Shpjegimi i Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ky libër është një përmbledhje fjalësh dhe komentesh të Dijetarëve të hershëm dhe ata bashkëkohorë, në lidhje me shpjegimin e dëshmisë ‘La ilahe il-lAll-llah, kuptimin e saj, argumentet dhe refuzimin e keqinterpretimeve që kanë bërë njerëzit e injorancës dhe bidatit.
Metodologjia e ndjekur për përpilimin e këtij shpjegimi është bazuar kryesisht tek libri i Dijetarit bujar, Ubejd el-Xhabirij, All-llahu e ruajt, “Lehtësim Nga All-llahu Për Shpjegimin e Argumenteve të Shtatë Kushteve të Dëshmisë La Ilahe il-lAll-llah”.
Prej këtu fillon Daueti ynë: T’i thërrasim njerëzit që t’i largohen Shirkut në të gjitha format e tij, i madh apo i vogël, i dukshëm apo i padukshëm dhe t’i thërrasim ata që ta pranojnë Teuhijdin dhe t’i nënshtrohen atij. Nuk ka dyshim se thirrja për në Teuhijd do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit, e ne i lutemi All-llahut Subhanehu ue Te’ala që të na forcojë në këtë rrugë të bekuar dhe ta bëjë të dobishëm këtë libër.
Rëndësia e Dëshmisë La ilahe il-lAll-llah
Kuptimi i Dëshmisë La ilahe il-lAll-llah
Elementët Përbërës të Dëshmisë La ilahe il--lAll-llah
Kushtet e Dëshmisë La ilahe il-lAll-llah
-Kushti i Parë: Dija [el-Ilm]
Rrugët apo mënyrat për ta diitur se nuk ka të adhuruar tjetër veç All-llahut
-Kushti i Dytë : Bindja [el-Jekijn]
-Kushti i Tretë: Siinqeriittettii [el-Ikhlas]
-Kushti i Katërt: Vërtetësia [es-Sidk]
-Kushti i Pestë: Dashuria [el-Mehabeh]
Shenja dalluese e Dashurisë për All-llahun
-Kushti i Gjashtë: Nënshtrimi [el-Inkijad]
-Kushti i Shtatë: Pranimi [el-Kubul]
-Kushti i Tetë: Mosbesimi [el-Kufr]
Literatura e Shfrytëzuar
ME EMRIN E ALLAHUT, TË GJITHËMËSHIRËSHMIT, MËSHIRËPLOTIT RËNDËSIA E DËSHMISË LA ILAHE IL-LALLAH AJO ËSHTË E DREJTA MË E RËNDËSISHME E ALLAHUT
Tregon Mu’adh Ibn Xhebel:
Profeti ka thënë:
“O Mu’adh, a e di ti se kush është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij?”
Unë i thashë:
"Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri."
Profeti tha:
“Ta adhurojnë Atë (Allahun) të vetëm e të mos i bëjnë Atij shok në adhurim."
Ai e pyeti sërish:
“A e di ti se kush është e drejta e robërve ndaj Tij?”
Unë u përgjigja:
"Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri."
Profeti tha:
“(E drejta e tyre ndaj Tij) është që Ai të mos i dënojë nëse ata e bëjnë këtë (që ta adhurojnë atë të vetëm pa i bërë Atij shok në adhurim).”
[el-Bukhari]
AJO ËSHTË PIKËNISJA NGA KU FILLON THIRRJA JONË
Tregon Abdullah Ibn Abbasi:
Kur Profeti dërgoi Mu’adhin në Jemen, ai i tha atij:
“Ti po shkon tek një popull që janë prej njerëzve të Librit (Ehlul-Kitab, Çifutët dhe të Krishterët), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh njësimi i Allahut në adhurim. Nëse ata e mësojnë këtë, thuaju atyre se Allahu u ka bërë obligim atyre pesë kohët e namazit me xhemat, që falen gjatë një ditë-nate…” [el-Bukhari]
PËR SHKAK TË SAJ ALLAHU DO T’I PRANOJË NJERËZIT NË XHENET
Tregon Ubade ibnu-Samit:
I Dërguari i Allahut ka thënë:
“Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se ‘Isa është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemja, dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në xhenet, çfarëdo qofshin veprat e tij.” [el-Bukhari]
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë:
“Kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë përveç Allahut). Dhe kjo është ajo me të cilën u dërguan të gjithë Pejgamberët, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe vërtet, Ne dërguam te çdo popull të dërguar (që të thonin): Adhuroni Allahun (të vetëm) dhe largojuni Tagutit (idhujve e zotrave te kotë).” [en-Nahl: 36]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje (O Muhamed) e të mos i kemi shpallur atij se: La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje), pra më adhuroni vetëm Mua (dhe asgjë e askënd tjetër).” [Suretu el-Enbija: 25] 1
1 Mexhmu’ul-Fetaua (3/94) e Ibn Tejmijes.
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdoi më tej:
“Për këtë arsye, kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Kjo dëshmi përfshin adhurimin e Allahut të vetëm dhe braktisjen e adhurimit të çdo gjëje tjetër përkrah Tij. Ajo është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Dhe Allahu nuk do të pranojë asnjë fe tjetër veç
Islamit për brezat që kanë kaluar dhe poashtu ato që do të vijnë, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dhe kush kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në Botën e Përtejme ai do të jetë prej të humburve.” [Ali-Imran: 85]
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Allahu dëshmon se La ilahe ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melaiket njerëzit e dijes; Ai e mban Krijimin e Tij në Drejtësi të plotë. La ilahe il-la Huve (askush nuk meriton dhe nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Atij), i Gjithëfuqishmi, Më i Urti Gjithëgjykues. Me të vërtetë, Feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami.” [Ali-Imran: 18-19] 2
2 Mexhmu’ul-Fetaua (10/15) e Ibn Tejmijes.
Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar nuk ka shokë e partnerë në Zotërimin e Tij, në Sundimin e Tij, në Gjykimin e Tij, në Krijimin e Tij, po ashtu Ai
nuk ka shokë e partnerë në adhurim sepse i tërë adhurimi i takon vetëm Atij, dhe me këtë u dërguan të gjithë profetët dhe pejgamberët, dhe ata e thërrisnin njerëzimin te kjo.
Vazhdon...
Krijoni Kontakt