Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1

    Festimet pėr 100-vjetor, Berisha: Nuk anashkalohet as Vlora, as Ismail Qemali

    Festimet pėr 100-vjetor, Berisha: Nuk anashkalohet as Vlora, as Ismail Qemali

    TIRANE- Kryeministri Berisha ka reaguar sot nė lidhje me keqinformimet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė sic thotė ai.

    "Prej disa ditėsh eksponentė tė opozitės dhe media tė kontrolluara prej tyre, me njė qendrim primitiv dhe pėr tė mbjellė pėrcarje, trillojnė pėr kremtimet e 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.Sipas tyre po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndėrkohė qė po ulen figura tė tjera, ndėr tė cilat dhe figura e Ismail Qemalit”, thotė Berisha.

    Lidhur me kėto pretendime, kryeministri thekson se ato janė qesharake dhe kryekėput mashtrime tė bazuara nė provincializma hoxhiste. Sipas tij, axhenda e 100-vjetorit lartėson Vlorėn e figurėn e Ismail Qemalit.

    “Axhenda e festimeve tė 100 vjetorit ėshtė ndėr mė tė studiuarat dhe nuk pėrjashton Vlorėn dhe asnjė qytet tjetėr tė trojeve shqiptare. Kjo axhendė parashikon jo uljen e figurės sė themeluesit tė Pavarėsisė por lartėsimin e saj me vendosjen pėr herė tė parė nė histori tė shtatores sė Ismail Qemalit nė kryeqytetitin e vendit Tiranė", thuhet nė njoftim.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #2
    Luftė politike pėr 28 Nėntorin


    Kryetarja e komisionit tė medias dhe arsimit, Valentina Leskaj ka theksuar se qeveria nuk ka ende njė program tė pėrcaktuar pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Sipas saj, edhe pse na ndajnė pak javė nga data e shpalljes sė Pavarėsisė, qeveria nuk ka njė kalendar.

    “Po vjen 28 nėntori dhe ne nuk kemi njė program dhe njė buxhet tė pėrcaktuar qė duhet tė ishin gati 1 vit para, tė miratuar nga qeveria, qė tė mos kishim organizime spontane. Gjithashtu, ka njė qasje negative ndaj figurave tė pavarėsisė dhe po ashtu njė qasje gjeografike negative me Vlorėn, ku ėshtė ngritur flamuri”, ka deklaruar
    Pėrvjetori i Pavarėsisė
    100-vjetori, Berisha reagon ndaj akuzave
    100 vjetori, mirėnjohje veprimtarėve klerikė
    “Historia pėrmes monedhės kombėtare”
    Leskaj.

    Zonja Leskaj thekson se bashkia e Vlorės po lihet qėllimisht jashtė axhendės zyrtare tė qeverisė pėr festime, e cila nė kėtė 100-vjetor po pėrpiqet tė ngrejė figura tė caktuara historike dhe tė ulė figura tė rėndėsishme si ajo e Ismail Qemalit.

    “Nė Vlorė janė bllokuar punimet dhe nuk ėshtė vetėm ēėshtja e buxhetit, pėr tė cilėn kryetari i bashkisė ka bėrė pėrpjekje maksimale, duke ftuar biznesmenėt qė tė kontribuojnė pėr festėn. Sjellja ndaj Vlorės tregon se 100-vjetori po pėrpiqet tė jetė nė qendėr tė interesave tė ditės”, ka thėnė Leskaj.

    Nė kėtė 100-vjetor pėrgatitjet janė spontane dhe nuk i ngjajnė aspak, tha zonja Leskaj, organizimeve tė mėparshme qė janė kryer nė 25-vjetor apo nė 50-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  3. #3
    100-vjetori, Berisha reagon ndaj akuzave
    28/10/2012

    Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kritikave tė opozitės sė po zhvendos festimet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė duke lėnė menjėanė Vlorėn dhe se po ngre artificialisht figura tė caktuara historike pėr tė ulur atė tė Ismail Qemalit.

    "Prej disa ditėsh eksponentė tė opozitės dhe media tė kontrolluara prej tyre, me njė qendrim primitiv dhe pėr tė mbjellė pėrēarje, trillojnė pėr kremtimet e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sipas tyre po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndėrkohė qė po ulen figura tė tjera, ndėr tė cilat dhe figura e Ismail Qemalit”, thuhet nė deklaratėn e kryeministrit.

    Lidhur me kėto pretendime Kryeministri thekson se ato janė
    Pėrvjetori i Pavarėsisė
    Luftė politike pėr 28 Nėntorin
    100 vjetori, mirėnjohje veprimtarėve klerikė
    “Historia pėrmes monedhės kombėtare”
    qesharake dhe kryekėput mashtrime, sipas tij, tė bazuara nė provincializma hoxhiste.

    Axhenda e festimeve tė 100-vjetorit ėshtė ndėr mė tė studiuarat dhe nuk pėrjashton Vlorėn dhe asnjė qytet tjetėr tė trojeve shqiptare. Kjo axhendė parashikon jo uljen e figurės sė themeluesit tė Pavarėsisė, por lartėsimin e saj me vendosjen pėr herė tė parė nė histori tė shtatores sė Ismail Qemalit nė kryeqytetitin e vendit Tiranė", pėrfundon reagimi i zyrės sė Kryeministrit.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  4. #4
    ky tall ****** me cdo gje shqiptare...votojeni qenin se s'jeni pjell me e mire se ky aspak

    Rama: 100-vjetorin do ta festojmė nė Vlorė. Gjika: Mė 27, qeveritarėt me bukė me vete
    Publikuar mė 30.10.2012 | 13:24

    Lideri i opozitės, Edi Rama nė mbledhjen e grupit parlamentar tė Partisė Socialiste ka deklaruar se vendi ka sot njė qeveri tė pamerituar. Rama theksoi se 100-vjetori i Pavarėsisė kremtohet nė njė situatė ku nuk ka pėrmbushur premtimet, po kėrkon tė tjetėrsojė faktet historike si edhe nuk ka konceptin evropian pėr organizimin e festės.

    “Ėshtė pėr tė na ardhur zor tė gjithėve qė edhe nė kėtė rast Shqipėria tregon se sa tė vjetra janė konceptet dhe sa tė varfra janė shijet e saj. Kryeministri nxjerr nga goja njė lumė broēkullash, kthen pėrmbys tė vėrtetat historike, lartėson figura gjysmė tė zeza tė historisė sonė dhe kjo ndodh ngaqė Shqipėria ka sot qeverinė qė nuk e meriton”, u shpreh Rama.

    Lideri i opozitės ka nėnvizuar se Berisha kremton 100-vjetorin e Pavarėsisė “me njė stadium fantazmė dhe parlament fantazmė”. Nga ana tjetėr, kryesocialisti ka bėrė tė ditur nismėn “ngri njė flamur” me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė. “Kjo ėshtė njė nismė qė ne do ta kurorėzojmė nė Vlorė mė 28 nėntor”, tha Rama.

    Kreu i PS-sė gjatė mbledhjes i bėri thirrje kryeministrit tė vendit qė tė arrijė njė marrėveshje tė re me Greqinė pėr kufirin ujor pasi kjo situatė pezull siē e cilėsoi ai, po dėmton ardhmėrinė e dy vendeve.

    “Kemi njė konflikt tė hapur dhe potencialisht aspak tė mirė pėr tė nesėrmen me fqinjėt. Janė 300 km katrorė tė detit tonė qė me njė marrėveshje tė shpallur antikushtetuese i kanė kaluar fqinjėve. Sot ėshtė ditė e mirė pėr t’i bėrė apel kryeministrit dhe pėr t’i kėrkuar qė tė bėjė gjithēka qė i takon nė respekt tė historisė dhe tė Kushtetutės pėr ta rinegociuar kėtė marrėveshje dhe pėr ta mbyllur kėtė burim konflikti potencial", tha Rama. “Rinegocimi duhet tė bėhet duke u bazuar nė domosdoshmėri qė mes dy vendeve tė ketė harmoni dhe bashkėpunim”, shtoi ai.

    Gjika: Qeveritarėt tė marrin bukė me vete

    Nė mbledhjen e grupit tė PS-sė mbajti njė fjalim dhe kreu i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, i cili u bėri thirrje qytetarėve qė tė jenė tė pranishėm nė Vlorė pėr tė festuar 100-vjetorin e Pavarėsisė. Ai akuzoi Berishėn se po shkel protokollin e shtetit pasi nė njė ceremoni tė tillė tė drejtėn e fjalės e ka Presidenti ndėrsa Kryeministri ėshtė i ftuar. “Kush tė vijė nga qeveria nė 27 nėntor tė marrė bukė me vete, dreka zyrtare do jetė mė 28 dhe tė gjitha ceremonitė do jenė nė 28", u shpreh Gjika.

    Kreu i Bashkisė sė Vlorės nga ana tjetėr akuzoi pushtetin qendror se nuk ka akorduar fonde tė mjaftueshme pėr festimin e 100-vjetorit ku denoncoi se Bashkia e Tiranės ka marrė 160 milionė lekė ndėrsa ajo e Vlorės vetėm 39 milionė. “Qeveria ka dhėnė vetėm 39 milion lekė pėr Vlorėn. Sali Berisha ėshtė kujdesur se me paratė e taksapaguesve tė bėjė shtatoren e Zogut, ndėrkohė qė Bashkia e Vlorės nga tė ardhurat e saj do ngrejė shtatoren e Ismail Qemalit. Berisha akordoi 160 milionė lekė pėr dekorin Bashkisė Tiranė, ndėrkohė qė Vlora po e realizon me fondet e veta”, u shpreh ai.

    Deklarata e 12 prillit

    Lideri i opozitės e ka cilėsuar “tė pamerituar” kėtė qeveri nė njė kohė kur rreth gjashtė muaj mė parė pati deklaruar se 100-vjetori i Pavarėsisė nuk do ta gjente Berishėn kryeministėr. “Saliu tregoi se pa e mbajtur parlamentin tė lidhur me pahir deri nė fund, ka shumė tė ngjarė tė mos jetė nė gjendje t’i hipė si kryeministėr as kalit qė kemi ndėrmend t’i ēojmė pėr tė shkuar nė Vlorėn e lėnė pa rrugė, ditėn e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Por njė kalė e siguroj se do ia bėjmė dhuratė, edhe po se mbėrriti dot atė ditė si kryeministėr”, tha Rama nė deklaratėn e 12 prillit.

    Shekulli Online/F.S.

    2 Komente
    Pa Emėr
    zoti rama nje figure e zeze e historis eshte edhe babai juaj, dhe per kete duhet te prononcoheni.
    CAMI
    O EDVIN RAMA.

    PO E KUPTONI SE JU NUK KENI VEND ME NE POLITIKEN SHQIPETARE,BASHKE ME SALEN,DERI KE PARTIA E FUNDIT TE TOPIT.

    POPULLI DUHET TE HAPI FJALEN KETU QE KETO DY RIVALE BERISHA RAMA MOS TE VOTOHEN,SI EDHE RRENJET E TYRE SI PSH DAKO NE DURRES.

    JASHTE TE GJITHE,PA PSE E PA A E B,JASHTE TE GJITHE E PERSERISE.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    edi rama duhet ti mari urdherat nga beogradi se ku do behet festa e flamurit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    edi rama duhet ti mari urdherat nga beogradi se ku do behet festa e flamurit.
    Ca ja fute kot o ziti ,ca lidhje ka Edi me Beogradin vetem ti mund ta dish....
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Nuk kemi nevoj per konflikte politike ne ket vit madheshtor , 100 vite shtet festojm , duhet len anash dallimet.

    Gjat ketyre muajve duheshte dhe duhet shfrytezuar rasti per te percjell mesazhe pozitive , me arrit me vetedijsu popullin per te vepruar mbare , per ta ngrit kete shtet dhe keto troje , per ti zhvilluar dhe ber vende me te kendshme per jet.

    Ishte viti me i mir per tja kthy krenarine ketij populli , kam frik se po shkon i gjith viti dhe nuk po arrihet asnje efekt.

    Akoma edhe kete muaj po ziren per politik
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Rendesi ka qe nuk po zihen per daten se do ishte katastrof .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Festa e Pavarėsisė nis nė Shkup, vazhdon nė Prishtinė, pėrfundon nė Tiranė

    Tiranė, 29 tetor - Festimet pėr pavarėsinė do tė nisin nė Shkup mė 25 nėntor dhe pėrfundojnė nė 28 nėntor nė Tiranė. Axhenda e festimeve pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė ėshtė bėrė i ditur nga kryeministri Berisha nė mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

    "Festimet fillojnė nė Shkup nė datėn 25 nėntor. Sigurisht Shkupi ishte epiqendra e tė gjitha pėrpekjeve shqiptare dhe kjo ėshtė e njohur. Vazhdon nė Prishtinė me inaugurimin e rrugės, nuk ka mėnyrė mė tė shkėlqyer pėr tė festuar kėtė 100-vjetor se inaugurimi i autostradės Morinė- Prishtinė, vazhdojmė nė Vlorė dhe kthehemi nė drekėn e datės 28 nėntor nė Tiranė. Pra, ėshtė bėrė njė program dinjitoz pėr 100-vjetorin, sepse ky 100-vjetor duhet tė jemi tė vetėdijshėm ėshtė kontribut i tė gjitha trevave shqiptare", tha Berisha.

    Ai hodhi poshtė zėrat se Vlora nuk ėshtė pėrfshirė nė protokoll duke u shprehur se ajo ėshtė pėrfshirė nė mėnyrė tė fuqishme, dhe nuk ka pasur asnjė variant pėr pėrjashtimin e saj, por Tirana do tė ketė peshėn kryesore. Berisha i ka quajtur skema provinciale akuzat se Vlora nuk ėshtė pėrfshirė nė festime. Shefi i maxhorancės bėri tė ditur se nė Tiranė do tė vendoset edhe pėrmendorja e Ismail Qemalit.

    Koha Net

    Ne cdo shtet te botes, kryeqytetet behen pjese kryesore e festimeve. Eshte per te ardhur keq qe socialistet edhe kete fest te bashkimit kombetar, ne kete pervjetor te vecant, po e politizojne dhe po percajne shqiptaret.
    Rama eshte ca mbrapa me nismen, qe eshte propozuar me pare. Ne vend qe te percaj shqiptaret ku dhe kur festohet, te lej te pakten me rastin e kesaj feste keto politizime pa sens.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Kur ai "rektori i famshem" Shaska qe drejtonte me mail nga amerika Universitetin Ismail Qemali te Vlores vendosi tja heqe emrin, ku ishte ky gjika? Pse nuk doli te mbronte emrin e universitetit te patriotit qe po mundohet te mbroje sot duke i dhene urdhera Kryeministrit te vendit sikur te ishte i varur prej tij?
    Tani, po ky Gjika si e ka hallin? Ka hallin se eshte me dosje te hapur ne prokurori per djegjen e gomave duke krijuar bllokime rrugesh ne Maj 2011, apo keshtu e kane instruktuar edveret e tjere?!







    2008-07-29

    Nipi i Ismail Qemalit: Inatet e rektorit



    Reagime tė ashpra pas propozimit pėr heqjen e emėrtimit tė Universitetit tė Vlorės: Turp kombėtar. Shpjegohet Shaska: Ja pse nuk e dua kėtė emėr

    Nipi i Ismail Qemalit, profesor Nedim R. Vlora, ka reaguar pėrmes njė letre tė hapur, mbi propozimin pėr heqjen e emrit tė shtetformuesit shqiptar, nga Universiteti i Vlorės, "Ismail Qemali". Ai ėshtė pėrpjekur tė hedhė dritė mbi qėllimet e vėrteta tė propozimit tė Tanush Shaskės, rektorit tė universitetit "Ismail Qemali" nė Vlorė.

    Pasardhėsi i Kryeministrit tė parė tė shtetit shqiptar i ka kujtuar rektorit Shaska se "nė qoftė se ai prezantohet me nder jashtė vendit si njė qytetar shqiptar, ia detyron pikėrisht Ismail Qemalit dhe veprės sė tij". Ndėrsa e ka konsideruar si njė njeri qė nuk ėshtė nė gjendje tė vendosė pėr ēėshtje historike.

    Pasi ka mėsuar pėr vendimin e senatit akademik tė Universitetit tė Vlorės, i propozuar nga rektori, nipi i Ismail Qemalit, profesor Vlora, nė letrėn e tij tė hapur shkruan: "Duke lėnė mėnjanė ēdo konsideratė tė natyrės akademike, qė lidhet me titujt e personazhit tė ēėshtjes nė fjalė, marr tė drejtėn tė them se dr. Shaska, tė cilit i uroj njė karrierė brilante akademike nė tė ardhmen, nuk ėshtė nė gjendje tė vendosė pėr ēėshtje tė natyrės historike".

    Profesor Vlora bėn me dije mė tej edhe njė tjetėr situatė qė ka ndodhur pėrpara marrjes sė kėtij vendimi nga ana e rektorit Shaska. Sipas profesor Vlorės, ka qenė pikėrisht indiferenca e rektorit Shaska, ajo qė ēoi nė djegien e fondeve qė Universiteti i Barit kishte akorduar pėr atė tė Vlorės, pėrmes njė marrėveshjeje tė pėrbashkėt bashkėpunimi. Vlora pohon se ka qenė njė iniciativė e tij personale dhe punė kėmbėngulėse qė ēoi deri nė nėnshkrimin e kėsaj marrėveshjeje. Por menjėherė mė pas ka ardhur edhe propozimi i bėrė nė senat pėr heqjen e emrit tė Kryeministrit tė parė tė vendit nga ky universitet.

    Nė fillim tė letrės sė tij, nipi i Ismail Qemalit shkruan se

    "nga rektori Shaska duket se qenka e mundur tė presėsh gjithēka".

    Ai tregon se qė nė prill 2008, pas njė marrėveshjeje bashkėpunimi (mbi njė iniciativė timen dhe pas njė interesimi kėmbėngulės) mes Universitetit tė Barit dhe Universitetit tė Vlorės, fiksova njė takim me rektorin e ri. Shkova posaēėrisht nė Vlorė pėr tė dėrguar pėrshėndetjet e Universitetit tė Barit dhe pėr tė festuar Ditėn e Drejtėsisė, 10 majin, sipas kėrkesės sė profesorėve tė Departamentit tė Drejtėsisė, nė Universitetin e Vlorės". Por ditėn e takimit, sekretarja e rektorit, i ka bėrė tė ditur se Shaska, pėr shkak tė dėborės, nuk mundi tė nisej nga Shtetet e Bashkuara. "Tė shtunėn pasuese, rektori ishte nė zyrėn e tij nė Vlorė, e dinte pėr praninė time, por nuk mė priti duke mė thėnė pėrmes sekretares sė tij se tė shtunėn ai nuk punonte", sqaron mė tej profesor Nedim Vlora. Pas kėsaj indiference ai ka vendosur qė tė niset pėr nė Itali dhe nė takimin e parė me rektorin e Universitetit tė Barit i ka paraqitur atij dorėheqjen nga kjo detyrė, "duke hequr dorė nga financimet qė ky universitet kishte vendosur tė jepte nė kuadėr tė marrėveshjes me universitetin \‘Ismail Qemali\‘ tė Vlorės". Edhe pse ka njoftuar pėr aktin e dorėheqjes edhe rektorin Shaska, sėrish nuk ka pasur asnjė pėrgjigje prej tij.

    Nga ana tjetėr, profesor Nedim Vlora ka shtuar se "edhe mėnyra e drejtimit tė Universitetit tė Vlorės nga ana e rektorit Shaska nuk ėshtė fort e pranuar, qė nga momenti qė janė tė shumta kundėrshtimet e profesorėve, tė cilėve i janė shtuar edhe kundėrshtimet e forta dhe tė motivuara tė studentėve".

    Vetė rektori Shaska, i cili flet pėr marketing, tashmė ka mundėsinė qė tė shpjegojė se kush ėshtė ndonjė figurė tjetėr simbol pėr Vlorėn, mė e rėndėsishme se sa Ismail Qemali, qė tė pėrmirėsojė marketingun qė ai pretendon.



    Akademiku Gudar Beqiraj


    "Jam kundėr. Ėshtė e palogjikshme"


    Nėnkryetari i Akademisė sė Shkencave, Gudar Beqiraj, ėshtė shprehur dje se "personalisht ėshtė kundėr heqjes sė emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorės". Ai ka pohuar se arsyeja qė ndryshimi i emrit tė kėtij universiteti kėrkohet tė bėhet nėn pretendimin se Ismail Qemali nuk ėshtė marrė me punė akademike, nuk mund tė qėndrojė. "Po ēfarė mund tė themi pėr emrat e shkollave tė tjera", pyet me tė drejtė akademiku Beqiraj. Ai pėrmend emėrtimin e shkollės "Partizani" nė kryeqytet dhe thotė se emri i saj nuk mund tė ndryshojė me kėtė logjikė.

    Po kėshtu reagime kundėr kėtij propozimi tė bėrė nga rektori i universitetit "Ismail Qemali" nė Vlorė ka pasur edhe nga njerėz tė tjerė tė arsimit, por edhe tė politikės, tė pasuara kėto nga njė indinjatė e pėrgjithshme qytetare.


    Herostrati i Vlorės: Pse nuk e dua Ismail Qemalin


    Rektori Shaska mundohet tė shpėrndajė tymin e shashkės sė tij


    Pasi la me gojė hapur tė gjithė shqiptarėt, rektori i universitetit "Ismail Qemali" tė Vlorės, Tanush Shaska, u mundua dje qė tė shpėrndante tymin e "shashkės" qė hodhi vetė tė shtunėn nė mbrėmje. Shaska doli dje nė njė konferencė shtypi, ku mori mbi vete tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr propozimin skandaloz pėr heqjen e emrit tė Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorės. "Ėshtė e rėndėsishme tė kihet parasysh se pėrgjegjėsia morale mbi kėtė veprim bie plotėsisht mbi mua si kryetar i senatit dhe rektor i universitetit \‘Ismail Qemali\‘ tė Vlorės", tha dje Shaska, duke marrė pozicionin e Herostratit (shek IV p.e.s.), i cili dogji njė tempull tė mrekullueshėm vetėm e vetėm pėr t\‘u bėrė i famshėm.

    Dje, Shaska mundi tė mblidhte nė ambientet e universitetit aq shumė gazetarė sa nuk kishte mundur t\‘i mblidhte nė tė gjitha deklaratat e tij publike tė marra sė bashku. Pa pikėn e pendesės pėr irritimin qė shkaktoi, rektori tha se ishte ai vetė qė propozoi mbrėmjen e datės 26 gusht 2008 ndryshimin e emrit tė universitetit nga "Universiteti Ismail Qemali i Vlorės" nė "Universiteti i Vlorės".

    "Isha i pėrgatitur pėr njė reagim tė ashpėr nga opinioni nė Vlorė dhe tejembanė trojeve shqiptare. Kjo pėr vetė faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike ėshtė madhore dhe e padiskutueshme nė historinė e kombit shqiptar", tha Shaska. Ai shtoi se "ėshtė e rėndėsishme tė kihet parasysh se pėrgjegjėsia morale mbi kėtė veprim bie plotėsisht mbi mua si kryetar i senatit dhe rektor i universitetit \‘Ismail Qemali\‘ tė Vlorės".

    Mė tej, rektori renditi disa nga ato qė ai i quan arsye dhe qė e justifikojnė propozimin e paprecedent pėr tė fshirė nga Universiteti i Vlorės emrin e njeriut tė cilit i atribuohet formimi i shtetit shqiptar.

    Arsyeja e parė, sipas rektorit, ėshtė fakti qė emri i Ismail Qemalit pengon "marketingun" e universitetit. Nė kėtė prizėm, Shaska sqaroi: "Universiteti \‘Ismail Qemali\‘ i Vlorės po merr njė karakter gjithmonė e mė shumė ndėrkombėtar. Vetėm kėtė vit, ne kemi me qindra kėrkesa pėr studime nga vende si Kina, India, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes sė Mesme etj. Nė kėto kushte, pėrmirėsimi i imazhit tė universitetit ėshtė synimi ynė kryesor. Duke pasur parasysh kėtė, unė ende mendoj se \‘Universiteti i Vlorės\‘ ėshtė shumė herė mė i marketueshėm se sa \‘Universiteti Ismail Qemali\‘. Emrat e shkurtėr janė shumė mė efektivė se sa emrat e gjatė".

    Pėr tė ilustruar idenė e tij gjeniale pėr ta bėrė universitetin mė tė "marketueshėm" (kjo fjalė nuk ekziston nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe), rektori solli edhe shembuj nga Perėndimi: ...universitete si \‘Oxford University\‘, \‘Cambridge University\‘, \‘University of Michigan\‘, \‘University of Florida\‘, \‘University of California at Berkeley\‘, \‘University of California at Los Angeles\‘, etj., sot njihen vetėm me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley, UCLA, etj.". Por rektori Shaska harron se asnjė nga kėto universitete nuk e ka ndryshuar zyrtarisht emrin.

    Ndėrkohė, rektori mendon se figura e Ismail Qemalit nuk dėmtohet nga heqja e emrit tė tij nga Universiteti i Vlorės. Nė kėtė pikė, Tanush Shaska hidhet nė kundėrsulm, duke thėnė se "ndoshta ne do tė bėnim mė shumė pėr figurėn e Ismail Qemalit sikur tė siguronim disa fonde qė disa prej studiuesve tanė qė po studiojnė figurėn e tij tė financohen nga shteti dhe universitetet... Ismail Qemali ėshtė themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnjė bust tė tij nė kryeqytetin e Shqipėrisė....". Rektori mendon se vetė Ismail Qemali do tė ishte tepėr i lumtur qė Vlora tė dilte nė plan tė parė dhe jo Ismail Qemali. "Tė mos harrojmė se Vlora, Shqipėria, janė ato me tė cilat asnjė individ nuk mund tė baraspeshohet, ato pėr tė cilat ne duhet tė bėjmė pėrpjekjet maksimale pėr tė dalė nė plan tė parė".

    Vetėm nė fund tė deklaratės sė tij tė gjatė, kreu i universitetit "Ismail Qemali" doli te ēėshtja qė i dhemb mė shumė: Mungesa e fondeve pėr universitetin. Pasi kishte deklaruar se universiteti po merrte pėrmasa mbarėkombėtare e madje ndėrkombėtare, rektori Shaska tha se: "Ne jemi universiteti me kushtet mė tė kėqija tė infrastrukturės nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė kuadrin e akreditimit tė universiteteve nga agjenci tė huaja akreditimesh, universiteti ynė do tė ketė probleme tė thella. Ne kemi nevojė pėr ndihmė tė menjėhershme nga pushteti lokal nė Vlorė, biznesi vlonjat dhe qeveria pėr godina tė reja dhe tokė pėr njė kampus tė ri". Sipas Shaskės, kėto janė nevoja urgjente qė rrezikojnė ekzistencėn e Universitetit nė Vlorė. Dhe kjo mund tė jetė nė fakt arsyeja e vėrtetė e kėsaj pėrpjekjeje prej Herostrati, pėr tė pėrqendruar vėmendjen tek Universiteti modest i Vlorės.

    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •