-
Ndrroi Jetė Zonja Merjem Xhemileh...
NDRROI JETĖ ZONJA MERJEM XHEMILEH,
LINDUR NĖ NEW YORK, SI MARGARET MARCUS...
Mė 31 Tetor 2012 nė Lahore tė Pakistanit ndrroi jetė shkrimtarja e njohur Merjem Xhemile, e lindur me emrin Margaret Marcus.
E kush kėrkon fe tjetėr pėrveē Fesė Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit.
(Kurani, 3:85)
Me kėtė ajet nga Kurani i Madhėrueshėm, qė ėshtė Fjala e All-llahut, e fillon librin e saj me titull Islam and Modernism (Islami dhe Modernizmi), ish-studentja amerikane e Universitetit tė Nju-Jorkut, zonja Merjem Xhemileh, libėr qė bėri jehonė e qė u botua nė gjuhėn angleze nė qytetin Lahore tė Pakistanit.
Kush ėshtė zonja Merjem Xhemileh? Zonja Merjem Xhemileh ėshtė njė e konvertuar amerikane, autore e rreth dyzet librave. U lind nga prindėr ame¬rikanė, me prejardhje gjermane-hebraike, nė Nju-Jork, nė vitin 1934. Si nxėnėse, e mė vonė edhe si studente nė Universitetin e Nju-Jorkut, dallohej prej tė gjithėve me zgjuarsinė e seriozitetin e saj nė mėsime e studime. Ishte adhuruese e madhe e librit, vazhdimisht lexonte, ngase ishte e pangopur pėr dituri.
Kur lindi, prindėrit e saj e emėruan me emrin Margaret Marcus, por erdhi njė ditė kur ajo e ndėrroi emrin dhe fenė e saj. Rruga deri nė agimin e asaj dite ishte e gjatė, e mundim-shme, pė¬rplot dėshpė¬ri¬me e zhgėnjime. Mė nė fund u bė ashtu siē dė¬shiroi i Madhi Zot: Feja Islame, Drita e saj, ngadhėnjeu mbi errėsirėn e filozofisė, humanizmit ateist, materializmit, bahaizmit dhe cionizmit.
Nė librin e lartpėrmendur, Islami dhe Modernizmi, zonja Merjem Xhemileh pėrshkruan rrugėn e vet jetėsore nė kapitullin e parė, me titullin: Pėrse e pranova Islamin? Njė pėrshkrim interesant, prekės dhe frymėzues, ku ajo ndėr tė tjera thotė:
Gjatė adoleshencės isha nėn ndikimin e filozofisė humaniste. Kur fillova tė pėrkryhem intelektua¬lisht nuk kėnaqesha mė me ateizmin e kėsaj filozofie. Pas njė kohe iu bashkangjita gru¬pit tė bahaive nė New York. Nė fillim, Bahaizmi mė dukej tėrheqės, meqė edhe prejardhjen e kishte islame... Por, kur zbulova sesa keq kanė devijuar e dėshtuar, pas njė viti u largova tejet e dėshpėruar prej tyre.
Nė moshėn 18-tė vjeēare u bėra anėtare e lėvizjes fetare tė quajtur Mizrachi hatzair, qė ishte njė lėvizje cioniste. Kur e kuptova natyrėn e vėrtetė tė cionizmit, i cili nxit dhe farkon armiqėsinė ndėrmjet hebrenjve dhe arabėve, pas disa muajsh e braktisa kėtė lėvizje dhe prej tyre u ndava e mėrzitur dhe e zhgėnjyer.
Kur isha 20-vjeēe, e njėkohėsisht studente nė Universitetin e New Yorkut, profesori im, Rabbi Abraham Isaak Katch, pėrpi-qej nė ēdo mėnyrė tė na bindte se Islami rrjedh nga Judaizmi! Aq mė tepėr edhe tekstet universitare, qė ishin tė shkruara prej tij, kishin atė pėrmbajtje dhe synonin atė qėllim, qė studentėt tė bin¬den se Judaizmi ėshtė burim i Islamit dhe se ėshtė superior ndaj tij! Sa mė pėrket mua, nė vend qė tė mė bindnin, fjalėt dhe veprat e profesorit arritėn efekt tė kundėrt!
Megjithėse kisha dėshirė qė tė bėhem muslima¬ne qė nė atė kohė, pra kur isha studente 20-tė vjeēare, pengesė e pakaluesh¬me mu bė familja. Ata mė qortonin, mė paralajmėronin se Feja Islame do ta ndėrlikojė jetėn time dhe se ajo fe nuk ėshtė si Judaizmi e Krishterimi, qė janė pjesė e traditės amerikane. Mė thoshin se Feja Islame do tė mė tjetėrsojė dhe si pasojė e kėsaj do tė armiqėsohem me familjen dhe do tė izolohem nga rrethi e komuniteti...
Besimi im nė atė moshė nuk ishte aq i fortė sa tu bėja ballė kėtyre presioneve. Pjesėrisht si rezultat i kėtyre presioneve, pa¬ta njė tronditje tė brendshme, u sėmura rėndė dhe u detyrova ti ndėrpres studimet... Pėr afėr dy vjet isha nė depresion tė thellė. Gjatė viteve 1957 - 1959, prindėrit mė vendosėn nė spitale private dhe shtetėrore. Ndėrsa qėndroja nė spital, njė ditė u betova:
Nėse ndonjėherė shėrohem, pėrmirėsohem dhe dal nga spitali, do ta pranoj Fenė Islame.
