Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    A është Islami përgjegjës për djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë?

    A është Islami përgjegjës për djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë?

    Mahmud Hamdi Zakzuk
    Ministër i Vakëfeve i Egjiptit.



    Këto akuza të rrejshme pohojnë se i dyti prej halifëve të drejtë,Omer bin Hattabi r.a., kishte dhë-në urdhrin që të digjej Biblioteka e Aleksandrisë. Gjithashtu atij i
    mvishet sikur të ketë thënë se lib-rat në bibliotekë përmbanin tërë atë që tashmë kishte thënë Kur-ani, prandaj, si të tillë, ishin të pa-nevojshëm...


    Çfarë ka qenë qëndrimi i Islamit ndaj qytetërimeve/civilizimeve të mëparshme, dhe a është Islami për-gjegjës për djegien e Bibliotekës së
    Aleksandrisë?


    Qëndrimi se Islami nuk i respek-ton qytetërimet e mëparshme, është një pohim i rrejshëm dhe i padrejtë.
    Është fakt se ai i ka shfrytëzuar as-pektet pozitive të këtyre qytetërime-ve, duke përkthyer shumë libra nga gjuhët: greke, perse, indiane në gju-hën arabe, duke besuar seriozisht se trashëgimia e njerëzimit përfshin diturinë, përvojën dhe mësimet e po-pujve të ndryshëm. Në pajtim me kë-të respekt, Muhammedi s.a.v.s., ka thënë: “Kërkoni shkencën, qoftë edhe në Kinë”. Kjo do të thotë se
    njeriu është i obliguar ta kërkojë shkencën qoftë edhe në vendin i cili nuk beson si ai, qoftë ai një vend edhe në “fund të botës”, sepse atë-herë Kina konsiderohej vendi më i largët i botës.

    Filozofi mysliman Ibni Rushdi, në fragmentin vijues ka sqaruar qëndri-min e myslimanëve kundrejt qytetëri-meve të mëparshme: “Feja islame nxit për leximin e librave të qytetëri-meve që na kanë paraprirë, nëse qëllimi i tyre është që njerëzit t’i drej-tojnë nga e vërteta, pasimin e së ci-lës e urdhëron feja jonë. Kjo përfshin përdorimin e të gjitha mundësive to-na për të kuptuar dhe për të rezonu-ar për studimin e të gjitha krijesave”. Ibni Rushdi vazhdon: “Duhet t’i stu-diojmë dhe të kuptojmë se ç’kanë shkruar në librat e tyre. Pastaj neve na mbetet të pranojmë atë që është në pajtim me fenë tonë, dhe për të t’i
    falënderojmë. Përveç kësaj, gjithçka që nuk është në pajtim me fenë
    tonë, nuk bën të na hutojë, sepse duhet ta hedhim, të tjerëve t’ua tër-heqim vërejtjen për të, dhe të mos i fajësojmë”.


    Është fakt historik se myslimanët nuk e kanë djegur Bibliotekën e Ale-ksandrisë. Kjo akuzë e pabazë u mvishet myslimanëve nga ana e ar-miqve të Islamit, të cilët plasojnë kë-solloj fjalësh të këqija, të cilat kanë zënë vend në logjikën e njerëzve,
    edhe pse nuk janë të bazuara në fakte. Akuzat e rrejshme ishin përha-pur gjatë shek. 13 si rezultat i qënd-rimit agresiv të Kryqëzatave, por ato vazhdojnë të përsëriten deri në ditën e sotme, pavarësisht që argumentet historike autentike i mohojnë ato.

    Këto akuza të rrejshme pohojnë se i dyti prej halifëve të drejtë, Omer bin Hattabi r.a., kishte dhë-në urdhrin që të digjet Biblioteka eAleksandrisë. Gjithashtu atij i
    mvishet të ketë thënë se librat në bibliotekë përmbanin tërë atë që tashmë e kishte thënë Kurani, pra-ndaj, si të tillë, ishin të panevojsh-ëm, ndërkaq, nëse përmbajnë gjëra kontradiktore me Kuranin, atëherë duhej të zhdukeshin.

    Është zbuluar perdja e dyshimit dhe është argumentuar se Omeri r.a. nuk kishte thënë kurrë një gjë të tillë. Edhe një akuzë, gjithashtu e padre-jtë dhe e rrejshme, është se my-slimanët – arabët ata libra i kishin përdorur si lëndë djegse për banjat publike për plot 6 muaj.

    Sigrid Hunke paraqet argumente të dokumentuara në librin e saj “Allahu është krejtësisht ndryshe”, duke argumentuar se arabët në Ale-ksandri kishin hyrë në vitin 642, atë-herë kur në Egjipt nuk kishte fare bibliotekë, sepse Biblioteka (e Alek-sandrisë) kishte qenë e zhdukur shekuj më parë. Ajo gjithashtu shton se në atë periudhë nuk kishte pasur banja publike në Egjipt. Sigrid Hunke pohon se biblioteka i ishte shtuar
    Akademisë që kishte themeluar Pto-lemeu I rreth vitit 300 para erës së re, kurse ishte djegur 47 vjet p.e.r. kur e kishte rrethuar qytetin Jul Ce-zari. Bibliotekën e kishte ndërtuar përsëri Kleopatra, duke e furnizuar me libra nga Bergamuni.
    Shekulli i tretë i e.r. ka qenë dësh-mitar i fillimit të destruksionit të
    organizuar të Bibliotekës së Aleksa-ndrisë. Perandori Karakal (Cara-calla) kishte shpërndarë Akademinë, kurse fondamentalistët fetarë i kishin vënë zjarrin bibliotekës, të cilën e konsideronin manifest të paganizmit.

    Në vitin 391, patriku Teofilo merrte lejen nga perandori Teodos, që t’i shkatërronte mbetjet e Akademisë, dhe, bashkë me to, të digjte edhe bi-bliotekën, e cila atëherë kishte 300000 pergamena të paluara në
    rrotulla, dhe në atë vend të themelo-nte kishën dhe manastirin. Destru-ksioni ishte mbyllur në shek. e pestë gjatë sulmit që ishte ndërmarrë ku-ndër njerëzve paganë të shkencës, dijetarëve, tempujve të tyre, duke i shtuar kësaj edhe shkatërrimin e bibliotekave të tyre.


    Faktet e përmendura dëshmojnë se akuzat e rrejshme rreth djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë, janë përhapur me qëllim të shtrembërimit
    të pasqyrës për Islamin, në mënyrë që myslimanët të paraqiten si armiq
    të arsimit dhe kulturës, ndonëse ata, në fakt, kanë qenë plotësisht të pa-fajshëm për krimin për të cilin janë akuzuar.


    Shqipëroi:
    Miftar Ajdini


    _________________
    Fusnotat:

    1. Ibn Rushd The philosophy of Ibn Rushd.
    Bejrut 1982. p. 17.
    2. Hunke, Sigrid Allah ist ganz anders pp 85-90.
    3. Zakzouk M. Hamdy Islam in the mirror of
    Western Thought pp. 110.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615
    KUSH E DOGJI BIBLIOTEKËN E ALEKSANDRISË?

    (Reagim rreth një shkrimi me plot gabime, rrenë e mashtrime, botuar në gazetën «BUJKU» të Prishtinës.)

    Në gazetën e përditshme e të vetme të Kosovës, në gjuhën shqipe, «BUJKU» të Prishtinës, më 15 shkurt 1996, faqe 12, nën titullin «A e dini se...», ndër të tjera, u botua edhe kjo informatë: «...kur Kalifi nga Omari urdhëroi të shkatërrohej biblioteka në zë e Aleksandrisë, në vitin 604 para erës sonë, librat nga biblioteka u shfrytëzuan për nxehjen e banjove publike të qytetit. Sipas disa historianëve, kjo ‘lëndë djegëse’ zgjati plot gjashtë muaj».
    Kjo informatë e gazetës «BUJKU», që e ka burimin nga shtypi i Beogradit, si gazetëa «POLITIKA» dhe «KNIZHEVNE NOVINE», që e përsërisin që sa herë këtë ngjarje tragjike, edhe pse ka dy fjali, ka gabime të mëdha, që peshojnë rëndë, që helmojnë shumë dhe nuk përputhen aspak me të vërtetën historike!
    Vetëm në fjalinë e parë ka aq gabime të mëdha, të cilat nuk do t’i shpëtonin as ndonjë nxënësi të dobët, por që i «shpëtuan» gazetës «BUJKU» («Rilindja») me përvojë mbi 50-vjeçare! Cilat janë ato gabime, rrenë e mashtrime? Po filloj me rend. Gabim është fjala (titulli) Kalifi, vendlindja e tij, viti dhe epoka kur u dogj biblioteka, por gabimi, rrena ose mashtrimi më i madh është akuza që i bëhet personit aq të lavdishëm!
    Është gabim të shkruhet fjala Kalifi, duhet të shkruhet Halifi. Ky është një titull i lartë, më i larti i Hilafetit, që ka kuptimin: Zëvendës. Mbasi ndërroj jetë Profeti Muhammed (a.s.), në vitin 632, i pari që e gëzoi këtë titull dhe i shërbeu me nder ishte Ebu Bekri (r.a.). Xhamia e Shkodrës, më e madhja në Ballkan, e cila u përurua më 27 tetor 1995 nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Pjetër Arbnori, e mban emrin e Halifit të Parë Ebu Bekrit, Zoti qoftë i kënaqur me të!
    Kurrë në historinë e Hilafetit, që kap një periudhë mbi 1300-vjeçare, nuk ka pasur Halif nga Omari! Ky vend as që ekziston! Por, këtu shkrimi i gazetës «BUJKU» e ka fjalën për Halifin Ymer Ibni El-Hattabin, i cili u lind në vitin 568, në qytetin e shenjtë Mekke dhe pasi ndërroi jetë Ebu Bekri (r.a.) në vitin 634, u zgjodh Halife i Dytë në Medine.
    Aleksandria, qendra intelektuale e kulturore e botës antike, në vitin 604 para erës sonë, kur u dogj biblioteka, sikur informoi «BUJKU» nuk ka ekzistuar. A mund të digjet biblioteka e të ngrohen plot gjashtë muaj banjot e qytetit, kur qyteti ende nuk ishte themeluar?!!!
    Po, biblioteka e Aleksandrisë vërtet është djegur, por jo në vitin 604 para erës sonë, por në vitin 380 të erës sonë. Këtu po del një gabim prej 984 vjetësh dhe gabimi tjetër është i epokave! A ndodh kund kjo? Biblioteka është djegur jo me urdhrin e Halifit Ymer, sikur shkruan «BUJKU» se Halifi u lind 167 vjet më vonë! A ka ndodhur kund të akuzohet dikush gati dy shekuj para se të lindet? Kjo ndodhi në «BUJKU» të Prishtinës! Mirë jemi, qysh meritojmë të jemi! Ruana Zot! Mos më keq!
    Për hir të së vërtetës dhe të informimit të drejtë rreth qytetit të Aleksandrisë, bibliotekës që u dogj dhe Halifit Ymer (R.A.), po paraqes dhe disa shpalime të shkurtra historike.
    Aleksandri ose Leka i Madh (356-323), pushtuesi më i madh i botës antike, gjatë karrierës së tij të shkurtër, themeloi më se 20 qytete, prej Egjiptit e deri në Indi. Qyteti më i famshëm ishte Aleksandria, themeluar në vitin 331, që mban emrin e tij. Dinastia e Ptolomejve (323-30), e cila sundoi pas vdekjes së Lekës, ishte mjaft tolerante ndaj diturisë. Kështu që Aleksandria me bibliotekat, tempujt e shkollat u bë qendra intelektuale e kulturore e botës. Aleksandria ishte qendër e Judaizmit të helenizuar, neopitagorizmit, neoplatonizmit, gnosticizmit, manikeizmit, mitraizmit dhe të rrymave të tjera të kohës. Të gjitha këto rryma, nën dinastinë tolerante të Ptolomejve, gjenin prehje e zhvillonin veprimtarinë në Aleksandri dhe në bibliotekat e saj sidomos në atë kryesore, Seperaum, deri sa u dogj! Kush e dogji? Dijetarët, orientalistët dhe historianët, qoftë nga Lindja qoftë nga Perëndimi, e kanë ndriçuar këtë vepër kriminale. Prof. Philip Hitti, me prejardhje nga Libani, i krishterë, që jep mësim në disa universitete amerikane, në librin «History of the Arabs», Dr. A.Muller, Gibbon, Drapper e shumë të tjerë, kanë shkruar pothuajse njësoj, pasi e vërteta është një. Ata kanë shkruar se mbreti bizantin Teodosi në vitin 380 urdhëroi që të digjeshin e të shkatërroheshin tempujt, shkollat, e sidomos bibliotekat, mbasi paraqitnin pengesë në përhapjen e Krishterimit, që sapo ishte zyrtarizuar...! Këtë urdhër të mbretit bizantin Teodosit e zbatoi menjëherë kryepeshkopi i Aleksandrisë Theofilios...Kështu djegia e bibliotekës së Aleksandrisë ndriçohet edhe në Enciklopedija Leksikografskog Zavoda, Zagreb, 1966, faqe 66. Kjo është e vërteta rreth djegies së Bibliotekës së Aleksandrisë sipas historianëve, e thënë me pak fjalë këtu.
    Ç’iu desh gazetës «BUJKU» të botojë atë shkrim me aq gabime, me aq të pavërteta e mashtrime? Unë mendoj se ju desh shumë, sepse ishte muaji i bekuar Ramazan, muaji i Diturisë, i Mëshirës, i Solidaritetit, i Ibadetit, i Bashkimit të besimtarëve, e kjo e mundon dhe e pengon dikë! «BUJKU», si dikur «Rilindja» komuniste, mu në prag të festave fetare, e sidomos në muajin Ramazan, rren, mashtron e helmon opinionin shqiptar me propagandë antiislame! A mendojnë se kujt i shërbejnë me këto shpifje?! Të shkruash mbi çështje fetare, duke e favorizuar njërën fe, e duke shpifur kundër tjetrës dhe duke i akuzuar udhëheqësit e tyre, Profetin Muhammed (A.S.) vitin e kaluar, për Bajram, kurse tani akuzohet me shpifje në Ramazan, Halifi Ymer (R.A.), kjo tregon papjekuri. «Papjekuria fetare, thotë Kanti, është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha».
    Halifi Ymer (568-644) ishte ndër shokët më të dashur, më të aftë e më besnik të Muhammedit (A.S.) dhe të Halifit të Parë Ebu Bekrit. Kur u zgjodh Halif (634-644) shërbeu dhjetë vjet deri sa ra shehid duke lënë pas vepra të paharrueshme që mbeten përherë burim frymëzimi për çdo brezni. Halifi Ymer e gëzonte edhe titullin El-Faruk.
    El-Faruk do të thotë: Ai që e dallon (ndan) të vërtetën nga rrena, mashtrimi, gënjeshtra. I këtillë ishte Halifi Ymer ibni El-Hattab.
    Shkrimtari amerikan Michael H. Hart, në librin e tij 572 faqesh, me titullin The 100-Ranking of the Most Influential Persons in History (Radhitje e 100 njerëzve më me ndikim në histori), botuar në Nju-Jork, 1978, Halifin Ymer e vë në numrin 51, faqe 271, duke i lënë pas edhe Shën Agustinin, Xhon Kalvinin, Deskartin, Zhan Zh. Russon, Francis Bekonin, Volterin, W. Rentgenin, Xhon Kenedin dhe katërdhjetë personalitete të tjera, nga njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit!
    Kjo është e vërteta rreth Aleksandrisë, bibliotekës dhe Halifit Ymer. Uroj që gazeta «BUJKU» në të ardhmen të mos niset nga paragjykimet, të mos shërbehet nga Beogradi me gënjeshtra, por siç thotë shkrimtari Grosman: «Ata që janë ushqyer me gënjeshtra gjithë jetën e tretin me më shumë vështirësi të vërtetën».
    S’më mbetet tjetër, veçse të lutem për gazetën «BUJKU». O Zot, bëne që gazeta «BUJKU» të dallojë të vërtetën nga rrena e mashtrimi, sikur e dalloi Ymer El--Faruku! Për të mirën e Kosovës, të mbarë shqiptarëve dhe të mbarë njerëzimit! Amin! Amin! Ashtu u bëftë!

    Mexhid Yvejsi, Gjakovë
    Botuar në revistën «Dituria Islame, nr. 78, mars 1996, Prishtinë)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •