Xhihadi Civil.

Nga: Dr.Jusuf Qaradawi.

Profeti a.s e konsideron si luftėtar edhe atė qė pėrkujdeset pėr familjen dhe njerėzit e tij, duke u siguruar nevojat, ruajtur nderin, mbrojtur krahėt, lehtėsuar vėshtirėsitė etj..


Nga llojet e xhihadit qė kėrkon islami ėshtė dhe xhihadi civil, me tė cilin si kemi qėllim: Ēdo vepėr qė plotėson nevojat e ndryshme tė shoqėrisė dhe komunitetit, qė merret me problemet e shumta, pėrmbush kėrkesat materiale dhe morale nė ēdo fushė. Xhihadi civil pėrfshin disa sfera: si atė shkencore, kulturore, sociale, ekonomike, arsimore dhe edukative, shėndetėsore dhe mjekėsore, ambjentaliste etj...

Ky lloj xhihadi i ofron arsim tė paarsimuarit, punė tė papunit, trajnim tė patrajnuarit, ushqim tė uriturit, veshje tė paveshurit, strehė tė pastrehut, ilaē tė sėmurit dhe pėrkujdes nevojtarit. Ai rend nė ndėrtimin e shkollave, pėr tė garantuar arsim pėr tė gjithė fėmijėt, nė ndėrtimin universiteteve pėr shkollim pėr tė gjithė studentėt e interesuar, nė ndėrtimin e spitaleve pėr tė mjekuar tė sėmurėt, nė ndėrtimin e xhamive ku tė falen besimtarėt, nė ndėrtimin e klubeve ku sportistėt tė ushtrojnė hobin e tyre etj...

Dikush nga miqtė e mi mė kishte pyetur me dashamirėsi, nėse termi “xhihad civil” ishte term i zbuluar dhe i pėrdorur prej meje, apo e kisha huazuar nga dikush tjetėr. Unė i thashė:”Mendoj se jam unė i pari qė e pėrdor, pasi nuk e kam huazuar nga askush tjetėr”.

Ai ma ktheu: ”Uroj qė ta aktualizoni dhe thelloni si koncept juridik fetar, me qėllim qė tė gėzojė pėrhapje”.

Xhihadi shkencor

Kurani fisnik e cek kėtė lloj xhihadi (shkencor), duke na orientuar mbi domosdoshmėrinė e shfrytėzimit tė kapaciteteve aktive nė shoqėri nė sferėn shkencore, tė cilės i lipset mobilizim forcash dhe plotėsim kėrkesash, me qėllim qė tė pėrmbushė objektivat. Kėtė e gjejmė nė suren Teube, nė tė cilėn ėshtė folur gjerė e gjatė pėr munafikėt, tė cilėt e braktisėn tė dėrguarin e Zotit dhe shfaqėn neveri pėr tė marrė pjesė nė luftė me pasuritė dhe veten. Zoti thotė nė kėtė sure: ”Nuk ėshtė mirė qė besimtarėt tė shkojnė nė luftė tė gjithė njėherėsh, por prej ēdo bashkėsie, njė grup tė mbetet mbrapa, qė tė thellohet nė mėsimin e fesė dhe kėshtu tė kėshillojė popullin e vet, mbasi tė kthehet nga lufta, qė t’i frikėsohet Allahut”. (Teube, 122)

Nė kėtė ajet, Kurani vendos njė rregull bazė tė rėndėsishėm pėr mirėfunksionimin e shoqėrisė islame: Jo pėrqendrimit tė energjive vetėm nė njė sferė tė vetme, por duke neglizhuar edhe sferat e tjera.

Me gjithė rėndėsinė e xhihadit luftarak, i cili garanton mbrojtjen dhe sigurinė e shoqėrisė dhe tė besimit, sidomos nė kohėn e Profetit a.s, nuk bėn qė tė gjithė kapacitetet dhe energjitė tė fokusohen nė kėtė ēėshtje, duke lėnė krejt boshe sferėn e arsimit dhe dijes, tė cilat janė bazike pėr umetin.

Kurani thotė, se tė rendėsh nė kėrkim tė dijes dhe pėrvetėsimit tė dijeve fetare, ėshtė njė nga llojet e xhihadit, gjė tė cilėn e shpreh me fjalėt: ”...por prej ēdo bashkėsie, njė grup tė mbetet mbrapa, qė tė thellohet nė mėsimin e fesė”.

Profeti Muhamed a.s thotė: ”Kush del nė kėrkim tė dijes, ėshtė nė rrugė tė Zotit derisa tė kthehet”. (Tirmidhiu)

Xhihadi social

Njė nga fushat e kėtij xhihadi ėshtė dhe ai social, si: pėrkujdesja ndaj familjes, respekti i prindėrve, edukimi i fėmijėve, forcimi i lidhjeve farefisnore etj...

Ndėr argumentet sheriatike lidhur me rrėnjėt e xhihadit social nė trashėgiminė tonė, ėshtė dhe hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, se njė burrė i kėrkoi leje Profetit a.s pėr tė marrė pjesė nė luftė. Profeti a.s e pyeti: ”A i ke gjallė prindėrit?” Ai i tha: ”Po”. Profeti a.s i tha: ”Atėherė shko, se atje e ke luftėn”. (Buhari dhe Muslim)

Nė kėtė hadith, Profeti a.s e orienton kėtė person drejt njė xhihadi tė njė lloji tjetėr, pėrveē atij luftarak, pra e orientoi drejt pėrkujdesjes pėr prindėrit, sidomos kur janė nė moshė tė shtyrė dhe tė pafuqishėm. Profeti a.s e orientoi drejt xhihadit civil, nė vend tė xhihadit ushtarak.

Kushdo qė ka haber nga tradita profetike, e di se ajo gėlon nga hadithe, qė e pėrforcojnė kėtė koncept, ku pėrkujdesja familjare konsiderohet si xhihad, me tė cilin njeriu fiton shpėrblimin e Zotit. Ajo shihet dhe si njė arsye pėr mospjesėmarrje nė xhihadin luftarak.

Nė njė transmetim tjetėr, njė burrė shkon tek Profeti a.s dhe i tha: ”Tė jap besėn, se do tė emigroj dhe luftoj pėrkrah teje”. Profeti a.s i tha: ”A ke ndonjė nga prindėrit gjallė?” Ai u pėrgjigj:”Po.” Profeti a.s i tha: ”A dėshiron shpėrblimin e Zotit?” Burri i tha: ”Po”. Profeti a.s i tha: ”Atėherė shko tek prindėrit dhe kujdesu pėr ta”. (Muslimi)

Imam Taberanij transmeton, se Enes ibnu Malik ka thėnė: ”Njė burrė erdhi tek Profeti a.s dhe i tha: ”Unė dua tė marr pjesė nė luftė, por nuk mundem”. Profeti a.s e pyeti: ”A ke ndonjė nga prindėrit gjallė?” Burri u pėrgjigj: ”Po, kam nėnėn”. Profeti a.s i tha: ”Kij frikė Zotin dhe shko respeko nėnėn! Nėse e bėn kėtė, ke fituar shpėrblimin e haxhit, umres dhe luftės”. (Ebu Ja`la)

Profeti a.s e konsideron si luftėtar edhe atė qė pėrkujdeset pėr familjen dhe njerėzit e tij, duke u siguruar nevojat, ruajtur nderin, mbrojtur krahėt, lehtėsuar vėshtirėsitė etj... Profeti a.s e thotė kėtė nė njė hadith: ”Kushdo qė pėrkujdeset pėr familjen e njė luftėtari, ėshtė njėlloj si tė ketė marrė pjesė nė luftė”. (Buhariu)

Luftėtar nuk ėshtė vetėm ai qė mban armėt dhe lufton nė mbrojtje tė atdheut, por edhe ai qė kujdeset pėr familjet e luftėtarėve, duke u shėrbyer fėmijėve tė tij si tė ishte i ati. Ky person shpėrblehet nga Zoti, sepse ai ia mundėson luftėtarit tė japė maksimumin nė betejė, pasi ėshtė i qetė pėr familjen. Ai nuk e ka mė mendjen tek fėmijėt, pasi e gjithė shoqėria islame ėshtė nė shėrbimin e tyre, u plotėson nevojat me kėnaqėsi dhe pa siklet.

Kėshtu, shohim qė Profeti a.s hap pėr njerėzit mė shumė se njė portė pėr xhihadin dhe nė rastin konkret u ofron xhihadin civil. Me kėtė, ai i mėsonte shokėt e tij dhe myslimanėt, qė t`i hapin sytė nė mė shumė se njė fushė, duke bėrė xhihad jo me armatime, por me kontribut social.


Xhihadi ekonomik


Tek xhihadi civil, hyn dhe xhihadi ekonomik, i cili ėshtė rendje pas fitimit dhe pėrmirėsimit tė jetesės mbi sipėrfaqen e tokės, tė cilėn Zoti e ka nėnshtruar pėr njerėzit.

Kab ibnu Uxhre tregon, se njė burrė kaloi me hov pranė tė dėrguarit tė Zotit dhe shokėve tė tij. Kėta tė fundit thanė: ”Ah sikur ta kishte kėtė hov nė rrugė tė Zotit!” Profeti a.s u pėrgjigj: ”Nėse ka dalė pėr tė siguruar bukėn e fėmijėve tė vegjėl, ai ėshtė nė rrugė tė Zotit. Nėse ka dalė pėr tė plotėsuar nevojat e dy prindėrve tė tij tė moshuar, ai ėshtė nė rrugė tė Zotit. Nėse ka dalė pėr tė plotėsuar nevojat e vetes, pėr tė mos i zgjatur duart tek harami, ai ėshtė nė rrugė tė Zotit. E nėse ka dalė pėr tu mburrur dhe pėr tu dukur, ai ėshtė nė rrugė tė dreqit”. (Taberaniu)

Kur myslimanėt e panė hovin, energjinė dhe fuqinė e kėtij personi, uruan qė t`i pėrdorė pėr xhihad ushtarak. Preokupimi i tyre mė i madh asokohe ishte, qė kapacitetet dhe energjitė t`i t`i pėrdornin pėr mbrojtjen dhe pėrballjen me armiqtė e jashtėm, tė cilėt intrigonin dhe ngrinin pusi ndaj myslimanėve, pėr t`i shfarosur nga faqja e dheut. Megjithatė, Profeti a.s ua zgjeroi konceptin e xhihadit, i cili s’ka pėrse tė kufizohet vetėm nė sferėn ushtarake. Ai u tregoi, se kushdo qė punon pėr tė siguruar bukėn e fėmijėve dhe tė prindėrve, apo qoftė dhe pėr tė plotėsuar nevojat e tij, larg haramit, ėshtė nė rrugė tė Zotit dhe nė xhihad.

Profeti a.s u fokusua tek nijet dhe motivi qė fshihet pas aktivitetit. Pėrderisa ky nijet dhe motiv ėshtė i ndershėm, pėr tė plotėsuar nevojat ekonomike tė ligjshme tė njė familjeje dhe shoqėrie, apo qoftė dhe ato individuale, atėherė ky aktivitet konsiderohet xhihad nė rrugė tė Zotit. Por nėse ky aktivitet bėhet pėr qėllime tė mbrapshta, pėr tu mburrur dhe pėr tu dukur para njerėzve, ai ka dalė nga linja e pėrgjithshme e rrugės sė Zotit dhe ėshtė zhvendosur nė linjėn e dreqit tė mallkuar.

Xhihadi ekonomik ėshtė njė degė e xhihadit civil. Ēdo veprimtari qė e zhvillon ekonominė, duke e nxjerrė nga qarku i konsumit nė prodhim, nga importi nė eksport, nga vartėsia nė pavarėsi, ėshtė pjesė e xhihadit civil.

Tradita profetike nxit dhe shtyn drejt integrimit ekonomik, pėr tė mos u vetėmjaftuar me disa elementė tė ekonomisė, duke lėnė pas dore elementėt e tjerė, si duke u vetėmjaftuar me bujqėsinė pa teknologjinė. Diēka e tillė e ekspozon umetin ndaj rreziqeve. Profeti a.s thotė: ”Nėse merreni me hile dhe kamatė, kėnaqeni vetėm me bujqėsi, u shkoni pas bishtave tė lopėve dhe hiqni dorė nga xhihadi nė rrugė tė Zotit, Ai do u poshtėrojė dhe do tė mbeteni nė kėtė gjendje, derisa t`i ktheheni fesė sė Zotit”.

Fillimisht, Profeti a.s i paralajmėron njerėzit mbi rreziqet e kamatės, ku shumė njerėz fillojnė tė bėjnė shit-bjerje formale, pėr t`i shpėtuar kamatės sė qartė. Mandej, ai vė theksin tek marrja vetėm me bujqėsi, duke anashkaluar elementėt integrues tė ekonomisė, siē ėshtė teknologjia dhe zanatet e ndryshme. Ai e dėnon reduktimin e ambicieve nė rendjen pas bishtave tė lopėve dhe braktisjen e misionit tė umetit dhe zhvillimit tė tij. Mund tė thuhet se kemi tė bėjmė me heqje dorė nga xhihadi nė rrugė tė Zotit, atėherė kur secili mendon vetėm pėr veten dhe interesat e tij, duke mos i kushtuar vėmendje problemeve tė umetit. Nė kėtė rast nuk duhet tė habitemi, nėse Zoti i poshtėron ata njerėz qė e bėjnė kėtė dhe ua heq kėtė poshtėrim vetėm pasi t`i jenė kthyer fesė sė Zotit, ta studiojnė dhe kuptojnė siē duhet dhe tė veprojnė sipas direktivave tė saj.

Xhihadi edukativ

Ky lloj xhihadi ka tė bėjė me arsimin dhe edukimin, ndėrtimin e shkollave dhe arsimimin e myslimanėve, gjė e cila do u mbrojė identitetin dhe pėrkatėsinė. Vetėm kėshtu kultivohet nė mendje dhe zemra dashuria pėr fenė, umetin dhe atdheun. Vetėm kėshtu njerėzit nuk do ta ngelizhojnė asnjėrėn prej tyre.

Xhihadi edukativ ėshtė i domosdoshėm pėr formimin e njė umeti tė aftė pėr tė mbajtur misionin dhe pėr t’ia pėrcjellė mbarė botės. Nėse njė mjet nuk pėrmbush njė obligim, atėherė themi se xhihadi edukativ ėshtė i obliguar.

Xhihadi shėndetėsor

Ky xhihad pėrmbushet me ndėrtimin e spitaleve dhe qendrave shėndetėsore, ku u mundėsohet tė sėmurėve dhe shėndetligėve tė kurohen dhe marrin trajtimin e duhur mjekėsor. Ai kontribuon nė ndėrgjegjėsimin e komunitetit mbi kujdesin pėr shėndetin dhe rėndėsinė e parandalimit tė sėmundjeve. Njė dėrhem qė shpenzohet pėr parandalimin e njė sėmundje, ėshtė mė i vlefshėm se njė okė flori qė shpenzohet pėr shėrimin e saj. Pra mendja e shėndoshė, nė trup tė shėndoshė.

Xhihadi ambientalist


Ėshtė ai lloj xhihadi, i cili pėrpiqet pėr tė ruajtur ambientin e pastėr dhe e ruan atė nga ndotja. Njė ambient i ndotur ndikon negativisht nė tė gjithė jetėn tonė. Ai ndikon nė bujqėsi dhe nė ripėrtėritje. Zoti nuk e do keqbėrjen dhe prishjen e balancave. Prandaj Ai na urdhėron, qė tė kujdesemi pėr ambientin dhe ta mbrojmė nga gjithēka qė e ndot atė./AO/