Deshi i Madhi Zot dhe gjendja shėndetėsore e Margaretės u pėrmirėsua dhe ajo doli nga spitali. Porsa doli nga spitali, filloi tė hulumtojė nėpėr New York se ku mund tė takojė besimtarė e be¬simtare tė Fesė Islame. Pėr fat tė mirė gjeti ata qė ishin ndėr njerėzit mė tė mirė, pėr tė cilėt vetėm se kishte shpresuar se mund ti gjente ndonjėherė.
Ndėrkohė, ajo filloi tė shkruajė pėr Fenė Islame dhe ta mbro¬jė atė nga akuzat e rėnda qė i bėheshin nga tė gjitha anėt, sipas direktivave tė aleancės heb¬raiko-krishtere dhe qarqeve sekullariste anti-islame. Botoi shumė punime e studime nė revista islame dhe emri i saj u bė mjaft i njohur. Njėkohėsisht, mbante ko¬rres¬pondencė me udhėheqėsit mė eminentė tė rizgjimit islam nė mbarė botėn. Mbante letėr-kėmbime me Shejh Ibrahimin, lider i ulemave nė Algjeri, dr. Muhammed e Al-Az-harin, Egjipt, dr. Mahmud F. Hoballahun, drejtor i Qendrės Islame nė Washington, dr. Hamidullahun e Parisit, dr. Said Ramadanin, drejtor i Qendrės Islame tė Gjenevės dhe me dijetarin e mirėnjohur Mevlana Sejjid Ebul Ala Meududiun, nė Pakistan.
Betimin qė kishte dhėnė studentja Margaret Marcus sa ishte nė spital, se nėse shėrohet dhe lėshohet nga spitali do ta pranojė Fenė Islame, All-llahu (xh.sh.) ia kishte dėgjuar dhe ia reali-zoi. Ditėn e Madhėrueshme tė Kurban Bajramit, nė praninė e dy dėshmitarėve, studentja amerikane Margaret Marcus e tha me gojė e me zemėr Fjalėn e Dėshmisė:
Dėshmoj se ska zot tjetėr veē All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij dhe kėshtu, pas Fjalės sė Dėshmisė, ajo u bė muslimane edhe zyrtarisht.
Nė Qendrėn Islame nė Brooklyn, New York, mori certifikatėn me emrin e ri musliman, Merjem Xhemileh, tė cilėn ia lėshoi udhėheqėsi i Qendrės, Shejh Daudi.
Merjem Xhemileh thotė se krenohet me emrin e ri musli¬man, sikurse edhe me Fenė Islame, tė cilėn e pėrqafon me gjithė shpirt! Kėtė e dėshmoi edhe me vepra, duke shkruar rreth dyzet libra...
Mė nė fund, zonja Merjem Xhemileh thotė:
Nuk e pranova Fenė Islame nga urrejtja ndaj tė parėve tė mi, ose ndaj popullit tim, por pėr mua kjo do tė thotė kalim nga njė fe qė po jep shpirt dhe qė ėshtė aq e kufizuar, nė njė fe dinamike e plot gjallėri... Feja Islame ėshtė e Vėrteta Hyjnore Universale, e cila vlen pėr ēdo vend e pėr ēdo kohė...
Zonja Merjem Xhemileh ka botuar mbi 30 libra, disa prej tyre janė:
1. ISLAM VERSUS THE WEST
2. ISLAM AND MODERNISM
3. ISLAM IN THEORY AND PRACTICE
4. ISLAM VERSUS AHL AL KITAB PAST AND PRESENT
5. AHMAD KHALIL
6. ISLAM AND ORIENTALISM
7. WESTERN CIVILIZATION CONDEMNED BY ITSELF
8. CORRESPONDENCE BETWEEN MAULANA MAUDOODI AND MARYUM JAMEELAH
9. ISLAM AND WESTERN SOCIETY
10. A MANIFESTO OF THE ISLAMIC MOVEMENT
11. IS WESTERN CIVILIZATION UNIVERSAL
12 WHO IS MAUDOODI ?
13 WHY I EMBRACED ISLAM
14 ISLAM AND THE MUSLIM WOMAN TODAY
15 ISLAM AND SOCIAL HABITS
16 ISLAMIC CULTURE IN THEORY AND PRACTICE
17 THREE GREAT ISLAMIC MOVEMENTS IN THE ARAB WORLD OF THE RECENT PAST
18 SHAIKH HASAN AL BANNA AND IKHWAN AL MUSLIMUN
19 A GREAT ISLAMIC MOVEMENT IN TURKEY
20 TWO MUJAHIDIN OF THE RECENT PAST AND THEIR STRUGGLE FOR FREEDOM AGAINST FOREIGN RULE
21 THE GENERATION GAP ITS CAUSES AND CONSEQUENCES
22 WESTERNIZATION VERSUS MUSLIMS
23 WESTERNIZATION AND HUMAN WELFARE
24 MODERN TECHNOLOGY AND THE DEHUMANIZATION OF MAN
25 ISLAM AND MODERN MAN
.
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt