Holanda kundėrshton vlerėsimet e raport-progresit tė Komisionit Europian nė lidhje me Shqipėrinė. Top-Channel zbulon qėndrimin zyrtar tė qeverisė sė kėtij vendi anėtar, i cili kushtėzon dhėnien e statusit kandidat me fushat e sundimit tė ligjit, luftės kundėr krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme parlamentare tė vitit 2013.
Komisioni rekomandon qė Shqipėrisė ti jepet statusi i vendit kandidat kur tė arrijė edhe disa ligje. Kabineti kundėrshton, kėtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipėria, ashtu si dhe tė tjera vende me njė perspektivė anėtarėsimi, duhet tė tregojė mė shumė pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, trajtimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Duhet historik rezultatesh!.
Pasi ka shqyrtuar gjetjet e raport-progresit tė 10 tetorit, nė dokumentin qė i
Shqipėria, ashtu si dhe tė tjera vende me njė perspektivė anėtarėsimi, duhet tė tregojė mė shumė pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, trajtimit tė korrupsionit, krimit tė organizuar dhe zgjedhjeve tė lira
Qeveria e Holandės
Vend anėtar i BE-sė drejtohet parlamentit holandez, renditen fillimisht rekomandimet e Komisionit, tė ndara veēmas pėr statusin, e pėr negociatat pėr anėtarėsim.
Komisioni i rekomandon Kėshillit qė ti japė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat, me kusht qė Shqipėria brenda periudhės sė ardhshme tė pėrmbushė disa kushte qė qėndrojnė pezull, qė lidhen me ligjin e Gjykatės sė Lartė dhe Administratės publike si dhe me ndryshimin e rregullores sė Kuvendit. Komisioni mendon se negociatat pėr anėtarėsim mund tė hapen vetėm kur Shqipėria tė zbatojė nė mėnyrė tė qėndueshmė tė gjitha reformat e nisura dhe tė gjitha kushtet e paplotėsuara, mes tė cilave organizimi i zgjedhjeve tė lira e tė ndershme parlamentare.
Sipas qeverisė holandeze, e cila njeh progresin e bėrė nė disa fusha, vetėm miratimi i disa ligjeve nuk mjafton qė Shqipėrisė ti jepet statusi i vendit kandidat.
Kabineti konstaton, nė bazė tė tė dhėnave tė veta, se Shqipėria ka bėrė pėrparim sidomos nė miratimin e ligjeve dhe pėrmirėsimin e funksionimit tė parlamentit.
Por Shqipėria ka ende njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė dhe duhet tė tregojė se legjislacioni i miratuar duhet tė zbatohet nė terren, dhe nė kėtė kuadėr vendi duhet tė ndėrtojė njė historik arritjesh pozitive.
Nė kėtė moment, rezultatet nė pjesėn mė tė madhe tė fushave thelbėsore janė ende tė pamjaftueshme. Kėtu bėhet fjalė, mes tė tjerash, pėr forcimin e sundimit tė ligjit, pėr adresimin e pandėshkueshmėrisė dhe korrupsionit nė tė gjitha nivelet, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe reformimin e administratės publike.
Kabineti pėr kėte arsye nuk mund tė jetė dakort me propozimin e Komisionit qė ti japė Shqipėrisė statusin kandidat nė bazė tė rezultateve tė arritura.
Nė dokumentin qė analizon strategjinė e zgjerimit me tė gjitha vendet aspirante, qeveria holandeze vlerėson se Komisioni Europian ėshtė treguar mė kritik se ēduhet ndaj Kroacisė dhe mė dorėlėshuar ndaj Shqipėrisė. Qėndrimi zyrtar nuk pėrputhet nė kėtė mėnyrė me vlerėsimet e Komisionit.
Komisioni me tė drejtė e ka vendosur sundimin e ligjit nė zemėr tė politikės sė zgjerimit. Kabineti e mbėshtet fuqimisht kėtė. Por nė rastin e Shqipėrisė Komisioni nuk i pėrmbahet kritereve qė ka vendosur vetė. Kriteret e veta tė rrepta tė politikės sė zgjerimit Komisioni duhet ti zbatojė siē duhet edhe nė rastin e Shqipėrisė.
Pėr kabinetin dhėnia e statusit tė vendit kandidat do tė bėhet realitet kur Shqipėria tė ketė siguruar njė pėrparim tė qėndrueshėm e tė prekshėm pėr tė 12 rekomandimet, me theks tė veēantė nė sundimin e ligjit, mėnyrėn sesi e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nė organizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme tė parashikuara nė mesin e 2013.
Ky qėndrimi i qeverisė holandeze pritet qė sipas procedurės tė konsultohet me Komisonin pėr ēėshtjet europiane tė parlamentit holandez, mė 27 nėntor, para se qeveria tė shprehė qėndrimin e saj pėrfundimtar nė kėshillin e BE-sė nė muajin dhjetor.
Pėrgatiti: Arta Tozaj
Krijoni Kontakt