Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Holanda kundėrshton statusin

    Holanda kundėrshton vlerėsimet e raport-progresit tė Komisionit Europian nė lidhje me Shqipėrinė. Top-Channel zbulon qėndrimin zyrtar tė qeverisė sė kėtij vendi anėtar, i cili kushtėzon dhėnien e statusit kandidat me fushat e sundimit tė ligjit, luftės kundėr krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme parlamentare tė vitit 2013.

    “Komisioni rekomandon qė Shqipėrisė t’i jepet statusi i vendit kandidat kur tė arrijė edhe disa ligje. Kabineti kundėrshton, kėtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipėria, ashtu si dhe tė tjera vende me njė perspektivė anėtarėsimi, duhet tė tregojė mė shumė pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, trajtimit tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar dhe zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Duhet historik rezultatesh!”.

    Pasi ka shqyrtuar gjetjet e raport-progresit tė 10 tetorit, nė dokumentin qė i

    Shqipėria, ashtu si dhe tė tjera vende me njė perspektivė anėtarėsimi, duhet tė tregojė mė shumė pėrsa i pėrket reformės nė drejtėsi, trajtimit tė korrupsionit, krimit tė organizuar dhe zgjedhjeve tė lira

    Qeveria e Holandės
    Vend anėtar i BE-sė drejtohet parlamentit holandez, renditen fillimisht rekomandimet e Komisionit, tė ndara veēmas pėr statusin, e pėr negociatat pėr anėtarėsim.

    “Komisioni i rekomandon Kėshillit qė t’i japė Shqipėrisė statusin e vendit kandidat, me kusht qė Shqipėria brenda periudhės sė ardhshme tė pėrmbushė disa kushte qė qėndrojnė pezull, qė lidhen me ligjin e Gjykatės sė Lartė dhe Administratės publike si dhe me ndryshimin e rregullores sė Kuvendit. Komisioni mendon se negociatat pėr anėtarėsim mund tė hapen vetėm kur Shqipėria tė zbatojė nė mėnyrė tė qėndueshmė tė gjitha reformat e nisura dhe tė gjitha kushtet e paplotėsuara, mes tė cilave organizimi i zgjedhjeve tė lira e tė ndershme parlamentare”.

    Sipas qeverisė holandeze, e cila njeh progresin e bėrė nė disa fusha, vetėm miratimi i disa ligjeve nuk mjafton qė Shqipėrisė t’i jepet statusi i vendit kandidat.

    “Kabineti konstaton, nė bazė tė tė dhėnave tė veta, se Shqipėria ka bėrė pėrparim sidomos nė miratimin e ligjeve dhe pėrmirėsimin e funksionimit tė parlamentit.

    Por Shqipėria ka ende njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė dhe duhet tė tregojė se legjislacioni i miratuar duhet tė zbatohet nė terren, dhe nė kėtė kuadėr vendi duhet tė ndėrtojė njė historik arritjesh pozitive.

    Nė kėtė moment, rezultatet nė pjesėn mė tė madhe tė fushave thelbėsore janė ende tė pamjaftueshme. Kėtu bėhet fjalė, mes tė tjerash, pėr forcimin e sundimit tė ligjit, pėr adresimin e pandėshkueshmėrisė dhe korrupsionit nė tė gjitha nivelet, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe reformimin e administratės publike.

    Kabineti pėr kėte arsye nuk mund tė jetė dakort me propozimin e Komisionit qė t’i japė Shqipėrisė statusin kandidat nė bazė tė rezultateve tė arritura”.

    Nė dokumentin qė analizon strategjinė e zgjerimit me tė gjitha vendet aspirante, qeveria holandeze vlerėson se Komisioni Europian ėshtė treguar mė kritik se ē‘duhet ndaj Kroacisė dhe mė dorėlėshuar ndaj Shqipėrisė. Qėndrimi zyrtar nuk pėrputhet nė kėtė mėnyrė me vlerėsimet e Komisionit.

    “Komisioni me tė drejtė e ka vendosur sundimin e ligjit nė zemėr tė politikės sė zgjerimit. Kabineti e mbėshtet fuqimisht kėtė. Por nė rastin e Shqipėrisė Komisioni nuk i pėrmbahet kritereve qė ka vendosur vetė. Kriteret e veta tė rrepta tė politikės sė zgjerimit Komisioni duhet t’i zbatojė siē duhet edhe nė rastin e Shqipėrisė”.

    Pėr kabinetin dhėnia e statusit tė vendit kandidat do tė bėhet realitet kur Shqipėria tė ketė siguruar njė pėrparim tė qėndrueshėm e tė prekshėm pėr tė 12 rekomandimet, me theks tė veēantė nė sundimin e ligjit, mėnyrėn sesi e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nė organizimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme tė parashikuara nė mesin e 2013.

    Ky qėndrimi i qeverisė holandeze pritet qė sipas procedurės tė konsultohet me Komisonin pėr ēėshtjet europiane tė parlamentit holandez, mė 27 nėntor, para se qeveria tė shprehė qėndrimin e saj pėrfundimtar nė kėshillin e BE-sė nė muajin dhjetor.

    Pėrgatiti: Arta Tozaj
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    O ju lumte tyta.

    Rama - Shqiperia 1:0

    Nuk kam koment tjeter.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    e o sa e degjove lajmin o burra i pari ti :P
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Me mire une sesa ndonje "Mamal Partiak"
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nuk e ka fajin rama
    fajin e ka policia e shtetit, gjykata
    fajin e ka krimi i organizuar neper dogana, spitale, institucione
    fajin e ka mentaliteti anadollak i shqiptareve qe nuk pershtatet me ate gjerman, hollandez, danez ...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    enver hoxha e ka fajin jo rama
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    nuk e ka fajin rama
    fajin e ka policia e shtetit, gjykata
    fajin e ka krimi i organizuar neper dogana, spitale, institucione
    fajin e ka mentaliteti anadollak i shqiptareve qe nuk pershtatet me ate gjerman, hollandez, danez ...
    Fajin e kane Parazitet them une,
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Holanda ka te drejte,po mbase u heqin dhe vizat se ashtu do te jete me mire,te mbyllur ne kafaz.

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Holanda kunder? Po Shqiperia ua beri qefin dhe miratoi ligjin e martesave bure me bure si ka mundesi?

    Pertej shakave do thoja qe: Nuk duhet te pezmatohemi pasi problemi nuk qendron tek Hollanda por tek Opozita qe po pengon Shqiperine te hyje ne Europe duke mos votuar ligjet me 3/5-tat.

    Dhe si thote Edvin kriza ?!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    E ca te keqe ka Fieri dhe Roskoveci me qe ra fjala te ****** Brukselin ne *****.Nuk e ka fajin as Rama as Sala..NUK JEMI GATI....po te pyesni pak ndergjegjjen jam i sigurte se do miratoni kte qe them...NE POPULLI nuk jemi gati ne rradhe te pare...Nuk premton mire kjo...dhe kta hollandezet jane kokeforte ..edhe me Bullgarine e Rumanine bene shume probleme..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •