Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 136
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Serbėt mbijetuan falė Sheriatit”

    Myftiu i Bashkėsisė Islame nė Serbi Muamer Zukorliē tha se serbėt kanė mbijetuar nė sajė tė Sheriatit.

    “Nė sajė tė Sheriatit, nė ato vende ku sundoi Sheriati, mbijetuan ata tė cilėt nuk shin mysliman. Sikur mos tė ishte Sheriati asnji nuk do tė kishte mbijetuar. Dhe fqinjėt tanė tė cilėt i pėrbuzin dhe i akuzojnė Turqit pėr tė gjitha tė kėqijat nė botė dhe Sheriatin parasegjithash, sikur tė dinin se ēfarė ėshtė Sheriati do ta vlerėsonin atė mė shumė se ne, dhe pėr ekzistimin e tyre duhet t’i faleminderohen Sheriatit. Sepse aty ku nuk ishte Sheriati nuk mbijetoi askush qė nuk ishte sikurse ai qė sundonte nė kėtė periudhė. Dhe tė sundosh 500 vite , siq tha njėri, sikur ti pėrkledhnin kishin pėr t’i shlyer tė tėrit. Dhe pastaj dikush pėrmend ngulitjet nė hunj dhe pėr ndonjė zullum turk.” tha Myftiu Muhamer Zukorliq nė tribinėn e mbajtur nga “Revija Sanzhak”: Izolimi i kriminaliteit – themel i ekzistencės sė bashkėsisė ,e cila ėshtė emituar nė televizionet lokale dhe nė YouTube.

    Pyetjes sė pjesėmarrėsėve, se “Ēka tė bėjmė ne boshnjakėt, po na vrasin ndėrsa asnjė vrasje deri mė tani nuk ėshtė ndriquar?, ai u pėrgjegjė:

    Ne jemi nė njė situatė tė Kampit tė pėrqėndrimit. Ju e dini si duket njė kamp i tillė. Brenda nė kamp ėshtė njė popull, tė gjithė janė tė dobėt pėr nga shėndeti, ndėrsa pėr rrėth tyre ekzistojnė rojtarėt e kampit, drejtuesit, ata e marrin atė qė nuk ju pelqen, ia humnbin fijen, ska hetime, ska asgjė.

    Nė tė njejtėn situatė janė edhe serbėt, vetėm se nė kėtė rast kundėr nesh janė tė bashkuar edhe udhėheqja e dobėt dhe kriminelėt, e ky ėshtė kombinimi mė i keq qė i mundur.

    Nuk di a ka njeri nė mesin tonė qė e ndinė veten tė mbrojtur nga policia serbe? Jo, tė gjith ne policinė e konsiderojmė si diqka e rrezikshme, normal se diqka ėshtė zbutur, por tė kthehemi si ka qenė para disa viteve, nuk mund krejt leht tė harrohet.

    Dhe nuk e di a e ndinė pushtetin si pushtet tė vetin, edhe pse e ka votuar, dhe dikush thot pushteti ynė, ēfar i yni, pushtet i zi. Pra kėto janė fakte. Ne ėshtė dashtė tė kalojmė nėpėr kėto periudha, – sikurse pėr tė arritur deri te thartira duhet kaluar nėpė procsin e alkoholit, pėr tė arritur deri te ngritja vetėdijės institucionale tė boshnjakėve, dhe dhasht zoti tė jep rezultate, potencoi nė mes tjerash Myftiu para tė pranishmėve nė kėtė tribinė. /Infosot/
    TemA Online
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Interesante, ke ndonje link Tori?

  3. #23
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga Tori Lexo Postimin
    Edhe pse nuk ka dale te gjithe e thone nen ze se sipas censusit te 2011 Muslimanet kan fitu me 74.8% por si duket nuk e thone se kane frike se terbohen te Krishteret.

    Sipas censusit 2011 thone burime jozyrtare se Muslimont jane 74.8 , ortodokset 12.2% , katoliket 8.2% dhe ateistet 4.8%.

    Shpresoj qe me ket lajm mos terbohen te krishteret.
    Nje pyetje kam, kur keto qe ke thene me siper jane jozyrtare, ti ku i gjete info????
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #24
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shi si bojn, si te habit !!!


    Po qe se keni nevoje te dini sa fetare ka ne Shqiperi, shkoni dhe numeroni personat qe shkojne te premten ne xhami dhe personat qe shkojne te dielen ne kishe.

    Vetem keto jane myslimane, ortodhokse apo katolike te vertete. Pjesa tjeter jane fetare vetem me raste festash.


    Nuk e kuptoj pse i paskeni fobi shifrat e censusit te fundit qe ka sjell Tori !!! E mbani veten edhe per intelektuale ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286
    Citim Postuar mė parė nga Tori Lexo Postimin
    Edhe pse nuk ka dale te gjithe e thone nen ze se sipas censusit te 2011 Muslimanet kan fitu me 74.8% por si duket nuk e thone se kane frike se terbohen te Krishteret.

    Sipas censusit 2011 thone burime jozyrtare se Muslimont jane 74.8 , ortodokset 12.2% , katoliket 8.2% dhe ateistet 4.8%.

    Shpresoj qe me ket lajm mos terbohen te krishteret.
    Na keni care k@@@@n ju 'fetaret' e Shqiperise, e vecanerisht ju te 74% te pabazuar ne kete forum, ky duhet te jete forum moderatoresh dhe jo forum propagande, keshtu qe mos abuzoni me e as mos u mundoni ta perdorni si te tille. Enough.
    mateo

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Eshte shume I bukur edhe fakti qe thuhet nen ze

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Per mu ska shume rendesi nese jane 74% mysliman apo 74% katolik. Per mua te gjithe jane shqiptar. Ne fund te fundit kush ka hap 2 faqe histori e di shume mire qe shqiptaret deri ne shekullin e 14-15 kane qene te gjithe krishtere pa perjashtim (perfshi dhe katragjysherit e pesegjysherit e myslimaneve te forumit . Me vone pastaj me pushtimin e turkut pjesa derrmuese e shqiptarve u asimiluan ne mysliman (ku prap per mua s'perben asnje problem) pasi shqiptaret kane jetuar ne harmoni me njeri tjetrin nder shekuj ,duke mos i dhene shume rendesi se kujt feje i perket njeri apo tjetri.

    Kjo pjesa e 74% ku jam dhe une ,eshte futja kot. Tek censusi edhe une jam deklaruar mysliman ,por te them te drejten ne xhami skam qene kurre dhe skam ndermend te shkoj. Kshu si une besoj jane pjesa derrmuese e shqiptarve te shqiperise ,ku festojme bajromin por ramazanin asnji se mbajme

    Tani ju mund te thoni cte doni ,qe sjam mysliman i denje e derrci verrci ,por mos praktikimi i fese edhe pse i te qenurit mysliman sme ben aspak mekatar. Mjafton qe une besoj shpirterisht ne zot pa qene e nevojshme te falem ne xhami.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endri_ : 07-11-2012 mė 15:54
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  8. #28
    "A e dini se ēdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, ne hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni"



    shpirti i ketij prifti e i ketij robit te zotit,te gjej paqe te perhershme ne parajsen e perjetshme...amin e amen !

    do e kisha per nder te isha nxanes e bashklutes me kete njeri e patriot te madhe.

    desha te pergjedh vetem disa te thena e rrieshta nga ky patriot e klerik i madhe,por duke e lexu te terin fillim e mbarim,nuk do ndaja as nje fjale nga ajo qe ka thane ne ate kohe.

    1.

    PĖRZGJEDHJE NGA PUBLICISTIKA E ANTON HARAPIT


    FANATIZMI - njė turp pėr personin dhe pėr shoqėrinė

    Zotni tė ndershėm,
    Mė falni pėr guximin: due ta pėrballoj ēashtjen ma delikate nė jetėn shqiptare.
    Kush e kishte zanė besė?... Antagonizmi fetar qiti kryet dhe mizorisht u fut edhe, ndėr ateistat e ditės. Egėrsitė e bame nė Jug, midis djelmnisė shqiptare, vetėm pse muhamedanė e kristianė, janė fakte qi nuk lanė me luejtė, por janė edhe prova tė tmerrshme pėr jetėn tonė fetare, shoqnore e kombtare. Pėr sa dij unė deri mė sod, kjo ēashtje kurrė nuk qe pėrballue kjartė e mirė; sa herė qe kallė, menjiherė edhe qe mbulue porsi gaca nėn hi.
    T’i mbetet hatri kujt tė duejė, unė due ta thom mendimin tem haptas: Marrė nė shumicė, muhamedani shqiptar asht fanatik, ortodoksi fanatik, katoliku fanatik e kėta jo pėr besim, sa pėr inat e pėr parti. Ndėr ēasat ma tė vėshtirė tė jetės sonė kombtare, njimend se shpėtuem format e bashkimit shoqnor e tė qetėsisė ndėr elementa, porse ne fund te punes mbeti nji tharm, nji gond rryme e partie, sa me tė trembė e me tė emoralizue. Tue prekė me dorė plagėn, vjen pyetja: A do tė mund tė rrojnė nė qetėsi tre elementat fetarė ndėr ne? Ateistat me tė gjithė skeptikėt, indiferentat, natyralistat, aventurierėt e oportunistat, thonė se jo: Na shqiptarėt nuk mund tė rrojmėtė qetė, as nuk mund tė formojmė shtet, pėr pa i zhdukė tc gjitha besimet, pse besimi i shqiptarit asht shqiparizma! Kėta shpresoj t’i pėrballo nji herė tjetėr; kėtyne tash po thom vetėm se Shqipnia nuk ash vend i pa Zot; e se shqiptarėt a nuk janė, as nuk duhet tė jenė t’patėnzonė. Fjalėn kėtė herė e kam m besimtarėt e tre elementave.
    Pa kontenstim ne jemi n komb, nji shtet e nji popull me n shpirt, me nji gjuhė e me nji histori, e po t’ishim edhe tė nji besimi, patėm me qenė edhe ma te bashkuem, ma homogjenė, dhe nuk patėm me bjerrė mund e kol pėr t’u kuptue ndėr shumė pun Por fakti asht ky se na jemi pra myslimanė, ortodoksė e katolik e si tė tillė duem tė rrojmė nė nje harmoni yėllaznore. Unė thom se pėr kėtė punė nuk asht nevoja me shue besimet, pse po tė duem, mund tė rrojmė vėllaznisht, sikurse kemi shembullin ndėr sa shtete tė tjera tė qytetnueme.
    Pra, tezin tem e ve kėsodore: shqiptarėt, po qenė vėrtet tė qytetnuem e nacionalista tė sinqertė, besues edhe pėrnjimend nė njė Zot tė vėrtetė, nuk ka se si tė mos rrojnė vėllaznisht shoq me shoq; pėrkundrazi, derisa tė mos kenė kulturėn njerėzore nė shpirt, ndėrgjegjen kolektive kombtare, e derisa t’u mungojė kultura fetare, ata kanė me qenė tė damė e tė pėrēamė, jo psejanė tri besimesh, por pse nuk kanė bazat ejetės shoqnore, kombtare e fetare
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 07-11-2012 mė 16:49
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #29
    2.

    PENGIMI I MADH: FANATIZMI

    Pengimi i madh pėr jetėn shoqnore, pra, pėr qetėsinė e vėllaznimit tonė asht fanatizmi, i cili asht nji turp pėr personin, turp pėri besimin tė cilit i pėrket personi nje turp pėr jetėn shqiptare. Besimi qi mbahet pėr pasion, pra me fanatizėm, nuk asht besim i arsyeshėm, as faktor i jetės; ai nuk nalton por poshtnon, e ma tepėr rrėnon se sa trajton. Besimi nė nji Zot tė vėrtetė, Ati i tė gjithe njerėzve, nuk do ta shtojė antagonizmin, por do ta pakėsojė; besimi do ta zbusė njerinė ndėr ndjesi e jo ta egėrsojė, do t’i rregullojė prirjet e instinktit, ndėr tė cilat asht dhe egoizmi qi don tė justifikohet me shkakun e besimit. Kėtu asht nevoja ta dalloj njeriun fanatik nga njeriu me karakter: tė dy ngulin kambė pėr nji bindje tė vetėn, tė dy tregojnė fuqinė e vullndesės deri nė kulm,... por me kėtė ndryshim, se njeriu me karakter ngul kambė pėr nji parim t’arsyeshėm, ndėrsa fana-tiku don t’i rrijė asaj sė vetės arsye e pa arsye; njeriu me karakter tregon nji zotėsi morale, ndėrsa fanatiku dishmon nji dobėsi personale, pse ai, edhe po ta shohė tė paarsyeshme atė tė vetėn, nuk asht i zoti ta mundė pasionin e egoizmin; brutalisht mund tė jetė i fonė, por njerėzisht asht i ligėsht; karakteri moral ka caqet e arsyes, fanatizmi nuk ka cak, ai tė verbon, tė shtyn deri nė ves e n’egėrsi. Fanatizmi asht antinjerzor, prandej edhe antifetar e antishoqnor. Pra, pėr tė rrojtė vllaznisht, nuk asht nevoja tė hjekim besimin, por kusht i parė asht tė hjekim fanatizmin nė besim. Shqiptari mund tė zbutet tue marrė kulturen vėrtet njerėzore, kulturėn e shpirtit, d.m.th. nuk mjafton tė ketė sjelljen e mirė, paraqitjen e njerzishme, format e pėrshtatshme, mėnyrėt e hijshme, e ne shpirt tė rrijė i egėr, por duhet tė jetė edhe pėrnjimend nė vete ashtu si mbahet e duket pėrjashta, atėherė ka me u ba i zoti tė rrojė nė harmoni me vėllaznit e vet sh-qiptarė tė ēdo kondicioni shoqnor edhe tė ēdo besimi. Ngjitas me kulturėn njerzore, shqiptari do tė marrė kulturėn fetare. Kaloi koha qi ta mbajmė besimin pse na e kanė lanė tė parėt, pse ashtu e kemi gjetė, pse besojnė tė tjerėt, ase pėr nji ēdo tjetėr arsye tė jashtme; sod duhet tė dijmė shka besojmė dhe pse tė besojmė; lypet tajustifikojmė, nėmose paravetes, besimin tonė. Por nuk mjafton kaq: besimin nuk do ta mbajmė as pėr etiketė, as pėr nji gja vetėm teorike; besimi duhet tė jetė faktor i jetės; parimet e besimit duhet tė pėrftojnė nė bindje tė plotė, ndiesi tė gjalla, lėvizje, shprehje, fjalė e punė, drejtues nė nji sistem jete. Kjo don me thanė kulturė fe-tare.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  10. #30
    3.

    TE RROJME SHOQNISHT E VLLAZNISHT

    Jo se kėrkohet prej shqiptarėve kristianė e myslimanė tė jenė tė gjithė Shenjtėn a Peigambera, por po deshėm tė jemi komb e shtet, lypet me doemos tė jemi nė atė shkallė kulture njerėzore e fetare, sa mjafton tė rrojmė shoqnisht e vėllaznisht. Pa kulturėn njerėzore, nuk jemi tė pjekun tė rrojmė si njerėz i e si shokė; pa kulturėn fetare, besimi nuk na formon pėr jetė, por ma tepėr na pengon.
    Kam pa myslimanė edhe kristianė qi me vetėmohim mbėrrijnė deri nė heroizėm pėr tė mbajtė ramazanin e kreshmėt, por prejse nuk e kanė kulturėn fetare, ata me atė vepėr sado heroike, nuk shfaqin nji madhni shpirtnore tė, cilėn nuk e kanė, pse qindresa e tyren tė shumtėn e herės bazohet , thjesht nė nji zakon, nė nji traditė, i nė nji moskuptim tė jetės fetare qi e zhvleftėson motivacionin edhe veprėn e tyne.
    Nji kusht tjetėr qi rrjedh prej kulturės sė shpirtit asht nderimi pėr bindjet e tė tjerėve. Po t’ia bajmė diagnozėn shpirtit tė shqiptarit nė skajin ma tė fundshėm, kemi pėr tė gjetė kėtė fenomen tė ēuditshėm: kush nuk mendon si unė, thotė, ai asht kundėrshtari em. Ky paravendim antishoqnor shfaqet jo vetėm nė lamėm fetare, politike e shoqnore, por edhe deri nė lamėn ditunore. Mė ka ra rasa pėr vjetė e vjete tė marr pjesė ndėr shoqni, mbledhje, nisma e shkoqitje ēashtjesh ndėr shqiptarė, edhe do tė thom se, me pak ndryshime e me forma ku ma shumė ku ma pak egoiste, si ndėr njerėz me shkollė, kam gjetė e prekė me dorė se mjaft me tregue kush nji mendim a parim tė kundėrt apo edhe tė ndryshėm, pėr me u shikue shtrembėt e me u ba shenj antagonizmi e luftimi.
    Shkakun e kėtij fenomeni tė paarsyeshėm prapė e gjejmė nė gabimin trashanik, pse shqiptari edhe po tė mbahet se ka kulturė, kujton se me ndjekė arsyen e nji tjetri asht dobsi. Historia e djeshme e trysnia e sotshme na e vėrtetojnė kėtė pėrbindsh tė individualizmit egoistik. Pėr tė rrojtė vllaznisht nuk lypet tė mendojmė tė gjithė me nji kokė, as nuk kėrkohet tė kemi tė njejtat parime ase tė jemi tė pagabueshėm, por medoemos duhet t’ua njohim tė tjerėve tė drejtėn e arsyetimit e tė bindjes, po n’atė mėnyrė si kėrkojmė qi tė tjerėt tė respektojnė mendimet tona. Do ta dimė se secili njeri, edhe pa dashtė, mund tė ndjekė nji rrugė a nji parim tė gabuem, prandej, sikurse nuk duem tė na pėrbuzė kush ne edhe po tė jemi nė gabim, ashtu as na mos tė pėrbuzim askend. Themeli i shoqnimit, prandej, edhe i harmonisė shoqnore midis shqiptarėve, qofshin edhe besimesh tė ndryshme, asht nė mbajtjen e sinqertė tė parimit: Mos i ban kuj shka nuk don me ta ba kush ty; banu tė tjerėve si kėrkon me ta ba ata ty. As nė kėtė pikė besimet nuk pengojnė, por e kanė detyrė tė ndihmojnė.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •