madhe dhe Serbisė sė Madhe kishte hapur “orekse luanėsh”, i thotė Car Nikollės, ambasadori Daniev.

    “Dy bythė tė mėdha nuk i nxė i njėjti fron”, shkruante Danievi me ironi, dhe vazhdon: “Konstandinopolin duhet ta zotėrojė ai komb i cili ta jetojė jetėn romantikisht (domethėnė kombi rus, shėnimi im) dhe jo bullgarėt”



    Babė e bir, Hasan Tahsin Pasha, e Qenan Mesarea, u ndodhėn nė mes tė tre ushtrive, tė cilat ishin gadi tė pėrlesheshin nė qytetin e lashtė. Selaniku ishte qytet, kur ende nuk qenė shfaqur sllavėt nė Ballkan. Mbante emrin e tė bijės sė Filipit, bashkėshortes tė themeluesit Kassandra, (rrjedh nga bashkimi i fjalėve Thesalon dhe Niki-Fitore, nė kujtim tė fitores sė maqedonasve).

    Nė kėtė nyje qė lidh Lindjen me Perėndimin, ishin dhe dy shqiptarėt, qė zgjidhėn pa gjak e “Vaterlo” dorėzimin e qytetit.


    Hasani dhe i biri Qenani ishin nga Janina, me origjinė nga fshati buzė kufirit, Mesare, nė perėndim tė Konicės. Qenani mbaron studimet nė Paris, kthehet nė Janinė, ku kishte pronat e veta. I ati i tij, ishte nė lirim, por Porta e Lartė e thėrret pėr ta vėnė nė krye tė ushtrisė turke, si Kregjeneralin tė armatės nė mbrojtje tė Selanikut. Ishte fillimi i tetorit 1912.

    Ushtria turke humbet betejat njėra pas tjetrės, dhe vjen ēasti i ndeshjes sė fundit nė Janica…Hasan Tahsin Pasha pasi bėnė ispektimin e trupave rrikthehet nė zyrėn e tij nė Selanikė dhe shkruan:

    “Ora erdhi, ngjarjet ushtrojnė presion…Lėvizja rrethuese po zhvillohet tashmė me shpejtėsi dhe pėrbėnė kėrcė nimin mė tė madh. Trupat armike tė cilat lėvizin kanė kaluar Kisalarin dhe kanė vajtur nė Pilqoriqi.

    Fatalja erdhi si rrufe. Papritur, njė zhurmė e tmerrshme mbuloi, pėr njė ēast edhe zhurmėn e betejės. Shpėrtheu si furtunė dhe mijėrė rezervistė u derdhėn, pa asnjė shkak serioz duke rendur si tė demonizuar ose si t’i kish zėnė njė ēmėnduri kolektive. Shtynin nė rokopujė tė tjerėt me gjeste dhe ulėrima.

    Ēaste dėshpėrimi dhe tmerri ekstrem. Tė gjithė vrapuan, u zunė me njėri tjetrin, u pėrgjėruan, u lutėn dhe nė fund nxorėn rovolet dhe shtinė nė askund kot mė kot.

    Tė tjerėt, ushtarėt guximtarė e tė papėrkulur mundoheshin tė mbyllnin rrugėn qė tė ēonte drejt Topsit. U mbėrthyen me ta, u zunė me grushte, por ishte e pamundur tė ndalej pėrroi i rrėmbyeshėm i njerėzve i cili merrte me vehte gjithėēka dhe u derdh nėpėr rrugė e cila nxinte nga mijėra gra e fėmijė tė tmerruar. Ishte njė turmė e ndėrkryer e cila sa vente shtohej dhe rendte drejtė urės sė Vardharit.
    Ndėrsa zhvilloheshin tė gjitha kėto skena frike tė papėrshkrueshme nė Juglindje tė Janicas, beteja vazhdonte me tė njėjtin intesitet, por ēdo pėrpjekje dhe sakrificė qė bėhej ishin tė kota, pėr shkak tė kthesės sė papritur e tė befasishme qė morėn ngjarjet.
    Ē’rėndėsi do tė kishte tanimė betejat e dėshpėruara ?
    Dhe ē’dobi do tė sillte vetėsakrifikimi i kaq e kaq heronjve bashkė me burrėrinė e tyre”.

    (Kujtime, shkruar turqisht, pėrkthyer greqisht nga i biri)

    Selanik 25 tetor 1912

    Gjenerali me tė birin, ngujuar tek simboli i qytetit “Kulla e bardhė”, diskutonin me shtabin pėr tė vendosur sulmin, mbrojtjen apo dorėzimin,

    Dilemėn e “bluante” vetėm me tė birin: gjakderdhje apo kompromis, jetėn apo vdekjen e mijėrave ushtarėve tė armatosur gjer nė dhėmbė. Zbatimin e Detyrės apo Paqen.

    Bullgarėt i taksin arkėn me flori, dhe po gatitnin kostumin e paradės para “Lefkos Pirgos”.

    Princi Kostandini i bėn thirrje qė tė pyeste ndėrgjegjen e tyre.

    Orėt kalonin mes dilemave. Tė ndiznin fitilat e topave dhe tė depove, e tė hidheshin nė erė, bashkė me to? Apo grykėt e topave tė shkrepnin mbi tė dy ushtritė? Kjo, e fundit, do tė thoshte qė tė krijohej njė det i dytė, i kuqėrremtė nė brigjet e Selanikut !
    Gjeneralit ia caktojnė detyrėn nga Porta e Lartė, 25 ditė mė parė, dhe vihet nė krye tė 30 000 ushtarėve tė demoralizuar nga luftimet nė Janica...
    Gjenerali flokėbardhė, Hasan Tahsin Mesareja, duke ndjerė moralin e rėnė tė ushtarėve, qė nė raste tė ngjashme nė vitet e fundit dezertonin nė masė, vendosi qė tė dėrgojė, me rrezik jete, tė birin 23 vjeēar nė Shtabin grek tė luftės, Qenani ishte njė djalė tepėr i ndjeshėm, pasioni i tij ishte bukuria e natyrės qė e bėri piktor.
    Nė kujtimet e veta, Hasan Tahsin Pasha shkruan pėr kėtė ngjarje: “Lufta pėrfundoi pa lavdi pėr ne dhe me triumf pėr kundėrshtarin. Selaniku u humb, por nga ana tjetėr shpėtoi. E kam ndėrgjegjen time tė qetė, sepse e kreva me pėrpikmėri detyrėn time. Le tė mė gjykojė historia”.
    Mė 26 tetor 1912, gjeneralėt, Viktor Dushmani dhe Joanis Metaksas, nėnshkruan Aktin e dorėzimit tė qytetit.
    Fjalėt e Hasan Mesaresė ia vlen qė tė skaliten nė mermer: “Kėtė vend e morėm nga grekėt dhe vetėm tek grekėt Selanikun kam pėr ta dorėzuar!”.

    Gjenerali i rrethuar nga gazetarėt bullgarė tė zėmėruar, grekė, me fytyra tė qeshura, francezė, anglezė, austro-hungarezė, rusė. Secili priste me padurim tė skuqnin gazetat me fjalėn «gjak» ose me lajmin mė sensacional tė ditės, por ata dėgjuan fjalėn e mėnēur e krenare tė Hasan Tahsin Pashės.

    - Ēfarė jini shqiptar, apo osman ?- e pyet njė gazetar, pėr ta provokuar.

    - Sigurisht qė jam shqiptar- pėrgjigjet ai- greqishten, bashkė me kulturėn e mėsova nė qytetin tim tė lindjes, nė Janinė”.

    Mė 29 tetor trashgimtari i mbretit, Konstandini hyn triumfalisht nė Selanik, me flamurin e kaltėrt me shirita tė bardha. Kėtė ēast historik e pikturon nė disa kompozime mė vonė Qenan Mesarea, ku ka nė epiqėndėr babanė e tij, trashėgimtarin e mbretit, gjeneralėt bullgarė si dhe nė sfond vetė krijuesin, dėshmitarin e firmosjes e tė redaktimit nė frėngjisht tė aktit tė dorėzimit tė Selanikut.

    Mė 30 tetor Selaniku shpallet qytet i lirė...

    Pas clirimit te selanikut, Hasan Tahsin Pasha Masarea largohet ne Paris dhe me pas ne zvicer, ku jetoi deri sa vdiq ne 1918. kurse i biri Qenan Massarea (me 2 s) sic e shkruante vete ai emrin, jetoi ne Janine dhe ishte piktor i shquar.
    Qenani la shume vepra me vlere te madhe artistike, nje rruge ne janine mban emrin e tij.
    I vėllai, Qemal Mesarea, mbas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri, caktohet funksionar i Ministrisė sė Punėve tė Brėndshme, mandej diplomat.
    Mė 11 nėntor 1933 dekretohet ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Athinė... Vdes nė Selanik.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Po pse nuk i le ta pushtonin o legen gjeneral....do kishim rene rehat sot..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga medaur Lexo Postimin
    Po pse nuk i le ta pushtonin o legen gjeneral....do kishim rene rehat sot..
    si duket nuk kishin booth te luftonin.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •