Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Përse Molla Konsiderohet Fruti i Muajit?

    Ju kujtohet proverba e famshme e shekullit të 19-të mbi mollët?

    Angelzët thonë se “një mollë në ditë i thotë mjekut ik” e këtë e mbështesin edhe ekspertët e shëndetit.

    Mollët janë një nga frutat më me shumë varietete dhe vlera e janë të përhapura në të gjithë botën.

    Mund të konsumoni më shumë se 100 varietete të tyre dhe të merrni menjëherë një dozë të plotë vlerash.

    Një studim i publikuar së fundëmi në revistën Harvard Health, tregon mbi të dhënat domethënëse që ekspertët kanë gjetur për mollët dhe shëndetin.

    Vlerat e mollëve në shëndet

    Konsiderohen si fruit më i mirë i sezonit dhe ekspertët paraqesin të dhëna për këtë.

    Një studim që përfshiu 8.400 persona ku 753 prej tyre ishin konsumues të një molle në ditë tregoi mbi vlerat direkte të mollëve në shëndet.

    Ata që konsumonin shumë mollë kishin marrë shumë herë më pak medikamente për sëmundje të ndryshme gjatë jetës së tyre se të tjerët.

    Ky grup personash gjithashtu kishin më pak gjasa të kishin shqetësime të shkonin tek mjeku se personat e tjerë pjesëmarrës në studim.

    Të dhëna të tjera mbi mollët tregojnë se vlerat e tyre arrjnë të forcojnë edhe shëndetin e zemrës.

    Konsumimi i një molle në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, kolesterolit dhe inflamacionit në trup.

    Edhe nëse i konsumoni bashkë me lëkurë mollët ju dhruojnë shumë fibër dhe polifenole të cilat i bëjnë mirë zemrës.

    Mollët më të mira Shqiptare

    Shqipëria është një nga vendet që prodhon mollë cilësore, bio dhe të shijshme në disa rajone të saj.

    Sipas të dhënave të AgroWeb, varietetet që prodhohen më së shumëti në vend janë dy derivatet e Red Delicious, Red Chief dhe Starking.

    Të dyja janë të referuara lokalisht si “Starking” madje përbëjnë 52% të pemëve drurëve frutorë e më pas vijnë mollët e varietetit Golden Delicious që përbëjnë 42%./


    AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/prodhi...ohet-i-muajit/

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Boronicat – Si ndikojnë për Zemrën, Kundër Tensionit dhe Diabetit?

    Në Shqipëri boronicat rriten të egra gjerësisht në trevat veriore të vendit. Boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës janë një nga mrekullitë më mirëbërëse të natyrës.
    Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

    Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

    Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

    Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

    Ulin dëmtimin e qelizave

    Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve. Dëmtimi i qelizave është pjesë e jetës së përditshme. Madje kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.

    Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

    Ulin tensionin e gjakut

    Në një studim Universitetit Mjekësor të Cleveland, SHBA, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të tensionit të lartë, pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

    Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës
    Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit. Ato vonojnë rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.

    Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

    Kanë efekt anti-diabetik

    Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

    Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...onit-diabetit/

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Nëntë ushqime që kanë veti medicinale

    Ushqimi është ilaçi numër një i natyrës. Perime, fruta, karbohidrate dhe proteina të caktuara ofrojnë përfitime të veçanta shëndetësore, pa dhënë disa nga efektet anësore të pakëndshme që japin ilaçet që marrim nga mjeku.

    Vetëm duke aplikuar disa ndryshime të thjeshta, si duke shtuar fara shege në bollgurin tuaj të mëngjesit ose duke shtuar pak hudhër në salcën tuaj të makaronave, ju mund të rrisni menjëherë sistemin tuaj imunitar dhe rritni kapacitetin e trupit për t’u shëruar.Ushqime të veçantë mund t’ju kursejnë edhe udhëtimet te mjeku.

    1. Lakra e kuqe

    Sa të thjeshta janë sallatat? Herën tjetër që do të kërkoni një pjatë të lehtë, të freskët dhe që shkon me çdo gjë, sigurohuni që t’i shtoni lakër të kuqe bashkë me sallatën e gjelbër. Kjo, sepse lakra e kuqe është plot me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore. Ngjyra e tyre e purpurt e thellë lidhet me përqendrimin e lartë të polifenoleve anthocianin, të cilat janë komponime të bimëve që nxisin shëndetin e zemrës, funksionin njohës dhe shëndetin e trurit, ndërsa ndihmojnë edhe në lidhje me kolesterolin.

    2. Rrushi i kuq

    Mund të keni dëgjuar se vera e kuqe dhe rrushi i kuq përmbajnë resveratrol, i cili është cilësuar si një element që bën çudira kundër plakjes. Por ka edhe më tepër. Është vërejtur se resveratroli ndikon për të pasur zemër të shëndetshme dhe ndihmon në reduktimin e stresit oksidativ, në inflamacionin e enëve të gjakut dhe në parandalimin e agregimit të trombociteve.

    3. Kungulli

    Jo vetëm që është i përkryer për t’u konsumuar, por disa lloje të tij mbajnë larg gripin dhe të ftohtin. Kungulli dimëror përmban vitaminë A, e cila është e nevojshme për funksionimin e duhur të shikimit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të forcuar sistemin imunitar. Mangësitë në vitaminën A janë të lidhura me imunitet të dobësuar të trupit dhe më shumë sëmundje infektive. Mënyra më e mirë për të shijuar kungullin e dimrit është ta gatuani me yndyrna të shëndetshme, të tilla si vaji i kokosit ose vaji i ullirit.

    4. Lakër Brukseli

    Vuani nga dhimbje që lidhen me një dëmtim që mund të keni pësuar kohëve të fundit? Konsumoni lakër Brukseli, për të marrë vitaminë K. Vitamina K është një yndyrë thelbësore vitaminë e zgjidhshme, e nevojshme për të marrë veten në rastin e ndonjë lëndimi, për shëndetin e kockave dhe për parandalimin e kalcifikimit në arterie. Lakra e Brukselit është e shijshme kur piqet në furrë, kur e ziejmë ose kur mund ta shtojmë në sallatë.

    5. Farat e shegës

    Jo vetëm që janë të shijshme dhe të bukura, por farat e shegës janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Farat e shegës përmbajë 2-3 herë më tepër antioksidantë se çaji i gjelbër dhe vera e kuqe, që do të thotë se ndihmojnë për të mbajtur qelizat e pastra.

    6. Qepët pranverore

    Ju gërvisht fyti apo i keni hundët e zëna? Shtoni pak qepë në supë, në sallatë, në çajin e xhenxhefilit ose në petullat me patate. Qepët ndihmojnë trupin të largojë toksinat. Ato janë antivirale dhe antibakteriale.

    7. Hudhra

    Hudhra është një tjetër bimë, që ka veti antivirale dhe antibakteriale. Në mjekësinë kineze ajo është përdorur për të larguar toksina dhe për të vrarë parazitë, si dhe për të reduktuar ënjtje në trup. Ka veç të tjerave veti antibakteriale, antifungale, antioksidante dhe antivirale.

    8. Kastravecët

    Në mjekësinë kineze, kastravecët janë të njohur për aftësi të jashtëzakonshme shëruese. Ata largojnë toksina, pastrojnë gjakun, forcojnë zemrën, bëjnë mirë për zorrët dhe mushkëritë etj. Ata janë të mirë për t’u ngrënë në qoftë se keni ënjtje në duar apo në këmbët, ose në qoftë se keni infeksion të fshikëzës.

    9. Farat e lulediellit

    Ashtu si farat e shegës, farat e lulediellit kanë veti të shumta dhe mund të shtohen në ushqimin tuaj, në bollgur, në sallata apo në biskota etj. Ato kanë shumë kalcium dhe magnez dhe shpesh janë përshkruar në mjekësinë kineze se kanë aftësinë për të hequr qafe skuqjen. Farat e lulediellit ndihmojnë në presionin e ulët të gjakut dhe mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe nëse keni marrje mendsh. Në mjekësinë lindore rekomandohet të hahen fara luledielli, nëse një person është i shqetësuar nga simptoma të caktuara të zorrëve, si dizenteria ose parazitët e zorrëve.


    Ekonomia Online

    https://ekonomiaonline.com/nente-ush...ti-medicinale/

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,971

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Pesë Probleme Shëndetësore që Bananet i Zgjidhin më Mirë se Vetë Ilaçet

    Popullariteti saj vjen jo më kot, pasi është e mbushur me energji, minerale dhe vitamina shumë të vlefshme për trupin.

    Kështu ky frut është ideal për çdo moshë dhe për çdo lloj diete përfshirë edhe personat që duan të humbin në peshë.

    E ngrënë në sasitë e duhura bananja mund të sjellë shumë përfitime.

    Më poshtë AgroWeb.org ju tregon disa nga karakteristikat më të vlefshme të këtij fruti dhe gjithë benefitet që i japin trupit.

    Karakteristikat e bananeve

    Për personat që janë në dieta strikte kini parasysh që 100 gramë banane përmbajnë 90 kalori.

    Ato janë një burim shumë i mirë kaliumi, magnezi, hekuri dhe disa beta karrotenesh.

    Duke qënë të pasura me kalium, bananet ndihmojnë në nxjerrjen nga trupi të lëngjeve të tepërta.

    Kjo e ndihmon organizmin të qëndrojë gjithnjë i balancuar duke evituar edhe problemet me hipertensionin.

    Për këtë arsye janë shumë të vlefshme për ushqimin e organizmit që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

    Hipertensioni arterial

    Kur një person konsumon shumë kripëra dhe ka mungesë kaliumi në trup, me shumë mundësi do të zhvillojë probleme të hipertensionit.

    Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të merni sasitë e duhura të kaliumit dhe bananet janë brumi më i shkëlqyer.

    Këshillohet të konsumoni një banane në ditë çdo mëngjes.

    Falë këtij zakoni të shëndetëshëm presioni i gjakut do të kthehet në nivele optimale.


    Depresioni

    Shumë persona që vuajnë nga depresioni ndihen shumë më mirë pasi kanë konsumuar një banane.

    Studime të shumta kanë treguar që kjo ndodh sepse bananja përmban triptofane, një aminoacid esencial për trupin.

    Kur ky aminoacid futet në trup transformohet në serototinë i njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.

    Mjafton të konsumoni vetëm një banane për të ulur ndjesinë e mërzitjes dhe plogështisë.

    Stresi

    Stresi mund të ndikojë metabolizmin tuaj dhe të shkaktojë uljen e niveleve të kaliumit.

    Për të bilancuar këtë nivel idealja është të konsumoni banane si një nga burimet më të mëdha të potasiumit.

    Në këtë kuptim, përfitimet e bananes shkojnë përtej furnizimit të trupit me kalium si në rastin e mëparshëm, ato do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mire.

    Probleme të zorrës së trashë

    Bananet janë ndër ushqimet më të rekomanduara që ndihmojnë në tretjen e mirë.

    Falë përmbajtjes së madhe të fibrave proçesi i tretjes përshpejtohet duke eliminuar toksinat nga trupi.

    Duke qënë se përmbajnë probiotikë janë të shkëlqyera për sistemin tretës duke eleminuar fryrjen e barkut.

    Dhimbjet menstruale

    Bananet janë të pasura me vitamin B6 dhe kanë një efekt pozitiv në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.

    Duke pasur këto veti ndikojnë në reduktimin e simptomave tek femrat që përjetojnë dhimbje para menstruale apo menstruale.

    Konsumimi i përditëshëm i këtij fruti mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre fazave të ciklit duke qetësuar edhe nervat.

    Këto janë këshilla për përmirësimin e shëndetit çdo ditë por në raste specifike për probleme të rënda shëndetësore përfshirë edhe problemet e përmendura më lart, të cilat nuk janë momentale por janë kronike duhet me patjetër këshilla e mjekut.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/dieta-k...ire-se-ilacet/

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Ka shumë ushqime që kanë veti medicinale dhe mund të ofrojnë përfitime të shëndetshme të ndryshme. Këtu janë disa prej tyre:

    1. Hudhër: Hudhra ka veti antibakteriale, antivirale dhe antifungale. Ajo gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut, të përmirësojë sistemin imunitar dhe të ulë kolesterolin.

    2. Qepa: Qepa përbën një burim të shkëlqyeshëm të vitaminave dhe mineraleve. Ajo ka veti anti-inflamatore, antioksiduese dhe antimikrobiale. Qepa gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të mbrojë zemrën.

    3. Borziloku: Borziloku është një bimë me veti të shumta medicinale. Ajo përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe në ruajtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm. Borziloku gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe të mbrojë zemrën.

    4. Karrota: Karrota është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A dhe antioksidantëve. Ajo mund të përmirësojë shikimin, të forcëojë sistemin imunitar dhe të promovojë shëndetin e lëkurës. Karrota gjithashtu ka veti anti-kancerogjene dhe mund të ndihmojë në rregullimin e tretjes.

    5. Pjepri: Pjepri është një frut i pasur me antioksidantë, fibra dhe vitaminë C. Ajo mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit, të promovojë shëndetin e zemrës dhe të mbështesë sistemin imunitar.

    6. Djathi : Djathi është një burim i mirë i kalciumit dhe proteinave. Ajo gjithashtu përmban acid linoleik, i cili mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe të trurit.

    7. Arrat: Arrat përmbajnë fitosterole, antioksidantë dhe acide yndyrore të shëndetshme. Ato mund të mbrojnë zemrën, të përmirësojnë tretjen dhe të ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit.

    Kujtoj që këto janë vetëm disa nga ushqimet me veti medicinale, dhe është gjithashtu e rëndësishme të keni një dietë të shëndetshme dhe të balancuar në përgjithësi. Para se të ndryshoni dietën tuaj ose të përdorni ndonjë ushqim si trajtim, është gjithmonë e rekomanduar të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2013, 11:03
  2. Shprehje nga fjalori i pasur i popullit tonë # 2
    Nga Hyllien në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 10:15
  3. Arti mahnitës me fruta dhe perime i artistit Karl Warner
    Nga RaPSouL në forumin Arti botëror
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 19:02
  4. Fotografite Fruta & Perime
    Nga dibrani2006 në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 20-09-2008, 13:31
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 09:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •