Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 45
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Këto janë frutat më të shëndetshme

    Konsumimi i sa më shumë frutave është një mënyrë e mirë për të menduar për mirëqenien fizike dhe mendore. Ndaj dhe ne ju këshillojmë të konsumoni këta 20 fruta sepse vlerat e tyre janë të jashtëzakonshme.

    Në çfarëdolloj diete, një nutricionist i mirë do t’ju rekomandojë një gjë: konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. Sidomos frutat janë thelbësorë: studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i të paktën 4-5 porcione frutash në ditë ndihmon në përmirësimin e humorit dhe ul rrezikun për sëmundje kardiake, obezitet dhe diabet të tipit 2. Duhet të dini se me konsumimin e frutave ne furnizojmë trupin tonë me vitamina dhe mineralet e domosdoshme sikurse janë kalciumi, kaliumi, magnezi si dhe shumë vitaminave të tjera të cilat gjenden me bollëk te këto produkte.

    Mos harroni të konsumoni herë pas herë fruta, sepse vlerat ushqyese që marrim prej tyre janë të jashtëzakonshme. Mjafton t’ju themi se me konsumimin e bananes, kumbullave të thata dhe pjeprit furnizojmë trupin tonë me kalium, një mineral që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Po kështu duhet të dini fibrat e pranishme tek frutat përmirësojnë tretjen si dhe ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës, pasi disa prej tyre japin ndjesinë e ngopjes. Ndaj dhe këshilla e ripërsëritur është konsumimi i sa më shumë frutave; qoftë edhe që në mëngjes duke nisur ditën me konsumimin e një tasi me fruta pylli. Nëse nuk keni kohë të konsumoni mëngjes, atëherë merrni një banane dhe konsumojeni mes vakteve ose merrni avokado apo shegë dhe bëni një sallatë të shëndetshme.

    Shalqiri

    Shalqini është i përbërë nga 92% ujë, çka e bën një frutë të jashtëzakonshëm për hidratimin e trupit. Ushqimi siguron rreth 20% të konsumit të përditshëm të lëngjeve dhe një vakt të lehtë me ushqime të pasura me ujë siç është shalqiri mund t’ju ndihmojnë të shmangni dehidratimin. Për shkak se është gjithashtu i pasur me kalium dhe magnez, gjithashtu ndihmon në kompensimin e natriumit të tepërt në dietë.

    Molla

    Një mollë në ditë mban larg mjekun kardiolog. Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i vazhdueshëm i një molle ul kolesterolin e përgjithshëm, si dhe mban larg sëmundjet kardiake. Kjo falë komponimeve fenolike – komponimeve antioksiduese (të pranishme në lëvozhgën e mollës) ndihmojnë në promovimin e funksionimit të shëndetshëm të qelizave dhe qarkullimin e gjakut. Kombinimi i vitaminës C, fibrave (rreth 5 gramë në çdo mollë) dhe substancave fitokomike e bën atë një element kryesor të një diete të shëndetshme.

    Mango

    Sidomos në verë, mango është frutë ideal për vaktin e ndërmjetëm, pasi është i pasur me vitaminë C, kalium dhe betakarroten. Ndaj dhe këshillohet që të konsumohet lehtësisht nga të gjithë.

    Kivi

    Përveçse ka vitaminë C, kalium dhe antioksidantë, prania e acidit folik, magnezit dhe vitaminave të grupit B, e bëjnë këtë frutë një miniere ari të vërtetë. Madje disa studime vlerësojnë se konsumimi i kivit para se të flini mund t’ju zërë gjumi më shpejt.

    Qershi

    Qershitë, ky frutë i vogël por me vlera të jashtëzakonshme konsiderohet edhe aleati kundër stresit dhe kjo falë pranisë së antioksidantëve, kuercentinës dhe bioflavanoideve që favorizojnë ndjesinë e qetësisë.

    Banane

    Bananet janë të pasura me fibra, madje janë ushqimi ideal për tu konsumuar mesvakteve. Për të mbrojtur më së miri zemrën, konsumimi i një bananeje në mëngjes ju “karikon” me energji, fibra, vitaminë B6, kalium, magnez si dhe vitaminë C.

    Portokall

    Që portokajt janë plot me vitaminë C, kjo gjë dihet tashmë; por duhet të dini se agrumet janë të pasura me veti anti-inflamatore, antioksidantë dhe antitumoralë, dhe kjo e vërtetuar nga studime të shumta.

    Rrush

    Rrushi përmban përbërës polifenolik me veti antioksiduese, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e dëmtimit qelizor. Me konsumimin e rrushit (një vesh në ditë) ndihmoni në mbrojtjen e indeve të trupit dhe zvogëlimin e shënuesve të inflamacionit në gjak.

    Guava

    Është një frutë ekzotik, mbase pak i njohur në vendin tonë, por në fakt këshillohet konsumimi i saj pasi mbron sistemin imunitar, është e pasur me vitaminë C, kalium dhe fibra.

    Pjepër

    Pjepri është i pasur me kalium, vitaminë C dhe acid folik. Flavonoidet të pranishme te pjepri kanë veti anti-inflamatore, stabilizojnë gliceminë, si dhe janë imunostimulantë. Përveç këtyre, pjepri është i pasur me ujë kështu që ju ndihmon edhe në hidratimin e përditshëm.

    Luleshtrydhe

    Luleshtrydhet janë burim i jashtëzakonshëm i antioksidantëve, në veçanti i vitaminës C. Një kuti me luleshtrydhe përmban deri në 150% të nevojave ditore të fibrave, duke marrë kështu vetëm 80 kalori.

    Qitro

    Sikurse agrumet e tjera edhe qitro përmban shumë vitaminë C. Madje studime të shumta kanë evidentuar se konsumimi i qitros përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon në reduktimin e kolesterolit.

    Frutat e pyllit

    Frutat e pyllit konsiderohen perfektë; pasi nuk janë shumë të ëmbël si dhe janë plotë me lëndë ushqyese. Një kuti me fruta pylli mund të furnizojnë trupin tuaj me gjysmën e nevojës ditore për vitaminë C. Studime të shumta kanë treguar se falë antioksidantëve të pranishëm tek frutat e pyllit reduktojnë rrezikun e zhvillimit të shumë sëmundjeve kronike falë aftësisë së tyre për të mbrojtur qelizat.

    Avokado

    Është një frutë i jashtëzakonshëm në llojin e vet dhe me përmbajtje të ulët sheqeri. Me konsumimin e avokados furnizojmë trupin me magnez dhe acide yndyrore jo vetëm të shëndetshme për shëndetin e zemrës por edhe me vlera të çmuara për funksionimin neurologjik dhe muskular.

    Kumbulla

    Kumbulla ka treguar se ka përfitime anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive njohëse. Janë shumë të mira edhe kumbullat e thata pasi përmbajnë akoma më shumë kalcium dhe magnez, të cilat vlerësohen shumë për rolin e tyre në reduktimin e rrezikut për osteoporozë.

    Boronica

    Falë përbërëse të shumtë polifenolike, konsumimi i sa më shumë boronicave mbron zemrën tuaj, duke mbrojtur edhe enët e gjakut nga dëmtime të mundshme. Fibra që përmbahet në to gjithashtu ngadalëson tretjen në traktin gastrointestinal, duke stabilizuar lëshimin e sheqerit në rrjedhën e gjakut dhe duke ofruar një nxitje të qëndrueshme të energjisë.

    Limon

    Limoni është i pasur me vitaminë C, acid folik, kalium dhe flavonoid. Flavonoidet lidhen me reduktimin e rrezikut për humbjen e aftësisë njohëse, duke përmirësuar kështu qarkullimin e gjakut dhe duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave të trurit nga përkeqësimi natyror.

    Mjedra

    Mjedrat klasifikohen si frutat më të pasura me fibra, një filxhan mjedra përmban rreth 8 gramë. Mjedrat furnizojnë trupin me antioksidantë dhe përfitime që stabilizojnë sheqerin në gjak, veçanërisht kur kombinohen me fruta të tjera. Konsumimi i tyre në mëngjes ju ndihmon në ruajtjen e energjive deri në drekë.

    Dardha

    Përveçse përmban vitaminë C dhe fibra (rreth 25% të nevojës ditore), konsumimi i qoftë edhe një dardhe ju mban të hidratuar.

    Shegë

    Vlerat ushqyese të shegëve janë të jashtëzakonshme. Me konsumimin e këtij fruti furnizojmë trupin tonë me fibra dhe kalium. Konsumimi i saj këshillohet edhe në sallatra apo në ëmbëlsira të ndryshme.


    Gazeta Metro

    https://gazetametro.net/keto-jane-fr...e-shendetshme/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Pesë perimet kryesore të Prillit - Zgjidhni të duhurat

    Guida e perimeve të sezonit

    Të ushqehemi shëndetshëm, të ushqehemi sipas stinëve dhe të njohim ushqimet që konsumojmë, do të thotë të përfitojmë më shumë prej tyre, në shije dhe vlera.

    Guida jonë ju instrukton se si të përzgjidhni perimet më të freskëta në treg dhe ofron këshilla praktike mbi mënyrat më të mira për ruajtjen e tyre.


    Brokoli

    Brokoli nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Koha e rritjes së tij? Fatmirësisht është relativisht e gjatë. Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor, në muajin maj ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Lavdet nuk i ka të kota. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra.

    Përse është i mirë brokoli?

    Brokoli përmban vitaminat K, C, acid folik, potasium dhe fibra. Është gjithashtu i pasur në beta-karoten dhe sulforofan, një lëndë e cila po studiohet nga shkencëtarët për vetitë anti-kancerogjene. Vitamina K që brokoli përmban është thelbësore për funksionimin e proteinave që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Vitamina C ndikon në krijimin e kolagjenit, lëndës që formon indet trupore, kockat dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të të prerave apo plagëve. Brokoli përban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

    Si ta zgjidhni brokolin?

    Zgjidhni brokolin lulet e së cilit janë ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën, pra janë të mbyllura dhe kanë një ngjyrë të gjelbërt në blu. Bëni kujdes të mos zgjidhni brokolin lulet e të cilit kanë ngjyrë të verdhë apo të gjelbërt të hapur. Ndërkohë as brokoli që është pjekur më shumë seç duhet nuk duhet përzgjedhur. Do të jetë shumë i fortë për t’u kafshuar dhe do të ndahet në copëza kur ta gatuani.

    Si ta ruani?

    Brokoli është një perime që prishet shumë shpejt. Për këtë arsye mbështilleni mirë dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur, nëse dëshironi që brokoli që konsumoni te jetë i freskët dhe i pasur me lëndë ushqyese.

    Karrota

    Prej Shkurtit deri në Korrik, ja se kur duhet t’i konsumoni karrotat. Kjo perime, që besohet se për herë të parë është kultivuar në Afganistan mijëra vite më parë është thjesht e mirë për të gjithë! Konsumojeni me bollëk, pa u ndier në faj. Është e varfër në kalori, sheqer dhe karbohidrate. Por ama është e pasur në lëndë ushqyese.

    Çfarë përmban karrota?

    Është e pasur në vitaminë A, vitaminë C, kalcium dhe hekur. Ngjyrën portokalli karrotave ja jep beta-karoteni, që përthithet nga zorrët dhe kthehet në vitaminë A gjatë procesit të tretjes. Karrotat përmbajnë gjithashtu fibra, vitaminë K, potasium, acid folik, magnez, fosfor, vitaminë E dhe zink.

    Studime tregojnë se disa karotenoide mund të luftojnë qelizat kancerogjene, falë aftësisë së antioksidantëve për të zvogëluar radikalët e lira në trup. Një tjetër studim ka dalë në përfundimin se duhanpirësit që nuk konsumojnë karrota në dietën e tyre ushqimore rrezikojnë 3 herë më shumë që të preken nga kanceri në mushkëri, krahasuar me ata që konsumojnë karrota të paktën një herë në javë. Në vitin 2011 u publikua një studim që shkruante se karrota vriste qelizat e leucemisë dhe ndalonte rritjen e mëtejshme të tyre.

    Si t’i zgjedhim karrotat?

    Mënyra më e mirë për të zgjedhur karrota të freskëta është duke parë bishtat e tyre. Sa më jeshile të jenë bishtat, aq më të freskëta janë karrotat. Gjithashtu edhe rrënjët e karrotave duhet të kenë ngjyrë të fortë dhe nuk duhet të jenë të thata e me vijëzime. Çarjet në lëkurën e karrotës tregojnë që ato janë të vjetra.

    Si t’i ruajmë karrotat?

    Karrotat duhet të mbështillen dhe të vendosen në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Duhet të kujdesemi që t’u presim gjithmonë bishtat që ndodhen në pjesën e sipërme të tyre, pasi kjo pjesë thith gjithë lagështirën nga rrënjët dhe bën që karrotat të prishen më shpejt.

    Lulelakra

    Lulelakra prodhohet prej muajit dhjetor deri në muajin maj. Gjatë kësaj periudhe mund të konsumoni lulelakër të freskët, në sasi të moderuara, pasi vlerat ushqyese të saj janë shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.

    Çfarë përmban lulelakra?

    Sipas databazës kombëtare të ushqimit të Departamentit për Bujqësinë të SHBA lulelakra është e pasur në vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin oksidativ që formohet nga radikalet e lira. Pra konsumi i lulelakrës ul mundësinë e shfaqjes së qelizave kancerogjene. Studime tregojnë se lulelakra ul rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit, apo formave të tjera tëkancerit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës. Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit. Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

    Si të zgjedhim lulelakrën?

    Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra tjerës. Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe. Duhet të keni kujdes të mos përzgjidhni lulelakra që janë të buta në pjesën e sipërme, pasi kjo është shenjë e prishjes.

    Si të ruajmë lulelakrën?

    Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.

    Domatet e vogla (qershizë)

    Duke filluar prej prillit e deri në fund të muajit qershor mos i kurseni vetes kënaqësinë e konsumimit të domateve të vogla (qershizë). Shtojini pak vaj ulliri organik, pak djathë të bardhë dhe pak bukë integrale dhe të jeni të sigurt se do t’ju shtohen dhe disa vite jetë… të paktën nga kënaqësia! Por domatet qershizë janë quajtur gjithashtu edhe “ushqime funksionale”, që na japin më shumë se thjesht elementët bazikë ushqyes. Këto fruta apo perime, quajini si të doni, parandalojnë sëmundjet kronike dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene.

    Çfarë përmbajnë domatet?

    Domatet janë burim i pasur për vitaminën A, C dhe acidin folik. Ato përbajnë dhe shumë antioksidantë si beta-karoten, luteinë, kolinë etj. Të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë, domatet ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene. Ato përmbajnë lycopene, një lëndë që është lidhur me parandalimin e kancerit të prostatës. Fibrat, potasiumi dhe vitamina C janë lëndë të cilat ndihmojnë në shëndetin e zemrës. Konsumi i tyre rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diabeti, pasi domatet kanë sasi të madhe fibrash. Domatet ndikojnë dhe në parandalimin e dëmit që mund të shkaktohet në lëkurë nga dielli, ndotja dhe tymi, parandalojnë rrudhat dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës. Acidi folik që përmbajnë domatet është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për femrat shtatzëna. Ky element parandalon, ndër të tjera, edhe prodhimin e një lënde që shkakton depresionin.

    Si të zgjedhim domatet qershizë?

    Zgjidhni domate me ngjyre të kuqe të fortë, pa rrudha apo pjesë të zbutura.

    Si të ruajmë domatet qershizë?

    Sa prej jush nuk i fusin domatet në frigorifer? Shpresojme të jeni të shumtë, pasi kjo gjë nuk duhet bërë asnjëherë. I ftohti prish shijen e domatëve dhe për këtë arsye ato duhet të ruhen gjithmonë në temperaturën e dhomës.

    Hudhrat e njoma

    Hudhrat e njoma paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Prezenca e tyre në tregjet e fruta-perimeve tregon se stinët e ngrohta po afrojnë. Nga marsi në maj, kjo është periudha e tyre. E ndërsa shumë prej nesh stepen për konsumin, duke menduar aromën jo fort të këndshme, nutricionistët i rekomandojnë për shkak të vetive që hudhrat kanë për organizmin tonë. Nuk është e thënë të konsumohen të gjalla, përdorini në gatime, për të marrë të gjitha benefitet që ato ofrojnë.

    Cfarë përmban hudhra e njomë?

    Hudhra e njomë, ashtu si hudhra e thatë përdoret për të kuruar gripin e thjeshtë e deri për parandalimin e sëmundjeve të rënda. Përdoret për të kuruar probleme që lidhen me sistemin e gjakut dhe zemrën, përfshirë kolesterolin e lartë, parandalimin e atakut të zemrës, sëmundjeve koronare dhe hipertensionin. Disa e përdorin për të parandaluar kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit e të stomakut.

    Një lëndë përbërëse e hudhrës shërben si lëndë kuruese për sëmundjet e zemrës dhe e mbron atë. Hudhra ndikon edhe në përmirësimin e parametrave lipidë të gjakut, forcon potencialet antioksidante dhe shkakton ulje të tensionit. Në fjalë të tjera hudhra ndikon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e hipertensionit. Një studim lidh hudhrën me uljen e rrezikut të lindjes së parakohshme, si pasojë e lëndëve antimikrobiale dhe prebiotike që ajo përmban.Studime të tjera tregojnë se hudhra përmban një lëndë që mbron mëlçinë nga dëmtimet që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit.

    Si ta zgjedhim hudhrën e njomë?

    Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë. Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë.

    Si të ruajmë hudhrën e njomë?

    Mbështilleni mirë dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.


    Gazeta Telegraf

    https://telegraf.al/aktualitet/pese-...ni-te-duhurat/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 04-04-2023 më 12:41

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Nga humori te kujtesa, 5 përfitime nga ngrënia e frutave dhe perimeve të stinës çdo ditë

    Konsumi i përditshëm i frutave dhe perimeve të stinës, duke filluar nga shumëllojshmëria dhe ngjyra, është thelbësor për shëndetin. Sidomos ai stinor, në fakt garanton një pasuri më të madhe të lëndëve ushqyese për sa i përket mineraleve, vitaminave dhe antioksidantëve që ndihmojnë në funksionimin korrekt të organizmit.

    Lista e përfitimeve që kanë frutat dhe perimet është e pafundme. Ato mbrojnë nga mbipesha, obeziteti, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë sëmundje të tjera. Por krahas përfitimeve më të njohura, ka edhe shumë të tjera më pak të njohura.

    Ngrënia e frutave dhe perimeve të stinës është e mirë për flokët tuaj

    Frutat dhe perimet e stinës janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve, të cilët kundërshtojnë veprimin e radikalëve të lirë dhe mbrojnë flokët nga dëmtimet e shkaktuara nga agresionet e jashtme.

    Shumë varietete duke përfshirë agrumet, manaferrat, specat, marulet janë shumë të pasura me vitaminë C, e cila nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që i mban ato të buta dhe të forta.

    Mbrojnë kujtesën

    Vendosja e perimeve dhe frutave të stinës në tryezë çdo ditë ju lejon të mbusheni me një sërë substancash, të cilat mbrojnë funksionimin e duhur të neuroneve, qelizave të trurit, duke luftuar humbjen e kujtesës dhe duke nxitur qartësinë mendore.

    Nxisin humor të mirë

    Frutat dhe perimet ofrojnë vitamina të kompleksit B, të cilat marrin pjesë në prodhimin e neurotransmetuesve të mirëqenies, përfshirë serotoninën, i quajtur edhe hormoni i humorit të mirë.

    Luftojnë stresin

    Perimet dhe frutat e stinës janë gjithashtu burime të acidit askorbik, magnezit, kaliumit dhe kalciumit, lëndë ushqyese që ndihmojnë të qëndroni pa stres. Përveç kësaj, ato janë shumë të pasura me ujë, i cili është thelbësor për funksionimin korrekt të trupit.

    Luftojnë pagjumësinë

    Disa varietete si rrushi, mollët, bananet, ananasi, portokalli dhe luleshtrydhet janë burime të melatoninës, hormonit të gjumit. Falë pasurisë së mineraleve me një veprim relaksues, ato nxisin pushimin.


    Java News

    https://javanews.al/nga-humori-te-ku...ines-cdo-dite/

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të ushqimit dhe janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë, të cilët të gjithë janë të rëndësishëm për një shëndet të mirë. Disa fruta dhe perime janë veçanërisht të dobishme për shëndetin tonë dhe ndikojnë në rritjen e imunitetit, uljen e tensionit të gjakut, reduktimin e inflamacionit dhe shumë efekte të tjera pozitive në trupin tonë. Në vijim janë disa prej frutave dhe perimeve që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve:

    1. Brokoli: Brokoli është një perime që është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë C dhe K, dhe ka një efekt anti-inflamator. Brokoli ka gjithashtu një efekt mbrojtës kundër kancerit dhe mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

    2. Borziloku: Borziloku është një perime me një sasi të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve, dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve të ndryshme, si gripa dhe rritjen e imunitetit. Borziloku gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

    3. Portokall: Portokalli është një frutë e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, dhe mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe reduktimin e inflamacionit. Portokalli gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

    4. Luledielli: Luledielli është një perime e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve të ndryshme dhe reduktimin e inflamacionit. Luledielli gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe tensionit.

    5. Karota: Karota është një perime e pasur me vitaminë A dhe antioksidantë, dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e syve dhe rritjen e imunitetit. Karota gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.

    Këto janë vetëm disa prej frutave dhe perimeve që mund të ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve. Megjithatë, është e rëndësishme të kujdesemi për një ushqyerje të balancuar dhe të ndjekim një stil jetese të shëndetshme, duke përfshirë aktivitet fizik dhe pushimin e duhur, për të mbajtur shëndetin tonë në mënyrë të mirë në tërësi.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Në përgjithësi, nuk është e nevojshme të shmangni plotësisht asnjë ushqim për të mbajtur një ushqim të balancuar. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet të konsumohen në sasi të kufizuara dhe të konsiderohen si ushqime të pashëndetshme nëse konsumohen shumë. Në vijim janë disa prej ushqimeve që duhet të shmangni ose ti kufizosh nëse dëshiron të mbash një ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm:

    1. Ushqime të trasha dhe me sasi të larta të yndyrnave: Ushqimet e trasha dhe me sasi të larta të yndyrnave, si hamburgersat, patatet e skuqura dhe ushqimet e fritura, mund të jenë të pasura me kalori dhe yndyra të dëmshme për shëndetin. Në vend të tyre, mund të zgjidhni ushqime të pjekura ose të gatuara në mënyrë të shëndetshme.

    2. Ushqime me sasi të larta të sheqerit: Pije të ëmbla të gazifikuara, ëmbëlsira dhe ushqime të përpunuara me sasi të larta të sheqerit mund të ndihmojnë në rritjen e peshës dhe të nivelit të sheqerit në gjak. Në vend të tyre, mund të zgjidhni fruta të freskëta ose të thata dhe ëmbëlsira të bëra në shtëpi me sasi të ulëta të sheqerit.

    3. Karbohidrate të thjeshta dhe të papërpunuara: Ushqime të tilla si buka e bardhë, makarona dhe ëmbëlsira me miell të bardhë, mund të jenë të pasura me karbohidrate të thjeshta dhe të papërpunuara, të cilat mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të çojnë në shtim të peshës. Në vend të tyre, mund të zgjidhni ushqime me karbohidrate të kompleksuara, si grurë me shumë fibra, oriz integrale dhe perime.

    4. Ushqime me sasi të larta të kripës: Ushqime të tilla si salcë e domateve, supa e përpunuar, konservat dhe ushqime të gatuara mund të jenë të pasura me sasi të larta të kripës, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e presionit të gjakut. Në vend të tyre, mund të zgjidhni ushqime të freskëta dhe të përgatitura në mënyrë të shëndetshme.

    Këto janë vetëm disa prej ushqimeve që duhet të konsiderohen për kufizim ose shmangje nëse dëshiron të mbash një ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm. Megjithatë, është e rëndësishme të mbajmë një ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar, duke përfshirë një gamë të gjerë të ushqimeve të shëndetshme dhe të freskëta në dietën tonë.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar duhet të përfshijë një gamë të gjerë të ushqimeve të shëndetshme, të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. Në vijim janë disa nga ushqimet që mund të përfshihen në një dietë të shëndetshme dhe të balancuar:

    1. Perime: Perimet janë të pasura me fibra dhe vitamina, dhe janë një burim i mirë i antioksidantëve. Perimet mund të konsumohen të freskëta, të gatuara, të pjekura ose të bardha.

    2. Fruta: Frutat janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Frutat mund të konsumohen të freskëta ose të thata dhe mund të përdoren si një alternativë e shëndetshme për ëmbëlsira apo pije të ëmbla.

    3. Grurë dhe drithëra integrale: Grurë dhe drithëra integrale janë të pasura me fibra dhe karbohidrate të kompleksuara, dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në uljen e kolesterolit. Mund të përfshihen në dietën tonë në formë të bukës integrale, orizit integrale dhe makaronave të integruara.

    4. Mish i bardhë dhe peshk: Mish i bardhë dhe peshku janë burime të shkëlqyera të proteina dhe omega-3 yndyrnave të shëndetshme. Mund të përfshihen në dietën tonë në formë të mishit të pjekur ose të gatuar në mënyra të ndryshme, dhe në formë të peshkut të freskët ose të përpunuar në mënyra të ndryshme.

    5. Fasule dhe lakër: Fasulet dhe lakrat janë burime të mira të proteinave dhe fibrave dhe janë të pasura me vitamina dhe minerale. Mund të përfshihen në dietën tonë në formë të pjatave të ndryshme, si supa, gjelle dhe sallata.

    Këto janë vetëm disa prej ushqimeve që mund të përfshihen në një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Është e rëndësishme të konsumojmë një gamë të gjerë të ushqimeve të shëndetshme dhe të përdorim një sasi të moderuar të ushqimeve të përpunuara dhe me sasi të larta të yndyrnave, sheqerit dhe kripës. Gjithashtu, është e rëndësishme të përfshijmë aktivitet fizik në rutinën tonë të përditshme dhe të ndjekim një stil jetese të shëndetshëm në përgjithësi.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Kumbullat Jeshile – Të Athta me Plot Veti dhe Vlera Shëndetësore

    Fundi i Prillit, Maji dhe Qershori janë muajt e vetëm të vitit për të shijuar Kumbullat Shahine.

    Të gjithë i kujtojnë si kumbullat e fëmijërisë dhe secili mban mend me saktësi se sa copë blije me një monedhë.

    Kumbullat Shahine janë ato të rrumbullaktat e gjelbra, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim që të gjithë ja kujtojmë shijen.

    Emri Kumbull Shahine është përcaktim shqiptar, në të vërtetë në botë emri i tyre ‘Janerik’ vjen nga turqishtja e vjetër dhe ka një kuptim të mrekullueshëm.

    Janerik do të thotë thjesht Kumbulla e Shpirtit. Ndoshta prandaj nuk e harrojmë dot asnjëherë.

    Në disa zona të Shqipërisë, kumbullat shahine përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme, ndërkohë që ato kanë gjetur përdorim edhe në mjekësinë popullore.

    Frutat e saj të papjekura kanë një shije të thartë ndërsa në kohën e pjekjes ato janë më të ëmbla.

    Kumbullat Shahine si fruta janë shumë të dobishme dhe të pranueshme nga stomaku pasi kanë veti shumë të mira tretëse.

    Ato janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë. Madje siç raporton AgroWeb.org ato përdoren me sukses kundër sëmundjeve të mëlçisë.

    Kumbullat konsumohen të freskëta, por me to përgatitet reçel, marmelatë, shurup, raki, etj.

    Kumbullat pëlqehen edhe kur s’kanë arritur pjekurinë e plotë. Ato janë freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.

    Kumbulla është një frut diuretik shumë i mirë pasi largon ujërat e tepërta nga organizmi.

    Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

    Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalçiumit, kaliumit, magnezit dhe të hekurit.

    Kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.


    Vetitë shëndetësore të Kumbullës Shahine

    Kumbulla Shahine përmirëson sistemin tretës dhe forcon trupin që të jetë më rezistent ndaj sëmundjeve.

    Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve.

    Përmirëson shikimin. Ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular.

    Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave. Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë.

    Kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. AgroWeb.org raporton se ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

    Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

    Ndihmojnë shëndetin e sistemit nervor, përmirësojnë kujtesën, largojnë stresin, përmirësojnë gjumin dhe oreksin.

    Me bollëkun e vitaminave që ato kanë, kumbullat shahine parandalojnë infeksionet, janë të dobishme për gratë shtatzëna, shëndetin e qelizave të gruas dhe zhvillimin e kockave të fëmijës.

    Kumbullat Shahine, siç raporton AgroWeb.org, mbrojnë lëkurën nga ndikimi i radikaleve të lira, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin, ruajnë lëkurën nga shfaqja e akneve të rinisë.

    Kumbullat parandalojnë shfaqjen e rrudhave, ripërtërisin qelizat e lëkurës dhe shërojnë plagët.

    Kumbullat shahine e bëjnë lëkurën më rezistuese ndaj rrezeve të diellit. Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë, madje arrijnë të largojnë zbokthin.

    Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja. Konsumojini se vijnë vetëm një herë në vit.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/prodhi...-shendetesore/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-05-2023 më 07:39

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

    Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një frut kurues.

    Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu.

    Fruta e freskët ka vlera të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.

    Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit.

    Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.


    Koha Jonë

    https://kohajone.com/kajsia-fruti-i-...n-dhe-melcine/

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Kajsia është në fakt një frut i shëndetshëm dhe i pasur me vitamina dhe minerale. Ajo përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, C dhe E, si dhe kalium, hekur dhe fibra. Këto substanca ushqyese bëjnë që kajsia të jetë një zgjidhje e mirë për njerëzit që kanë nevojë për një ushqim të shëndetshëm dhe të pasur me nutrientë.

    Nëse konsumohet rregullisht, kajsia mund të ndihmojë në pastrimin e gjakut dhe mëlçisë, duke ndihmuar në heqjen e toksinave nga trupi. Kjo është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi toksinat dhe mbetjet e ndryshme mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

    Përveç kësaj, kajsia mund të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të bukur, duke reduktuar efektet e plakjes dhe duke përmirësuar elasticitetin e saj. Kjo është një arsye tjetër pse kajsia është e rekomandueshme për përdorim në kujdesin e përditshëm të trupit.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kajsia nuk mund të përdoret si një trajtim i vetëm për probleme shëndetësore të rënda. Nëse keni probleme të tilla, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtimin më të përshtatshëm.

    Kajsia mund të përdoret si një mjekim i përkohshëm ose si një pjesë e një trajtimi më të gjerë për disa sëmundje të ndryshme. Ajo mund të ndihmojë në trajtimin e disa problemeve shëndetësore, siç janë:

    1. Kanceri: Kajsia përmban një antioksidant të quajtur beta-karoten, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene.

    2. Sëmundjet kardiovaskulare: Kajsia përmban kalium, një mineral i rëndësishëm që mund të ndihmojë në rregullimin e ritmit të zemrës dhe në uljen e presionit të gjakut.

    3. Sëmundjet e syve: Vitaminat A dhe C në kajsia mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga dëmtimi i rrezatimit ultraviolet dhe të shtojnë shikimin në kushtet e errëta.

    4. Sëmundjet e tretjes: Kajsia përmban fibra ushqyese, e cila mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të zorrëve dhe në uljen e rrezikut të kapsllëkut.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kajsia nuk mund të zëvendësojë trajtimin e rëndësishëm të ndonjë sëmundjeje. Para se të përdorni kajsia si pjesë e trajtimit të ndonjë sëmundjeje, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për t'u siguruar se është e sigurt dhe efektive për rastin tuaj të veçantë.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Mollët e Gjelbra dhe Pse Duhen Patjetër Për Organizmin

    Mollët e gjelbra janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë.

    Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.

    Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër, AgroWeb.org i rendit në vijim:


    Të pasura me fibra

    Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes.

    Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.

    Forcon kockat

    Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave.

    Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.

    Mirëmban shëndetin e mushkërive

    Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, AgroWeb.org ju tregon se mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.

    Ndihmon në uljen e peshës

    Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre.

    Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.

    Më të mirat kundër diabetit

    Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti.

    Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, sipas burimeve të AgroWeb.org, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.

    Zhduk toksinat e organizmit

    Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.

    Rrit shëndetin e mëlçisë

    Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.

    Bën mrekulli për gjakun

    Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.

    Fuqi kundër plakjes

    Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes.

    Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.

    Ul tensionin e gjakut

    Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut.


    / Agroweb.org / Po.al

    https://po.al/mollet-e-gjelbra-dhe-p...er-organizmin/

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Mollët e gjelbra janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm që janë të dobishëm për organizmin. Ata janë një burim i mirë i fibra, vitaminave dhe mineraleve të ndryshme që janë thelbësore për një shëndet të mirë.

    Fibra në mollët e gjelbra ndihmon në mbajtjen e traktit gastrointestinal të shëndetshëm dhe ndihmon në parandalimin e semundjeve të tilla si kanceri i kolonit.

    Mollët e gjelbra janë gjithashtu të pasura me vitamin C, që është një antioksidant i rëndësishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i oksidueshem. Ato gjithashtu përmbajnë vitamin A, që është i nevojshëm për shikimin e mirë dhe shëndetin e lëkurës, dhe vitamin B6, që ndihmon në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe në prodhimin e hemoglobinës.

    Mollët e gjelbra gjithashtu janë një burim i mirë i mineraleve të rëndësishme si kaliumi, që ndihmon në mbajtjen e tensionit të gjakut nën kontroll dhe në funksionimin e muskujve, dhe hekuri, që është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për të parandaluar aneminë.

    Për këto arsye, mollët e gjelbra janë një zgjedhje e shëndetshme për të gjithë dhe duhet të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të balancuar.

    Mollët jeshile janë një burim i pasur me ushqyes të rëndësishëm që mund të kenë shumë përfitime shëndetësore. Në vazhdim, do të shpjegoj disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës jeshile:

    1. Mbështetja e shëndetit të zemrës: Mollët jeshile janë të pasura me kalium, një mineral që ndihmon në mbajtjen e tensionit të gjakut nën kontroll dhe në funksionimin e zemrës.

    2. Ndihmon në mbajtjen e traktit gastrointestinal të shëndetshëm: Mollët jeshile janë një burim i mirë i fibra, e cila ndihmon në parandalimin e semundjeve të zorrëve dhe ndihmon në mbajtjen e traktit gastrointestinal të shëndetshëm.

    3. Ndihmon në rritjen e imunitetit: Mollët jeshile janë të pasura me vitamin C, një antioksidant i rëndësishëm që ndihmon në rritjen e imunitetit dhe në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i oksidueshem.

    4. Ndihmon në mbrojtjen e shikimit: Mollët jeshile janë një burim i mirë i vitaminës A, e cila është e nevojshme për shikimin e mirë dhe shëndetin e lëkurës.

    5. Ndihmon në rritjen e energjisë: Mollët jeshile janë të pasura me karbohidrate komplekse, të cilat janë një burim i mirë i energjisë dhe ndihmojnë në mbajtjen e nivoeve të energjisë.

    6. Ndihmon në parandalimin e semundjeve të ndryshme: Mollët jeshile janë të pasura me antioksidantë të tjerë, të tilla si flavonoidët, që ndihmojnë në parandalimin e semundjeve të ndryshme dhe në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i oksidueshem.

    Për këto arsye, mollët jeshile janë një zgjedhje e shëndetshme dhe duhet të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të balancuar.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Katër perime që ndihmojnë largimin e yndyrave

    Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime! Eliminojnë yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd. Disa nga perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën:

    Spinaqi

    Përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë i pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të pasur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë, apo sallatë.

    Lakra

    Përmban shumë fibra dhe proteinë, ndaj do të ndihmojë të eliminosh toksinat dhe ndërkohë është edhe e shijshme.

    Brokoli

    Kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohë kanë shumë fibra që ndihmojnë në eliminimin e helmeve të trupit.

    Domatja

    Përmban sasi të mëdha të likopenës dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eliminuar yndyrat.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/kate...dyrave-i526492

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    disa sugjerime për perime që ndihmojnë largimin e yndyrave:

    1. Spinaqi: Spanaqi është një perime e pasur me fibra dhe me një sasi të ulët kalorish. Ai gjithashtu përmban acid folik dhe vitaminë K, të cilat ndihmojnë në shëndetin e zemrës, dhe ka veti detoksifikuese që ndihmojnë në largimin e yndyrave nga trupi.

    2. Karota: Karotat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të syve dhe të lëkurës. Ata gjithashtu janë të pasura me fibra dhe kanë një sasi të ulët kalorish, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që kërkojnë të humbin peshë.

    3. Kungulli: Kungulli është një perime me një sasi të ulët kalorish dhe me një sasi të lartë uji, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që kërkojnë të humbin peshë. Ai gjithashtu përmban një sasi të madhe antioksidantësh dhe fibra, që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trupit.

    4. Speca: Speca janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, që ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe në luftimin e inflamacionit. Ata gjithashtu janë të pasura me fibra dhe kanë një sasi të ulët kalorish, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyeshme për ata që kërkojnë të humbin peshë.

    Këto janë vetëm disa nga perimet që mund të ndihmojnë në largimin e yndyrave dhe në përmirësimin e shëndetit të trupit. Ju gjithashtu mund të shtoni perime të tjera në dietën tuaj, siç janë brokoli, qepa, lakra, domatet, etj., për të arritur qëllimet tuaja të shëndetshme.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Fruti që ju ndihmon për të pasur dhëmbë më të bardhë

    Pastrimi i përditshëm i dhëmbëve dhe vizitat e rregullta te dentisti janë thelbësore për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të ndritshme.

    Por përveç kësaj, ka mënyra të tjera, madje edhe mënyra natyrale për të pasur një buzëqeshje më të bardhë. Dieta është një faktor i rëndësishëm.

    Për shembull, ekziston një frut që përmban ato komponentë që janë një mburojë kundër prishjes së dhëmbëve dhe luftojnë pllakën, duke ofruar një buzëqeshje të bardhë, me gaz.

    Çfarë është ky frut?

    Portokalli!

    Lëvoret e portokallit dhe agrumeve të tjera konsiderohen acide. Megjithatë, lëvozhgat e agrumeve përmbajnë variante të vitaminës C, e cila mund të zëvendësojë një zbardhues të ashpër të dhëmbëve, duke i ndriçuar dhëmbët ashtu si serumi i vitaminës C që ndriçon lëkurën.

    Lani mirë lëvozhgat e portokallit dhe më pas fërkoni anën e brendshme, të bardhë të tyre me dhëmbët. Kjo do të ndihmojë në luftimin e pllakës së krijuar në dhembët tuaj.


    Koha Jonë

    https://kohajone.com/fruti-qe-ju-ndi...-me-te-bardhe/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 20-07-2023 më 06:34

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Frutat dhe perimet më të mira të gushtit, si t’i zgjidhni

    Gushti i këtij viti në Shqipëri është bërë gjithnjë e më i paparashikueshëm përsa i përket motit.

    Mënyra më e mirë për ta përballuar luhatjen ekstreme të temperaturave është padyshim të ushqyerit shëndetshëm, duke shijuar frutat dhe perimet e bollshme që ky muaj na ofron.

    Duke qenë se jemi pak javë larg përfundimit zyrtar të verës, le t’i ngulim dhëmbët tek ca kumbulla të ëmbla, domate apo dhe te ndonjë mollë e sapo vjelur.

    Rrushi

    Rrush i zi apo i bardhë. Zgjedhja ju takon ju, sipas shijes dhe preferencave tuaja, të dy këto lloje i gjeni me bollëk në treg.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni rrush të formuar mirë dhe me lëkurë të fortë.

    Si t’i ruani

    Vendoseni rrushin të mbyllur në mënyrë hermetike në qese plastike në frigorifer. Mos i lani, derisa të jetë momenti për t’i ngrënë. Nëse ato kanë lagështi në momentin që i blini, vendosini një kartëpecetë brenda në qese për të thithur lagështirën e tepërt.

    Pjeshkat, nektarinat

    Pjeshkat dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkat janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar. Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së limonit. Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkave dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.

    Si t’i zgjidhni

    Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkat dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre. Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha asaj që duhet t’i besosh më shumë është nuhatja. Pjeshkat dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.

    Si t’i ruani

    Pjeshkat dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruit në fillim është pak i fortë. Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.

    Lajthi

    Kuzhinierët i konsiderojnë arrorët si element kryesor në kuzhinë, njësoj si mielli apo gjalpi. Pavarësisht se lajthitë i kemi gjatë të gjithë vitit, gjatë sezonit të tyre ato kanë një shije unike.

    Si t’i zgjidhni

    Lajthitë e reja i gjeni në treg. Si t’i dalloni? Shumë thjesht, ato janë të mbështjella me lëvoren e tyre karakteristike jeshile që rrethon lëvozhgën.

    Si t’i ruani

    Lajthitë e hapura mund të ruhen në temperaturën e mjedisit për disa javë. Ndërsa ato me lëvozhgë mund të futen në frigorifer ose akoma më mirë vendosini në një qese plastike dhe futini në ngrirje. Do ju zgjasin për rreth një vit.

    Kungull i njomë

    Ka më shumë se 100 varietete kungujsh të njomë, të cilët variojnë në ngjyra që nga jeshile në gri në pothuajse të zezë dhe në forma nga të gjata dhe të holla si hot dog tek ato të mëdhenj të rrumbullakët, që janë dhe kungujt klasikë.

    Si t’i zgjidhni

    Shihni për kunguj që janë në përmasa të vogla . Duhet të jenë të fortë dhe pa të çara apo njolla. Kungujt e vërtetë të freskët kanë dhe disa qime të vogla. Sa më gri të jetë kungulli aq më I freskët dhe i bollshëm është, veçanërishtë për tu gatuar në supë.

    Si t’i ruani

    Mbajini të izoluar mirë në frigorifer.

    Kumbulla

    Ka aq shume varietete kumbullash sa që nuk ua merr mendja. Dhe si të mos mjaftonte kjo, kanë nisur që kumbullat t’i shartojnë dhe me pjeshkë duke krijuar akoma më shumë varietete.

    Si t’i zgjidhni

    Zgjidhni kumbulla që janë në ngjyrë të ndezur, por jo shumë të forta. Nëse kumbulla duket sikur është e mbuluar nga një pluhur i lehtë, atëherë kjo është një tregues se është një pjekje natyrale dhe se fruti është në gjendje të mirë.

    Si t’i ruani

    Kumbullat do të vazhdojnë pjekjen edhe pasi të jenë vjelur. Nëse fruti është pak i fortë, lëreni në temperaturën e ambjentit për një ose dy ditë që të zbutet. Vetëm atëherë duhet t’i vendosni në frigorifer.


    / AgroWeb

    https://kohajone.com/frutat-dhe-peri...i-ti-zgjidhni/

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    ATMAN (02-08-2023)

  17. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Zgjedhja midis rrushit të zi dhe të bardhë është një çështje e preferencave personale dhe shijes individuale. Këto dy lloje rrushi kanë karakteristika të ndryshme në lidhje me shijen, maturinë, dhe përdorimin.

    Rrush i zi ka një shije më të ëmbël dhe më të thellë, ndërsa rrush i bardhë ka një shije më të freskët dhe më të lehtë. Rrush i zi është më i pjekur se rrushi i bardhë dhe ka një shije më intensive. Në anën tjetër, rrushi i bardhë është më i freskët dhe shijet e tij janë më subtile.

    Për të zgjedhur midis tyre, mund të provoni të shijoni të dy llojet dhe të vendosni cilin preferoni më shumë. Mund të blini disa rrush të zi dhe disa rrush të bardhë dhe t'i provoni përpara se të vendosni. Gjithashtu, mund të konsideroni për çfarë dëshironi të përdorni rrushin. Për shembull, rrushi i zi shpesh përdoret për të bërë verë, ndërsa rrushi i bardhë është më i përdorur për të bërë rrush të thatë ose për të konsumuar si frut.

    Në fund të fundit, zgjedhja juaj bazohet në preferencat personale dhe për çfarë dëshiron të përdorni rrushin. Ju gjithashtu mund të eksperimentoni dhe të kombinoni të dy llojet në mënyra të ndryshme për të krijuar përvoja të reja shijesh.

    Ndryshimet në përmbajtjen e vitaminave dhe mineraleve midis rrushit të zi dhe rrushit të bardhë janë të pakta. Këto dy lloje rrushi kanë pjesë të ngjashme të vitaminave dhe mineraleve, por mund të ketë ndonjë dallim të vogël në sasinë e tyre.

    Në përgjithësi, rrushi i zi dhe rrushi i bardhë janë të pasura me vitaminën C, vitaminën K, vitamina të kompleksit B dhe minerale si kaliumi dhe manganezi. Të dy llojet rrushi përmbajnë antioksidantë të rëndësishëm si resveratroli, që është i njohur për përfitimet shëndetësore.

    Ndërkaq, ndonjë dallim i vogël mund të ketë në përmbajtjen e pigmenteve të rrushit që i japin ngjyrën e tij. Rrushi i zi përmban më shumë antocianina, që është pigmenti i zezë që i jep ngjyrën e karakteristikë rrushit të zi. Këto antocianina kanë potencialin për të ofruar përfitime për shëndetin, duke përfshirë aftësinë për të luftuar inflamacionin dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se dallimet në përmbajtjen e vitaminave dhe mineraleve midis rrushit të zi dhe rrushit të bardhë janë të pakta dhe nuk kanë ndikim të madh në fitueshmërinë e tyre shëndetësore. Për të përfituar nga përmbajtja e plotë e vitaminave dhe mineraleve, është e rekomanduar të përfshini një gamë të gjerë të frutave dhe perimeve në dietën tuaj.

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Pak Sheqer dhe Shumë Antioksidantë – Mjedrat për Diabetin, Trurin dhe Peshën

    Mjedrat janë ndër frutat më të mira e të shijshme që mund të shijojmë gjatë stinës së verës, por edhe në dimër nëse dimë t’i ngrijmë siç duhet.

    Përveç shijes, mjedrat janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit.

    Një filxhan çaji me mjedra ofron 50% të dozës minimale të rekomanduar të vitaminës C.

    Kjo vitamin është shumë e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin e lëkurës.

    Përveç vitaminës C, mjedrat kanë edhe mangan dhe vitamin K, të rëndësishme për shëndetin e kockave.

    Nëse këto nuk mjaftojnë, më poshtë do të mësoni 7 arsye të tjera përse duhet të konsumoni sa më shumë mjedra.

    Kanë Pak Sheqer

    Mjedrat njihen si një ndër frutat me më pak sheqer. Për shembull, një mollë mesatare ofron 20 gramë fruktozë ndërsa një filxhan çaji me mjedra ofron 5 gramë fruktozë.

    Kanë Shumë Antioksidantë

    Mjedrat janë tejet të pasura me antioksidantë të cilët janë të dobishëm kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe mbipeshës.

    Për më tepër, antioksidantët luftojnë inflamacionin që lidhet direct me plakjen e parakohshme por edhe qelizat tumorale.

    Shumë Të Mira Për Rënien Nga Pesha

    Një filxhan çaji me mjedra ofron 8 gramë fibër, ose një të tretën e dozës minimale ditore të rekomanduar nga ekspertët.

    Fibra ju mban të ngopur gjatë dhe pengon luhatjet e sheqerit.

    Ajo i bën shumë mirë sistemit tretës dhe mikrobiomës së stomakut.

    Të Mira Për Diabetikët

    Konsumi i rregullt i mjedrave ul sasinë e nevojshme të insulinës për mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.

    Studimet konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë dy filxhanë çaji me mjedra në ditë kanë nivele më të ukëta të sheqerit në gjak.

    Të Shkëlqyera Për Trurin

    Mjedrat janë ndër frutat më të mira për shëndetin e trurit dhe kujtesën.

    Këto veti i atribuohen nivelit të lartë të antioksidantëve të cilat eliminojnë toksinat që rrezikojnë funksionet e trurit.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/prodhi...in-dhe-peshen/

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Kombinimi i Duhur i Frutave që Funksionon Kundër Tensionit të Lartë të Gjakut

    Tensioni i lartë i gjakut është një simptomë tashmë shumë e përhapur në një mori moshash.

    Disa nga problemet me të shpeshta të zemrës shkaktohen pikërisht nga kjo gjendje e trupit.

    Për ta parandaluar ekzistojnë mënyra të ndryshme, duke filluar që nga ilaçet e deri tek metodat më natyrale.

    Konsultimi me mjekun është gjithnjë hapi i parë i nevojshëm nëse vlerat e gjakut tuaj janë jashtë normës.

    Gjithsesi kujdesi i vërtetë për çdo sëmundje fillon me stilin e jetesës dhe përzgjedhjen e ushqimeve të duhura.

    Shumë studime flasin mbi këtë pohim, por tashmë ekspertët rekomandojnë një miks frutash të cilat funksionojnë më së miri për kujdesin ndaj presionit të lartë të gjakut.

    Çfarë Duhet të Konsumoni

    Studimi që i referohet AgroWeb.org, rendit një listë me fruta të kuqe të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e këtij problemi.

    Ekspertët e King’s College London në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegojnë se një enzimë e quajtur resveratrol ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.

    Reservatoli është një enzimë shumë e rëndësishme për trupin e cila mbron trurin dhe zemrën.

    Gjithashtu është një alternative e mirë që lufton dhe parandalon rrudhat e hershme të lëkurës.

    Ndër benefitet e shumta është vënë re se mund të ndihmojë edhe me presionin e lartë të gjakut.

    Lista me fruta të rekomanduara nga mjekët e cila përmirëson presionin nivelet e presionit të gjaku është shumë lehtë e gjendshme.


    Ekspertët përmendin frutat e listuara si më poshtë të cilat kanë një sasi të konsiderueshme reservatoli.

    - Boronicat

    - Rrushi i kuq

    - Luleshtrydhet

    - Kikirikët

    - Lëngu i rrushit


    Në përgjithësi rekomandohen të gjitha frutat e pyllit pasi përmbajnë një sasi të madhe të kësaj enzime.

    Ky kombinim mund të jetë ndihmues në luftën me sëmundjen, pa harruar se konsultimi me mjekun dhe marrja e ilaçeve të duhura është gjithnjë e rëndësishme.

    AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni sa më shumë arrorë dhe fruta të kuqe për të ndihmuar organizmin tuaj.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/lajme/kombinimi-...rte-te-gjakut/

  20. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

    Kumbullat neutralizojnë efektet negative të radikaleve të lira, si dhe mbrojnë kundër zhvillimit të kushteve shëndetësore, si: astma, artriti, stroke dhe kanceri. Antioksidantët e gjetur në këtë frut mbrojnë trupin nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjtihashtu janë zgjidhja e parë kunder kapsllëkut.

    Kumbulla është një zgjedhje e pashmangshme e çdo amvise e cila e përgatit ushqimin për dimër, ndërsa përveçse që përdoret për përgatitjen e marmelatës dhe reçelit, sigurisht që është e këshillueshme për ta ngrënë edhe të freskët, sepse përmban vitamina C (5 deri 8 mg për 100g, në varësi të llojit), vitaminë B6, bakër, vitaminë B2, B3, vitaminë C, magnez, hekur, kalcium, madje dhe 240 mg kalium për 100g. Kumbulla është e pasur me fibra, 2g për 100g, dhe me gjithë këtë është një fryt me pak kalori.

    Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe konsumi i 12 kumbullave me madhësi mesatare në ditë për dy muaj e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq LDL.

    Dhe, edhe këtu nuk ndalojnë përparësitë e kësaj “mbretëreshe”.

    Konsumimi i rreth 12 kumbullave në ditë, ose 100 gramëve për tre muaj do t’i rritë ndjeshëm markerët e gjakut të cilët tregojnë për rritje të densitetit të eshtrave, sipas një hulumtimi.

    Isatin dihidroksi-fenil, është një nga komponentët për të cilat kumbulla, ndër të tjera, është fryti me efekt më të fortë laksativ. Asaj i ndihmojnë edhe sorbitolet, fenolet dhe fijet dietetike. Vetëm 25 gramë kumbulla të thara, që është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, na japin 5% të sasisë së nevojshme ditore të fibrave.


    Gazeta Sot

    https://sot.com.al/

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,206

    Për: Fruta apo perime që ndikojnë në shëndetin tonë pa pasur nevojën e ilaçeve.

    Si të Përdorni Qepët Kundër Artritit, Reumatizmës dhe Osteoporozës

    Qepa është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

    Përdorimet e saj në kuzhinë dhe në mjekësinë popullore janë të larmishme.

    Qepa rekomandohet kundër disa sëmundjeve dhe problemeve, ndër të cilat edhe artriti.

    Ky i fundit manifestohet me inflamacion dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve duke ndikuar ndjeshëm në lëvizshmërinë e njeriut.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 6 përfitimet më të mira që ofron qepa kundër artritit.

    Zbut Inflamacionin
    Qepët janë të pasura me kuercetinë, një flavonol që lufton ashpër inflamacionin.

    Studimet kanë treguar se kuercetina zbut ndjeshëm simptomat e artritit dhe të reumatizmës, sidomos nëse konsumohet afatgjatë.

    Përmirëson Sistemin Mbrojtës Të Trupit
    Qepa është shumë e pasur me antioksidantë.

    Këta të fundit ndihmojnë në eliminimin e stresit oksidues që dëmton kyçet dhe nyjet dhe nxit shpërndarjen e inflamacionit në organizëm.

    Për më tepër, antioksidantët ndihmojnë në forcimin e sistemit mbrojtës të trupit ndaj inflamacionit.

    Qepët përmbajnë edhe shumë vitaminë C e cila lufton radikalet e lira në organizëm.

    Kundër Infeksioneve
    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i qepëve mund të zbusë ose eliminojë infeksionet e ndryshme të kyçeve dhe nyjeve që shpërndahen si pasojë e inflamacionit.

    Kjo është kryesisht e rekomandueshme për njerëzit që planifikojnë të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale në kyçe.

    Shëndeti i Kyçeve
    Ekspertët thonë se konsumi i qepëve të pasura me antioksidantë dhe vitamina shmang degjenerimin e kërceve dhe nxit riparimin e tyre.

    Falë antioksidantëve, qepa mbron shëndetin e kyçeve dhe nyjeve dhe shmang dëmtimin e tepruar të tyre.

    Shmang Komplikacionet
    Medikamentet që përdorin pacientët që vuajnë nga artriti shpesh ankohen për probleme me stomakun dhe komplikacione të ngjashme.

    Antioksidantët tek qepa zvogëlojnë sasinë e sekretuar të acidit gastrik dhe shmangin formimin e ulçerës.

    Për më tepër, pacientët që vuajnë nga artriti, përballen me rrezikun në rritje të aterosklerozës.

    Lëngu i qepës dhe qepa në përgjithësi arrin të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të keq dhe të mbrojë shëndetin e zemrës.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/dieta-k...nder-artritit/

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2013, 11:03
  2. Shprehje nga fjalori i pasur i popullit tonë # 2
    Nga Hyllien në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 10:15
  3. Arti mahnitës me fruta dhe perime i artistit Karl Warner
    Nga RaPSouL në forumin Arti botëror
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 19:02
  4. Fotografite Fruta & Perime
    Nga dibrani2006 në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 20-09-2008, 13:31
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-01-2008, 09:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •