Pershendetje te gjitheve..!!
Asnjehere nuk me kane pelqyer prezantimet por do te perpiqem te pasqyroj dicka nga vetja ime.
Per te gjithe ju qe nuk me njifni , emri im eshte Marsel
Kam lindur ne qytetin e Korces per te cilin jam krenar dhe normalisht sdo te doja te lindja ne qytet tjeter
Kam lindur midis viteve 80 dhe 90 .
Jetoj larg vendlindjes prej rreth 14 vjetesh (ne disa vende te ndryshme te botes)
Vitin 97 e kam perjetuar si shume prej jush ne vendlindje qe te mos keqkuptohemi
Kur kam qene i vogel endra ime ka qene te behesha doktor por ne ate kohe nuk e dija qe po te ishe doktor mund te beheshe edhe i madhdhe keshtu me kalimin e kohes ndryshova mendim dhe u rrita me frymen e sportit , sidomos futbollit gjithsesi mund te quhem nje kepuce e djegur pasi fati dhe kushtet e asaj kohe nuk ma lejuan qe te arrija cfare kerkoja, jam tifoz i Milanit , Italise , Skenderbeut (mos harrojme Partizanin dhe Flamurtarin)
Me pelqejne gjithashtu muzika , kafenete , baret e ndryshme , pijet alkolike
Pergjithesisht forumin nuk e kam mare asnjehere seriozisht , por besoj se eshte me mjaft vlera , besoj se cdo njeri ka vlera ne vetvete
Si perfundim se u zgjata ca si shume , uroj te kalojme mire nen shoqerine e njeri-tjetrit por edhe te debatojme nese do te jete nevoja .
Krijoni Kontakt