Vlera & Vetitë e pjeshkës
Ky frut i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% uje dhe mineraleve të ndryshme ndër te cilat me sasi më të lartë kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.
Të hash një pjeshke në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për fortifikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak. Përveç kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogëlon rrezikun e kancerit së paku 70%.
Një element tjetër i rendesishem është beta karoteni, e cila stimulon melaninën qe favorizon nxirjen dhe ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike dhe e re. Jo rastësisht pjeshka përdoret në sasi të madhe në prodhimin e kremave kozmetike dhe maskave të fytyrës.
Ndër të tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes të kaliumit dhe manganit; njëherit poashtu plotëson organizmin me mineralet e humbura nga djersa.
Pjeshka është e përsosur si një meze e lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kane probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg kohërave të ushqimit, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund tu shkaktojnë parehati zorrëve.
Së fundi, duhet të jeni të vetëdishëm se nuk duhet te pini shumë ujë pas ngrënies së ketij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik qe ndodhet në pjeshkë.
Krijoni Kontakt